Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Endrrat luzide
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Sa inat me vjen, qe si mbaj mend hiç endrrat .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Mars 2011 19:44
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Nuk dija ku ta fusja kete problem qe pason me poshte e i cili ka te beje si me gazetarine bajate shqiptare, ashtu dhe me endrrat, e me sakte, me vjedhjen intelektuale qe behet sot. Po jap artikullin qe gjeta tek MAPO sot, 22.10.2015 dhe me pas nje koment timin. Kush ka kohe dhe qejf, mund ti lexoje.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Tetor 2015 21:54
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Seks me një mashkull tjetër në ëndërr? Ja çfarë do të thotë…
Postuar më: 22 Tetor 2015 01:27
Psikologët kanë përgjigjen për pyetjen përse në ëndërr sillemi ashtu shkujdesur, pra në vijim po japim disa nga interpretimet e ëndrrave më të shpeshta seksuale.
Ëndrra në të cilën e tradhtoni partnerin me ndonjë mashkull të cilin e njihni…
Ëndrra në të cilën me afsh bëni dashuri me kolegun tuaj të punës apo me shefin është edhe më keq se të keni ëndërruar seks me një të panjohur. Së paku juve kështu ju duket, posaçërisht nëse ai mashkull nga ëndrra është më i vjetër, qeros apo trashaluq i cili në realitet aspak nuk ju eksiton.
Kjo nuk do të thotë që me vetëdije dëshironi të shkoni në shtrat me mashkullin e caktuar.
Me siguri nuk është se në botën reale atij personi i përkushtoni shumë kohë dhe kujdes dhe që në vetëdije ju bren ndërgjegjja, sepse e harroni partnerin tuaj, “duke e tradhtuar” me një tjetër.
Ëndrra në të cilën e tradhtoni partnerin me një person të panjohur
Ju kujtohet që seksi ka qenë fantastik, mirëpo nuk e keni mbajtur mend se cili është akti tjetër. Nuk ju është e qartë si qëndron puna, sepse në gjendjen reale nuk ju mungon seksi. Aq më tepër, jeni goxha shumë të kënaqur me jetën tuaj seksuale.
Psikologët thonë që me siguri nuk ka kurrfarë lidhjeje me seksin. Është shumë më e sigurt që partnerin për diçka e keni gënjyer, apo keni qenë e pasinqertë, andaj nëpërmjet një ëndërre e keni projektuar si tradhti.
Ëndrra në të cilën i dashuri juaj ju ka kapur në vepër
Për diçka ju bren ndërgjegjja. Përpiquni të zbuloni ç’është ajo që ju mundon, ndaj kujt nuk keni qenë e sinqertë dhe frikësoheni që ai person do t’ju zbulojë.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Tetor 2015 21:56
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Pas artikullit pa autor/e te MAPO-s, te huazuar apo vjedhur diku, ja dhe komenti im spontan:
Para nje muaji jepej nje shpjegim krejt tjeter per endrra me seks! Sot tjeter shpjegim! ku e gjetet? Por meqe nuk e keni dhene informacionin nga e keni marre kete shpjegim te tanishem, jam i detyruar t’ju njoftoj se ky shpjegim eshte i perafert me shpjegimin e dhene ne librin “Kuptimi metafizik dhe dialektik i levizjes”, f.301-302, nga i cili duket se po vilen (vidhen) fshehurazi mjaft te reja shkencore. Kjo eshte hera e dyte qe po ju ve ne dijeni ju si gazetare per nje dyshim te tille vjedhje autori. Heren e pare, me nje shkrim jo te gjate ju vura ne dijeni disa jave me pare, juve dhe gazetave te tjera shqiptare. Asnjera nuk e vuri ujin ne zjarr! Vazhdoni ti shtoni inatet dhe mekatet tuaja, se ne kete bote lahen te gjitha!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Tetor 2015 21:59
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Nese dikush ka kohe me teper, mund te lexoje edhe se cfare ka ky liber qe une sapo permenda, dhe tek i cili dyshohet se mund te jete vjedhur materiali mbi keto lloj endrrash.
" Po tregoj një shenjë, e cila shihet nga disa njerëz nëpër ëndrra, sidomos nga disa njerëz nëpër psiqiatri dhe më pak nga disa nëpër burgje, dhe të cilën kanë vështirsi për ta treguar parësit e tyre, pasi është diçka vërtet e fëlliqur në ëndërr. Kjo shenjë e treguar nga unë këtu nuk besoj se është arritur të kuptohet dhe tregohet nga njerëz të tjerë deri tani, sado këta e mbajnë veten për shpjegues ëndrrash.
Është fjala për ëndrra ku shikuesi shikon sikur bën dashuri, apo marrdhënie seksuale me një nga pjestarët e familjes së tij, më së shumti kjo me nënën e tij. Këto ëndërra janë të ralla, e megjithatë lënë gjurmë tek shikuesi i tyre, sepse është diçka torturonjëse kjo lloj ëndrre, jo vetëm pasi je zgjuar, por shpesh edhe gjatë ëndrrës, ndaj ka raste kur shikuesi i një ëndrre të tillë e ndërpret ëndrrën në mes, nga fëlliqësia e inçestit që ndjen qysh në kohë të ëndrrës. Frojdi i ka shpjeguar tepër gabim shumë nga ëndrrat e pacientëve të tij, midis të cilave edhe këto me akte seksuale apo gjysëm seksuale me nënën nga ana e shikuesve. Një lloj ëndrre e tillë më ka ngjarë dhe mua, dhe unë marr guximin ta tregoj jo vetëm sepse kam takuar në jetë edhe të tjerë që e shprehnin një siklet të tillë, por edhe se duhen treguar shkaqet e një ëndrre të tillë, për tu ndaluar këto shkaqe qysh në jetën e zakonshme. Në ato pak raste që unë e kam parë një ëndër të tillë, kam arritur ta ndërpres pas pak ëndrrën, ndonëse në fillim me vështirsi, duke patur fatin të mos shkoja thellë në ëndër me aktin inçest. S.d.q. arrin apo nuk arrin ta ndërpresë shpejt ëndrrën shikuesi i saj, ajo ka një mesazh të caktuar.
Ky akt tregon se një person i familjes është duke marrë nga lekët, nga pasuria, apo nga mallrat e parësit të ëndrës. Shpesh, njerëz nëpër psiqiatri, marrin një pension të caktuar. Ngaqë shpesh ata janë të paaftë për këtë punë, apo sepse ndodhen ndërkohë në spital, këto para i merr një pjestar i familjes, më së shumti nëna. Në këtë rast i sëmuri shikon aktin apo tenta-tivën e aktit seksual me pjestarin e shtëpisë që ka tërhequr lekët. Sa më pak të përfitojë vetë i zoti i këtyre lekëve, aq më shumë ka shance të zgjasë ëndrra torturonjëse. Sa më pak domethënës të jetë akti i tërheqjes së lekve, pra këto lekë ti shkojnë mjaftërisht të zotit, aq më shumë ka shance që kjo ëndër të ngelet në tentativë, pra i sëmuri vetëm sa mund ti afrohet në ëndër personit të familjes që i ka tërhequr paratë.

