Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > cfare po ndodh ?
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ze
Anetar i ri

Regjistruar: 23/12/2004
Vendbanimi: t
Mesazhe: 11

cfare po ndodh ?

une jam studente ne fakultetin gjuhe letersi me kohe te pjeseshme .cdo vit bej pagesen prej 500mije lekesh . kur filloi greva ate jave kisha dy provime te rendesishme dhe duhet te filloja vitin e dyte ju theksoj se marrja e vertetimit ishte e rendesishme per mua por nuk ndodhi ashtu .mesimi akoma nuk ka filluar askush nuk na jep informacion .me falni per modestine por 425 studente te kessaj dege te gjithe paguajne a nuk eshte e mundur te vihet ne dis[pozicion nje numer telefoni qe ne te marrim dhe te informohemi .na eshte dhene nje program pe datat dhe njehere zbatohet njehere jo .si eshte e mundur qe askush nuk e ve ujin ne zjarr qe 425studenta sillen lart e posht dhe askush nuk i kthen pergjigje a mendon kush se ka ngarrethet qe vijne nga fani(6 ore rruge cdo dite mesimi) nga bajram curri nga gjirokastra madje edhe dikush nga xhenova e italise qe le familjen punen dhe shpenzimet e rruges cdo 2 ose 3 jave .a mban dikush pergjegjesi per kete ?pedagoget nuk i paragjykoj por me falni ata bene greve per rroga 600 mije lekeshe po ne nuk duhet te bejme greve qe nuk na pergjigjen qe rroga maksimale shkon 250 mije kush ka fat dhe do mbaj familjen rruga lart e poshte ndonjehere fleme edhe neper hotele vetem nga deshira per tu arsimuar apo edhe nga nevoja per te ruajtur vendin e punes.si ka mundesi qe profesori na ka mbajtur duke na bere presion nje dite qe kishim provimin ne oren 1 e gjysem provimi filloi ne oren pese pdhe mbaroi ne 7 e gjysem per nje pjese .4 veta ne bange dhe me shume se gjysma u kthyen mbrapsh me fal une e kam shpine ne puke ku teshkoj ne oren 7 e gjysem te darkes apo te fle poshte ures nuk ke as ura se i ka vene edi rama rrjete.

profesori na bente presion se po nuk erdhen dritat nuk ka provim me fal o ti zoteri
KUSH JEMI NE KALAMAJT E ANDIS HARASANIT APO KEMI LIDHJE DASHURORE ME TE ? PROVIMET I BEJME ME PIKE E ME PRESJE DHE ASKUSH NUK I LEXON NA VENE KATER KUR KERKOJME FLETAT E PROVIMIT ASKUSH NUK NA I JEP SI TE VEPROJME A BASHKOHENI DHE JU ME PROTESATEN TIME?

__________________
respektoni veten qe edhe te tjeret tju respektojne

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Janar 2005 13:44
ze nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ze Kliko këtu për të kontaktuar me ze (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ze't! Kërko mesazhe të tjera nga: ze Shto ze në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ze në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Arsimimi si krizë

Nga Arben Rrozhani

Po e nis si prind:
Fëmija im e provoi që 9 muajsh që ta “rrisë bota”. Me shumë përpjekje, me një pagesë 17 mijë lekësh në muaj dhe duke i thënë “faleminderit”, pronarja e një kopshti privat, por që kishte edhe çerdhen pa licencë pranoi të kujdesej për fëmijën, që ne prindërit të bënim këto punë të uruara, duke përshkuar me karrocë gjysmën e Tiranës nga ministria e Jashtme deri te fundi i rrugës “Myslym Shyri”. Aty vijoi edhe kopshtin me tarifë 14 mijë lekë në muaj, por e hoqëm, sepse privati po abuzonte jo vetëm me paratë tona, por edhe me mirërritjen dhe edukimin e fëmijës. Ndaj në moshën 4-vjeçare provoi se si të “rrit shteti”. Në një kopsht të bukur njëkatësh pranë ministrisë së Shëndetësisë, që kundërmonte ditë-natë era gjellë, rrethuar nga një bahçe e papunuar e me bar të keq. Ishte një telash më vete. Jo për tarifën qesharake që do t’i paguaje shtetit në një zyrë afër “Stacionit të Trenit”, por sepse me atë orar nuk mund të bëje një punë të hairit. Normalisht, fëmija duhet të bënte gjumin e drekës aty dhe pastaj ta merrje pasdite. Por çfarë gjumi?!!! Mbi 40 fëmijë të ngjeshur me njëri-tjetrin, me ca krevatthe, të sajuar me sfungjerë të vënë sipër paletave të drunjta 60 me 100 cm. Dhe me probleme të shumta higjienike që pasonin këtë fjetje kolektive. Derisa një ditë, vendosëm t’i thoshim mjaft shampove dezinfektuese dhe stërmundimit për të qenë edhe prindër edhe të punësuar të përgjegjshëm.

