Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- PS post NANO (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9664)


Postuar nga Klodel datë 10 Tetor 2005 - 23:21:

PS post NANO

Dje ishte nje moment historik ne historine e Partise Socialiste me zgjedhjen e Edi Rames kryetar, dikur nje nder dizidentet e pare qe doli kunder rregjimit komunist dhe me perfundimin e epokes pothuajse 15 vjecare te Fatos Nanos.

Si i shihni zhvillimet e metejshme ne kete parti? do kristalizohen krahet e brendshme konservative dhe atij te moderuar, do vihen nen kontroll klanet e ish sigurimit? do kete ndoshta nje unifikim te forcave te majta dhe te vete PS-se? mund te kete rikthim te Krahut te Metes dhe LSI-se ne PS?

jepni mendimet dhe parashikimet tuaja


Postuar nga Fajtori datë 11 Tetor 2005 - 05:35:

Urime

U habita kur lexova kete teme. Hapa faqet e gazetave dhe pashe se ishte e vertete.

Per mendimin tim kjo eshte dita me e gezueshme e PS-se, jo se iku Nano. Te mos behemi urrejt-bartesit e zakonshem qe na cajne veshet ne forum. Kjo eshte dite e gezueshme sepse parashikon zhvillim ne politiken shqiptare dhe si rrjedhim ne gjithe Shqiperine. Tani qe PS-ja perfaqsohet dhe drejtohet nga Rama ka shume mundesi te fitoje zgjedhjet e ardhshme dhe te aplikoje metoden e tij te punes edhe ne qeveri. Te them te drejten mendoj se metoda e Rames eshte paksa diktatoriale, kete e thone shume vete, por mendoj se Edi Rama eshte i afte te zhvilloje Shqiperine te pakten aq sa ka zhvilluar Tiranen.

Sidoqofte, pa hyre ne parashikime elektorale, duhet thene se Edi Rama eshte nje konkurrent i shkelqyer per qeverine e sotme dhe kjo do shtyje Partine Demokratike te punoje mire qe te mos humbase zgjedhjet. Dhe natyrisht qe konkurrenca nuk mund te sjelle vecse zhvillim.

Ne aspektin partiak Edi Rama ka "cvirgjeruar" zakonin shumevjecar te PS-se qe mbante te njejtin kryetar me vite. Tani rritet probabiliteti qe Sali Berisha te dale nga skena politike si nje figure e tejkaluar, madje do te thosha figure e zbythur nga brezi i ri. Duke patur parasysh se PS-ja nuk ka ndryshuar ndonjehere kryetar, ndersa PD-ja ka qene ne morsen e Sali Berishes, ky eshte ndryshimi i pare ne politiken shqiptare sepse Edi Rama e ka fituar me djerse kryetarllekun, nuk eshte nje kryetar-kukull. Prandaj sot mendoj se eshte shenuar goli i dyte ne favor te demokracise (i pari eshte shenuar ne dhjetor 1990).

Ne aspektin nder-partiak rritet probabiliteti i kualicionit Rama-Meta, pra PS-LSI. Sic mund te mbani mend ishte pikerisht Edi Rama ai qe bente thirrje per kualicion gjate zgjedhjeve. Nje thirrje qe PS dhe LSI nuk e degjuan (madje Meta u tall) dhe si rrjedhoje e majta humbi zgjedhjet.

Edi Rama shenon fitore jo vetem si personazh i suksesshem, por edhe si flamurtar i nderrimit te kryetareve. Qe sot e tutje krytaret nuk do jene me te perjetshem, partite do sjellin gjak te ri, do kryejne modifikime dhe do i pershtaten me shume elektoratit. Ne nje fare menyre ardhja e Edi Rames kryetar shenon perendimin e brezit te vjeter ne politike.

Ashtu si shume te tjere, mendoj se Nano ishte nje nga politikanet me te zote te 15 viteve te fundit, por koha e tij ka skaduar. Ndoshta Nano behet president ne 2007-en, kjo nuk me shqeteson shume. Eshte nje detyre qe mund ta beje fare mire pa bezdisur ekuilibret e politikes shqiptare. Ajo qe ka rendesi eshte qe Nano tashme eshte zhveshur nga pushteti popullor. Jo se perbente rrezik te sigurte, por sic dihet fuqia popullore jep pushtet dhe pushteti ne Shqiperi eshte i lidhur ngushte me klanet, shoqerine dhe fisin. Sa me shume te zgjasin personazhet shqiptare ne pushtet aq me pak ndryshon Shqiperia, aq me shume forcohen klanet dhe aq me shume dobesohen institucionet. Ndryshimi i ujit neper parti tregon freski dhe zgjon shpresat e elektoratit. Nje popull qe shpreson mund te beje mrekullira.

---------------------------------
Nje shtojce mbi analistet shqiptare:
Para dy ditesh lexova nje carcaf te nje analisti, i cili pretendonte se Nano po eleminon Edi Ramen qe te behet president ne 2007-en. Tani... une nuk jam ekspert i politikes shqiptare, ndoshta Nano mund te kete menduar ashtu. Por me duket se keta analiste fantazojne gjera vetem qe te behen bombastike. Duan te tregojne dragoj dhe kucedra kur nuk dine nga lidhet gomari. Fatos Nano mund te behet president shume me kollaj me Edi Ramen kryetar te PS-se sesa kur kryetar ishte vete. Nuk me intereson behet apo jo, por... pffff, sa llogjike te ceket qe tregojne keta analiste.


