Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura shquara shqiptare ne diaspore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=382)
-- Prekë Pjetër Cali (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9354)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 05 Shtator 2005 - 10:23:

Post Prekë Pjetër Cali

Historitë e pavdekshme të Bacës së Kelmendit Prekë Pjetër Cali

(1872-1945)


Në afërsi të Lezhës dhe jo larg Shkodrës, në Malin e Jushit (Rranzat e Bushatit) në një shtëpi të thjeshtë malësore babait Pjetër e nënës kreshnike Rudes, u lindi fëmija i parë “familjari bujar, piramida e kufirit shqiptar, krenarie e Këlmendit dhe e Malësisë së Madhe, atdhetari i zjarrtë, Martiri i Demokracisë: Prek Pjetri (Cali) Hasanaj.” (Pjetër Kola Lajçaj, ‘Kumtesë mbi monografinë e Prek Calit’, Revista KUVENDI, E përmuajshme kombëtare, informative dhe kulturore, Shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 65 – 73).
Familja e re Cali (Hasanaj - Selmanaj), kishin pasur një vajzë e tre djem. I pari ishte Preka, Toma, që nuk e pati jetën e gjatë, mbasi si fëmijë u mbyt tek po lahej në ujërat e ëmbla të lumit fushor Buna. Një tjetër fatkeqësi, rëndon familjen Cali, moshën 21 – vjeçare, djali i tretë, me armë zjarri aksidentalisht humbet jetën. Motra e vetme e Prekës, Lula, u martua, kur u rrit në Rapsh të Hotit me Syn (Gjelosh) Mashin.
Prekë Cali, si fis i parë vojvodë në Selcë nga 12 lagjet e këtij vendi, duke pasur edhe kryet e vendit në Kelmend. Bjeshkët e këtij fisi, duke qenë e kufizuar me Kuçin (trevë ilire) sot si pjesë e Malit të Zi, përherë u takonte barra më e rëndë në mbrojtje të tokave të të parëve. Kësisoj, të parët e fisit, sikurse ishin edhe trimat e anashkaluar në histori, si: Memi i Smajlit, Turk Isufi, Ujk Isufi, axha (ungji) i Prekë Calit Ucë Turku (vojvodë i Selcës), Dedë Shabani, Dul Doshi dhe djali i tij i pashëm Kir Duli, Nikë Turku, Gjokë Nikë Selmani, Marash Mark Selmani etj., të cilët, gjithnjë janë përleshur flakë për flakë me synimet shoviniste të kuçasve malazias. Ata me përkrahjen e Perandorisë Ruse, kërkonin të gllabëronin tokat arbërore si Vermoshin, Vuklin e Nikçin, sëbashku me bjeshkët e tyre të përmendura…
Preka nga shtati ishte shumë i gjatë e i pashëm. Ata që e kanë njohur nga afër thonë, se kishte shpatulla shumë të gjëra, kraharor të zhvilluar, trup vigan plo enërgji, fisnik në shpirt, i matur në fjalë dhe veprime, gojëtar i pashoq, në kuvende e oda burrash. Pushkën e kishte një shok të pandarë, që nuk e hiqte asnjëherë nga dora. I pëlqente të vishej me rrobat tradicionale të malësorit çakshirë, xhamadan, jelek dhe kapic të bardhë mbi flokë, alltinë turke dhjetshe të veshur me argjend në brez dhe një grumbull vargjesh të argjentë varur.
Tek Preka, mbi të gjitha spikatën virtytet pozitive tradicionale të malësorëve, të cilat i reflektoi në marrëdhëniet e përditshme mes miqve e shokëve. Deri në moshën 30 –vjeçare asnjëherë nuk synonte të dilte përpara vojvodëve dhe as krerëve të tjerë, që ishin më të moshuar se ai. Kjo është një edukatë e vlerë fisnike e malësorëve tanë, e transmetuar brez pas brezi në oda e kuvende burrash.
Ishte zemërbutë dhe i afër për miq e dashmirë të vet dhe të atdheut. Luan i vërtetë në fushën e betejës. Gjithmonë i pari, aty ku ishte fronti më i vështirë, aty ku dërdhej gjaku i flamurit e trojeve të shenjta të atdheut.
Studiuesi dhe bashkëluftëtari Marash Mali, kujton: “Ucë Turku, bisedonte shumë herësh në veçanti me Prekën. Ai kishte krijuar përshtypjen se ai kishte shumë cilësi, pothuaj të rralla, që e naltësonin dhe nderonin përsonin e tij në të ardhmen, sidomos për çashtjet patriotike, por asnjiherë nuk ia thonte këto.”
Ai ishte i martuar dy herë, me gruan e parë Dranden jetoj shumë pak, sepse ajo vdiq e re, nga sëmdja më e përhapur e kohës në Malësi, që ishte tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen në moshën 4 vjeç. Kurse nga martesa e dytë me Pashë Prekën, nuk pati fëmijë. Sikurse dihet Pashka, vinte nga dera e patriotit e luftëtarit të shquar Gjekë Selcës. Pas pushkatimit të kryetrimit kelmendas, u detyrua të braktisë kullën në Vermosh, të cilën e përvetësoi pa të drejtë regjimi, për nevoja të veta ushtarake. Pashka, mundi të gjente strehim në shtëpinë e malësorit Dak Lucit, gruaja e të cilit Gjystja, ishte mbesa e Prekë Calit, ku, qëndroj për shumë vite deri sa mbylli sytë në fund të viteve ’60.
Në Konferencën e Londrës të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha të Europës, vendosën arbitrarisht kufijtë mes pjesës veriore të Shqipërisë e shteteve kufitare: Mali i Zi (Malësia) e Serbisë (Dardania).
Marash Mali, sot i moshuar me banim në Florida (USA), sërisht kujton vendosmërinë e Prekës për çështjen e kufijve, duke iu dretjuar Komisionit, që kishte dalë në terren e po verifikonte kufijtë: “…Shtetet e Mëdha dhe ambasadorët e tyne, Komisioni Qendror i Kufijve edhe deri Gjykata e Hagës, Native American i ka njoftë si toka shqiptare. Ju si amanetqarë të Misionit, që keni marrë përsipër jeni tue e shpërdorue. Ato zhgarravina në hartë nuk i njofim. Me ne, nuk ka mujtë me luejtë as ushtria e Sulltanit turk. Këto troje i kemi larë me gjak, gjatë gjithë shekujve, kundra atyne që deshtën të Native American i marrin. Edhe sot luftarët e Kelmendit, janë gadi të vdesin për trojet e veta, ashtu si dikur të parët e tyne. Prandaj ndigjoni fjalët që po ju them: Mos kërkoni të luani me kufijtë tanë, që janë aprovue se është tokë shqiptare, përndryshe…Mendohuni mirë se atë majë nuk e kaloni lehtë!
Njeni nga të Komisionit tha: - “Zotni Cali, për pak çaste Komisioni don me bisedue mes vedi.” Ata u larguan në nji anë dhe nuk qëndruan shumë. Meqenëse i kuptuan intrigat e përfaqësuesve jugosllavë, vendimin e morën shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatëve iu drejtue Prekës, duke i folur: - “Zotni Cali, Komisioni, vendosi që ju bashkë me shokët që ju shoqërojnë t’i prini Komisionit, duke e shkel terrirorin tuej që keni pas me fiqnjët.”
Mjerisht Brada e Vezirit mbeti jashtë kufijve, se ishte tepër në thellësi të territorit jugosllav. Ajo ishte pronë e shkrelasit Gjon Nik Sykut, njeni nga familjet e njohuna shkrelase me banim në Breg të Matës. Ai çdo verë dilte në atë bjeshkë me kopenë e madhe të bagëtive, me autorizim të autoriteteve malazeze.”
Emri me veprën e tij mbushur me atdhedashuni, u bë simbol qëndrese, për malësorët, që e mbështetën, mbasi e deshtën me gjithë zemër. Popullariteti i Prekë Calit, ishte i padiskutueshëm. Ja disa pasazhe përshkrimi, të kryetrimit azgan:
“Bile, ai qe i vetmi malësor, që u bë i njohur deri në selitë e krajlive europiane. Ndue Gjon Smajli, një plak shumë i vjetër kelmendas, i cili në vitet shtatëdhjetë ishte akoma i gjallë, kishte qenë njeriu më i afërt i Prekë Calit në veprimtarinë e tij për çështjen e kufijve veriorë. Ai më pati folur edhe për një dokument identiteti të Prekë Calit, të firmosur dhe vulosur nga shtatë krajla. Sipas këtij dokumenti, Prekë Cali konsiderohej njeriu i paprekshëm nga shtatë krajlitë. Një lloj imuniteti i veçantë, që zor ta ketë pasur ndonjë shqiptar tjetër. Mbase ishte pikërisht ky imunitet, tek i cili besonte Prekë Cali, që e shtyu të dorëzohej i gjallë, pas dështimit të Kryengritjes së Kelmendit.” (Spathari, f. 93).
E Preka, lëshoi kushtrimin ndër malësorë, se “gjallë a vdekun” tokat shqiptare si amanet brezash, do t’i ruaj përmes tytës së ngrohtë të pushkës. Malësia në mote, ka mbrojtur trojet me dinjitet e krenari nacionale. “Vendasit ndër shekuj, kanë shkruar historinë me gjak arbëror, me një betim solem të quajtur ‘tabe’, që do të thotë besëlidhje e qëndrueshme, me moton: “Besa e Zotit, është besa e burrave, për Nder - Atdhe - Besë e Fe”.
“Lidhja e Shkodrës”, e organizuar mes maleve më 13 maj 1944, erdhi si imperativ i kohës, kundërpesh e çerdheve me gretha të frontit komunist, që ishin krijuar (si kërpudhat pas shiut), për të ardhur në pushtet me krime e mashtrime ideologjike. E gjithë programi konkret nga fraza e parë dhe deri tek e fundit, përshkruante vendosmërinë luftës deri në fund ndaj komunizmit si terror i zi, nami i së cilës kishte marrë dhen si epidemi, e po synonte të trokiste drejt Veriut të Shqipërisë.
Pjetër Smajlaj, sjellë nga kujtesa episode, që i ka rrëfyer babai Kolë Pjetër Smajlaj me miq, që kanë bujtur shpesh në familjen e tyre bujare. Preka, gjithnjë ka qenë i veshur me kostumin popullor tradicional të Kelmendit, me ornamentet e qendisura me kujdes nga vendasit. Ai, asnjëherë nuk e ndante nga brezi koburen e argjentë, që ia kishte dhuruar Mbreti Ahmet Zogu I. E pinte shumë duhanin e fortë të Sheldisë me çibuk. Mendimi i tij visar, përparimtar e i guximshëm, dallohet për mprehtësi e logjik të shëndosh në bashkbisedimet me të huajt e bashkatdhetarët e çdo krahine të Shqipërisë.
Ai me Malësi, ka zbatuar me ndërgjegje normat ligjore kanunore, që buronin mirëfilli nga ‘Kanuni i Lek Dukagjinit’. Kanuni, mori emrin e Lekës si Princ i Veriut të Shqipërisë. Ai ishte mik i Gjergj Kastriotit, rival dhe zot i zonave të kufizuara me Kryetrimin e Krujës, që pas vdekjes së Gjergjit, për 10 vjet (1467 – 1477), rifilloj luftën kundër ushtrisë së Perandorisë turke. Ky ligj (Kanun), është një kompleks parimesh, ligjesh, normash, zakonesh, me të cilat rajoni malor është qeverisur gjatë, në epokën kur turqit zotëronin drejpërdrejt në pjesën tjetër të Shqipërisë. Për zbatimin e tyre, ka vendosur populli i krahinës…
Preka, ishte e mbeti më i dëgjuari e i respektuari në kohën e vet në viset e Veriut. Ende sot, flitet e shkruhet me respekt nga autorët e rinj, që me dokumente autentike po venisin helmin e historisë deformuesve të kohës së absurdit totalitar. Kjo për më tepër, duket në stimën e lartë, që shfaqin kelmendasit dhe në tërësi e gjithë Veriu i Shqipërisë, shqiptarët në Mal të Zi e Dardania martire.
Kelmendi, shkruan studiuesi e publicisti malësor Ndue Bacaj, në gazetën nacionale ‘Shqipëria etnike’ (Shkodër, 2004), nuk është shkelur nga asnjë këmbë italiani apo gjermani. Treva e lavdishme, nuk ka arritur të pushtohet asnjëherë nga ushtritë e huaja.
Edhe sot, ekziston shprehja malaziase, për stërgjyshërit e Prekë Calit: “Pusho kangën o zogu i malit/Se po të dëgjon Memi i Smajlit”. Dhe është Prekë Cali, që ka kundërshtuar vendimet e qeverive të mëdha, që kanë qenë në dëm të Shqipërisë e trojeve tona.
Ishte ai, dhe vetëm Prekë Cali, që apeloi vendimin e marrë prej tyre, që kufiri i vendosur nga Bishti i Krajës, Ura e Përroit të Thatë, Qafa e Grishajve, Thana Binoke në Shkrel, Qafa e Terthores të zhvendoset dhe fitoi kufirin e sotëm ekzistues me Malin e Zi. Prandaj, 820 partizanëve sllavo - serb, sulmuan kështjellën e tij në Vermosh, tre muaj para se të “çlirohej” Shqipëria.
Ai u tërhoq nga Vermoshi e u vendos me shtabin e tij në Vukël. Serbo - sllavët, u larguan pa kryet e Prekë Calit, por të fituar nga ana e tjetër, sepse dy brigada shqiptare të shtetit amë luftonin gjoja për “çlirimin” e Kosovës.”
Me ardhjen në pushtet të qeverisë së Mbretit Ahmet Zogu, ai herë pas here bën kërkesa dhe proteston pranë qeverisë, për të ngritur zërin për Vermoshin, pranë organizatave ndërnacionale. Në këtë kohë, përplaset Prekë Cali me Ahmet Zogun, mbasi ai ishte përkrahës i forcave të opozitës asokohe. Pas rënies së qeverisë së Fan S. Nolit, qeveria monarkiste, Prekën me disa të tjerë i internuan burgun e kalasë së Gjirokastrës.
“Lirimi i Prekës, nuk ishte i rëndomtë. Qytetarët e Gjirokastrës, në sheshin e qytetit e përgëzuan me urime e ngrohtësi njerëzore, si të parakalonte një mbret. Preka, përmes gazetave, që e kishin intervistuar, falënderon për së tepërmi qytetarët e Gjirokastrës. Ai nuk u pajtua kurrë me pushtimin fashist dhe prej ditëve të para të pushtimit u vu në anën e forcave nacionaliste. Ishte kundërshtar dinjitoz edhe i komunizmit.” (Lajçaj, f. 70)
Kur situata u qetësua dhe gjakrat e urretjes midis shqiptarëve ranë në qetësi, Mbreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu I (1895 –1961), rishikoj vendimin e dënimit ndaj figurës së shquar të Prekë Calit.
Ndonëse me vonesë, Mbreti e kuptoj, se nuk ishte ashtu sikurse i kishin thënë, mbasi kelmendasi me trima, kishte luftuar për çështjen nacionale të trojeve të Veriut.
Mbreti u tregua fisnik, tek e liroi dhe ftoi në rezidencën e tij në Tiranë, për t’u takuar miqësisht.
Qysh kur dy burrat e njohur i shtrenguan dorën njeri tjetrit, Mbreti Zogu I, i kërkoi ndjesë, duke i thënë se:
“ - Të kam internue, se kam pas të dhana, se ju jeni marr me politik dhe je kundër meje. A asht e vërtet kjo?
- Jo, iu përgjigj Preka, vetëm me politik as nuk jam marr as nuk merrem!
- Po kundër meje a je? – ia ndërpreu Zogu I.
- Vetë nuk jam kundër teje dhe nuk kam ken kundër shqiptarve. Un kam luftue e do të vijoi me luftue vetëm kundër atyne, që duan të na marrin trojet tona. Vetë jam vetëm shqiptar e për Shqipnin nuk më dhimbset jeta.”
Pas bisedës së përzemërt e me sinqeritet, në shej patriotizmi e miqësie të re, Mbreti i Shqiptarëve Zogu I, e bëri Prekë Calin Kapiten Rezervë. Kreu i fronit mbretëror, i dhuroi heroit kelmendas naganin me dorezë të bardh me nënshkrimin: “Ahmet Zogu I”.
Preka me kelmendas, kishin një motiv më shumë e arsye, pse kishin dalë në fushë të mejdanit, për jetë a vdekje, sepse nuk donin, që tokat e tyre, të ishin pjesë e Perandorisë Sllave; nuk donin, që fëmijët të merrnin emra sllav, zakone e tradita të pushtuesit; nuk donin, që të harronin varret e të parëve të larë me lumenj gjaku trimash. Gjithsesi, shqiptarët etnik nuk donin asgjë, që ishte dhuratë e verbër e pushtuesve sllav.
Edhe kur këta erdhën në pushtet, ai, nuk e ndërpret luftën në të mirë të popullit, duke iu kundërvu me armë në dorë satanait pa fe, atdhe, ide e shthurje morale, sa që shpesh thuhej, se gratë partizane ishin në përdorim kolektiv.
Studiuesi malësor 85 - vjeçar Marash Kolë Mali (1920), ish - burgosur politik në kohën e diktaturës në Shqipëri (një familje e njohur vojvod në Dedaj të Shkrelit, shënimi im K.K.), në librin e fundit shkruar në Florida, Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare, rikujton:
“U ba nji Mbledhje e madhe me krenet e Malsisë së Madhe, nën drejtimin e Kolonel Mulo Bajraktarit, i cili ishte komandant i vullnetarve të Malsis asokohe edhe për malet andej kufinit. I deleguem i ardhun prej Shkodre ishte Ndoc Çoba, ish politikan dhe n/Kryetar i parlamentit Shqiptar. I ftum ishte edhe i deleguemi i partizanve i quajtun Ramadan Reçi, të cilët qendrën e tyne e kishin në Reç (mbi Koplik të Sipërm, shënimi im K.K.). Çun Junuzi, asokohe si komunist punonte ilegalisht, e me qendër ishte në Aliaj të Kastratit. Mbasi folën Mulo Bajraktari e i deleguemi i Shkodrës Ndoc Çoba (Ministër i Financave më 1920, Delegat në Kongresin e Durrësit, më 1918, të Lushnjës më 1920, shënimi im K.K.) fjalën e mori Ramadan Reçi: “Ju po e shifni se dy okupatorët italo - gjerman, pra Boshti po e humb luftën. Ne nuk duhet të kemi tjetër mbeshtetje e as lidhje me ta, për arsye, se fituesit e tjerë aleat, nuk duhet të na gjejnë të mbështetun me të humbunit, mbasi vetëm pasoja të këqija do të kemi. A nuk do të ishte ma mirë që ne, për hirë të vendit e popullit tonë t’u mbshtemi që tani fituesve? Unë them se po!”.
Ndërsa Çun Jonuzi, tha: “Malësia e Madhe ka nji besëlidhje, që asnji parti dhe as aktivitet politik të mos zhvillohet në këtë krahinë. E pse atëherë bahet kjo mbledhje këtu në territorin e Kastratit, për të na lan ne sherrin tek dera e shpisë?!” Mul Delija, e kapi për krahu dhe e largoi Çunin nga mbledhja, e cila po përfundonte pa asnji vendim.
I fundi, që e mori fjalën ishte Prek Cali, i cili me nji za të naltë e të shqerrun tha: “Ai djaloshi i Reçit, foli e deshi të na tregoj, se kush e humbi dhe kush e fitoi luftën. Ky tjetri kastratas, u ankue se me këtë mbledhje i paskena prue sherrin te dera e shpisë. Kjo nuk asht e vërtet, mbasi sherri i popullit tonë janë vetëm komunistët, që kan zanë vend këtu afër. Mua më duket, se sikur po rrim duarkryq ose në gjum, pa marrë asnji vendim. Prandaj, po u baj thirrje të bashkohemi dhe të dëbojm këta, sa nuk asht vonë prej andej, e nqoftëse ndonjenit nuk i pëlqen kështu, vetë me djemtë e Kelmendit, do t’ia tres farën e do t’i dëboj prej Rranxave të Malsis!…” (Mali, f. 340).
Preka, sëbashku me trimat, në të cilin bënte pjesë i riu 26 – vjeçar Mirash Fran Rrukaj, kur morën vesh, se një batalion me ushtar partizan, Natën e Krishtlindjes, më 24 dhjetor 1944, kishte kaluar Rapshën e Hotit, e po synonte të futej në drejtim të Lugjeve të Kelmendit, kryetrimi me parinë e vendit e luftëtarët, kishte zënë pritat në grykat e dy luginave mbi Urë të Tamarës.