Destinacioni i ri ishte një shkollë që vetëquhej artistike, rrugës së Frigoriferit, që bënte reklamë të madhe duke përdorur imazhe të artistëve të njohur. Ku vinte po ai kundërmim gjelle, por ku fëmija mësoi se si mishi aty ishte i padukshëm, jo si ai që copëtonte me duar në shtëpi. Ku kaloi disa lloje veglash muzikore dhe ndaloi te piano, aty ku edhe ka mbetur. Tarifa po aq sa e çdo privati, plus shpenzime të tjera ekstra, për mjete didaktike apo edhe ekskursione te Kopshti Zoologjik!!!. Dhe me këto kujtime jo aq të mira fëmija do të hynte në klasën e parë.

Një klasë e bukur në shtesën e re të njërës prej shkollave 9-vjeçare më të dëgjuara të Tiranës. Mbi 30 nxënës në duart e një mësueseje të papërtuar, por pak të sertë. Me idenë e saj klasa e pajis me kondicioner dhe aksesorë të tjerë, por pas një viti klasa iu lirua një të pare tjetër dhe në klasa të dytë fëmija ynë mësonte në një kthinë shumëkëndëshe, ku tabela e zezë ishte veç dy metër larg nga banka e fundit dhe ku muajt e fundit zgjidhja ishte vendosja e nxënësve përreth bankës. Prej 12 shtatorit 2011, fëmija është në klasë të tretë. Klasa është te pjesa e vjetër e shkollës. 40 nxënës të mbledhur nga lagjja përreth dhe nga periferia në një klasë ku nuk dalin bankat për t’i ulur.



Po e vijoj si taksapagues:
Qeveritë shqiptare nuk duan të japin kokrrën e lekut për arsimin, shëndetësinë apo sektorët e shërbimeve. Ato nuk janë pjesë e tyrja, sepse qeveritarët nuk kërkojnë të marrin shërbime te këto sektorë buxhetorë, ngase shërbimet i marrin te privatët, duke i blerë me paratë e vjedhura prej taksapaguesve. Flasin faktet që thonë se fëmijët e pushtetit shkojnë në shkolla private, ku të bie kokës tarifa brenda dhe jashtë shtetit. Flasin më mirë shifrat se si Ekzekutivi jep gjithnjë e më pak fonde për zgjerimin, apo përmirësimin e sektorëve jetikë të jetës sociale, siç është arsimi.

Për arsimin e fëmijës në një shkollë publike fondet vijnë nga qeveria, bashkia, si dhe vetë prindërit, që kontribuojnë me çfarë të munden. Në një grafik të hartuar nga “Open Data Albania”, i cili mbështetet në të dhënat e Ministrisë së Financave arrin të bësh analizën e shpenzimeve të buxhetit të shtetit për arsimin, i cili shkon në financimin e arsimit bazë, të mesëm, universitar, për shkencën si dhe shpenzime për paga, sigurime, materiale mësimore apo investime kapitale për institucionet arsimore dhe administratën.

