Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Shkarkime - Download > Libra > Libra falas
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

u deshka me msu dhe rusishten u pa puna

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2013 03:53
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha dylan
u deshka me msu dhe rusishten u pa puna
mund ti japesh translate faqes nese perdor mozilla firefox ose google chrome dhe faqja funskionon normalisht librat i ke ne anglisht

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2013 03:55
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Shum flm. fajtor per shpjegimet. Ngelet tani vetem ta provoj sot ose neser te hedh pakez faqe te ndara, sic rekomandon edhe ti, pasi nuk ka njeri sot nge te lexoje artikuj te gjate. Edhe artikulli i bukur i gazetarit Nano, -kush e lexon dot te gjithe. Duhet kohe. Dhe kjo mungon sot... Persa i perket autorsise, nuk ka problem sepse jane punime te miat.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Janar 2013 20:47
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
mund ti japesh translate faqes nese perdor mozilla firefox ose google chrome dhe faqja funskionon normalisht librat i ke ne anglisht


po de normal apo skishte gjera inetresante si jo ,do hym bejm dhe translate tani s epso kemi me ca merremi tjeterr pah

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Janar 2013 23:19
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Fajtor, me mua ndodhi si me Stelion, qe i tund koken si fillim Olios sikur e ka kuptuar pse eshte fjala, mirpo pastaj sheh se nuk ka kuptuar gje. Une e provova ta terheq nje punim timin nga kompjuteri per ta futur ne portal, duke bere datei auswählen (punimin me e zgjedh), dhe titulli (Kompleksi-11.odt) hyri ne portal, por pasi shkrova dicka dhe nisa pergjigjen, mu kthye pergjigjia automate se une po perpiqesha te fusja nje file, etj. etj., gje qe nuk u realizua.
Pra, ku duhet te klikoj une tek ky portal qe datei (punimi) te terhiqet.? Apo me kollaj eshte t'ia nis dikujt qe eshte marifetxhi kompjuteri dhe i cili do ishte dakort ti merrte me e-mail 2-3 punime te miat e pastaj mund ti hidhte me apo pa perzgjidhje ne kete portal?

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shkurt 2013 17:53
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Lejohen file me këto prapashtesa: gif jpg txt zip tar jpeg pdf doc html mp3 rm wma wmv flv avi php png

