Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Komuniteti Europian ... Cfare eshte??
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Tre kolonat e BE-se

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 3.gif
Ky file është shkarkuar 21 herë.

Kolona e pare : Bashkimi europian

Kolona më e rëndësishme dhe voluminoze vazhdon të përfaqësohet nga Komuniteti Evropian, kompetencat e të cilit u zgjeruan konsiderueshëm me Traktatin e Mastrihtit, Amsterdamit dhe Nisës. Një zhvillim i rëndësishëm, rreth të cilit ne do të flasim edhe më hollësisht.


Kolona e dyte : PPJS

Kolona e dytë, Politikat të Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë (BPJS), e ka vendosur bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e politikës së jashtme, të praktikuar jashtë Komunitetit Evropian, që prej fillimit të viteve '70 në baza kontraktore — gjithsesi një bazë gjerësisht ndërqeveritare jashtë Marrëveshjes së Komunitetit Evropian.


Kolona e trete : BPDP

Dhe kolonën e tretë e përbën Bashkëpunimi i kontraktuar gjithashtu jashtë Marrëveshjes së Komunitetit Evropian mes shteteve anëtare të BE-së në fushën e politikave të Drejtësisë dhe atyre të Brendshme. Përmes institucioneve të përbashkëta (Këshilli, Komisioni, Parlamenti Evropian, Gjykata Evropiane) dhe një katalogu objektivash të mbivendosura këto pjesë të ndryshme të ndërtesës së Bashkimit Evropian janë të paktën të ingranuara me njëra  tjetrën. Gjithsesi mbeten tejet të ndryshme modalitetet e vendimmarrjes, proceset e vendimmarrjes dhe pesha e institucioneve dhe aktorëve të veçantë pjesëmarrës.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Tetor 2007 19:11
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Analizë e procesit të integrimit: Vështrim i përgjithshëm

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 4.gif
Ky file është shkarkuar 20 herë.



Procesi i integrimit 1951-2005


Diagrama e parë, e cila mbulon periudhën nga themelimi i KEQÇ 1951 deri në Traktatin e Amsterdamit 1999, tregon që deri në ndryshimet vendimtare është dashur gjithmonë një kohë relativisht e gjatë. Kështu për shembull prej themelimit të KEE deri në revizionin e parë të rëndësishëm të marrëveshjes, Dokumentin e Njësimit Evropian në vitin 1987, u deshën pothuaj 20 vjet. Por me fillimin e viteve '90 u duk se ritmet u përshpejtuan.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Tetor 2007 19:12
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 5.gif
Ky file është shkarkuar 19 herë.

Pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Nisës në vitin, pak kohë pas kësaj ishte bërë gati projekti i Konventës Evropian, i cili parashihte një ndryshim tjetër rrënjësor. Zhvillimi shënoi pra edhe njëherë rritje në dinamikën e tij. Po në këtë periudhë gjejmë edhe shkëputjen tejet simbolike të monedhave kombëtare dhe zëvendësimin e tyre me anë të euros në 12 shtetet pjesëmarrëse si dhe vendimin me rëndësi parimore për anëtarësimin e 10 vendeve të tjera në 1 maj të vitit 2004.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Tetor 2007 19:13
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 6.gif
Ky file është shkarkuar 18 herë.

Diagrama e tjeter na çon në vitin 2004. Në këtë periudhë shënohet edhe anëtarësimi i 10 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe i Maltës dhe Qipros, anëtarësim ky që ndryshoi në një masë të rëndë BE-në dhe do të vazhdojë ende ta ndryshojë.



Sikurse mund të shihet nga ilustrimi në qershor 2004 u zhvilluan për herë të parë zgjedhjet direkte për Parlamentin Evropian me pjesëmarrjen edhe të 10 vendeve të anëtarësuara rishtazi, dhe pak kohë pas këtyre zgjedhjeve negociatat për anëtarësim me Bullgarinë u mbyllën plotësisht ndërsa me Rumaninë pothuajse plotësisht. Krahas kësaj BE vendosi që në vitin 2005 të nisë negociatat  për anëtarësim me Kroacinë dhe Turqinë.

Tetori ishte muaji i nënshkrimit ceremonial të Kushtetutës së re ne qytetin historik të Romës, ku tashmë në vitin 1957 ishte nënshkruar Marrëveshja për Komunitetin Evropian për Ekonominë. Tanimë duhej që Kushtetuta të gjente miratimin nga Parlamenti ose/dhe nga populli nëpërmjet një referendumi, duke mos patur kështu përpara asnjë pengesë veçanërisht të lartë për të kapërcyer.

Më pas në nëntor filloi zyrtarisht detyrën e tij Komisioni nën drejtimin e Barroso dhe - lidhur ngushtë me këtë - hynë në fuqi edhe ndryshimet institucionale të Traktatit të Nisës, ku parashikohet edhe një reduktim i Komisionit dhe një një shpërndarje e re e votave në Këshill.

Në tërësi të lind kështu përshtypja e një dinamike tejet të madhe në procesin e integrimit evropian, para së gjithash, kur bëhet krahasimi me zhvillimin e dy dekadave të para, ku nga një ndryshim marrëveshjeje në tjetrën duhej të kalonin plot 20 vjet!