Një gjë të tillë unë nuk e zbulova menjëherë, por pas shumë vrojtimesh se çfarë ndodhte në rrethin e kontakteve të mia me persona të ndryshëm, përfshirë këtu edhe familjarët, po ashtu duke vërejtur me kujdes edhe rrethin e kontakteve të personave të tjerë që tregonin ëndrra të tilla, përfshirë në ato kontakte të tyre edhe pjestarët e familjeve të tyre. Kështu dallova këtë veprim tërheqjesh lekësh pikërisht në kohën e parjes së ëndrrave të tilla.
Këtu nuk duhet të kujtoj njeri se unë po bëj ndonjë akuzë për pjestarët e shtëpisë time mbi tërheqje lekësh, pasi unë kështu që kështu nuk jam interesuar kurrë ndonjëherë për pensionin që më jepnin gjatë kohës së spitalit apo pas daljes nga spitali. Ky ka qenë problemi i fundit për të cilin mund të mendoja.
Por ky tregim është i nevojshëm, pasi tashmë e di çdo kush se çfarë tregon kjo ëndërr torturonjëse për shikuesit e saj, kështu në këto raste tërheqje lekësh, apo bërje testamenesh, apo ndarje pasurish, apo çdo problem që ka të bëj me mall, çdo njeri e di se duhet të tregohet i kujdesshëm, pasi lëndon padashur dikë tjetër në gjirin familjar. "

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Tetor 2015 22:08
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Nese ndokush arriti dhe i lexoi te gjitha materialet me lart, besoj se do t'me jap te drejte ne dyshimin e ngrejtur, ate te koopimit te materialeve te mia, mbi gjera shkencore qe nuk jane thene nga te tjere me pare. Une do te vazhdoj te tregoj keto dyshime, do te vazhdoj te denoncoj keto akte vjedhje, ndonse provimi i tyre eshte mjaft i veshtire, pasi duket vetem permbajtja e kopjuar por jo teksti i fjalive. E keqja me e madhe eshte qe keto gazeta njoftohen per titujt e mi te rinj, per permbajtjen e librave te mi, per keto dyshime mbi vjedhje autori, dhe ato vazhdojne ta bejne veshin e shurdher. Une nuk kerkoj nga ato mbrojtje, por kerkoj qe ato te japin keto krahasime materialesh, dhe pastaj eshte lexuesi ai qe jep gjykimin e tij.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Tetor 2015 22:16
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:14 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Endrrat luzide

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.