Ai më parë, u çoi fjalë partizanëve, se: “Na nuk dona vllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s’keni rrugë këtej.” Mirëpo komandanti nuk mori asgjë parasysh dhe filloi ofensiven. Për shumë kohë gjamët e pushkve ushtonin. Armët e Kelmendit pritën e thyen partizanët. Komandanti që kishte disa spijuna vendali, u mundue me çdo mjet trathtie t’i binde malsorët të dorzoheshin, por ata ishin në shpin e tyne dhe kështu luftimet vijun panderpremje. Partizanët, në panik filluen me pa, se Kelmendi nuk u dorëzonte pa vdek të gjithë. Atëherë, ai kërcnonte partizanët, se kushdo që do të tërhiqet asht dezertor e dihej se çfarë e priste…”, kujton i arratisuri nga burgu i Tiranës (1952), shkodrani me banim në Florida Kolec Pikolini, në librin me kujtime: “Rregjimi i hienave” (Shtëpia Botuese Camaj – Pipa, Shkodër, 2001, f. 51)
Kryepatrioti, ishte infomuar me saktësi nga rojet besnike të Major Llesh Marashit, të cilët kishin zbuluar batalionin partizan, duke marshuar nga Lugina e Shkrelit me armë e municion drejt Kelmendit. Atdhetari ballist Llesh Marashi, urdhëron Kolë Nikë Prelën (Marçinaj) t’i bie kumbonëve të kishës.
Sipas urdhërit (të firmosur nga terroristi “hero i popullit” Shefqet Peçi), që mori Komanda e Brigadës së I – rë (nga Shtabi i Korparatës së III – të) Batalioni i I - rë u nis në drejtim të Kelmendit. Batalioni, vendoset në formacion luftarak e vazhdon të tërhiqet në drejtim tjetër nga rruga, që të çonte në Vermosh, përmes kishës së Kastratit. Kryengritësit sulmuan batalionin, e arritën t’a shpartallonin për disa orë, duke e çarmatosur. Armët dhe municionin e kapur i dërguan në shtabin e Prekë Calit.
Forcat e batalionit të ndjekjes, bashkë me forcat e poskomandës së Bajzës, që e kishin marrë informacionin, donin ta shtypnin kryengritjen pa filluar ajo, ndaj mësyne drejt Grishës, më 23 janar 1945, për të arrestuar Luket Marashin dhe krerët e tjerë të kryengritjes.
Në këto rrethana, plasi kushtrimi në Grishaj. Vullkan u bë shtëpia e bë shtëpia e Luket Marashit, që ishte një poetencial i madh besë e burrërie në Malësinë e Madhe. Forcat kryengritëse, u gjenden përballë forcave ndëshkimore të Sigurimit të Shtetit e të ushtrisë, që sulmonin në ballë të gjerë.
Praktikisht, lufta kishte filluar para kohe, pra, në mëngjesin e datës 24 janar. Në këto përpjekje u vra Pjetër Gjoka, i cili në krye të 40 burrave të Shkrelit, zbriti si ortek bore në poskomandën e Dedajt, e mori ate dhe, duke kaluar nëpër Zagore, i drejtohet vertik Bajzës. Grishajt e kishin zmbrapsur sulmin dhe ishin hedhur në kundërsulm. Në ballë printe oficeri i ri Zef Toma, që ra duke luftuar trimërisht. Atë natë luftimesh, do të binte edhe Lulash Cuku. Gjaku i tij do të shenjtërorente besën e do të nxirrte kushtrimin. U plagosën Pjetër Gjokë Hoti, që vdiq pas disa ditësh. U plagos nga forcat komuniste toger Gjosh Nikaj.
Kryengritësit me në krye Llesh Marashin, u mblodhën në oborrin e kishës së Bajzës, ku, frati At Ciril Cani rreh kumbonën e kishës e i lutet Zotit, që bijtë e Malësisë, të fitojnë kundër pjelles së djallit të kuq. Kryengritësit sulmuan drejt Koplikut, nën drejtimin e Llesh Marashit. Mbas luftimesh të ashpra, ata morën postkomandën dhe spitalin dhe më pas krejt qytetin. Kontribut të veçantë dha familja e Shaban Binakut. Mësymja vazhdoi deri në Hanin e Dedë Zefit. Të ndaluarit, u liruan të gjithë, pasi iu morën armët. (Butka, f. 19)
“Po në të njajtën kohë edhe me bekimin e famullitarit të Shkrelit, Dom Nikollë Gazullit, Kolë Nikë Prela Marçinaj (Çekdedaj - Bzhete), u bien kumbonve për me mobilizue Shkrelin për në luftë. Kështu burrat e Shkrelit, u nisën për t’u bashkue me forcat e kryengritjes në Koplik.” (Franz Llesh Grishaj, ‘Shkreli dhe roli i tij në Kryengritjen Antikomuniste e Malësisë së Madhe të vitit 1945, Revista KUVENDI, Shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 24 - 49).
I sigurtë në “historit” e veta, përfaqsuesi e historishkruesi komunist ushtaraku Ndriçim Plasari, në librin me trillime: Shpresë për popullin, tmerr për armikun (Tiranë, 1971), kushtuar Brigadës I - rë Sulmuese, duke i ndjekur luftimet nga shtëpia e vet shkruan: “… Kolona i kishte kthyer shpinën Brojës dhe pararoja porsa kishte shkelur mbi Urën e Tamarës, kur plasi pushka dhe çfarë pushke. Qëllonin nga kodra mbi urë, qëllonin nga Broja, qëllonin edhe nga Bardhaj. Batalioni kishte hyrë në një kazan të zjarrtë.
Armiqtë qenë njoftuar për ardhjen e një reparti partizan në Kelmend, kishin llogaritur foecën e tij prej afro 300 vetësh, kishin llogaritur edhe rrethnat e tjera në dobi të tyre dhe qysh herët, në mëngjesin e 15 janarit kishin zënë pritë këndej dhe andej përroit, me qëllim të caktuar, ta godisnin dhe ta asgjësonin batalionin tonë.
Një goditje e tillë partizanëve u ra krejt papritur. U krijua një gjendje kaq e vështirë sa më s’bëhet. S’kishte tjetër rrugëdalje, veçse të qëndrohej me çdo mënyrë në vend, duke kundërvepruar me të gjitha forcat. Ndihmë e shpejtë s’mund të pritej as nga një anë. Forcat e tjera të brigadës ndodheshin dy ditë larg, në Shkodër. Batalioni s’kishte ndërlidhje me radio.
Reaksionarët kishin zënë vend nëpër shkëmbinjtë dhe që andej villnin zjarr kundër luftëtarëve tonë të rrethuar plotësisht. Partizanët përdornin për mbrojtje çdo send të rastit, shkëmb, gropë dru. Që andej qëllonin në drejtim të qerdheve të zjarrit armik. Sulmi për të çarë rrethimin ditën ishte i pamundur. Edhe lëvizja më e vogël kontrollohej nga reakionarët… Ishin vrarë komandanti i batalionit, Fejzi Micoli, dhe një numër luftëtarësh…
Në të vërtetë bajraktarët trathtarë Preng Cali e Llesh Marashi me shokë kishin grumbulluar rreth vetes 300 – 400 burra të armatosur dhe përpiqeshin të shtonin gjithnjë e më shumë forcat e tyre. Ata kishin marrë lidhje me misionin ushtarak anglez në Shqipëri, i cili qe treguar i gatshëm t’u jepte çdo ndihmë dhe përkrahje. Aeroplanët anglezë i kishin furnizuar mbeturinat e reaksionit me armë, municione dhe veshmbathje. Me ndihmën e anglezëve trathtarët kishin hartuar planin e një kryengritjeje kundërrevolucionare. Do të sulmonin dhe të merrnin Shkodrën me Koplikun…” (Plasari, f. 566 - 567)
Partizanët nga ana e tjetër, nuk e mendonin, se do të hasnin në rezistencë aq të fortë, prandaj po vinin të qetë. Kur filloj pushka, këta nuk kishin nga të shkonin, sepse ishin të izoluar në shtigjet e ngritura dhe nuk kishte forcë ushtrie t’i shkatërronte pozicionet mbrojtëse të malësorëve, që ishin fortifikimet natyrore shumë të sigurta. Malësorët kishin epërsi ndaj partizanëve, sepse sëpari bënin një luftëe mbarojtëse dhe njihnin shumë mirë vendin e tyre, ku, gjatë luftimeve u vranë, plagosën dhe ranë në lumë shumë partizanë.
“Prekë Cali bashkë me me 15 burra, u ngujuan në shpellën e famshme mbi fshatin Vukël, që u mbiquajt Shpella e Prek Calit. Mark Luka dëshmon: “Na, ketë shpellë e zgjodhëm për me ba qëndresën e fundit, me e la vedin e me vdek per së mbari. Për shtatë ditë rresht, gryka e shpellës nuk ka pushue as natë as ditë prej plumbave e zjarrit të mitrolozave. Komunistët vendosën me na marrë me uri e me pabesi. Na u dorzuem me një kusht, që të vinte Frati i Vuklit, kryetari i këshillit, si dhe të mos dhunoheshim. Por komunistët nuk e mbajtën fjalën e dhanë. Dhe as besimin e Fratit. Kur na çuen ke shtabi i batalionit, në Rrapsh të Hotit, Mehmet Shehu, u ndodh ballë për ballë me Prek Calin:
- E, Prekë Cali, - i tha Mehmeti, - të pat ardhur dita ta mbyllesh historinë tënde me shkronja ari, po të bëheshe me ne! Pse bëre kështu?
- Zotni, - iu përgjigj Prekë Cali, - faji bie mbi ju, se ju u batë aleat me anmikun shekullor tonin, me Serbin.” (Butka, f. 16)
Preka e besniku deri në fund Mirash Fran Rrukaj, e dinin se mbas kësaj që ndodhi, brigadat partizane do të dyndeshin nga Rapsha e Kelmendit, si dhe nga krahu tjetër i Gusisë, ku, kishin përkrahjen e vëllezërve siamez sllav. Në këto kushte, nacionalistët morën udhën e arratisë. Hienat e pangopshëm komunist, u lëshuan nga të dy krahët mbi krahinën e Kelmendit.
Mehmet Shehu, me brigadën e vet ndeshkuese të inkuizicionit kundërmalësorë e kundërkatolikë, vendoset në fushim në fushën e Rapshës. Malësorët, prisnin gjëmen e madhe në shtëpitë e tyre. Nuk kishte informacion, se kush e kishte radhën: Kelmendi apo Kastrati.
Në natën e 1 janarit 1945, kryexhelati terrorist Mehmet Shehu e përgjaku Kelmendin. Me urretjen patologjike të trashëguar nga koha e pushtimit turk, sulmi i hienave të kuqe ishte i befasishëm. Nga Gryka e Grabonit dy toga me “druzhe” (shok) sllavoserb, marshuan drejt Kelmendit. Ata hapën zjarr tek Ura e Tamarës mbi popullatën e pambrojtur, me synime të pastra spastruese pa mëshirë.
Brigadat e Ndjekjes, të drejtuar nga kriminelët Mehmet Shehu e Fejzi Micoli, e forcat e Sigurimit të stacionuar në 26 kampet e burgjeve, hetuesisë, torturave etj., në Qarkun e Shkodrës, të mbështetur nga Ushtria Jugosllave, më 15 janar 1945 përfundimisht pushtojnë Vuklin.
Sikurse pritej, menjëherë bishat partizane iu vërsulën luftëtarëve malësorë, i lidhën dhe ushtruan dhunë mbi ta. Si në kohën e skllevërve i lidhën me konop njëri pas tjetrit, duke i shtyrë, ndonëse ata mezi lëviznin, nga mundimet me ditët e tëra pa gjumë. Më pas i hypën në një kamion e shpejt i nisën për Shkodër. Njësitë partizane, që i shoqëronin ishin të vogla, pasi pjesa më e madhe e tyre qëndruan aty, për të filluar terrorizimin e tërë Kelmendit.
Ata që janë dëshmitar të kësaj poshtërsie të pashembullt, e kanë parë me sytë e tyre, provuar mbi shpinën e vuajtur tërë torturat, që asnjëherë s’mund t’i parashikonte mendja e njeriut. Të gjithë të plagosurit i lidhën pas kalit dhe ashtu nën tortur, ata pothuajse ishin në prag të vdekjes së sigurt.
Prekë Cali, me 15 trima kelmendas kapen rob, duke i kaluar gjyqit ushtarak, i cili i dënoi me pushkatim. Brigadat e Ndjekjes bënë kërdi, duke derdh gjak malësori shqiptar. Ata si të uritur vranë e shkatërruan, dogjën dhe prenë, e sëfundi pushtuan Kelmendin e papushtuar në shekuj.
“Ishte mbasdite e unë po qëndroja me nji shok përbri zyrës së Posttelegrafës. Diku u dëgjuan të shtëna armsh. Njerëzit kishin marrë lajmin, se Prek Cali asht dorëzu e pritet t’a binin para Postës. U shihnin grupe individësh. Dikush në heshtje e të tjerë shakllabana që banin komente. Pas disa kohe u panë kamionat. Ato lëviznin ngadalë, saqë u afruan pak nga pak aty ku populli të mund t’i shihte shumë mirë “reaksionarët”, që s’mundën t’i përballonin ushtrisë.
Ishin pikrisht këto komente që banin njerzit servila e katila, që asnjiherë nuk u ngopën me gjakun e sternipave ilirian. Binte në sy shtati i tyne si lisat e bjeshkve të Kelmendit, ku mes tyne dallohej trupi vigan i martirit Prek Cali. Disa fundrrina komunist filluan t’i pshtynin e përbuznin ashtu të lidhun. Kjo pamje e shemtum ma prekte shpirtin. Edhe unë, si kureshtarët që erdhen duke u shtu rrinim të ngrim në heshtje me keqardhje, që vriste me logjiken e përbuzjes ndaj masakruesve të burrit vigan kelmendas, që shikonte se ku po shkonte qyteti i tyne i dashtun Shkodra, e cila pretendonte se ishte qyteti ma i zhvillum në Shqipni…
Grupi i Prek Calit doli në gjyqin komunist. Ai i zhvillua në nji ndërtes dykatshe, diku në veriperendim të Gjimnazit. Unë ndoqa tri seanca, si dëshmitar okular në at se çfar dëgjova e pash ndaj Prek Calit. Në fillim të seancës nuk lejohej me marr pjesë shumë popull, mbasi komunistët kërkonin që gjyqi të zhvillohej sa ma shpejt. Prek Cali, nuk ishte vetëm i pushkës, besës, traditës etj., por edhe nji trim që me gojën e vet nxirrte fjalë të matuna, i qetë, që mohonte pa frik të gjith akuzat e rreshtume kunder tij.
“Unë jam këtu, - u shpreh Prek Cali – ndër të tjera, për me marr pergjegjesin e luftës kundra partizanve që u ba në Kelmend. Dhe për t’drejt tjetër nuk keni pse m’akuzoni. Kam luftue kundra shkjeve, kur deshten me na nda prej nanes Shqipni dhe kam mbrojt at çka asht e jona. Mundësi ma të madhe nuk kam pas. Vërtet jam malcor pa shkoll, por jam shqiptar. Ju m’keni marr ne bes e s’kam nevoj me ju kerkue falje. Un as Mbretit si kam kerkue falje, kur m’ka denue se isha opozitar…” (Pikolini, f. 55)
Por këta, ndonëse përdoren barbarinë komuniste, nuk arritën me tutë (friksu) dhe mposht krenarinë e Malësisë. Malësori e pagoi, por kurrë nuk trathtoi truallin e shtëpisë së vet, duke mbrojtur lirinë nga ofensiva komuniste asokohe.
Me shumë urretje, se nuk mundën të kapnin luftëtarët nacionalistë të lirisë, forcat terroriste partizane: “… banë nji kërdi të zezë, tue torturue deri edhe gra e fëmi. Ata mashkuj apo luftëtar, që gjendeshin në shtëpi i arrestonin, u digjnin shtëpitë, u merrnin pasuninë, ndersa familjet (e luftëtarëve në arrati) tyne i internonin në krahinat e vendit…
Edhe Preka, me nji çetë luftarësh trima e besnik, vendosi e u ngujua në nji shpell, që ishte mjaft e ilzolueme e i përngjante nji fortese të vogël, me nji shprese fare të vogël, se mund të bante si dikur Kelmendi me ushtrin turke, të cilët zinin vende në ndonji luginë ose bregore, duke mos i ndjekur kryengritësit nëpër male.
Me partizanët, ndodhi e kundërta: Ata i ndoqen çetat kamba kambës dhe kur u mirëinformuan, se ku ishin i rrethuan dhe i derguan njerëz për t’u marrë vesht me ta At David Picin, i cili, u tregoi se ishin të rrethum dhe se partizanët kërkonin të dorëzohen pa pushkë. Prek Cali nuk i trembej vdekjes, por ai mendoj, se nji vdekje me gjyqe, asht ma krenare për t’u njoh nga publiku, se për çka e si do të dënohen…
Nga ana e tjetër, Preka kishte disa djem të rinj (Sipas tregimeve të Fritz Radovanit dhe Don Tomë Laca, kujtoj, se Preka, ka pas me vete në shpellë, një djalë të ri që ishte i vëtëm (dëshire) në familje, dhe komunistët i kanë thanë atij, se do t’ia falim jetën djaloshit të ri. Por në fakt, kur janë dorëzuar, duke i prerë në besë kanë vrarë (pushkatuar) të parin atë djalë dëshire, shënimi im K.K.), që nuk donte të rrezikohen, sikur ky të bante rezistencë me armë. Prandaj, u kërkoj partizanve, nëpërmjet Fratit disa kushte:
- Meqë udhëtimi do të bahej me ecje në këmb nëpër Kelmend, të lejohen të kalojnë të armatosun;
- Të mos i cënojnë (keqtrajtoj) kush me dorë;
- Gjykata të bajnë punën e saj.
Këto kushte komunistët ia premtuen, por si zakonisht nuk i mbajtën. Ata porsa kaluen nji copë rrugë të shoqnuem e të rrethuem me shumë partizan, i çarmatosën u lidhën duart, i ulën drejt e në Koplik, ndërsa ne e nesre në qytetin e Shkodrës, në të ashtequjtunin Burgu Gjerman…
Prek Cali asokohe 70 vjeç, ishte i burgosun në nji dhomë më vete e kur të burgosunit ndryheshin në dhoma, ate e nxirrnin dhe shëtiste i vetëm. Ai kishte nji tjetër trajtim prej të burgosurve të tjerë.” (Mali, f. 341)
Në mjedisin e Fushë Çelës, trimin legjendar, e ka rruar pa i njomur mjekrën me pastë rroje një partizane, që shihte nga afër stoicizmin. Skenat e dhunës ndaj Prekë Calit janë të papërshkruar, e ndoshta Shekspiri i madh anglez, do të ishte i pafuqishëm nga fantazia e torturave që kanë përdorur këta.
Preka, ka qenë i bindur se do ta vrasin, por është prerë në besë nga komunistët, të cilët i kanë prmetuar në fillim, se do t’ia falin jetën djaloshit të ri, që ende sot nuk kam mundur që t’i mësoj emrin e mbiemrin, mbasi familja e tij tashmë është e shuar. Përpara momentit të pushkatimit, Prekën, e kanë mbështetur tek muri i Vorrezave Katolike të Rëmanit në qytetin e Shkodrës, të ulur ndjenjur me cigare në gojë (për tallje), i veshur me çakçirë dhe i prishur në fytyrë nga plumbat. Rrëfimin dhe vojimin kur është pushkatuar, ia ka bërë Don Tom Laca.
Atë ditë më 25 mars të vitit 1945, në muret e qytetit të Shkodrës u shpërnda një afishe e madhe e cila kishte këtë titull: “Pushkatohen kriminelat e Luftës dhe Armiqtë e Popullit”, ku, më pas vijojnë emrat:
1. Prenk Cali
2. Dom Ndre Zadeja
3. Luigj Gjeto Kastrati
4. Ndok Nik Bardhoku
5. Ndrek Loka
6. Arif Selim Hyseni
7. Ded Lulash Smajli
8. Gjok Nikaj
9. Dul Bajrami
10. Mark Luc Gjoni
11. Tom Lek Daka
12. Maliq Bajrami
13. Gjok Nikoll Voci
14. Pjetër Ded Gjedashi.
Studiuesi e publicisti Mërgim Korça, gjatë hulumtimeve për përgatitjen e dorëshkrimit: Në përkujtim të Kryengritjes Armatosur të Malësisë Madhe, shkruan:
“Si sot e kam parasysh, kur e pruene duer lidhë n’shehët t’Shkodrës kreshnikun Prenk Calin! Ecte kryenaltë, me mjekër t’dendun aj, si me kenë fitues. Por shkjau, brateja e partizanve ngjallnjyes, ia kish n’vesh t’vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushës Çelë, e ulne n’gjuj e nji partizane e ekzaltueme ia rroi mjekrrën pa lagë atij. Mjes gishtave t’duerve t’mija me t’cillat kishem mlue ftyrën, kureshtja m’bate me e pa si i shkojshin lotët kreshnikut qi za nuk xirrte dhimbet!
Kjo pamje e mbrame qi kam e prijsit maleve qi pat thye shkjetë n’luftimet e 1911 - ës e të 1913 - ës. Mbas kësaj veç kur ndjeva se e kishin denue me vdekje dhe me 25 mars njimij’ e nandëqind’ e katërdhet’ e pesë e kishin pushkatue Prenk Calin. Ksisoji komunistat shqyptarë e vrane animikun e betuem të shkjaut dhe e hapne rrugën m’u shkue uji n’mulli t’tyne!”
E më poshtë, qëndrimin stoik të Prekë Calit, e ilustron me një burim mnga arkivi:
“Në dokumenta arkivi figuron replika n’Rapsh t’ Hotit n’mjes t’lidhunit Prenk Calit edhe Mehmet Shehit, por ajo kurr nuk u ka ardhë për marë historianve lakej t’diktaturës t’a përmendshin…
I tha Mehmeti: “- E more Prenk Cali, të pat ardhur dita t’a mbyllje historinë tënde me shkronja ari po t’ishe bërë me ne. Pse bëre kështu?”
I gjegjet trimi legjendar burrnisht:

