shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Kane nje skec nja dy humoriste italiane, ku spjegojne lezetshem interesin e mjekut :p.
https://youtu.be/-TqJQXalgVA?t=301
Eshte fare e vertete dhe shume e bukur, por si komedi.
ka edhe te tile si ne cdo fushe te jetes. Keto jane studjuar gjate qe ne kohen kur u studjuan sistemet mjeksore.
Nese nje sistem mjeksor, mbulimi shendetsor do te jete shteteror sic eshte pergjithesisht ne EU, shtetit i leverdis mjeksia parandaluese. ka shume menyra per ta bere kete eficiente dhe eshte arritur shume, ne disa vende.
Nese sistemi mjeksor eshte privat si ne USA, vertetesia e ketij skeci rritet shume.
Nuk besoj se ka nevoje per shpjegime.
Midis gjithe kesaj gjeje te komplikuar qe quhet mbulim shendetsor, ka edhe shume elemente nga me te cuditshmet.
Psh.
Nje indeks per te matur punen e kirurgut ne USA eshte sa paciente mbijetojne operacionin. Pra sa me shume paciente te mbijetojne aq me e larte eshte grada e mjekut. Por,
Rastet e renda mjeksore zakonisht kalojne ne duart e mjekeve me te afte, me sukses me te madh, me grada me te larta. Ketu fillon kontradikta, sepse sa me te renda jane rastet aq me i vogel eshte edhe suksesi i mjekut.
Dhe gjithmone, por gjithmone nuk duhet harruar qe mjeku eshte dicka me ndryshe nga mekaniku qe rregullon makinat.
Per fat te keq mediat perhere e harrojne kete element. Nuk kane faj sepse nuk jane mjeke ata qe ironizojne mjeket. Mjeksia eshte nje lloj shoqerie e mbyllur qe vetem mjeket e kuptojne, prandaj edhe eshte shprehja: "Fali o Zot se aq dine"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|