Forumi Horizont | Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva e Informatikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=304)
-- Celestia... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9804)
Celestia...
Disa muaj me pare ketu folem shkarazi per disa programe qe kane lidhje me parjen e Tokes nga lart si te perdornim nje satelit privat. Personalisht kerkova ne internet dhe perdora disa prej tyre dhe desha te ndaj me ju konkluzionet e mia.
Nasa WorldWind - Interesant por tmerresisht i madh (MBs) dhe mjaft i ngadalte. Gjithsesi falas. Sa per kualitet fotosh, nuk arrita ndonjehere te shoh gje me detaje sepse linja asnjehere nuk arriti te hapi qofte dhe nje qytet . Gjithsesi kishte emrat e te gjithe fshatrave te Tiranes mesa arrita te kuptoj
Keyhole - Me lek por mjaft praktik. Tashme nuk ekziston me sepse u shkri me Google.
Google Earth - I bazuar mbi Keyhole dhe mjaft i shpejte, ka dhe version falas por edhe version me lek. Versionet e ndryshme nuk kane diference ne kualitet fotografie keshtu qe mos nxitoni te zbrisni Google Earth Plus ose Pro pasi eshte e kote.
Se shpejti do dali ne qarkullim dhe Google Moon i cili tashme e ka nje website tek http://moon.google.com dhe me vone pritet dhe nje version Google Mars i cili qarkullon ne internet ne version beta por ishte teper e veshtire per tu gjendur
Ndersa sic permenda dhe ne titullin e temes, duke kerkuar gjeta dhe Celestia. Njelloj si Google Earth por ky program eshte per Universin dhe per planetet dhe yjet qe jane zbuluar deri tani. Nuk ka foto te detajuara dhe per yjet ka vetem nje texture te pergjithshme por ka dhe asteroide ne format e tyre. Jepini nje shkarkim tek http://www.shatters.net/celestia/ dhe hidhini nje sy.
Ekskluzivisht per ju, pamje nga Google Mars. Eshte nje Screenshot i marre nga ekrani im por mu desh ti beja nje watermark me qellim qe te mos me ikte ekskluziviteti. Gjithashtu e bera resize sepse une punoj me 1280x1024 ndersa fotografia duhej te dilte me pak se 110 KBs.
Kush ka pyetje le te shprehet ketu.
Dhe Googli me ne fund e hapi faqen per Google Mars.
http://www.google.com/mars/
ose
http://mars.google.com
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.