Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Ekologjia > Biodiversiteti dhe Mjedisi. > Biodiversiteti i globit në rënie të shpejtë
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Biodiversiteti i globit në rënie të shpejtë

marre nga Gazeta 55


Organizata për natyrën Fondi Mbarëbotëror (WWF) paralajmëron se bota po konsumon më shumë burime tokësore se sa mund të përballojë planeti. Organizata publikoi raportin e saj “Jeta në Planet” vetëm pesë javë para të ashtuquajturit Takimi për Tokën, në Rio de Zhaneiro (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm, që synon të nxisë udhëheqësit politikë të veprojnë për të mbrojtur tokën për brezat e ardhshëm. Organizata për natyrën Fondi Mbarëbotëror, e quan planetin të sëmurë dhe thotë se ka statistika për ta provuar një gjë të tillë. Organizata thotë se sipas studimit të saj të fundit, biodiversiteti global ka rënë me rreth 30 për qind, që nga viti 1970 dhe se tropikët janë më të goditurit, me 60 për qind. Raporti gjithashtu mat gjurmën ekologjike të kombeve, që përfaqëson efektet e vendeve mbi planetin. Ajo vlerëson sasinë e përgjithshme të burimeve tokësore të përdorura - duke përfshirë sasinë e emetimeve të dioksidid të karbonit - dhe e krahason këtë me tokën dhe detin në dispozicion. Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Mbarëbotëror, Jim Leape, thotë se ka pasur kërkesë të paqëndrueshme dhe në rritje të madhe për rezervat natyrore që nga viti 1961. "Pra, për momentin, çdo vit, ne përdorim 50 për qind më shumë burime nga sa Toka mund të ripërtërijë. Jemi duke jetuar sikur të kishim në dispozicion një planet e gjysmë. Kështu, ndërsa tani jemi 50 për qind mbi kapacitetin e tokës për të na mbështetur, pas vitit 2030 do të duhen dy planetë për të përballur mënyrën e tanishme të jetesës, dhe në vitin 2050, gati tre planetë. Pra, ndodhemi në një udhë që është qartësisht e paqëndrueshme". Raporti cilëson ndikimin e rritjes së popullsisë njerëzore dhe të mbi-konsumit, si forca të rëndësishme në krijimin e presionit ndaj mjedisit. Raporti i organizatës Fondi Mbarëbotëror thotë se vendet e pasura konsumojnë mesatarisht 5 herë më shumë burime natyrore se sa vendet e varfra. Kjo shifër ndikohet shumë prej 10 vendeve me gjurmët më të mëdha ekologjike për person. Ato përfshijnë tre vende prodhuese të naftës në Lindjen e Mesme, katër vende evropiane, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Australinë. Raporti “Jeta në Planet” tregon se rënia e biodiversitetit që nga viti 1970 ka qenë më e shpejtë në vendet me të ardhura të ulëta. Kjo, thotë raporti, tregon se vendet më të varfra dhe më të rrezikuara janë duke u përballur me pasoja prej jetesës së vendeve të pasura. Zoti Jim Leape thotë se koha në dispozicion të planetit po kalon, por ajo ende nuk ka përfunduar dhe ai shton se ka shumë veprime që kombet dhe individët mund të ndërmarrin për të ndalur rënien e biodiversitetit. Ai thotë se disa ekosisteme duhet të mbrohen, qoftë në ujë apo në tokë. Ai thotë se disa toka duhet të vihen mënjanë, për të ruajtur shëndetin e sistemit në përgjithësi. "Është gjithashtu e rëndësishme që jemi duke rikthyer në jetë ekosisteme origjinale dhe po i administrojmë ato në mënyrë të tillë që mbështet integritetin themelor të këtyre sistemeve Pra, ju do të shihni në këtë raport që: Nëse vendet vendosin t’i japin fund shpyllëzimit të plotë brenda vitit 2020 - dhe shumë vende janë zotuar tashmë për ta bërë një gjë të tillë - atëherë mund të kursehen 180 milionë hektarë pyll deri në vitin 2050". Aktivistët e mjedisit janë gjithashtu duke u bërë thirrje shteteve që të zhvillojnë industritë e energjisë së ripërtëritshme, në erë të veçantë dhe diellore. Organizata Fondi Mbarëbotëror thotë se edhe individët mund të bëjnë shumë për të ruajtur burimet e pakësuara në botë, duke konsumuar në mënyrë më inteligjente. Ajo thotë se ata mund të zgjedhin të ecin, në vend që të përdorin automjetet; ata mund të blejnë ushqim të prodhuar më pranë shtëpisë, në vend të atyre të transportuara në distanca të gjata. Organizata tha gjithashtu se se njerëzit mund të përdorin fuqinë e kutisë së votimit për të votuar për politikanët që janë miqësorë me mjedisin duke u larguar nga ata që nuk janë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Qershor 2012 00:10
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Si mendoni per kete ndyshimin e motit?

Dje ne USA kishte rreth 30 tornado. Jane ca si shume me duket. Po te kaloje nje i tille te themi mbi Kavaje. ose Kombinat, qyteti shkaterrohet plotesisht.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Dhjetor 2012 18:16
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:32 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Ekologjia > Biodiversiteti dhe Mjedisi. > Biodiversiteti i globit në rënie të shpejtë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.