Me mire akoma eshte te kopjosh tekstin dhe ta vesh ne kutine ku po shkruan ne forum. Pra hape punimin dhe mundohu te kopjoosh tekstin. File .odt se di cfare eshte, nuk ngjan si tekst, varet ne cfare programi e hap. Plus qe kur e hedh si file mbetet aq, ndersa kur ve tekstin ne forum futet ne database dhe del kur kerkon ndonje fjale qe ka brenda.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shkurt 2013 21:54
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Po bej nje lloj prove tjeter me kopim dhe hedhje nga punimi "Komplekset shq. te inferioritetit".
Ai nuk lë pa përmendur edhe amatorët, të cilët nuk janë fare pa punime serioze, dhe përmend me këtë rast studjuesin arbëresh Cherstich Marcuzzi me librin e tij „Shqiptarët në Europë ose origjina dhe fati i tyre“, një përmbledhje të të cilit e gjejmë tek gazeta „Koha Jonë“ dt. 2.2.2000. Ky autor jep ide interesante për prejardhje nga grupi „semitik“. Dhe menjëherë pas kësaj shprehje, autori Sauku vazhdon, (po e japim të gjithë pasazhin që të kuptojmë se si i zgjidh problemet gjuhësore, -lindjen dhe zhvillimin e tyre-, ky autor që kemi në dorë):
Nuk dua të them me këtë se ai ka dhënë zgjidhjen e vërtetë, por sidoqoftë ai ka thyer një kornizë, që deri më tani ka penguar vështrimet më të thella, tej grupimit indoevropian. Ai praktikisht zbulon kujtesën „ure“ të fjalëve që përfshihen në rezervat trunore të popullit tonë. Nga ana ime kam depërtuar ca më tej, d.m.th. në kujtesën „are“ paraprirëse për afro dy mijë vjet përpara, sepse fjala „ur“ ka një burim më të ri, kur pjesë të fiseve „are“, u vendosën pranë rrjedhave të poshtëm të lumenjve apo të degëve të tyre dhe banorët në ato raste u quajtën „u-ir=u(i)r=ur, për dallim nga ata të rrjedhave të sipërme deri të mesme të kalueshme të lumenjve në va të cekët (â-ir=ar). Shkurt, duke i lidhur të dhënat në kompleks, del se kujtesa e gjuhës shqipe nuk është thjesht indoevropiane, por shumë më e lashtë duke nisur nga zhvillimet parahistorike në matriarkat e vazhduar më tej në kohën e fillimeve në patriarkat (kjo kohë e urëve) me të cilat nisin edhe kohët historike të zhvillimeve njerëzore. Ndoshta mund të kuptohemi më mirë kur mund të themi se gjuha shqipe ka marrë pas rrezatimit „ar“ t' kohëve tepër të lashta, në vazhdim, rrezatimin e ndryshimeve „ure“ në sheshtinën e Ndërlumasit të Babilonisë në zhvillimin, për të kaluar më tej edhe në familjen e popujve të „cilësuar“ indoevropianë.
Më prefshin mua në qafë, në ka kuptuar njeri nga gjithë këto fjali të autorit Sauku! (Pa u marrë me mungesën e presjeve dhe teprinë e tyre në ndonjë rast), lexuesit qysh në fillim i del e panjohura „ure“. Ç’është kjo? Mirë se paskemi një përcaktim të një gjuhe tepër të lashtë, (përqafuar kjo nga V. Brandeshtajni dhe Sauku); „ar-e“ quhet kjo gjuhë tepër e lashtë, por kjo „ure“ ç’do të thotë!? Mirë se po pranojmë apriori që banorët arë paskan banuar në rrjedhat e sipërme të ujit dhe një pjesë e tyre zbritën më vonë në rrjedhat e poshtëme të ujit! Por si dhe përse u quajtën këta të poshtëmit në këtë kohë u-ir=u(i)r=ur? Dhe cilat na qenkan këto të dhënat në kompleks? Dhe cilat prova na sjell ky autor që gjuha shqipe paska kujtesa, (me këtë ai kupton duket rrënjët e lashta të shumë fjalëve), qysh nga kjo kohë matriarkati? Sepse sintezat pa prova nuk i merr njeri seriozisht! Dhe mirë që ne e kuptojmë sintezën tjetër që na jep autori mbi kuptimin më të mirë të kësaj sinteze, pasi të pranojmë kalimin e kësaj shqipe në sheshtinën e ndërlumasit të Babilonisë (Tigrit dhe Eufratit?), por cilat prova sjellin këtë veçori dhe veçanti të shqipes në këtë kalim ar-ur-IE!? Dhe, përderisa autori foli më parë që ngjashmëri me këtë gjuhë are kanë edhe gjuhë të tjera europiane dhe aziatike, ç’kuptim ka të ngelemi tek nocioni „shqip“ i gjuhës dhe të mos themi që kjo gjuhë are është nënë e shumë gjuhëve, mes të cilave edhe shqipja e sotme?! Sepse duket që autori nis një punim për të vënë në vendin e nderit gjuhën e tij, dhe nga ana tjetër e kapërcen këtë kufi, duke pretenduar që kjo gjuhë e tij paska qenë shkëlqimi i vetëm i dikurshëm, atyre kohrave të pazhvilluara akoma! Sepse të flasësh për një gjuhë të caktuar, në këtë rast shqipen, e cila paska ekzistuar në lashtësi të hershme, (panvarsisht se në një formë më të thjeshtë nga sot), dhe ka marrë më vonë në ultësira, (sheshtina, -sipas autorit), ndryshime të mëtejshme, (këto ky i zbukuron me termin „rrezatim“), dhe deri më sot dallohet qartë nga ky autor (pa asnjë provë deri më tani) kjo vazhdimësi dhe vijushmëri, kjo është jo vetëm injorim i gjuhëve të tjera, jo vetëm harresë e atyre që u thanë më lart për gjuhët e tjera, por është edhe jashtë çdo llogjike, për faktin më të thjeshtë, sepse po të rrinte ky popull ar më vete, do të shkatërrohej brënda pak shekujsh nga fakti i martesave brënda fisit. Përveç kësaj, ky largim i një pjese të popullsisë, na jep pas disa shekujve një popull tjetër nga ai prej nga është shkëputur; kjo vjen nga shumë e shumë shkaqe dhe e shohim tek popujt europianë, apo popujt romanë (siç quhen italianët, spanjollët, francezët etj.). Në këtë rast ndarje e formimi të po-pujve të ndryshëm, ku e sheh autori vazhdimësinë e shqipes dhe shqiptarëve? Tek këta arë-t e lartësive apo tek këta urë-t e ultësirave (sheshtinave)? Dhe po të kalojmë pak në histori, demografi, etnografi, kulturë, blegtori, bujqësi, arte të ndry-shme shtëpiake, sociologji, në aspekte nga më të ndryshme të jetës, do të pyesnim: përse ky njeri i matriarkatit paska vendosur fillimisht të banojë në lartësitë e lumenjve e pastaj ka nisur të popullojë zonat e poshtëme të lumenjve? Apo ka ndjekur troftën (lachs, -gjerm.)? A nuk duket qesharake, do ta pyeste cilido lexues këtë autor, që të flasësh për njeriun e lashtë (para 30.000 vjetësh), e ta lidhësh atë medeomos me një nga popujt e sotëm, në rastin e këtij autori, shqiptarët?!? Popujt (kombet), po si dhe gjuhët dhe kulturat e ndryshme, „lindin“, ndryshojnë pareshtmërisht dhe „vdesin“. Këtë e di çdo nxënës shkolle, ashtu siç duhet ta dij edhe autori. Vërtet ne trashëgojmë edhe nga majmuni dhe bota e kafshëve shumë veçori, por megjithatë ne jemi tjetër. Kështu dhe popujt janë të tjerë në kohë të tjera.
E së fundi, mirë që ky autor gjen një vijushmëri të shqipes dhe shqiptarëve tek këta të zbritur në sheshtina, (për ironi të fatit këtë fjalë e përdorin malësorët e maleve në Shqipëri), po me ata që mbetën maleve ç’u bë? Në ç’drejtim vazhdoi gjuhë e tyre? Ata arë-t që nuk u bënë urë, si ecën më tej? U shuan? U zhvilluan? U asimiluan? Në këtë rastin e fundit i bie që të tjerë njerëz të jenë ngjitur tek troftat e tyre!..
Jemi vetëm në fillim, dhe entuziazmit bosh të këtij autori do ti bien pendët shpejt. Me pak moralizime, mbyll kapitullin e parë të librit të tij autori Sauku.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shkurt 2013 20:34
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha dylan


po de normal apo skishte gjera inetresante si jo ,do hym bejm dhe translate tani s epso kemi me ca merremi tjeterr pah

nje buton do te shtypesh moj

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shkurt 2013 05:00
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:56 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Shkarkime - Download > Libra > Libra falas

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.