Sazan
Anetar i pa konfirmuar
Regjistruar: 25/11/2003
Vendbanimi: United States Of Alabania
Mesazhe: 7
|
Krahasim per anet pozitive dhe negative në kto kodekset gazetareske?
KODEKS I GAZETARËVE TË MAQEDONISË
PARIMET E SJELLJES
Liria e mediave është e drejtë e pakontestueshme
Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës së opinionit të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.
E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është që të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave.
Duke përcjellur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë qytetare, gazetarët do të mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do të respektojnë pluralizmin e ideve dhe qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe subjekteve tjera të jetës publike
DUKE U BAZUAR NË KËTO PARIME DHE VLERA ETIKE:
1.
Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë gjer të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.
Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, rrespektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur.
2.
Nëse gazetari pa arsye pengohet që të marrë informatën e kërkuar, ai ka të drejtë që për këtë të informojë opinionin.
3.
Gazetari do të tentojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigjje, në ato raste kur vërtetohet josaktësia e informatës.
4.
Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.
5.
Gazetari do të respektojë ligjet në shtet, mirëpo nuk do të publikojë ose fshehë asgjë që është në kundërshtim me interesin publik.
6.
Gazetari nuk guxon të shfrytëzojë mediumin për publikimin ose fshehjen e informatave për përfitimin e të mirave për vetvehten.
Rryshfeti, korrupsioni dhe reketi janë të gjëra të papërputhshme me profesionin e gazetarit.
Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet tjera komerciale të kenë influencë mbi lirinë e informimit.
Duhet patur distinkcion mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim.
7.
Gazetari duhet të respektojë jetën private të personit, përveç në raste kur kjo bie në kudërshtim me interesin publik.
Gazetari e ka për detyrë të respektojë dhimbjen dhe zinë personale.
8.
Mënyra e informimit në rastet e fatëkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmudjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga sensacionalizmi.
Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i pafajshmërisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe të mos jepen sugjerime lidhur me vendimin.
9.
Gazetari nuk duhet të bëjë intervista ose të fotografojë fëmijë nën 16 vjeç pa pëlqimin e prindërve ose tutorëve, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë nuk ka të bëjë me të drejtat e fëmijës. Kjo gjë vlen poashtu për personat me nevoja speciale, të cilët nuk janë në mundësi që të gjykojnë me vetëdijen e tzre
10.
Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual...)
11.
Gazetari do t'u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjoze në Maqedoni.
12.
Bërja e plagiateve është e palejueshme.
Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa miratimin e burimit ose autorit.
13.
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.
14.
Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.
Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.
15.
Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën.
Komunikimi i pasjellëshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.
16.
Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për larjen e hesapeve me persona të ndryshëm përfshirë këtu edhe kolegët e tij.
17.
Gazetari ka të drejtë të refuzojë urdhërat për punë në qoftë se një gjë e tillë është në kundërshtim me parimet e këtij Kodeksi.
RREGULLA PËRMBLEDHËSE
Gazetarët që punojnë në përputhje me këtë Kodeks e gëzojnë përkrahjen e mediave të tyre dhe të organizatave të tyre profesionale
Në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë, gazetarët do ta pranojnë gjykimin profesional vetëm prej kolegëve të tyre dhe do të jenë jashtë ndikimeve politike dhe ndikimeve të tjera
Për respektimin e parimeve të këtij Kodeksi kujdeset Këshilli i Nderit i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë
Kodeksi Gazetaresk I Malit Të Zi
Gazetari është në shërbim të interesit publik. Kredibiliteti i gazetarit dhe i profesionit të gazetarisë bazohet në nderin profesionist, integritetin dhe njohuritë. Është në interes të çdo gazetari, por edhe detyrë e tij, që t` i përmbahet këtij Kodeksi.
1. Është detyrë e gazetarit që ta respektojë të vërtetën dhe të luftojë për të, duke pasur çdo herë parasysh të drejtën e opinionit që të dijë dhe nevojën njerëzore për drejtësi dhe humanizëm.
2. Gazetari është i detyruar ta mbrojë lirinë dhe të drejtën për grumbullimin dhe shpalljen pa pengesë të informatave, si dhe për komentim dhe kritikë të lirë. Gazetari punon në frymën e idesë që të jetë vëzhgues kritik i atyre që kanë mundësi më të mëdha në shoqëri, politikë dhe ekonomi.
3. Për gazetarin faktet janë të paprekshme dhe është obligim i tij që ato t` i përdor drejt dhe të pengojë keqpërdorimin e tyre, qoftë kur është fjala për tekst, fotografi ose për ton.Thashethemet dhe paragjykimet pamëdyshje duhet të karakterizohen si të tilla.Është obligim që lajmi dhe komenti të ndahen qartë.
4. Është obligim i gazetarit që ta plotësojë informatën jo të plotë dhe ta përmirësojë informatën jo të saktë, në radhë të parë atë që mund të shkaktojë dëme, duke iu përmbajtur me këtë rast rregullave që përmirësimi të jepet në mënyrë gjegjëse.
5. Racën, besimin, përkatësinë kombëtare dhe etnike, orientimin seksual dhe statusin familjar të personit, gazetari do t` i përmendë vetëm nëse është e domosdoshme për informatë.
6. Për grumbullimin e informatave, në çfardo forme, gazetari përdor metodat e ndershme profesioniste dhe të lejuara juridikisht. Heqja dorë nga kjo rregull është e lejueshme vetëm në rastet kur ato metoda nuk janë të mjaftueshme, ndërsa informata, e cila duhet të sigurohet, ka rëndësi të madhe për opinionin.
7. Është e drejtë dhe obligim i gazetarit që të mbrojë burimet sekrete të informatave, por edhe të vërtetojë çdo herë motivet e burimit sekret, para se të premtojë anonimitetin dhe mbrojtjen e sekretit.
8. Gazetari është i obliguar që me kujdes të madh të merret me jetën private të njerëzve. E drejta në jetën private ka rëndësi të përpjestueshme me atë të funksionit politik të cilin e kryen individi, por në këto raste duhet të ruhet dinjiteti njerëzor.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|