Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Te flasim realisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=990)


Postuar nga macja datë 06 Qershor 2003 - 02:41:

Talking Te flasim realisht

Filozofe te nderuar!
C'eshte e lashte duhet te jete per te lashtit.
Une mendoj qe ne jemi te rrethuar me dukuri qe teorikisht nuk
i zgjidhim dot, sepse praktikisht realiteti te detyron te besh te kunderten.Problemi im edhe kush e di i sa te tjereve eshte:
Pasi te marim pashaporten USA , a ia vlen te kthehemi ne Shqiperi apo jo?(duke e pranuar ashtu sic eshte).Ju lutemi juve qe jeni ne shqiperi te jepni mendimin tuaj , dhe ju qe jeni jashte
c'mendoni.
Mendoj qe idete tuaja do te bejne shume shqiptare te kthjellohen
per te ardhmen.


Postuar nga THE_TIGER datë 06 Qershor 2003 - 14:51:

po flas une realisht

si mace qe je nuk e ke menduar keq e kupton apo jo, ishte thjesh nje shaka por do te thoja qe mos harro se shkrimtaret shqipetar kanbe shkruar shume fjale te bukura per vendin e tyre dhe nese i permend do mbushesh me lot dhe do e mendosh vet me mire se cila duhet te jet zgjidhja por une them usa eshte per amerikanet shqiperia eshte per ne ajo na pret te gjithve bashke


Postuar nga Farka datë 07 Qershor 2003 - 18:24:

Mbledhi plaqkat dhe kthehu ne shtepi..

Home sweet home...


Postuar nga militanti1980 datë 07 Qershor 2003 - 22:23:

Une nuk e di se ç'far lidhje ka kjo teme e jotja me filozofine, mori mace. Por nejse, une do doja te pytja se ça eshte per ty realiteti, apo normaliteti.
Definoje me saktesisht, se ça kupton realiteti per ty.

Ciao


Postuar nga Keni datë 07 Qershor 2003 - 22:31:

Shume mendojne se " Shqiperia nuk ka per tu ber kure", po del pyetja se kush do ta bej Shqiperine, vendin ton te dashur? Mos valle do na e bejne te huajt qe deri me sot jane munduar dhe na kane coptuar? Une mendoj se vetem ne jemi e ardhmja e vendit dhe femijet tan qe me kulturen dhe diturine qe po marin jashte mund te bejne dicka per vendin ton. Prandaj duhet te mendojme qe te kthehemi nje dite dhe te bejme dicka per vendin tone.
Mendimi im personal eshte se duhet te kthehemi nje dite, qoft edhe perkohesisht per te ndihmuar sado pak qe edhe Shqiperia ti ngjisi shkallet e zhvillimit ekonomik si gjith vendet e tjera. Mendoj se duhet te kthehemi dhe te ndihmojme ne kete drejtim, mbasi Shqiperia i ka kushtet e favorshme qe te zhvillohet dhe mos te mbetet mbrapa vendeve te tjera Evropjane, por vetem do ndihme te sinqert dhe kete ndiheme nuk ka kush ja jep tjeter, po nuk u kthyem ne emigrantet per ta ndihmuar vendin ton.
Me respekt KENI.


Postuar nga dituria datë 27 Qershor 2003 - 19:43:

NUK paska gjo ma te embel se kthimi ne shqiperine e varfer.Jemi shpernda neper bote si zogjte e korbit prandaj nuk bejme hajer dhe kemi harruar rrugen e ALLAHUT dhe traditat tona te mrekullueshme.Etja per para, per fuqi, per nje te ardhme me te mire gjoja na ka bo qe ta trathtojme vendin tone.DO te vije koha qe keto dele do te mblidhen ne vathe dhe per kete gje duhet ta ulim koken dhe ta ndihmojme njeri-tjetrin qe ne nje te ardhme te kthehemi perfundimisht ne atdhe.Kemi pesuar si cifutet qe bredhin neper bote te pa shtet dhe ne perkundrazi e kemi kete shtet dhe shume te bukur dhe te pasur.POR kjo take do punuar dhe investuar nga ne dhe jo nga biznesmene te pafe nga e gjithe bota.Bashkimi ben fuqi sic ka thene SKENDERBEu dhe jemi ne te rinjte qe duhet te bashkohemi me drejtimin e te rriturve per nje shqiperi tonen.Shqiperia eshte aq e pasur dhe e begatshme sa neve kurrren e kurres sdo te na nevojitet te bredhim rrugeve te greqise ,italise gjermanise etc per meshiren e pronareve te huaj ,me pamje njeriu por me shpirt qeni, per ndonje dite pune.NUk do te na vije zor ti tregojme te huajve se jemi shqiptare dhe skemi buke me ngrene etc.INSHALLAH do te vije dita qe ne do te jemi krenare per te qenit shqiptare dhe do ti trgojme botes se ne jemi shume me shume se THIRD WORLD as they think se ne kemi intelektuale ,se ne kemi studenta te shkelqyer neper bote ,se ne jemi te ndershem dhe te dashur,se ne jemi vendi i shqiponjave dhe traditat tona jane shume me lart se traditat e degjeneruara evropine.Evropa po na percan por ne nuk jemi evropiane.Ne gjakun tone rrjedh gjak blu dhe i paster dhe ne do te na duhet kohe tia mbushim mendjen kesaj evropiane lavire dhe per kete vellezer shqiptare duhet me desh njeri-tejtrin dhe me e ndhimuar dhe me ju fal ZOTIT te madh pavaresisht nga bindjet dhe ndarjet fetare.INSHALLAH ZOTI do te na ndhimoje te kthehemi dhe te ndertojme shtepine tone ne shqiperine tone.