“- Zotni, faji bjen mbi ju se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me Serbin!” (Korça, f. 5, 6)
Por odiseja e të ngujuarve në shpellë, nuk do të përfundonte me dorëzimin e tyre. Të parët që u pushkatuan, ishin: Dedë Lulash Smajli dhe Dedë Gjon Deda, të cilit i kishin prerë me parë mishin dhe trupin me sopatë. Fran Zef Bajraktarit, ia nxorrën sytë dhe e varrosën të gjallë me gurët e malit. Luc Gjon Bajraktarin, e prenë në qafë me bajonetë dhe e hodhën në greminë. Fran Zef Bajraktarin e groposën të gjallë, pasi i dogjën kullën. Marash Vat Lumajn, e pushkatuan para popullit të Vermoshit, si agjitator kundër bolshevizmit. Dedë Prek Nikën, e sollën nga kampi i Tepelenës dhe e pushkatuan pa gjyq, në mes të kelmendasve. Uk Mark Biku, u pushkatua në mes të katundit Brojë, për të ngjallur panik. Nik Mark Rezaj, i cili qëndroi 21 ditë i varur në burgun e Koplikut, u pushkatua përsëri pa gjyq. Gjelosh Fran Pellumbi, vdiq në burgun e Kavajës nga torturat çnjerëzore, me fjalëte fundit: Poshtë komunizmi! Pas një gjyqi në Shkodër, u dënua me vdekje kreshniku i Vermoshit, plaku 70 vjeçar Prek Cali. Ky gjyq, do të dënonte plot 25 vetë, nga të cilët edhe 4 me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët kryesisht me 30 vjet burg. Kështu Kelmendi u përzhit dhe u ndeshkua përsëri. (Butka, f. 17 – 18)
Këto janë kelmendasit, që kishin të ruajtur në gene prej gjeneratave virtytet më të mira, si mikprirës e bujar, trima sypatrembur e atdhedashës, njerëz të besës e fetar. Ata e donin meshtarin si antarë të familjes, duke i besuar fjalën e nderit…
Malësia, humbi 137 bijë të saj, trimat e devotshëm në kryengritje. U burgosën 345 burra e u internuan 41 familje të shpallura reaksionare. Malësia, u vesh me petkun e zisë. Malësorët trima, denbabaden të patundur në trojet e tyre, u shpërngulën në kampet e internimit të Tepelenës, të Kavajës, të Vloçishtit, në burgjet e kampet e punës, më çnjerëzore që ka njohur historia. (Butka, f. 21)
Në momentin, që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë që të denuarit me pushkatim të kthehen mbara (me shpinë) dhe t’ua mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët:
“ - Nuk shkohet n’Parajsë me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siç ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi gjoksin, duke shkyer pullat e këmishës dhe u tha:
“ - Kështu vdes shqiptari”.
Para se të rrëzohej, ai trup si një lis, nga plumbat e shqiptarëve të armiqve të nacionit të vet, zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, ushtroi si jehona e luginave:
“ - Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë.” (Lajçaj, f. 70)