Nga ana shifrore shqiptarët sot shpenzojnë 5 herë më shumë se sa në vitin 1995, por në përqindje më pak, sepse sot ajo është vetëm 2.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) kundrejt 3.7% në 1995-n. Viti më i mirë mbahet 2003-shi, në të cilin ai ishte 25% më i lartë se sa një vit më parë si dhe viti 2007, ku bie në sy dukshëm shkëputja që ka pësuar financimi edhe për vitet në vazhdim. Pesha ndaj PBB-së ka ardhur në rënie të vazhdueshme nga 5% në vitin 1991, në 3.7% në 1995-n,e deri në 2.8% në vitin 2002, një periudhë gjatë së cilës domosdoshmëria për fonde ishte shumë e lartë për të mbështetur rritjen e cilësisë dhe riorganizimin e sistemit arsimor. Deri në vitin 2009, pesha ndaj PBB-së ishte mesatarisht 3.2% dhe vetëm në vitin 2010 ajo bie sërish nën 3%, për tu ulur akoma më shumë në 2011-n në 2.8%. Duhet theksuar se buxheti arsimit ndaj PBB-së ka qenë vazhdimisht më i ulët se mesatarja e vendeve të OECD-së. Kështu, në vitin 2004, mesatarja e OECD-së shënonte 4.5%, ndërsa e Shqipërisë 3,4%. E njëjta situatë edhe në vitin 2007. Mesatarja e vendeve të OECD-së ishte 4.6%, ndërsa e Shqipërisë 3,2%.

Sipas të dhënave prej vitit 2001 vërehet një rritje e zërit të arsimit në Buxhetin e Shtetit. Në 2003 ishte 15.5%. Ndërkohë që pas vitit 2007, vërehet një stanjacion në nivelin 15%.





Po e mbyll si punonjës i medias:
Fëmija im ankohet, sepse ka shumë nxënës në klasë dhe kontakti më mësuesen sa vjen e pakësohet. Klasa e saj është shumë më e keqe se dy vite më parë ku shkeli në atë shkollë. Por në atë institucion të dëgjuar të arsimit 9-vjeçar sivjet ka shumë dyndje. Prindër të dëshpëruar për arsimimin e fëmijëve i kanë sjellë edhe nga periferia, në shkolla ku nxënësit dalin siç kanë hyrë, nxënës të hequr nga shkollat private, prej prindërve të zhgënjyer me abuzimin që u është bërë me paratë dhe formimin e fëmijëve. Ky është një lajm i mirë për arsimin publik në vend, i cili vijon të ngjallë besim për formimin e nxënësve.

Por vetë qeveria nuk po harxhon fondet që t’i përgjigjet besimit të taksapaguesve. Në shkollën ku studion fëmija im, lyhet vetëm fasada. Pjesa tjetër është më keq se vite më parë dhe shumica e hapësirës së saj është e pashfrytëzueshme, sepse mungojnë investimet modeste që do ta kthenin në një shkollë normale për fëmijët. Ndërsa kopshti shtetëror afër Ministrisë së Shëndetësisë nuk i ka hapur fare dyert, sepse është mbyllur nga Instituti i Shëndetit Publik për mungesë të kushteve higjieniko-sanitare. Dhe kjo ndodh në një lagje të një kryeqyteti të dyndur prej njerëzve të periferisë ku shteti është zbythur. Shumëkush do të thotë se ka edhe më keq. Siç tregonte kronika nga një fshat i Memaliajt ku dhjetëra nxënës e kanë sfidë “jetë a vdekje” ndjekjen e procesin mësimor, sepse mund të mbyten në lumë ndërsa kalojnë mbi varkën e sajuar.

Shumë larg nga bombardimi me lajme për “Shqipërinë në moshën e internetit”. Në Shqipëri po ndodh ajo që nuk bën bota. Po ndodh siç përfundon analiza e mësipërme se ndërsa shumë shtete po i përgjigjen krizës botërore nëpërmjet investimit në kapitalin human, si një mundësi për daljen dhe lehtësimin e pasojave të saj, ndërsa buxheti i arsimit në Shqipëri po ulet, duke prekur direkt arsimimin. Në shifra? Për vitin 2010 u tkurr me 3%, krahasuar me vitin 2009 dhe rishikimi i buxhetit vjetor në mes të vitit 2011 prek edhe buxhetin për arsimin”. Nga 40.4 miliardë lekë prej korrikut me rishikimin e buxhetit është 38,3 miliardë lekë, ku shkurtimet më të mëdha janë në investimet të reja, në shkolla dhe kopshte. Dhe dihet mirë se ç’të mbjellësh sot, do të korrësh nesër.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Shtator 2011 20:56
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:03 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > cfare po ndodh ?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.