landi1
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 13/09/2008
Vendbanimi: .
Mesazhe: 80
|
Citim: Po citoj ato që tha Balerina
Nuk besoj qe te qenit zezak te dikton nje sjellje patologjike. Disa zezake do ta mirepresin, disa do te festojne me te njejtet te bardhe qe i dhane votat Obames, ndersa disa te tjere do luajne rolin e viktimes. Land, mos harro qe nuk kane qene vetem zezaket qe jane diskriminuar gjate historise Amerikane. Katoliket (italiane, irlandeze, polake), indianet, hebrenjte, jane diskriminuar ne te shkuaren gjithashtu. Nje Hebre tani per tani, Ben Bernancke, eshte kryetar i Federal Reserve (sistemit qendror bankar te Amerikes). Nuk mbaj mend qe njerezit te kene qene te alarmuar per zgjedhjen e tij ne post per shkak te historise se diskriminit Amerikan kundra Hebrenjve -edhe pse duhej te ishin alarmuar se rregullimet qe ka bere ai i kane bere dem ekonomise, gje qe s'ka te beje me prejardhjen e tij por me zgjedhjet e gabuara qe ai ka bere. Bernanke madje duhet ta kete perjetuar periudhen e perbuzjes, sepse ata i kane marre te drejtat gati ne te njejten kohe me zezaket. Por ndryshimi per ta ndodhi me shpejt, se ata mund ta fshehnin qe ishin hebrenj, ta nderronin mbiemrin e tyre ne dukje gjermanik me ndonje mbiemer qe tingellonte Anglo-Sakson. Ndersa zezaket, sado qe te perpiqen (pervec Michael Jackson) nuk mund te fshehin se kush jane, sepse i tradheton lekura.
Une nuk kam harruar rreth lidhjeve fisnore me nenen e tij te bardhe. Jo pa qellim solla foton e Obames me gjyshen e tij te bardhe.
Shume njerez revoltohen ketu qe Amerikanet zgjodhen nje gjysem-zezak. Humbin neper te dukshmen duke harruar gjene me te rendesishme: AMERIKA VOTOI DEMOKRATIKEN.
Amerika votoi dicka ndryshe nga statusi quo.
Amerika zgjodhi rrugen e llogjikshme, pasi bota (perfshi shqiptaret) e kritikoi per zgjedhjet Republikane, per luften ne Irak, per luften ne Afganistan.
Pushteti qendron tek ata qe kane ne dore ekonomine, dhe ata kane folur. Warren Buffet, orakulli i burses, ka mbeshtetur planin e Obames. Dhe ne baze te anketave te bera ne Amerike, problemi numer nje nuk eshte aktualiteti ne Ballkan, por ekonomia.
Balerina. Ky postim qe ke bere eshte shume i rasyeshem dhe emocional se ato te meparshmit. megjithse perseri une jam kunder disa gjerave qe thua perseri e repektoj fjalen tende jo thjeshte per hire te debatit per sepse mendoj se ajo qe ti mendon dhekerkon rrezaton miresi.
PS: disa gjerave mos ja vere veshin kur shkruajm se psh e nis te postimi jot duke te cituar dhe mendja te shkon ne 100 gjera e me pas duket sikur e gjithe ajo qe shkruan i drejtoht vetem Balerines apo landit.
Respekte
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|