Do të pëlqente, që në shenj nderimi dhe respekti për gjakun e derdhur nga martirët nacionalistë në Shqipëri e Kosovë, të citoj pjesë nga poezia e jezuitit, përsonalitetit të shquar, poetit brilant të nacionit Don Ndre Mjedja, shkruar në vitin 1911. E, mos i harroni këto vargje, …jo, kurrë mos i harroni!…

O Shqype, o zogjtë e malëvet, kallxoni
A shndritë rreze lirije mbi ato maje?
Mbi bjeshkë të thepisuna e nd’ograjë
Ku del gurra e gjimon përmallshëm kroni?
A keni ndie ndokund kah fluturoni
Nëpër shkrepa me ushtue kangën e saj…
U kputne hekrat, e lirim malcori,
Lirim deti kumbon e ja sjellë bregut;
Lirfim përgjigjen qysh kah Labradori
E Virgjin’ja e New York – u, syni i tregut.
Të lumtë, o Ëashington! U zhvillat qielli…
E ndjeu toka njatë shend e u gëzue si fëmija
Që i qeshet lokes kur ja rreshë krahnorit;…
Lirin’ e keni ju! Na hekra kemi.
Na terr e niegull deri në ditt ma të vona;
Na pa emën kërkund, pa Atdhe; na jemi
Sherbtorët e të huejve nëpër vende tona.
Porsi berre qi bleu mishtari vemi
Mbas shkopit, të kalamenduna, ku s’dona…
Frymë të re tui shprazun për gjithkahna, hija
E Skanderbegut. Qe ndër djepa rrisin
Nanat e Hotit djelmënin ushtore,
E idhnim n’anmikun nëpër gji ju qisin.
E nalt ndër maje, bukuri mbretnore,
Hapi flatrat e mnershme qi përshndrisin,
Me thoj t’harkuem Shqypja Arbënore.


“Pusho kangën o zogu i malit,
Se po të dëgjon Memi i Smajlit”
shprehje malaziase


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 05 Shtator 2005 - 10:32:

Post

Të ramë në fushën e nderit të
Kryengritjes Malsise Madhe


Kelmendas

Prek Cali Nik Gjon Gjelaj, Ded Gjon Gjelaj,
Fran Zef Pëllumbi, Pashku Mirashi, Luc Gjon Nilaj
Prek Zef Nilaj, Luc Gjerapukaj Nilaj, Rrok Pretashi Perpushaj,
Ndue Zef Nikolla, Ded Gjon Bajraktari, Ded Frani Bracaj
Zef Luli Gjelaj, Kol Marku Aliaj, Fran Gjoni Gjelaj,
Tom Doshi, Fran Doshi Ded Nikolla Grishaj
Ujk Nika Gjelaj, Mr_ Dedja Smajlaj, Nikoll Zefi
Ded Gjeloshi Gjelaj, Gjon Vata Gjelaj, Fran Mali Lekutaj,
Gjon Preçi Rexhaj, Ded Prek Bujaj, Ded Shabani,
Sul Shabani, Maliq Bajrami, Kir Duli,
NIk Marku Rexhaj, Pjetër Gjeka Hysaj, Idriz Kadrija,
Mark Miri, Zef Miri, Gjek Miri,
Fran Miri, Ndue Miri, Marash Miri,
Ndue Frani, Ded Gjoni, Fran Zefi,
Llesh Miri, Ndue Gjoni, Pjetër Zefi,
Kol Mark Biku, Martin Tata, Gjon Sokoli,
Pjetër Miri, Luc Gjon Uci, Vat Marash Beqi,
Gjeto Gjek Vushaj, Pëllumb Nikoll Pëllumbi, Luc Pashku Vukaj,
Gjeto Ujk Nikçi, Nik Zef Beqi, Gjeto Mark Beqi,
Nik Luca Nilaj

Kastratas

Shtjefën Gjekë Lulati, Nosh Llesh Malaj, Mark Lucë Gjoni,
Gjokë Nikoll Voci, Gjokë Dodë Broçaj, Ndokë Nikë Berdhashi,
Riza Brahimi, Shaban Brahimi, Lan Rrukaj,
Luigj Kolë Mikelaj, Gjon Lukë Kaçaj, Gjeto Kastrati,
Lucë Prekushi, Gjon Dedë Bajraktari, Pashko Deda Petroviq,
Bisho Bani, Beqir Duli, Dodë Zefi,
Gjon Nika, Mark Leka, Lekë Shtjefni,
Lucë Kola, Elez Tal Muslia, Prelë Tomë Kekaj,
Gjon Martini Lucë Gjeto Lakaj Mirot Paloka

Shkrelas

Llesh Marashi, Luket Marash Grishaj, Dom Nikoll Gazulli,
Pashko Leka, Fran Pjetër Marashi, Ndue Dedë Gjodashi,
Nikoll Prek Deda Pjetër Gjoka Prek Leka,
Lekë Gjon Nika, Kol Nika Bzhetë, Martin Frano Papaj, Marash Gjek Shkreli, Kol Toma, Nikoll Zefi


Hotjanë

Gjelosh Luli Dedvukaj, Padër Zefi Pjetër Zeku Camaj,
Prek Smajli Junçaj, Vasel Mirashi Camaj, Nosh Gjoka Lajcaj,
Palok Uci Nikaj, Lul Gjeloshi Goiçaj


Grudas

Lucë Preka Lulgjuraj, Gjek Çuni Vulaj Gjergj Preka Lulgjuraj,
Dod Preka Lulgjuraj, Zef Milici Lulgjuraj, Fran Marku Lulgjuraj


Lohas

Tom Dedë Cina, Dedë Gjek Vukçaj, Halil Gjetja Ivanaj,
Kol Gjergji Kocaj, Lekë Smajli Kocaj, Met Brahimi Kocaj

Trieshas
Kol Gjel Çaku, Kolec Uci Curanaj, Gjon Nik Luli Dukaj,
Nik Marashi Micakajqi

Kojas

Gjek Preçi Marashaj

Lavdi paçin edhe ato qinda familje malsore qi mbajtne me buk edhe strehuene luftarët e Kryengritjes Malsisë Madhe, të cillat u torturuene e vuejtne gjithë jetën nëpër kampet e mallkueme të internimeve komuniste.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 05 Shtator 2005 - 10:34:

Post

Ja fytyra e diktaturës brenda qelive të burgut
nga Pjetër Arbnori*


Sipas teorise komuniste sistemi kolektiv pa prone private mund te arrihej duke shkaterruar sistemin ekzistues me anen e revolucionit proletar ose luftes se armatosur. Sipas saj, forca levizese e shoqerise ishte lufta e klasave e cila ishte e perjetshme. Pas revolucionit, forcimi dhe perjetesimi i pushtetit te ri realizohej me anen e diktatures se proletariatit qe nenkupton vendosjen e dhunes mbi arsyen, komisaret politike mbi specialistet, izolimin mbi lirine, mungesen e ligjit mbi shtetin ligjor.
Për t’u realizuar diktatura e proletariatit u ngriten institucione dhe organizma shtypese kryesisht te fshehta, autoritare dhe frikesuese. Sipas kujtimeve qe nga femijeria dhe nga sa kam degjuar, mbaj mend, qe gjermanet iken naten e 28 nentorit 1944 dhe Shkodra pa brigadat partizane qe hyne dhe parakaluan me 29 nentor. Naten e 28 netorit u vra ne Shkoder nje furrtar i cili kishte shkelur ndalim qarkullimin. Rreth e rreth Shkodres para 28-es ishin degjuar te shtena te vazhdueshme, por nuk u muar vesh te ishte bere ndonje lufte. Bombat qe shperthenin ishin nga depot e ndezuara te gjermaneve, sidomos tek shtepia e Sulcebegut. Ne parakalimin e brigadave partizane u pane te rreshtuar edhe qindra pjesetare te cetave balliste, zogiste etj te cilet ishin dorezuar me porosi te komandave te tyre. Shumica derrmuese kishin hequr shqiponjen nga kapelja dhe kishin qepur me ngut nga nje yll te kuq.

Masat e para te pushtetit te ri ishin:


Rregjistrimi i vullnetareve per ne brigaden partizane te Shkodres te krijuar nje dite pas clirimit.
Mobilizimi me detyrim i atyre qe nuk regjistroheshin dhe nisja e tyre ne Jugosllavi, drejt Kosoves, drejt Berlinit.
Divizioni i Mbrojtjes i komanduar nga Petro Bollatovici u nis krahinave per te zene edhe shtypur te arratisurit.
U shpall shtetrrethimi nga Korparmata e Trete me komandant Shefqet Peci per kontroll te arratisurish per kontroll armesh dhe konfiskim "mallrash" qe quheshin "te luftes".

