Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Gjeste, veprime të shoqëruara me komente popullore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9492)


Postuar nga amoxil datë 20 Shtator 2005 - 06:53:

Xheste, veprime të shoqëruara me komente popullore.

Përshëndetje të gjithë forumistave ..

Qytetet , krahina të ndryshme të Shqipërisë për veprime apo xheste të caktuara kanë pasur komentet e tyre popullore.

Psh : në Tironë mbaj mend kur kam qene i vogël .. sa here kafshoja gjuhën pa dashje .. të "Rriturit " thonin - Hë se do hash mish ( lol )

Ose psh kur të ha Dora
Kur të ha e Majta -- Do Marrësh Para.
Kur të ha e djathta -- Do japësh para.

Ose mbaj mend njërin (komshiun ) që thoshte gjithmonë -- Kur më dridhet këmba ..po ma dredh gruaja ( lol ) e shumë të tjera si puna këtyre që njerëzit mendonin ishin 1 me 1 se do i dilnin.

Ju ftoj dhe juve forumista të dashur të na sillni ndonjë koment apo interpretim të tillë popullor .. ku i dihet ndoshta na qëllon dhe neve të kemi simptomat tuaja dhe të pakten tja dimë kuptimin.

Feel free dhe shkruani...........


Postuar nga i/e paregjistruar datë 20 Shtator 2005 - 07:00:

Kur te bajn veshet "biiiiip" demek degjon lajm

Nqs te dridhet qerpiku, do qash.

Nqs te del ajo si pucerr ne kapak te syrit, po te doli poshte dikush qe njeh shtatzane do lindi vajze, po doli lart, lind djale. (hajde merre vesh se ca lidhje ka pucrra me robin shtatzene po nejse)

kaq mu kujtuan per momentin.


Postuar nga i/e paregjistruar datë 20 Shtator 2005 - 07:03:

lol,
he se mu kujtua edhe nji.
Kur shikon nje grua shtatzene duhet te marresh nje pulle dhe ta rrotullosh.Po s'gjete pulle do te te ndjekun fati i keq (psene se mbaj mend).

Ps. Teme e lezetshme, me kujtove do histori interesante Komplimente.


Postuar nga Demokrate4ever datë 20 Shtator 2005 - 07:22:

Urime per temen amo...

Na bere qe te pyesim me te medhenjte per keto veprim-thenie popullore . Gjithashtu te ndjehemi tamam si ne Shqiperi pasi kane dhe shije te lezetshme.

Per momentin me kujtohet;

- Kur tingellon veshi do marresh 1 lajm!


Postuar nga botablu datë 20 Shtator 2005 - 07:36:

kur t`han kemba t`vijn miq shpi.

kur t` kruhet veshi thojn se bjen shi.

kur len partafolin maja tavolins harxhon pare me shumice.


Postuar nga freeb datë 21 Shtator 2005 - 00:25:

Kur te kruhet gjuha, ose hunda, do te zihesh.
Kur te leviz qerpiku, do te bjere shi.
Kur te ben veshi piuuuuu () te ka vdekur fersniku (nuk e di se si mund te shkruhet kjo fjale...por keshtu thote gjyshja ime )
Nese pi nje gote me uje qe ka qene mbushur qe me pare, gjyshja me thoshte "mos e pi, se ka peshtyre shejtani"...
Kaq po me kujtohen tani...
Teme shume interesante, na kujtuat gjysherit tani...


Postuar nga unforgiven datë 21 Shtator 2005 - 03:13:

- Ne se degjon per lindjen e nje femije kap dicka florori ose hekuri.
- Ne se degjon nje kenge labe prit se do te bjere shi
- Ne se dy nuse shohin njera tjetren ne diten e dasmes duhet te ndrojne shamite
- Ne se degjon qente te qajne do te degjosh nje vdekje..
- Kur heq kepucet dhe padashur ato jane njera pas tjetres do te marresh rruge.
- Ne se eshte duke rene shi dhe papritur del dielli, martohen arrixhinjte..


Postuar nga amoxil datë 21 Shtator 2005 - 04:15:

Nëse dëgjon ndonjë këng labe do të kapi barku me patjetër.


Postuar nga wydra datë 21 Shtator 2005 - 13:34:

ahaha, dmth leberit qenkan te tere me bark konstant (dhe me kohe te keqe)


tek mua thuhej keshtu, qe kur te "tingellon" (dmth ben nje si zhurme) njeri vesh, pyet personat qe jane rreth e qark: cili vesh me tingelloi? Ai qe e gjen dmth qe te do me shume


Postuar nga Isra datë 21 Shtator 2005 - 15:04:

Une di ca keshtu:

-Kur te ha syri do bjere shi.

-Kur te cik fshesa kemben kur fshi, peshty tri here se ngelesh e shkurter (nga femijeria me ka ngel supersticiozitet ky dhe me eshte bere ves)

-Kur te vene kepuecet para kembeve qe ti veshesh, rregulloi vete njehere me doren tende se ngelesh beqare.

-Kur ecen me nje corape ne shtepi do te vdes burri

-Kur e sheh goten gjysem me uje dhe i shton prape uje qe ta pish do te shtohen hallet, keshtu qe duhet ta derdhesh....

-Kur te hane hundet do zihesh me dike...

-Kur ciklohesh me pikla nga shiu, do e maresh burrin te pasur

-Kur te derdhet kafja jashte filxhanit te kafese do harxosh para.

-Kur pi kafe me xhezve do kesh burre te pasur





Ka plot te tjera por spo me kujtohen tani...

-


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.