Postuar nga Petrit Kola datë 12 Tetor 2005 - 01:52:

Analistaja

na foli per disidentete e pare dhe Fajtori per golin e viteve 1990. Per mua qe te dyja jane te rreme. "Disidentet" si Sali Berisha, Ylli Popa, Rama etj. ishin te vene nga PPSH e cila dirigjoi ndeshjen e viteve 1990 dhe si rezultat nuk u shenua asnje gole ne dobi te popullit shqiptare. Pikerishte ate vuajme dhe do te vuajme per shume kohe, mungesen e disidences se veretet...


Postuar nga Amici di Nessuno datë 12 Tetor 2005 - 05:49:

U cpua kazani, ka me u ca shpejt tani, po i vjen ene Sales ora. Oreksi vjen duke ngrene, tani kom qejf mos me u pa mo surratet Finove, Angjeleve, Malajve, Dokleve.
Sa per Meten,.... me mire te rrije aty ku eshte.
Edi diktator? ... E pame ca na beri liberalizmi i Tosit. Ne nje vend ku njerezit nuk dine te punojne, nuk kane edukate pune, diktator duhet.
Hajt mo e bofte shqypnin si ka bo tironen (kur ti vije vafti)


Postuar nga Fajtori datë 12 Tetor 2005 - 16:11:

Petrit Kola,
Goli i pare eshte shenuar kur u lejua sistemi shume-partiak ne Shqiperi. Pikerisht ne dhjetor 1990 kur u krijua Partia Demokratike. Kjo i ka hapur rrugen konkurrences politike dhe eshte padyshim fitorja e pare drejt nje sistemi demokratik.

Po diskutojme per sisteme, per parti, per ide dhe jo per njerez.


Postuar nga Petrit Kola datë 13 Tetor 2005 - 01:50:

Fajtori,

Une po them se partite e sotme jane pjese te PPSH dhe jo parti autentike. Ato jane si organizatat e masava qe ishin ne kohen legale te PPSH, si Organizata e Frontit, Bashkimet Prefesional etj...
Po te shohesh programet e PD-se dhe PS-se ato jane ekzaktesisht njesoj. Pra programi qe beri Ramiz Aliagovic dhe Adil Carcani (TaoTao, po e ke pare ate filmin multiplikatve me arushin panda TaoTao).
Pra nuk kemi asnje konkurim programesh por konkurim qenesh se kush do ta shqyej me shume Shqiperine.
Pra kemi gole, por ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve. Kjo shpjegon dhe situaten ne Shqiperine e ketyre 15 vjeteve. Demokraci allakomuniste. Mos je i mendimi se kur Enveri debatonte dhe vriste kundershtaret kishim konkurim idesh?
Ne pritje te pergjigjes tuaj.
Respekt
Petriti


Postuar nga Fajtori datë 13 Tetor 2005 - 05:17:

Sido qe te jete, Petrit, ndryshimet nuk behen dot menjehere. Mendimi im ishte se Edi Rama perben nje hap para ne demokraci.

Hapa te tjere jane bere edhe ne PD. Mjafton te shikosh sesi Berisha eshte qetesuar ne dialogjet me mediat.

Jam dakort se politikanet e medhenj te te dyja partive rrodhen nga PPSH. Por ketu nuk po diskutojme kete! Po diskutojme nje event te caktuar.

Tema titullohet "PS post Nano"!


Postuar nga Amici di Nessuno datë 15 Tetor 2005 - 05:58:

Kryesia e re e PS

Sot po lexoja do gazeta shqiptare qe do dalin te shtunen, dhe qe informonin per ngjarjet e dites se sotme.(per ne qe jemi larg memelleut)
Dhe u ndala tek kryesia e re e PS. E para ishin do emra te publikuar si Malaj, Dokle, Dade, Luan Rama, Ilir Zela. Nuk e di po keta rob e kane blere me tapi ate te shkrete vendi. Eshte bere si ne kampionatin shqiptar, Halili luan gjymes sezoni me partizonin ene gjymsen tjeter me Dinamon. Patushi e fillon me Vllaznine dhe e mbaron me Tiranen.
Keshtu dhe puna e ketyre robve, nje sezon ministra nje sezon anetare kryesie e nje sezon anetare sekretariati. Po ato emra qe kane te pakten 15 vjet qe qarkullohen.
Dhe me e bukura ishte se Majko e merrte listen qe do te propozonte nga Nano (nepermjet korrierit qe te mos bie ne sy). Se e kam pat njohur personalisht dreqin, po nuk e paskam kuptuar se qenka kaq pa personalitet. Po si mor lal, te zgjodhen Sek Org, te partise, akoma Nano do te te terheqe prej kravate? Eshte bere me keq se Sandri i Tetos (tek pallati 176). A kane nje pike autoriteti keta njerez apo jo? Dhe ne presim te na qeverisin neser pasneser. Po je cun i ri me lal, jepi duret Nanos me shoke. Aq me teper qe ne rastin me te pare qe ka patur ia ka futur sa krahu.
Nejse, po keni kohe jepni ene ju ka i mendje per ngjarjet qe do konkretizohen sot me kriesine e re.


Postuar nga Amici di Nessuno datë 15 Tetor 2005 - 22:55:

Dhe cudite vazhdojne, Dokle e Ruci me te votuarit e PS.
Ene ju prisni pastaj qe ai vend te ndryshoje. Populli atje eshte mesuar me idhuj, ene nuk shkeputet dot kollaj. Nuk ndahemi dot nga e vjetra ne.


Postuar nga Petrit Kola datë 17 Tetor 2005 - 05:59:

Post Fano...

Post Nano eshte njesoj si before Nano...Rrumpall Demokratike.

http://www.forumihorizont.com/showt...8853#post158853 dhe keshtu do te vazhdoje...


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.