Por kjo situatë ndryshon sa hap e mbyll sytë me vitin 2005, i cili ka qenë i karakterizuar nga dy zhvillime të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin: fillimisht dështimi i përkohshëm i procesit të Kushtetutës përmes Jo!-së ës Francës dhe Hollandës në lidhje me miratimin e Kushtetutës. E gjithë kjo çoi në një krizë, në një status-quo të përkohshëm. Konkretisht kjo do të thotë që BE tanimë, deri në një vendim të dytë, duhet të vazhdojë të jetojë me një kuadër institucional - dispozitat e Traktatit të Nisës -, i cili është i pamjaftueshëm për një union prej 25 dhe së shpejti prej 27 shtetesh. Se çfarë do të thotë kjo, këtë e treguan më së miri bisedimet aq të rëndësishme mbi financat për periudhën 2007-2013 në mes të vitit 2005, gjatë të cilave nuk u mund të arrihej në një emërues të përbashkët.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Tetor 2007 19:13
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 7.gif
Ky file është shkarkuar 18 herë.

Por që prej referendumeve të dështuara është rritur qartë skepticizmi përkundrejt vijimit të procesit të zgjerimit. Paralajmërimet e BE-së drejtuar Bullgarisë dhe Rumanisë, sipas të cilave anëtarësimi i tyre mund të vonojë, u shumuan gjithnjë e më tepër. Vetë nisja e planifikuar për në tetor e bisedimeve me Turqinë ka qenë në diskutim deri në momentin e fundit për shkak të konflikteve brenda BE-së, por në fund mundi të arrihej - së bashku me fillimin e bisedimeve me Kroacinë. 

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Tetor 2007 19:15
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Re: Komuniteti Europian.........Cfare eshte??

Citim:
Po citoj ato që tha déjÃ_-vu
Superpotence planetare apo thjeshte nje bashkim shtetesh te lidhura vetem nga traktate ekonomike??Ne te dyja rastet Europa ne jeten tone te perditshme do te jete me ''afer''......

Po çfare eshte ne brendesi ajo??
Komuniteti Europian eshte nje eksperiment institucional i vetem ne panoramen boterore.
Lindi ne fillim te viteve '50 te shekullit te 20 me iniciativen e Frances,Gjermanise Perendimore,Italise,Hollandes ,Belgjikes dhe Luksemburgut!Si qellim kishte sheshimin e inateve midis Frances dhe Gjermanise dhe te ngrinte mbrojtjen nga ekspansioni sovietik i asaj kohe.
Shtet federal apo komunitet i shteteve???!!!

Eshte e veshtire ta percaktosh diçka te tille sepse evolucioni i saj nuk eshte kompletuar akoma.
Ajo qe mund te thuhet me siguri eshte qe behet fjale per nje grup shtetesh ne rritje(tani jane 15 te tille),qe ka pranuar te delegoj nje pjese te fuqive te tyre ekonomike e politike.
Bashkimi Europian qe sot llogarit 370 milion banore(nje here e gjysem popullsine e U.S.A tre here ate te Japonise),eshte potenza tregetare me e madhe e botes me nje vellim shkembimesh te mallrave te barabarte me 1/5 e te gjithe mallrave te importuar dhe eksportuar ne bote!!

Objektivat final te Bashkimit Europian jane:qytetaria Europiane(nje akt per te levizur lirshem brenda saj),nje bashkepunim gjithnje e me i madh i shteteve anetare ne politiken e jashtme e ne fushen e sigurimit(per ate te brendshme eshte ngritur prej kohesh Interpol)ate te jashtme dhe ne ngritjen e nje ushtrie te perbashket.

Dhe ne fund bashkimi ekonomik e politik,mbas asaj monetare te arritur me euro.




Komuniteti europian eshte nje bashkesi shtetesh te cilat u detyruan nga ndarja e europes fill mba sluftes se dyte boterore dhe me ndihmen e amerikes ato se pari perfituan planin MARSHALL.me pas ky komunitet ishte ato kohra me i vogel se sa europa lindore e cila (europa lindore) kishte si ideal socializmin dhe komunizmin gjithashtu,por sduhe tmenjanu s ekjo evropa e perendimit dridhej vec se nga ky mur i hekurt pergjate afro 50vite egsistence.Komuniteti europian ishte thjesht marveshje nderkufitare hekurudhore ma shum me than ne kohen e lulzimit te minierave te qymyrgurit,ku q ene ate kohe linden flukset e medha emigratore si nga sicilia,spanja, turqia,maroku e me vone greqia e disa vende ish jugosllave....ky komunitet mbasi u sigurua nga politika monetare direkt instaloit ne bruksel qendern e mbrojtjes gjoja paqe NATO .kjo arme deri dje ishte arma armike edhe e jona si komb shqiptar e sot ne jemi te aderuar ne te (dmth: ja fusim vedit ne skena nevoj me na vra kush).....bashkimi europian eshte me nji fjale fallco.ne europe nuk ka bashkim kufinjesh sespe ne kemi bere per afero 550vje tlufte me pas egzistenc e sot me arrit me ba kufijt ton si kanale livadhesh kjo eshte vetem ulje per cdo komb.europa perendimore sot eshte ne grahmat efundit dhe ne si komb nuk duhet te varemi nga ajo sepse neser do perballemi me kohra nga me te pa parashikuarat!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Shkurt 2012 01:50
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SHKODRA4001 Kliko këtu për të kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SHKODRA4001 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:45 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Komuniteti Europian ... Cfare eshte??

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.