Venia e triskave te bukes me 250 gram ne dite.
Krijimi i mencave te asistences sociale nga Organizata Amerikane e Ndihmave UNRRA
Ne dhjetor te 1944 u pergatiten 60 vete per te dale ne gjyqin special dhe pas tre muajsh u pushkatuan 17 prej tyre.
Behet nje miting para bashkise se Shkodres. Mbahet nje fjalim dhe pastaj pa gjyq denohen me vdekje dhe pushkatohen ne vend ne mes te popullit 8 persona nder te cilet edhe Coku qe ngriti flamurin ne 1912 ne Lezhe.
Ne Divizionin e Mbrojtjes se Popullit bente pjese Seksioni i Sigurimit i cili merrej me informacionin, me biografite, me spiunazhin, me klasifikimin e armiqve, me arrestimet dhe me hetimet e fshehta. Seksioni i Sigurimit ishte nje organizem sekret, nje perbetim per te ruajtur perjtesisht pushtetin komunist ne Shqiperi. Ne 46 vjet diktature nuk ka patur ligj per Sigurimin e Shtetit. Ka pasur vetem nje vendim te Byrose Politike te Komitetit Qendror te PPSH. Ne Komitetin Qendror ekzistonte nje zyre e Goditjes qe planifikonte masat ndeshkimore dhe nje zyre e Thashethemeve qe drejtonte disinformacionin per te hutuar njerezit. Ne vitin 1948 Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat baze te partise, por nuk e humbi bashkepunimin me te. Sigurimi i Shtetit kishte celulate veta ne lagje, fshatra, ndermarrje, institucione, reparte ushtarake. Nga ana e vet Organizata Baze kishte nen vezhgim politik dhe shoqeror zonen e vet dhe me anen e anetareve aktive te partise merrte ne shqyrtim raportimet, pergojimet, vezhgimet me karakter politik ose te dyshimte dhe i jepte konkluzionet e veta Komitetit te Partise i cili kishte nje zyre te vecante qe mblidhte cdo raportim per ceshtje te dyshimta, per probleme te dyshimta dhe ia komunikonte Sigurimit per veprim. Cdo njeri do te shkruante autobiografine cdo vit me te gjitha hollesite, sidomos me gjerat e dyshimta. Organizata Baze shtonte imtesite e veta ne kartelat prane Komitetit te Partise.Nje organizate tjeter me e gjere qe perfshinte gjithe popullsisne e rritur te Shqiperise, me perjashtim te kulakeve dhe armiqve te shpallur ishte Fronti Demokratik. Faza e pare e godtijes ishte kritika, pastaj demaskimi, ne fund heqja e triskes se Frontit me ceremoni. Ne vendin e punes goditja kishte shkallezime te tjera: ulja ne kategori, kalim me pune ne prodhim, shkurtim kuadri, kalim e kantjere te largeta prodhimi, shkuarja ne baze ne vendlindje ose ne Malesi, pushim nga puna.Ne fillm te viteve 50 u vu ne perdorim Libri i Shtepise, sipas shembullit sovjetik ishe i detyruar te shenoje cdo njeri qe te vinte ne shtepi qofte per te fjetur edhe nje nate. Duhet ta regjistroje mysafirin ne zyren e Keshillit, te shenoje kush ka ardhur, cfare lidhje ke me te, nga ka ardhur, perse ka ardhur sa do te qendroje c’numer dokumenti ka dhe te bleje edhe pullen edhe t’ia ngjisje faqes se librit.
Metodat e diktatures ishin te shkallezuara, synohej te krijoheshin gjithnje psikoza.

Ngjallja e frikes: imperializmi, revizionizmi, armiku i klases, sabotimi, bile u fol edhe per buburrecin amerikan.
Fushata e mbledhjes se floririt, tregtaret u tatuan me tatime te jashtezakonshme. Kush nuk i paguante futej ne burg. Jane te njohura torturat per t’i detyruar te paguanin.U krijua koncepti qe cdo tregtar ishte njeri i poshter.
Aksionet ishin te panderprera: pune vullnetare, feste e panderprere, mitingje te vazhdueshme.Filloi me aksionin kunder karkalecit ne vitin 1945, rruga Kukes Peshkopi 1946, hekurudha Durres-Elbasan, Durres-Rrogozhine, Durres-Tirane, Shkoder-Titograd, 1947-1950, pastaj erdhen aksionet "Tu qepemi kodrave e maleve", pyllezimet, tokat e reja etj. Kudo i porosisnin njerezit te dalin vullnetare. Kishte shume qe shkonin vete,kishte shume qe frikesoheshin.Tregojne se Skender Sallakut, nje humoristi te shquar i thane te dilte vullnetar. Ai rrudhi supet :- Sa per forme-, i thane,- se nuk te cojme ty. Pasi u regjistrua e pyeten :-Ku e do?-Ke? -Vendin e aksionit? –Ketu,- tha e ngriti gishtin.-Ku e pyeten prape.- E dua ne lule te ballit-tha"
Fushatat "Lemi i pare shtetit" ishin te zakonshme. Grumbullimi i drithit behej me detyrim.
Huate shteterore.Zhvillohej nje gare midis fshatareve dhe qytetareve kush jep me shume, eshte me i miri. Po s’e jipje vete, caktonin shumen.
Shpallja kulak. Fshataret me te gjalle, me te zotet, me punetoret, me te pasur shpalleshin kulake, shpronesoheshin, u merrej toka, bagetia, u vihej tatim u merrej tatimi jetik
U krijuan repartet e punes."Reaksionaret" i mblidhnin vecmas. Pa arme, me kazma e lopata kryenin pune te detyruar ne Ushtri, gurore, toka te reja, keneta, bonifikime.
Internimet politike
Te gjithe familjet e te arratisurve dhe te dyshimteve i largonin nga kufiri i conin ne zonat kenetore. Denoheshin ne fillim 5 vjet, pastaj 10-15, 25 dhe deri ne 40 vjet. Gjyq per ta nuk kishte, vetem komunikim shtese intenimi.Internimi ekonomik. E pesonin njerez qe kishin bere pune private pa leje.Internim per probleme morale: internonin per kurveri, per bizhoz, internonin prifterinj. Mbaj mend qe internuan nene e bije nga Tirana ne Lushnja. Ato ishin te pafajshme dhe te dyja varen veten. Njerezit i internonin ne fshatra me te keqinj, me te varfer, me te thate.Hapeshin dosje per shumicen e popullsise se rritur, gra e burra , djem e vajza. Spiunet ishin ne numer shume te madh, me teper se ia merr mendja cilitdo. Duheshin per te kontrolluar njeri-tjetrin. Kudo qarkullonte parulla. Ne tre vete njeri eshte spiun. Kjo nuk ishte e vertete, por duhej per te krijuar pasiguri mes njerezve. Edhe spiunet kishin kategori. Rezidentet quheshin me tallje "brigadieret qe mbledhnin letra".Bazat , shtepiat e takimit, strehuesit. Ishin nje rrjet i gjalle te cilit ishte e veshtire ti ikje. Kishte spiune nga deshira, spiune nga detyrimi, spiune qe paguheshin 120 leke te vjetra, spiune qe imponoheshin se i kishin zene duke vjedhur, vajza ose gra qe i kishin zene ne imoralitet. Rekrutonin shume te rinj ne Ushtri , ne shkolle, per te fituar burse etj.Arrestimet.Si beheshin ?Fshehtas, naten.Diten ne ndermarrje, ne institucion, me ceremoni.Ne mbledhje te lagjes, te frontit, me demaskim, me pergatitje demaskuesish. Kur donin te mos merrej vesh, e nisnin personin me sherbim dhe arrestonin. Shpesh i nisnin per te ikur dhe i zinin ne prite.Hetuesia, biruca.Ne fillim birucat e hetimit ishin sipas rastit. Ne Shkoder per shembull nga nje burg ne vitin 1946 u bene 13 burgje.: Manastire fetare, katolike, shtepia tregtaresh, Kinema.Mbaj mend femije: Burgu i madh, burgu ordiner, Kuvendi Franceskan, Shtepia e misionit Katolik, Burgu i Gestapos, Shtepia e Ulqinakut, Shtepia e Faslli Ademit, Shtepia e Dr. Karamitrit, Shtepia e Ciurcise, Policia te Murgeshat etj. Te arrestuarit vinin nje nga nje, dy, pese, dhjete ne nje dhome, vinin ne korridore mbeshtjellur me rrogoz, ne banjo kishte raste kur i lidhin edhe per nje dru ne oborr.Ne Tirane ishin tri pale birucash: Birucat e burgut te vjeter qe ishin dhoma te verteta, te medha, me derrase, me dritare te medha. Ishin ndertuar ne kohen e Zogut dhe nuk kishte si i benin me te vogla. Ne oborrin e burgut te vjeter ishin ndertuar 50 biruca te vogla qe quheshin birucat e Kocit. Per to kishte dhene urdher per t’i ndertuar Koci Xoxe, ministri i Puneve te Brendshme, i cili kishte vuajtur edhe hetimin e vet ne ato biruca. Ato ishin 5-6 here me te vogla se te parat, nuk kishin dritare fare, vetem ne tavan kishte nje brime, te mbuluar me cimento si tunel siper, ku thuajse nuk dukej drita.
Po ju jap pershkrimin e bere nga nje bashkevuajtes, qe ishte tmerruar nga keto biruca."Me moren me makine gaz, me nje thes ne koke dhe si me sollen rrotull dy ore pa e ditur ku jam me zbriten dhe me hoqen nga koka thesin e miellit qe me kishte marre frymen. Ne nje porte te erret dy rreshta policesh me nga nje hu ne dore me priten me goditje, pa me pyetur, ku me dhemb e ku me djeg. Une vrapoja qe te shpetoja koken dhe hyra ne nje korridor te ngushte, te ngushte dhe te gjate qe nuk mbaronte kurre.Majtas kishte dyer te vogla, te vogla pa mbarim. Kur mbaroi korridori i pare me doli nje kthese tjeter me nje korridor pa fund. Si te them, sikur te hyje te Fusha e Aviacionit dhe te perfundoje tek Spitali Civil.Krisen ca dryna, u hapen ca shula dhe u gjenda ne nje biruce te erret ne nje pellg uje ne dysheme. Kthej koken anash: ne asnje ane te murit nuk kishte asnje dritare. Ngre koken lart. Ne tavan nje vrime 20cmx 30 cm me nje rrjete teli dhe e mbuluar me cimento me dy kanale ajrosjeje anash. Dy tuba sigurisht uji, ishin perballe njeri-tjetrit, sigurisht per te te lagur diten dhe naten, ndryshe nga do te ishte formuar gjithe ai pellg uji ne dysheme. Dy tela elektriku vareshin po aty. Pa tjeter aty e merrnin korrentin per te torturuar. Me kontrolluan, me hoqen rripin e mesit, me hoqen llastikun e te mbathurave, pastaj nisen te me kepusin nje nga nje pullat e xhaketes, te pantallonave, te kemishes.Une edhe u tmerrova edhe u cudita. Me lane vetem pullen lart te pantallonave. Prej aty ne hetuesi. Me ledhatuan me shkopinj ku munden.Me pyeten, me kercenuan, me shane, me e pakta ishte nena. Kur ankohesha me shanin nga motra, kur reagoja me fyenin me vazjen e vogel. Me akuzuan me gjera qe nuk m’i merrte mendja. U terbova. Kapa tavllen metalike, nuk levizte nga tryeza. Kapa karrigen nuk levizte as ajo, i kishte kater kembet e ngulura ne cimento, kapa tryezen e vogel edhe ajo ishte e blinduar ne dysheme. Ata qeshen. Si shperblim me permenden edhe gruan me te gjitha rimat e Sigurimit te Shtetit, edhe me goditen. Ate cast m’u zberthye kopsa e vetme e pantallonave dhe perpak sa s’me rane breket. I mbajta me njeren dore. Ate cast me thane se me kishin arrestuar edhe motren time. M’u be terr e nuk mbaj mend asgje me teper. Me doli te fiketit ne biruce. Njera kembez me ishte lagur ne pellgun e ujit. Ne gjysme erresire pashe sportelin qe u hap. Pastaj kerciten celesat, u hapen drynjte e shulat dhe shoh policin, hetuesin dhe dy civile me nga nje cante lekure ne duar : "C’pate-tha hetuesi- qe ne fillim, keshtu! Me shikuan zemren, me hoqen xhaketen, me pervolen mengen dhe njeri nxorri nje vegel, sigurisht vegel korrenti ishte. Me mbeshtollen krahun dhe puf, puf, puf, puf me fryne duke me shtrenguar fort. Une u tmerrova. :" Cfare ben more! Cfare ben!Cfare beni! Po me leshonin korentin dhe me ra te fiket. Uji ne pellg ishte afer, me bene qull fare dhe erdha ne vete:-E ke tensionin 5 e gjysme- me tha civili qe thoshte se ishte mjek.Me vone mora vesh se isha ne nje biruce, ku stuhia kishte mbushur pellgun nga tavani.Ata dy tubat ishin tuba bergman ku kalonin dy telat e korentit per driten. Llampe nuk kishte ate nate. Kur e vune me iku nje pjese e frikes."Birucat e treta te hetuesise, jane te Burgut te Ri. Ato jane ndertuar me dritare te medha, por ne vitet 50 kane mbyllur tre te katertat e me teper dhe lane vetem nje frengji sa per te marre pak fryme dhe per te njohur njeri-tjetrin ne gjysme errresire.Me rregull kishte nje ore ne dite ajrosje ne nje kuti tullash pa tavan, por ne fakt te linin dy here ne jave nga 10 min. Banje te nxehte nuk kishte kurre, mund te laheshe nje here ne gjashte muaj me uje te ftohte. Hetuesia ishte e gjate. Une kam bere afer dy vjet, shto dy vjet te tjera izolim te plote pas hetuesise dhe gjyqit.Birucat e Burgut te Ri ishin me cimento. Kishte nje batanije, 2 sipas deshires se hetuesit.Ushqimet liheshin jashte ne korridor. Edhe tasi e luga. Pagurja lejohej brenda. Minjte e medhenj shetisnin lirshem ne korridore dhe benin c’te donin me ushqimet tona.Racioni zyrtarisht ishte 500 gr, por ne fakt 1600-1700gr ndahej katersh dhe nje e katerta ishte racioni yt, ai qe pastronte korridorin merrte nje buke teprice. Merrnin edhe spiunet teprice dhe ai po te donte te jepte nje pjese nga hisja jote dhe ti duhej ti thoshe faleminderit. Nuk ia jepnin hapur, por thonin se gjoja ia solli familja me nje cope marmalate. Ne fushaten e patates buka zevendesohej me patate te ziera ose me buke misri. Kjo ishte periudha me e veshtire e urise.Supe jepej ne dreke e ne darke. Ishte nje spirileng me oriz me krimba, makarona me krimba, ose fasule me miza te zeza. Nuk flas per nje, dy a tre, por per qindra miza qe duhej te mbyllje syte e t’i kaperdije. Kripe kishte 5 gr, vaj kishte 6.5 gr, por ne fakt kurre nuk shihej nje gjurme yndyre. Kur kishte leng fasuleje ishte dite feste. Nje here ne muaj kur kishte patate ne gjelle,ajo ishte shume e shijshme. Do t’ju them dhe nje gje: kur qellonte qe te te rrihnin ( se nuk te rrihnin perdite), kur ktheheshe ne biruce haje buken me aq shije sa nuk e kishte shijuar as ne dasem.Ne biruce te jepnin tri cigare ne dite, nje ne mengjez, nje ne dreke dhe nje ne darke. Kuptohet po te rrije urte. Ndryshe te kapercente rradhen e ndezjes kapteri, e ti pastaj duhej te prisje deri te nesermen ne dreke.Ne biruce vinin edhe ushqime nga familja. Nje here ne muaj, sheqer, biskota, marmelate, kater kg.Po ne biruce ka edhe histori te tjera. Sa vete kane vrare veten ne hetuesi? Sa jane hedhur nga dritaret, plasur trute ne sokak, sa jane varur me carcafe ose me kemisha te grisura ?Me e renda eshte: pasiguria ne biruce. Ajo ishte nje front i hapur, ku sulmi mund te te vije nga cdo ane e ti nuk nuk mund te mbrohesh nga asnje drejtim.