Postuar nga JaM_VlOnJaTe datë 07 Korrik 2003 - 18:35:

Lightbulb Po ajo dihet

Sado mire te jesh ne Usa (nga shendeti, ekonomia etj...) prape se prapi do ishte me mire qe patjeter te ktheheshe ne Shqiperi. Te pakten une gjithmone kam menduar te njejten gje dhe jam dakort me Kenin kur thote qe po s'beme gje ne kush do bej më???
Nese disa mendojne qe Shqiperia s'ka per tu rregulluar kurre apo qe do te ngeli gjithnje e varfer dhe pa rend (well, qe s'do ndryshoj dmth )), e keni sh. gabim sepse me disa forca, MEND, dhe mundim ate mund ta kthesh ne nje nga vendet me te mire...apo jo? (*_*)
::::
Une per veten time kam menduar te bej ca shkolla ne Vlore nje here, kur te mbaroj shkollen time dmth dhe te kem nje job te pakten


Postuar nga vlonjati_pa_prokopi datë 07 Korrik 2003 - 23:36:

jam vlonjate fut veten ne ato shkollat

o patriote ke do futesh ne shkoll moj lumadhe ?meqense do hapje shkolla ti ,nuk thot do hap ca burgje!! po do hap shkolla thot u te rente bomba ty dhe shkollave te tua vlora i ka 40 shkolla qe nga tregetarja deri te mos na ca ka ,, MUSA CAKERRI desha te thosha .Jo per gje po aty ke ber dhe vet shkollen ti ,hajde ciao


Postuar nga JaM_VlOnJaTe datë 09 Korrik 2003 - 17:51:

Red face

U ti ore, une sa per djenine tende e kam bere shkollen tek Marigo Posio ok?? ). Dhe pastaj neve po flasim per nje te ardhme te mire ore te keqen jo per burgje e luftra dhe ti aman. Tani sa per ato shkollat une patjeter qe e bera ne Vlora ta thashe, por mendimi eshte qe te besh shkolla si psh. ne Usa. Qe kane lezet me lockers, cafeteria, etj... Me comp. ne klasa dhe jo te merohet mesuset me regjistra (*_*). Dhe qe kur nxenesit te vene ne shkolle mos te zihen me grushta me njeri-tjetrin dhe si ndodh asgje apo jo?? Kshq, ideja eshte te realizosh dicka fantastike dhe qe sa te vij e te perparohet jo te shkaterrohet. Ciao now.


Postuar nga Klodel datë 09 Korrik 2003 - 23:12:

LePuLuShE

Ummm..une u bera nja 2 vjet qe kam ikur nga Shqiperia edhe do doja te kthehesha por sa here flas ne telefon me ata qe ndodhen ne shqiperi ta prishin mendjen.
njeri thote skemi uj..tjetri thote skemi drita...jo ska pune..etj etj.

Eshte e vertete qe Shqiperia mund te behet vetem nese ne bejme dicka per te...por e verteta eshte qe ne se kemi mendjen per ta rregulluar...O mete per vete kane thene...ne jemi shperndare ne 4 anet e botes edhe mendojme per te ardhmen tone personale sepse e kemi pare qe ne shqiperi 'skemi bere hajer'...punon edhe sta di njeri...meson si dreqi edhe shkollen e merr ai qe ka mikun edhe lekun...sad but true...

Ndoshta nje dite do te kthehem se dihet se si je ne vendin tend sje ne asnje vend tjeter...por ama njeriu mesohet me gjithcka po pati kushtet qe i duhen per te bere nje jete sa me te mire....nderkohe qe ne Shqiperi mungojne kushtet minimale...
Une ja le kohes... [/b]


__________________


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.