Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- meditim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=907)
meditim
Sot, me mori malli per ty
Kam kohe qe dua te te harroj, po ti mrekullisht ke hedhur rrenje ne zonat me delikate te zemres.Mundohem me kot te te largoj nga vetja,po eshte nje stermundim qe me therr ne shpirt.Harrove? Ke ditur cilen pjese te pushtosh .
Ne mengjes, sa hapa syte ishe atje .Ia qep syte tavanit dhe rikujtoj endrren e jetuar. Buzeqesh, dhe ne te njejten kohe ndjej nje lot rebel qe rrokulliset faqeve.Pse mu shfaqe serish ne enderr?
Mos me cmend me .Largohu !Dua te te harroj . Me duket sikur me lexon mendimet dhe me pergjigjesh : E mban mend cte kam thene dikur? Jam pjese e jotja .Do jetoj dhe do vdes ne ty .
Mbyll syte dhe endrra shfaqet perseri.Ka kaluar nje vit qe kur u ndame dhe eren tende e ndjej ne cdo qelize te trupit .
Cohem e trullosur , me koken e renduar dhe kaloj duart neper floke .
Kendoj pa ze : Mos qaj, mos qaj
Te kam shpirt, e te kam xhan
Pse duhet te jete keshtu, pse?
Ve xhezvene , fiksoj syte te hekuri i perskuqur i sobes, ndes nje cigare, e thith fort, bej shifra dhe figura te cuditshme me tymin e saj, dhe ti me shikon me pamje te mjegulluar . Oh te lutem, me ler te qete .Ky vegimi yt po me cmend........
Komplimente Sirena!
Nuk ma merrte mendja qe te kishte akoma femra qe te dashuronin ne kete menyre.
Shpresoj qe ky krijim mos jete veten fryt i fantazise tende por dicka qe e ke ndjere realisht.
Ami thx .Te siguroj qe ka ende vajza qe dashurojne me gjithe fuqine e shpirtit, ka shpirtra qe akoma e dine c'eshte dashuria e paster, ka dashuri qe ende te bejne te te shpertheje zemra nga karaharori , dhe ka zemra qe rrahin pa u ndalur per ate dashuri te thjeshte dhe te cmuar njekohesisht .
Ajo me lart, nuk ishte thjesht nje frymezim i castit, eshte dicka e jetuar, eshte nje dashuri qe nuk do te behet kurre "koha e shkuar ". Ajo jeton brenda meje, me jep nje motiv dhe gjithmone me kujton ate ndjesi qe njeriu rralle e provon ne kete jete
Me respekt Sirena
E kuptoj Sirena!
Megjithate me vjen keq qe ti te vazhdosh te dashurosh akoma nje enderr. Energjite dhe potecialitetin tend mund ti drejtosh nga dikush tjeter qe te te dije te te jape ate qe ti meriton.
Po citoj ketu vargjet e nje kenge te Gjergj Jorgaqit:
Ti s'e ndjen se sa jep
se askush ty s'ta kthen
Dashurine qe me shpirt ti e fal
Uroj qe te gjesh dike i cili te te kthjeje dicka nga rezatimi i dashurise tende.
Ami, sigurisht qe koha ben te veten, sic mund dhe ta kuptosh une po mundohem ta harroj, po per dreq ate nate e pashe ne enderr
Nuk vazhdoj te jem e dashuruar me nje enderr, po vazhdon te mbetet akoma i bukur ai kujtim, dhe nuk e fsheh qe me pelqen shume te mendoj akoma per te, megjithese per cudi tani jetoj me dike tjeter, por ate qe kam ndjere per te , ehh veshtire se do ta perjetoj perseri .
Ne fund te fundit , njeriu njehere dashuron vertet ne jete...ose...ndoshta e thashe gabim, njeriu mund te dashurohet gjate gjithe jetes se tij, po cdo dashuri eshte specifike . Kete e di mire ti, se ke shume pervoje ne kete fushe , mos u mundo te me thuash jo
Sirena !
Upssssssssssssssssss
po une ç'hyj ne kete mes mi lal?
Kush je ti qe fshihesh nen kete nick?
Ami- e hengre dhe ti, te kafutur ne nje kallep qe zor se del dot..Lool
Ti nxori te palarat ..lol
Ajo qe kish shkruar Sirena eshte thjesht art i shpirtit sipas meje. Shume e bukur. Une e printova te gjithe temen dhe jua tregova dhe ca shokeve/shoqeve. Shume e bukur.
Do doja qe meditime si ai mos ti presim hovin duke kthyer temat ne diskutime te thjeshta. Do doja qe te hapja keto faqe e te shikoja vetem misherimin e artit me te cilen Sirena e filloi temen. Pershendetje.
Fajtori qellimi im eshte pikerisht qe te zgjoj emocione te reja tek Sirena ne menyre qe ajo te dhuroje akoma me teper meditime te tilla madje akoma me te thella.
Ndaj mendoj se jam brenda temes
Me falni qe kam humbur pak,po kam qene pak si e zene
Faje, thx, po vertet e bere ate pune ti, qe e printove ? lol
Ami , ma preve hovin
Ami, te te bej nje pyetje te vogel, pa mendohu pak, nuk te duket pak si sitl i njohur ky imi ???????
Degjohemi se shpejti
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.