Torturat:
Pas kongresit te pare 1948 u tha se cfare torturash ishin zhvilluar nga Sigurimi i Shtetit. Po japim disa deshmi te dhena nga te torturuarit dhe torturuesit qe gjenden ne fondin e Ministrise se Puneve te Brendshme.

Shaban Zoreci: Me eshte aplikuar sistemi i jelekut dhe me kane lene 16 dite te varur per kembesh.Me kane dhene nje leter me 11 pika per te plotesuar se isha anetar i Organizates Tekniko-Industriale. Ne hetim kane marre pjese edhe tre oficere jugosllave qe hynin e dilnin ne burg pa pyetur rojet.

Vango Mitrojorgji tregon per nje proces fallso te bere gjoja per te burgosurin Kole Kuqali i cili kishte kohe qe kishte varur veten. Ky proces i tregohej te burgosurve te tjere si i bere nga ai vete Kole Kuqali nacionalist, demokrat, deputet i Kuvendit Popullor, baba i deshmorit Gjike Kuqali.

Kleanthi Andoni tregon per torturat me hekurin e skuqur te bere mbi avokatin Myzafer Pipa deri ne humbjen e ndjenjave e ne prag te vdekjes.

Siri Carcani, Muco Saliu dhe Vaske Koleci kemi pasur kartabjanka per te torturuar, aq sa na kane vdekur edhe njerez ne duar.Me kujtohet nje plak me mbiemrin Shandeda, te cilin e kam rrahur une Avokat Myzafer Pipa eshte torturuar keqazi nga Vaske Koleci, Zoi Themeli dhe une.Cdo i burgosur ka kaluar ne tortura. Koci Xoxe deklaron ne gjyq:
Une kam dhene udher t’u pakesohen ushqimet, uji dhe rrobat deri ne torturen e vdekjes. Per Veriun, ne shkurt 1945 i kam dhene urdher Vaske Kolecit qe te vriste pa gjyq. Per vrasjet pa gjyq kam qene keshilluar dhe jane bere me urdhrin e shokut komandant Enver Hoxha. Kam pasur edhe vendim byroje per kete.

Deklarate mbi metodat dhe llojet e torturave (Kopi Niko)


Rrahje me dru deri sa te behen palge dhe te bjere mishi.
Kruarje e plageve te qelbezuara me dru
C'puarje e mishit me te djegur.
Elektrik ne veshe.
Futje e kripes ne mish.
Lagia me uje te ftohte.
Lenia pa buke deri ne vdekje.
Lenia pa buke per disa ore
Lenia zhveshur ne te ftohte.
Jeleku i forces.
Dinamit ne vehte.
Shtrengimi i gishterinjve me pinca.
Fekale ne goje.
Varje me koke poshte.
Lidhje per peme.
Lenie ne diell.
Macoku ne tumane.
Pergatitje varri, pushke ne goje.
Tentative per cnderim te vajzes.
Grupet armiqesore krijoheshin sipas situatave: Akuzat Falso,Prifterinjte spiune te Vatikanit.Tregtaret torturoheshin per t’u nxjerre florinjte.Grupe oficeresh te Zogut Intelektuale-Shkrimtare Grupi i deputeteveGrupi Tekniko-Intelektuale i Fullcit, Imperializmi amerikan Grupi i Maliqit. Fronti i Rezistences i sajuar nga Sigurimi Gjyqi i Koci Xoxes, Vaske Kolecit, Vango Mitrojorgjit Bedri Spahiu-Tuk Jakova Gjyqi i Teme Sejkos Liri Belishova Gjyqi i kinezeve Abdyl Kellezi, Koco Theododhosi, Beqir Balluku, Hito Cako, Petrit Dume, Memet Shehut.

Gjyqet e popullit zhvilloheshin ne kinema me autoporlant jashte.Shoqeroheshin te lidhur ne kembe. Dy tri shamizeza dhe jevgj thirrnin: "Ne litar kriminelet!". Edhe rruges edhe ne rreshtat e pare. Avoketerit kercenoheshin. Myzafer Pipa avokat u arrestua ne salle te gjyqit dhe doli i vdekur.Denimet:Ngjiteshin pllakata te shtypura. Pushkatimet ne mengjez prane varrezave, gjyq ne lagje, ne fshat, ne kooperative.

Burgu i Burrelit eshte ndertuar ne 1938, kur ishte kryeminister Koco Kota. U ndertua per kriminele te posacem ordinere se atehere te burgosur politike nuk kishte.Pa u mbushur dhjete vjet Koco Koten e vrane pa gjyq ne po kete burg. E quajne me te drejte Burgu i Tmerrshem i Burrelit. Te porta e rende e hekurt te prisnin me parullen:" Burrel-hyn e s’del".Ne te vertete burgun e mire apo te keq e ben rregullorja dhe njerezit qe e zbatonin ishin kriminele. Burgu ishte planifikuar te ndertohej me dy kate oshte punishte, lart fjetore. Por burgu nuk arriti te kryhej per shkak te okupacionit italian te 7 prillit. Ate vit perpara fati e desh qe familja ime te gjendej ne Burrel. Qendra e banimit ishte e vogel: shkolla, xhamia, zyrat e nenprefektures, qendra shendetesore, rrethkomanda e Xhandarmerise ku im ate Filip Toma ishte oficer,shkolla e xhandermarise qe pergatiste kursante dhe disa shtepi banimi. Jashte qytezes ne nje pyll me shkurre ngrihej ndertesa e burgut plot me skela si kantjer ndertimi.Para 7 prillit babai erdhi ne shtepi, nxorri nagantin e ma vuri ne dore, kapi gishtin tim me te vetin dhe me ndihmoi te terhiqija kembezen, nje krisme shurdhuese u degjua pastaj tjetra, e tjetra.Krisen edhe arme te tjera. Mbreti Zog ishte bere me djale. Po ate dite nje grumbull civilesh dhe ushtaresh te armatosur u nisen ne Durres per te pritur Italine me lufte.Bazi i Canit ishte caktuar komandant i Mbrojtjes dhe po mobilizonte njerezit. Im ate u vendos tek aspirant Ndoc Plani, oficer artilerie qe qelloi me topa nga kodrat e Durresit me 7 prill. Pas disa ditesh babai u kthye i lodhur, i pluhurosur e i deshperuar.Kishte deshtuar cdo gje. Atdheu ishte pushtuar,mbreti kishte ikur. Burgu i Burrelit mbeti ne gjysme, ne katin e pare.Hekurat e zgjatur te kollonave i kam gjetur akoma ne vere te vitit 1967, kur me sollen te lidhur nga kampi i Elbasanit per te vuajtur dhjetera e dhjetra vite denimi.Ne kohen e Italise, burgu u perdor per disa muaj per disa te burgosur, me vone u kthye si strehim i regjimentit te Divizionit Malor te Artilerise. Mushkat qe bartnin mortajat lidheshin me zinxhire per hallkat e mberthyera ne mur, kur u kthyen ne burg ne vitin 1946 keto hallka te mushkave, por u perdoren per te lidhur njerezit dite e nate. Burgu ishte rreth 120 meter i gjate dhe rreth 10 meter i gjere. Korridoret e gjata e te ngushta arkitekti i kishte ndertuar nga Veriu, nga frynte era, fjetoret ishin nga jugu nga binte dielli. Dielli hynte brenda paksa ne dimer, ndersa ne vere nuk hynte brenda se ishte lart. Oborri ishte i madh, por vit pas viti erdhen duke e kufizuar me vija anash, ku nuk mund te kaloje. Ne vitet 70, oborri u nda me dysh me mur te larte, pastaj aty u ndertuan magazinat, banjot, biblioteka e Marksizem-leninizmit.Keshtu qe oborri cdo vit e zvogelohej.Ne oborr kishte nje pus ku nxirrnim uje.Uji ishte problem ne Burrel.E nxirrnim me gaveta te lidhura me ushkur nyje-nyje. Kur ishin 700-800 te denuar pat arritur nje gavete te shitej me nje pakete cigare partizani.Ne pus qe hedhur brenda per t’u mbytur kolonel Sami Koka i denuar 25 vjet.Grindja e pare ne Burrel mund te behej per vendin, minimumi i hapesires se dyshekut ishte 38 cm, maksimumi 60 cm, pra nje gjeresi gazete. Zenka e dyte behej per dritaret. 30-40 vete ne nje dhome 8 X 5 krijohej zagushi, ajer i mbytur, ajer i qelbur, njerezit semureshin, me te diturit kerkonin te hapeshin dritaret, pleqte e fshataret kerkonin ti mbyllnin derisa me leje te komandos njerezit u ndane sipas dritareve. Zenka e trete ndodhte per rradhen e nevojes, per qypat e shurres, qe gjindeshin ne cdo dhome, ne qoshe.Koha e daljes per nevoje ishte shume e kufizuar. Sa dilje ne ajrosje, puna e pare do te zije rradhen e nevojes, qellonte qe gjithe koha e ajrimit te mos mjaftonte per te kryer nevojat personale; mbushje uje, larje e dalje nevoje. Naten dera nuk hapej. Dhe kush ishte keq do te kryente nevojen ne sy te 30-40 apo 50 burrave. Naten ishin aq ngushte sa nuk mund te ktheheshe ne anen tjeter pa zgjuar shokun nga gjumi. Po te ngriheshe naten per te shkuar tek qypi, mund te mbeteshe ne kembe, sepse te tjeret ishin zgjeruar dhe te kishin zene vendin.Atehere do te prisje sa te ngrihej nje tjeter nevojtar, duhet t’i rrije gati e t’i zije vendin.Zenka e katert mund te ndodhte per rradhen e leximit te gazetes, per rradhen e govates per larje, per peshoren e bukes etj, etj, etj. Kur ishim 700-800 vete te gjithe korridoret ishin zene me dysheke te shtruar, ishin te zena edhe 26 birucat ku ne secilat fusnin 7 vete me gjithe placka. Ata rrinin si sardelet tre nga dera kater nga dritarja, me kembe nga goja e tjetrit. Me vone kur u pakesuan te denuarit ne 400-500 vete, birucat perdoreshin per ndeshkime te renda, ku te linin nje muaj ne cimento me dritaren hapur ne dimer, te zhveshur, te lidhur me zinxhire. Ne Burgun e Burrelit kane vdekur shume njerez qe shpesh here, nuk kishte qofte edhe nje aspirine.Ne kohet e veshtira shume kane vdekur nga uria, vec kesaj edhe vetvrasjet kane qene te shpeshta, rrahje ne biruca dhe tortura me hekura ishte zakonshme.

*Kumtesë e mbajtur nga deputeti Arbnori në Akademinë Kulturore "Iliria" në Romë


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 05 Shtator 2005 - 10:38:

Post

Cila ishte platforma e sistemit komunist për tjetërsimin e komunitetit shqiptar jashtë shtetit amë
në ShBA e gjetkë...


