myzeqari
daddy
Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498
|
Erdhi dita e ndeshjeve te treta ne Champions League dhe duke u rene pak si shkurt , prashikimet e mia jane keto !
GRUPI A
Rapid Vienna - Club Brugge
Te dyja klubet nuk i ndane ndonje diference e madhe , qe te duja klubet e kane filluar ma humbje dhe kjo ndeshje eshte rasti i paster te marin piket e para ne lufte per te siguruar vendin e trete. Vendasit jane favorite dhe shikoje fitore te tyre , por dhe barazimin e shof me sy jo te keq
Bajern M - Juventus
Tek kjo ndeshje sic e shikoni dhe vete perplasen dy favoritet e grupit , te dyja skuadrat kane nga 2 fitore dhe ndeshja midis tyre do percaktoje ne njefare mase dhe koken e ketij grupi .
Sinqerisht nuk shoh Juven te humbi , gjermanet me sa kam pare nuk me kane bindur me futbollin e tyre , nuk kane ate klas qe kane patur per momentin , nejse barazim ose fitore te pepinove.
Grupi B
Ajax - FC Thun
Ketu shof Holandezet , dhe pse jane te lekundur , dhe per vazhdim te metejshem duhet te fitojne ndeshje te tilla !
Per mua Ajax , pa nenveftsuar Zvicerianet qe do luftojne forte per piken ose piket !
Sparta Prague - Arsenal
Ceket pas humbjes ne Zvicer , nuk do kene synim tjeter vecse fitores me anglezet gje qe nuk eshte aspak e lehte . Arsenal pas asaj humbje te trete ne Premier League dhe paksimit te shpresave per ta mare ate i eshte kthyer Kupes se Kampioneve , besoj se lehte a veshtire do ta mari fitoren ne Prage !
GRUPI C
Udineze - Werder Bremen
Italianet pas fitores se pare me greket , kishin nje vazhdim te keq dhe me Barcen por edhe ne kampionat , besoj se do ta marin kete ndeshje , dhe skuadra gjermane nuk ma mbush syrin ti pengoje drejt fitores !
Per mua Udineze
Panathinaikos - Barcelona
besoj se edhe greket jane te ndergjegjshem qe kete ndeshje e kane te humbur , shume shume mund ti afrohen barazimit , por jo me tutje . Spanjollet jane te vendosurta marin tre pikshin dhe me ta jane edhe urimet e mia
Grupi D
Villarreal - Benfica
Kjo eshte ndeshje e forte , dhe e veshtire per tu parashikuar , te dyja skuadrat do lozin forte qe nga minutat e para dhe kush do beje me pak gabime do fitoje , per mua barazimi eshte ne radhe te pare , por ketu jane te pranushme te treja variantet !
Man Utd - Lille
Anglezet por nuk i jap te padiskutuar , kam vene re nje fare cregullimi ne ndeshjet e fundit qe kane zhvilluar ketu ne angli , por edhe francezet nuk jane ndonje skuader qe ti trembesh , anglezet per mua .
Me kaq per ndeshjet e te martes , shpresoj te mos jem i gabuar me parashikimet e mia
__________________
Ja fute kot
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|