nga Klajd Kapinova

Sikurse kishim premtuar edhe në një dokument të kaluar, po vijojmë t’i japim bashkëatdhetarëve tanë në ShBA dhe kudo që gjenden, përmes internetit faqe nga dokumentet origjinale të KQPPSh-së. Ata, përmes përfaqësuesve të zellshëm antishqiptarë bënë shkatërrimin e jetës dhe veprës së shqiptarëve nëpër botë. Një rol negativ kanë luajtur dhe luajnë ende sot të ashtëquajturat Ambasada të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në vendet ku ishin dhe janë akredituar, mbasi janë e njëjta numeklaturë sikurse para vitit 1990. Vereni faktin, se pas çdo sherbimi kater ose pesë vjeçar asnjë nuk kthehet në vendlindje, por drejtojnë bisneset e tyre private, që i kanë filluar në kohën që shërbenin si “ambasador” të bisnesit të tyre dhe assesi të shqiptarëve.... Sikurse pranojnë edhe mediat e pavarura në Shqipëri 65 përfaqësues, pra ambasadorë të Ambasadave të Shqipërisë të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të botës, pas misionit të tyre nuk u kthyen në Tiranë...
Dokumenti që po ofroj, nuk i ngjason “dossier”- ve të gazetave në Shqipëri, që kur “trajtojnë” dokumentet i sakatojnë duke i deformuar përmbajtjen e tyre me paramendim, për të zbutur urretjen, që shqiptarët kanë për sistemin, që shkatërroi rëndë Shqipërinë dhe emigrantët politikë e ekonomikë dje dhe sot...
Ata duke shfrytëzuar naivitetin e emigrantëve, u munduan dhe ia arritën qëllimit për të përçarë shqiptarët në ShBA (me numër më të madh në Boston, Michigan, New York), duke mbjellë farën e përçarjes, e cila sot ka lëshuar rrënjë thellë. Tregojnë më të vjetrit, se në Amerikë ka ekzistuar Klubi “Isuf Gervalla”, që kishte në zyret e saj flamurin me yllin komunist dhe në çdo aktivitet “patriotik” në rrugët dhe qytetet e ShBA-së ka prirë ylli i Tiranës së kuqe...
Në shumë shtete të Amerikës, ekzistojnë shumë Shoqata, Fondacione me emër e pa emër të krahut të majtë (me shumicë për fat të keq) dhe të djathtë konseguentë, por të lodhur nga vitet e burgjeve në Shqipëri (të arratisur qysh në kohën e diktaturës), të cilët shajnë e mallkojnë njeri-tjetrin. Po tregoj vetëm një shembull, ku shqiptarët nuk gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, për të kremtuar Ditën e Flamurit dhe të Shpalljes së Pavarësisë. Eshtë bërë traditë kremtimi i përvitshëm i Festës së Pavarësisë me 28 nëntor 1912, ku shumë grupacione dhe parti politike (krejt pa kuptim ekzistenca e tyre në ShBA), secila për llogari të vetvetës ngrejnë flamurin shqiptar në ceremoninë festive në restorant, ku shpesh të huajt që ftohen bëjnë pyetjen: Sa herë është ngritur flamuri i Pavarësisë shqiptare, mbasi vitin e kaluar isha në një shoqatë tjetër si i ftuar!? Një senator amerikan, i tha një miku tim disa ditë më parë: Përse nuk merreni vesh ju shqiptarët me njeri tjetrin dhe nuk keni asnjë organizatë apo lob serioz që të përkujdeset për emigrantët e rinj që kanë shumë nevojë për ju? Nese ju nuk i ndihmoni emigrantët që vijnë nga vendlindje në ditët e vështira që janë, atëherë ata asnjëherë nuk do t’u jenë ju mirënjohës dhe do ta kenë për turp të thonë se janë vëllezërit tuaj shqiptarë. Dhe përgjigjja e mikut tim ishte një ngritje supesh dhe skuqje nga një njohje e mirë që ai kishte për shqiptarët....
Dhe pa shumë komente dhe fakte të jetës së përditshme të emigrantëve në ShBA, po japim të plotë, një dokument të qeverisë komuniste shqiptare, hartuar me kujdes para 48 vjetëve me makinë shkrimi (daktilografuar) në tre faqe. Ai përmmban nënshkrimin Tiranë 1965. Dokumenti është nënshkruar nga ish - Ministri i Punëve të Jashme asokohe Behar Shtylla dhe ish - Ministrit të Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu. Dukumenti titullohet: “Platformë mbi punën në drejtim të kollonive shqiptare”, ku Federata më e vjetër Panshqiptare “VATRA” (themeluar 1912 në Boston, ShBA nga dijetarët dhe përsonalitetët më të shquar të komunitetit tonë në Amerikë dhe për të gjithë trojet etnike shqiptare Imzot Fan Stilian Noli dhe shkrimtari, diplomati dhe poligloti (ka zotëruar 16 gjuhë të huaja) fytyra e ndritur Faik Konica) dhe “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (“Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (Prizren 1878), “Lidhja e Dytë e Prizrenit” (Prizren 1942) me kryetar ing. Xhafer Deva, dhe “Lidhja e Tretë e Prizrenit” (New York 1962) themeluar nga një grup të rinjsh shqiptarë nga Kosova me inisiativën e nipit të Sadik Ramë Gjurgjevikut, z. Ismet Berisha, ku kryetar i së cilës u zgjodh përsëri përsonaliteti i madh ing. Xhafer Deva, Lidhje e cila vijon edhe sot e kësaj dite me qendër në New York), etitekohen si reaksionare pengesë kryesore me qendrimin e tyre antikomunist. Dokumenti është një dëshmi e fortë e veprimtarisë antikomuniste të “Vatrës” dhe “Lidhjes së Prizrenit” në ShBA. Ja teksti orgjinal, së cilës i mungojnë gërma ë.


PLATFORME
MBI PUNEN NE DREJTIM TE KOLLONIVE SHQIPTARE

Ne shtete te ndryshme gjenden nje numer i math bashke-atdhetare tane te larguar ne kohe te ndryshme nga Shqiperia dhe nga viset shqiptare ne Jugosllavi. Te paret kane qene larguar per nevoja ekonomike, ndersa te dytet te shternguar nga ndjekjet dhe persekutimet prej shovenisteve serbo-malazez dhe titisteve.
Qendrimi i tyre ne pergjithesi eshte mire. Ata ruajne ndjenjat patriotike, kane dashuri per R.P. te Shqiperise. Por ka mjaft qe kane humbur ndjenjat kombetare dhe te tjere qe kane rene nen influencen e armiqeve te Republikes Popullore te Shqiperise.
Organizimi ne to eshte i ndryshem. Emigracioni ekonomik nga Shqiperia, ka tradita, dhe ne periudha te caktuara ka kontribuar per çeshjen kombetare; ne emigracionin kosovar armiqte perpiqen te krijojne organizata reaksionare per t’a terhequr ate kundra R.P. te Shqiperise, si p.sh. “Lidhja e Prizrenit”. Aktualisht organizatat pro R.P. te Shqiperise jane “Shqiperia e Lire” ne ShBA, “Skenderbeu” ne Argjentine dhe disa shoqata e klube ne Turqi, Australi e Republiken Arabe te Bashkuar. Ndersa kundra R.P. te Shqiperise jane “Vatra” dhe “Lidhja e Prizrenit” ne ShBA.
Nisur nga interesi qe paraqet per shtetin tone kjo mase e madhe bashke-adhetaresh nga njera ane, dhe nga interesimi sistematik qe tregojne zbulimet armike ne drejtim te saj per t’a mashtruar e çfrytezuar kundra R.P. te Shqiperise, nga ana tjeter, eshte e domosdoshme qe te merren masa te gjithaneshme dhe te forcohet puna e jone ne drejtim te kollonive, duke realizuar keto detyra:
1) Te ruhet e te forcohet sa me shume patriotizmi dhe dashuria e mases se kollonive kudo qe jane per Atdheun dhe R.P. te Shqiperise. Te arrihet qe kollonite shqiptare kudo qe jane, te organizuar ose te shkeputur, te mbeshtetin ne çdo situate R.P. te Shqiperise dhe ta ndihmojne ate me te gjitha mundesite.
2) Te merren masa te gjitheaneshme per mbrojtjen e pastertise se kollonive nga synimet dhe veprimet e zbulimeve armike dhe te organizatave qe jane kundra R.P.te Shqiperise.
3) Te forcohen organizatat patriotike ekzistuese dhe te krijohen te tilla atje ku nuk ka, me qendrim direkt ose indirekt ne favor te R.P. te Shqiperise.
4) Te organizohet propaganda dhe kunder propaganda nga brenda dhe jashte vendit tone per kollonite dhe kundra emigracionit trathtar.
5) Te grumbullohen dhe perpunohen informatat mbi gjendjen e kollonive ne çdo vend.
6) Te krijohen dhe mbahen evidencat mbi kollonite, antaret dhe aktivistet influente si dhe per organizatat e veçanta brenda kollonive.
Per realizimin e detyrave te siperme, duke marre parasysh mundesite e kufizuara te punes tone ne vendet ku ndodhen kollonite, del e nevojshme qe ato te kryehen me forma pune te HAPETA dhe te FSHEHTA:

a) Forma te HAPETA te jene:

1) Lidhjet e ndryshme me organizatat, organet e shtypit dhe me individe patriote qe mbajne qendrim hapur ne favor te R.P. te Shqiperise.
2) Dhenja e ndihmave organizatave, moralo-politike dhe financiare per organizatat dhe organet e shtypit ekzistuese, ose qe do te krijohen ne favor te Republikes Popullore te Shqiperise.
3) Puna per organizimin dhe edukimin e masave te kollonive me ane te shtypit dhe radios tone dhe me ane te korispondences se organizuar te familjareve qe ato masa kane ketu.
4) Organizimi i ardhjes per vizite ne Shqiperi te personave te pershtatshem dhe kollonive me qellim qe keta, e nepermjet ketyre masat e kollonise, te lidhen me ngushte me realitetin e Atdheut.
5) Mbajtja e lidhjeve te ngushta me grupet fokloristike ekzistuese ne keto kolloni dhe krijimi i grupimeve te reja te tilla. Furnizimi i tyre me kostume kombetare e materiale qe i sherbejne aktivitetit te tyre.
6) Organizimi e drejtimi i shkollave apo kursevet per mesimin e gjuhes shqipe nga njerezit e kollonive. Furnizimi i tyre me materialet e nevojshme.
7) Kirjimi i qendrave dhe i klubeve per grumbullimin e informacioneve kunder R.P. te Shqiperise.
8) Lufta e gjithaneshme per te arritur qe, organizatat aktuale kundershtare ne kollonite te kthehen pro R.P. te Shqiperise, dhe ne pamundesi per prishjen e tyre.
Veç ketyre te gjenden forma te reja qe i sherbejne realizimit te detyrave te mesiperme.

b) Format e FSHEHTA te jene:

1) Organizimi i nje rrjeti te shendoshe agjentural dhe miqsh sekrete me patriote te mirre te kollonive dhe ne krye te organizatave, me qellim:
a) Per te influencuar e ndihmuar indirekt forcimin e organizatave dhe te grupeve ekzistuese.
b) Per te krijuar organizata dhe grupe te reja dhe organe shtypi ne kollonite qe nuk lejohen te dalin hapur.
c) Per te zbuluar veprimtarine armiqesore qe kruejne armiqte ne kollonite tona kundra tyre, dhe kundra R.P. te Shqiperise.
ç) Per organizmin e nje lufte sistematike e minuese kundra organizatave kundershtare ne kollonite dhe kundra elementit armik qe penetron ne to.

Per kryerjen e detyrave te siperme dhe per te kooordinuar me mire veprimtarine e HAPET dhe te FSHEHTE ne organinin perkates prane M.P. te Jashtme t’inkuadrohen kuadro te M.P.J dhe te M.P. te Brendshme te afte per te kryer sa punen e HAPET aq edhe punen e FSHEHTE. Ne krye te tyre te vendoset nje agjenturist i pergatitur dhe nga ana dipllomatike.
Mvartesia e ketij organi eshte e dyanshme: nga M.P. te Jashtme per veprimet e HAPETA. Nga M.P. te Brendshme (Drejtoria e Zbulimit Politik) per veprime te FSHEHTA. Ministri i Puneve te Jashtme kur e sheh te nevojshme mund te njihet edhe me veprime te FSHEHTA.
Pergjegjesi i organit, duhet te kete gjithenje parasysh qe mvartesia e dy aneshme te zbatohet ne menyre te atille qe ajo ti sherbeje koordinimit efikas te dy formave te punes.

MINISTRI PUNVE TE JASHTME
(BEHAR SHTYLLA)

MINISTRI I PUNVE TE BRENDSHME
(KADRI HAZBIU)

Tirane 1965


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 05 Shtator 2005 - 10:40:

Post

Lëvizja ilegale patriotike shqiptare

-Në vijim të punës së palodhur dhe të pakursyer për lexuesin, po i referohemi librit "Lëvizja ilegale patriotike shqipëtare" në Kosovë 1945-1947, me autorë Sabije Keçmezi-Basha. Përgatitur për shtyp dhe botuar nën kujdesin e Ballit Kombëtar, dega Shkodër. Nuk do të isha i gabuar në se i lejoj vetes të them: se një libër i bukur e i dobishëm, na kënaq shpirtin, na ushqen idetë dhe na zgjeron horizontin rreth atyre që kemi nevojë të dijmë. Aq më tepër kur është fjala për hartën tonë etnike, si dhe për hapat që janë ndërmarrë dhe përpjekjet që janë bërë e po bëhen në vazhdimësi e pa ndërprerje, për bashkimin e ruajtjen e trojeve tona. Motive të tilla e kanë shtyrë autoren e këtij libri me vlera historike patriotike.
Pra synimet e saja janë tepër humane, në drejtim të përjetësimit të veprës patriotike të bijve të Kosovës martire. Të quash çështje të mbyllur, shqetësimin historik të Kosovës e kosovarëve, siç ndodhi në rezolucionin e Kuvendit Federativ të 23 korrikut 1945 dhe nga ai serb më 1 shtator 1945! Do të thotë t'i bijsh mohit luftrave dhe përpjekjeve të pareshtura, të ngjashme me ujët e një lumi që rrjedh e nuk di të ndalet, të Kosovës martire.
Aneksimi i Kosovës në Serbinë Federale shënon manovrimin sllavo-nacionalist dhe fillimin e një tragjedie të re për shqiptarët e Kosovës. Është pikërisht ky libër i zonjës Sabrie Keçmezi-Basha, që na kujton se kur populli i kësaj pjese të Shqipërisë Etnike, heton tradhëtinë, fillojnë reagimet e veta të inicuara nga pakënaqësitë në rritje, të imponuara nga shovinistët serbo-sllav. Patriotët që kishin luftuar për një Shqipëri Eetnike, pas kësaj që ndodhi ilegalisht por të organizuar vendosën të luftojnë e veprojnë për bashkimin e mbrojtjen e tokave shqiptare.
Pas aneksimit të Kosovës filloi një etapë e errët. Filloi likuidimi i patriotëve dhe intelektualëve të pakët. Viti 1945 do të kujtohet si viti më i përgjakshëm në historinë e popullit shqipëtar të Kosovës. U vranë dhe u zhdukën pa lënë gjurmë me mijëra vetë, 30.000 vetë u burgosën e u futën në kampe, pa harruar qindra e mijëra të tjerë që morën rrugën e mërgimit, në Turqi e gjetkë. Shumë të tjerë vriteshin jashtë Kosovës! Në këto rrethana u krijua "Rrjeti organizativ, Nacional-demokratik Shqiptar, si organizatë patriotike udhëhiqej kryesisht nga intelektualë e patriotë të shquar të kohës.
Edhe komitetet e grave të krijuara në këto rrethana, luajtën një rol të rëndësishëm në realizimin e shumë detyrave në terren. Edhe pse OZN-a, dhe UDB-ja zbulonin grupe dhe individë, asnjëherë nuk arritën të zhduknin tërësisht rrjetin. Ndonëse në kushte jo të favorshme u krijuan komitete lokale dhe rajonale të cilat propogandonin edhe më afishe, të vërtetën për ONDSH-në, propogandonin domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar. Krahas përfshirjes dhe aktivizimit të rinisë, rëndësi të veçantë i jepej formimit të komitetit të grave, në radhët e NDSH-së. Rezultat i kësaj ishte krijimi i komiteteve të grave në Prishtinë, në Gjilan, dhe në qytete të tjera.
Në komitetin e rrethit në Prizren, komitetin e grave e udhëhiqte Nasive Zhuri ndërsa sekretare ishte Maura Shmori, gruaja e kapitenit Ali Riza. Fillimisht këto dy komitete vepruan të pavarura nga njëri tjetri. Më vonë kryesuesit ranë dakort që të formonin Komitetin Qendror të NDSH-së, me seli të përhershme në Prizren. E të tjera aktivitete të rëndësishme e mbresëlënëse.
Bukuria e këtij libri, në se mund të shprehemi kështu, konsiston në faktin se është një histori sa e besueshme aq edhe e argumentuar. Eshtë mbresëlënëse se autoria me vërtetësi ndërlidhte ngjarjet me figurat dhe rolin e veçantë që këto figura kanë luajtur në këto ngjarje. Emrat e të cilëve tashmë kanë vendet e tyre në historinë e popullit shqiptar të Kosovës martire. Si prof. Ymer Berisha, ideolog i lëvizjes për ruajtjen e tërësisë etnike shqipëtare dhe iniciues në formimin e organizatave ilegale në Kosovë e Maqedoni, pastaj mësuesit e gjimnazit "Sami Frashëri" në Prishtinë: Luan Gashi, Hajdar Maloku-Planeja, Gjon Serreqi, Adem Gllavica, gjykatësi Limon Staneci e shumë e shumë të tjera.
Pa harruar gjyqin famëkeq të Prizrenit më 29 qershor deri më 11 korrik 1945 në mesin e shumë të dënuarve meshkuj ndodhej dhe vajza shkodrane Marije Shllaku, Gita Mjeda dhe Luçije Reka. Marija ishte studente nga Shkodra, bashkëpunëtore e ngushtë e Ymer Berishës. Në luftën e Siveces ishte plagosur dhe u zu nga bashkëpunëtorët e UDB-së. Gjatë hetuesisë ishte e paepur, gjatë torturave që iu bënë qëndroi si burrëreshë. Gjykata e qarkut të Prizrenit e dënoi me vdekje, me pushkatim së bashku me tre bashkëluftëtarët e saj: At Berndar Llupi, Kol Parubi dhe Gjergj Martini.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 05 Shtator 2005 - 10:42:

Post

Çështja e Kosovës dhe Enver Hoxha

nga Pavli Qesku*
Ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar

-Rend e rend,
rend o Marathonomak.
At Fan Noli

Në këtë shkrim nuk kam për qëllim të bëj historinë e aneksimit të territoreve shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore nga Jugosllavia. As nuk dua të merrem me shqyrtimin e forcave politike të brendshme dhe të jashtme që përcaktuan vendimin përfundimtar të Fuqive të Medha për t'i dhënë Kosovën Serbisë. Nuk është ide e panjohur të thuash se Fuqitë e Mëdha po luanin lojërat e tyre për interesat e tyre afatgjata dhe jo në interes të të voglit e të dobtit – kujtoTraktatin e Shën Stefanit, Traktatin e Versajes, Konferencen e Ambasadorëve në Londër apo Protokollin e 1915 mbi copëtimin e territoreve shqiptare, për të mos hyrë më thellë në histori.

Pa devijuar nga çeshtja e interesave kombëtare shqiptare, vlen të përmbledhim disa ngjarje kyç në historinë tonë të kohëve të fundit dhe t'i vendosim ato në sfondin e pozicionit të marrë nga PKSH, me vonë e riquajtura Partia e Punës e Shqipërisë.


Periudha spikat nga këto momente intriguese:

-Kthimi i territoreve të Kosovës dhe të Metohisë Shqipërisë;

-Mbledhja e Mukjes dhe Deklarata mbi Kosoven;

-Copëtimet shqiptare kalojnë në Kosovë, Metohi dhe Sanxhak;

-Vizita e Enver Hoxhes ne Bled, Jugosllavi, me 30 Qershor 1946, heshtje e plote vihet re përsa i perket çeshtjes e Kosovës.


Këto ngjarje orientuese e kanë nismen e tyre në pushtimin e Shqipërisë nga Italia, pushtim ky që u ndoq nga përfshirja e Kosovës në territoret e zotëruara nga trupat e Musolinit, trupa të cilat ai u përpoq t'i deklaronte si pjesë të Kurorës së Savojës.

Dokumentet e Partisë së Punës së Shqipërisë (të falsifikuara apo jo, kjo nuk përbën interesin tim për momentin), tregojnë se udhëheqja komuniste menjëherë e dënoi pushtimin fashist të Kosovës, si një akt agresioni dhe nuk bëri as përpjekjen më të vogël për t'i shpjeguar popullit shqiptar situaten e re që ishte krijuar në këtë mënyrë nga fatet e ndryshme të luftës. Ky pozicion i komunistëve shqiptarë nuk mund të shpjegohet plotësisht në qoftë se nuk arrijmë të kemi parasysh varësinë e plotë të Enver Hoxhes ndaj shokeve te tij serbë, fakt që në mënyrë indirekte flet për influencen e politikës serbomadhe në Ballkan.


MBLEDHJA DHE MARRËVESHJA E MUKJES, 1-2 GUSHT 1942


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 05 Shtator 2005 - 10:45:

Post

Kur është hapur shkolla e pare shqipe?!
nga Anton Ashta

Ne ndërgjegjen kolektive shqiptare është ngulitur, nga shkatërruesat e saj, viti 1887. Kaluan më shumë se 10 vjet që populli i Republikës së Shqipërisë është i lirë dhe kjo gënjeshtër akoma nuk është zhdukur nga kujtesa historike e Kombit.
PSE?
Para shume vjetesh kur une i beja pyetje babait tim se si eshte e mundur qe shkolla e pare shqipe te jete hapur aq vone kur shtetet fqinje kishin vite qe ishin te pavarur.
Ai me pa ne sy dhe me tha:
E verteta eshte nje tjeter: Shkolla e pare shqipe eshte hapur shume me heret por e kane hapur ata qe nuk duhet ta hapnin sipas udheheqjes sone te ndritur.
Me kaq u mbyll kjo bisede te cilen une nuk e harrova dhe kur ne 1993 me ne fund lexova nje material te shkruar se shkolla e pare ku mesohej shqip ishte hapur 249 vjet perpara asaj te Korces mbeta i ngrire. 249 vjet perpara!
Mire komunistat mendova qe nga barbaria nuk kane krahasim, por sot pse nuk perpiqet kush ta zhduke nje here e pergjithmone ate genjeshter?
Kjo pytje ishte ne vitin 1993.
Sot jemi ne vitin 2002 e kjo genjeshter mbreteron akoma ne kujtesen historike kombetare. Ky eshte nje shembull i mjerimit shperteror qe na lane komunistat qe per mjerim tonin jane akoma ne pushtet.
Si qendron e verteta? Më poshtë po citoj pjesë të shkëputura nga një shkrim i martirit shqiptar:

P. Donat Kurti, O. F. M.
Vepra Kulturale e elementit katolik në Shqypni (botim i "Hyllit te Drites" dhe ribotim i "buletinit katolik shqiptar", 1993)

"Shkollat

Ma të parat shkolla, mbas të bierrunit te autonomis në Shqypni, kjenë, per sa dijm na, tre shkolla e Pdhanës, e Blinishtit e e Shkodërs.
Në vj.1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M italjan me fis, por shqyptar me zemer, pat guximin me i u perveshë per të mirë të vendit nji punës ne veshtrim të plotë kultural, tuj çilë shkollen fillore në Pdhanë, aso kohe vend mjaft i banuem. Kje ndiekë me zell prej vendasve e i mrrijti zani deri nder katunde të largta të Zadrimës, qi me më zi qi pritshin me i çue fmit e vet. Numri i xansave të jashtem pat mrrijtë deri në 25 e kta na ep shkas me nenkuptue, se do të kenë pasë edhe ndoi konvikt. Dijm prej dokumentash, se posë uratve xëshin edhe msime letrare d. m. th. mbahej deri diku nji shkollë e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqt, te cillët mbas 9 vjetsh e rrenuen faret. Në vjetë 1697 kje çilë rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thanë per të, se ka gjasë se gjindet edhe sot" (1702?)
Nji vjetë mbas themelimit të shkollës së Pdhanës d.m. th. në vj. 1639 kje çilë prej fretenve të kuvendit të Troshanit nji tjeter shkollë në Blinisht drejtori i së cillës kje
P. Karl Mirandulanus 0. F. M.
Me shka duket,kje nji shkollë mjeft e plotsueme. Ndiqej prej ma se 50 xansash e posë kndimit e shkrimit xëheshin edhe landë tjera, posaçe gjuha latine prej atyne qi dojshin me u ba meshtar. Deri sundimtarët çuditeshin per perparim, qi bahej n´at shkollë; por anmiqt ishin të panumer e në vj. 1640 rejtorin e ksajë shkolle e gjëjm në burg7 tuj psue mundime të mdhaja. Ka gjasë se kjo shkollë smujt me vijue gjatë, pse P. Karli kah mbarimi i ksajë vjete njehet nder msuesa në shkollë të Pdhanës.
Në vj. 1698 a aty pari gjejm se P. Filipi prej Shkodret 0. F. M. çilë në Shkodër nji shkollë private e mson fmit e tregtarve e të pasanikve.
Nji qi i ka përpara sysh pshtiellimet e atyrie kohve, mnin posaçe kundra katolikve e kundra cdo shejit kulturar, mund ta marrë me mend, se c´vlerë paten kto shkolla per shpirt të shqyptarit dhe vetem porsi hap kah qytetnimi. Por kush mundet mandej me dyshue, se në to shkolla nuk flitej shqyp? Në çë mndyrë katundari i padishem i ndiqte me zell, në kje se s' merrte gja vesh. Veprat, qi na kan mbetë prej atyne puntorve të palodhshem, prej atynë msuesave ë kujdesshem, na dishmojn kjartë,se ato shkolla s'kjenë mjete të hueja per me imfuencue në shpirt të popullit shqyptar simpati e parti; por paten per qellim drejt per drejt të naltuemt e moralit e shkasin kahë kultura, e kta tash gadi 300 vjet.
Kta rnsuesa kjenë, qi me 20 prill 1711, të ndimuem e të nzitun prej Papës shqyptar, Klementi XI ngrehen në Romë në kuvend te S. Pietroj Montorio nji katheder per gjuhë shqype, per me i ba gadi misjonarët e huej me mujtë ma letas me vyejtë vendit tonë; e njatëherë kur së mendote kush per gjuhë shqype e per zhvillim të sajë, kta jane qi perpilojn ma te parat gramatika, fjalore e perkthime."
"Prej vj. 1800 e deri në vj. 1861 çilen aty-ktu shkolla private me klasë fillore. Veç në Shkodër mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djelm e 4 per varza. Mjetet ishin të vogla e primitive, prandej nuk asht per t' u shikjue gjith aq perparimi a dobija, qi xierej prej sosh, sa inicjativa, hapi heroik, zelli per të hapun të kulturës. Nji msues perfaqsote nji shkollë në vedi. Ende sot, si në shëj evarije, kujtohen me ande emnat e tyne prej popullit katolik shqyptar.
E perkohshmja "Perparimi" i rreshton emnat e msuesave ma të njoftun me ket rend: Gegë Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit të Mark Krajës (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Ejell Radoja, D.P. Babi."

Ky është një botim i vitit 1935 dhe unë po thërras:

Pse o Shqiptarë lejoni që barbarët komunistë akoma t'ju mohojnë te verteten?

Se kush eshte ky studiues e martir qe te paktit nga ne e njofin jo per faj te vet:
(shih, Prof. Dr. Simon Pepa-Atë Donat Kurti - Dijetar i Martirizuar, Phoenix, Shkoder 2001)
"Atë Donat Kurti vdiq 18 vjet më parë, më 10 nëntor 1983. Edhe vdekja e tij, ashtu si dhe jeta, qe e varfër dhe e frikshme. E mbesa, Riti Radovani (Toska), duke sjellë ndërmend atë ditë të dhimbshme, me lot në sy e më një zë që i dridhet thekson: "Mua më paraqitet si një film bardh e zi dita e 11 nëntorit 1983. Shumë njerëz dëshironin të merrnin pjesë në ceremoninë mortore të tij, t'ia shihnin për herë të fundit atë fytyrë fisnike t'ia puthnin atë dotë që kishte shkruar aq shumë për kulturën shqiptare, por …shumë pak erdhën. Frika e persekutimit, kjo ndjenjë e keqe që e shkatërroi këtë komb, bëri që të mohohej njeriu i zemrës dhe i shpirtit" (shih, Florenca Jakova (Radovani), Atë Donat Kurti, jeta e vepra, temë diplome, Universiteti "Luigj Gurakuqi", Departamenti i Letërsisë, 1999).
Për vdekjen e këtij dijetari nuk u shkrua asnjë rresht. Atij, siç iu mohua jeta, iu mohua edhe vdekja. Si datë vdekjeje merret viti 1969, pra, bëhet i vdekur 14 vjet përpara (shih Robert Elsie, "Historia e letërsisë shqiptare", Tiranë - Pejë, 1997, fq.378).
Por, fatmirësisht, atë që nuk e bëri shqiptari e bëri i huaji. Para 3-4 vitesh në Gjermani u zhvillua një Simpozium i gjerë në shkallë ndërkombëtare, për Epikën heroike. Karrigia, ku ishte shkruar emri i Atë Donatit, e zbukuruar me një tubë lule shumëngjyrëshe, ndejti e pazënë në të gjitha ditët e tubimit…Kjo shenjë nderimi ishte mirënjohja dhe respekti që kishte bota e qytetëruar për të. Kjo ishte njëkohësisht dhe një qortim për ne, duke vërtetuar më së miri thënien lapidar të prof. Skënder Luarasit, se: "E gjithë bota i ndërton heronjtë prej balte, ne i kemi dhe i hedhim në baltë".
Në sa po jepte shpirt ky njeri i bekuar, la amanet vetëm tri fjalë:

Dashuri!, Vëllazëri !, Mëshirë !

Ishte mesazhi i fundit i shpirtit të tij fisnik, mesazhi i një dijetari të martirizuar, që e deshi aq shumë popullin dhe atdheun e vet e që për ta arriti deri në flijim…"


 
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.