Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia e Bejtexhinjve > Nezim Frakulla > Letërsia e Bejtexhinjve
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Letërsia e Bejtexhinjve

Hyrje

Në shekullin XVIII në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <<bejte>> - vjershë). Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe ne qendra më të vogla fetare e më pak në fshat.
Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve të veçanta historike, i dy palë faktorëve të kundërt.
Nga njëra anë ishte kërkesa për të shkruar shqipen si gjuhën e vendit, për ta përdorur edhe në praktikën fetare e për t'u çliruar nga ndikimet e kulturave të huaja. Kjo ishte më tepër prirje e shtresave që lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetër, është shtimi i trysnisë ideologjike të pushtuesit. Nëpërmjet fesë dhe kulturës islame synohej të arrihej nënshtrimi i shqiptarëve. Pushtuesi hapi këtu edhe shkollat e veta. Shumë poetë bejtexhinj kishin mësuar në to.
Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisë e të kulturës orientale, por ajo është pjesë e pandarë e kulturës së popullit tonë. Ajo është shprehje e talentit, e shpirtit krijues të tij, që, në kushte të caktuara, fitoi edhe tipare në përpothje me to.
Bejtexhinjtë e shkruan shqipen me alfabet arab dhe përdorën një gjuhë të mbytur nga fjalët persiane, turke e arabe.
Letërsia e bejtexhinjve pati dy faza në zhvillimin e saj. Faza e parë shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Në veprat e kësaj faze më tepër gjeti shprehje fryma laike, kurse në veprat e fazës së dytë, që nis nga çereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapërcen në shekullin e XIX, mbizotëroi tema me karakter fetar.
Në krijimet me tema laike mjaft poetë bejtexhinj, në frymën e poezive orientale, i kënduan dashurisë, bukurisë së natyrës e të gruas, lartësuan virtytin, punën, diturinë ose fshikulluan mburrjen e kotë për pasurinë e fisin, goditën ambicjen, hipokrizinë etj. Të tillë ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyçyku etj.
Një hap i mëtejshëm u shënua me mjaft krijime të disa bejtexhinjve të tjerë, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjë tjetër. Ata pasqyruan elemente e ngjarje të jetës bashkohore dhe shtruan një problematikë të mprehtë shoqërore. Me nota realiste, ata vunë në dukje jetën e vështirë plot vuajtje të masave të varfra të popullit, pasigurinë për të ardhmen dhe pakënaqësinë e tyre në kushtet e sundimit feudal, në shthurrje e sipër. Në vjershën "Tirana jonë si mësoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranës, jep një tablo të tillë të gjendjes së popullit.

Ymrin(jetën) na e kanë shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush,
bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
me vner shpirti u mbush.
Bukë pa bukë po rrojnë fakirat,(të varfërit, të shkretët)
Pa opinga, zbathë e zhveshë;
vetë janë mbulue me gjithë të mirat,
si katilët rrinë tue qeshë.

Letërsia e bejtexhinjve nuk arriti të ngrihet në shkallën e letërsisë kombëtare. Megjithatë, bejtexhinjtë me krijimet e tyre dhanë një ndihmesë që duhet çmuar. Ata shkruan shqip në një kohë kur shqipen e kërcënonte rreziku nga përhapja e gjuhës së pushtuesit dhe e gjuhëve të tjera. Ata krahas temës fetare, ishin të parët që trajtuan gjerësisht temën laike.
Gjithashtu dia prej tyre duke qenë më afër jetës së popullit, futën në poezi elemntë të jetës së kohës. Këta trajtuan tematikën shoqërore me nota realiste dhe me një sens kritik të fortë.
Së fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bënte një hap përpara nga ana artistike. Në to shpesh gjejmë mjete shprehëse e figurative shumë të goditura, vlera të vërteta artistike. Poetët bejtexhinj morën edhe nga mjetet e traditës poetike të vendit; p.sh. vargun tetërrokësh; që e bënë vargun bazë dhe që e përdorën të gjithë. Veprat e bejtexhinjve mbetën në dorëshkrim. Ato u përhapën përmes kopjimit me dorë ose me anë të traditës gojore.
Numri i autorëve të letërsisë shqiptare me alfabet arab është shumë i madh. Ata krijuan në qytete mjaft të zhvilluara për kohën, si në Berat, Elbasan, Shkodër, Gjakovë, Prishtinë por edhe në vende më të vogla; si në Kolonjë, Frashër, Konispol e gjetkë.
Ndër bejtexhinjtë, më kryesorë po përmendim Nezim Frakullën, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashërin, autorë të dy historive fetare të vjershëruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovën etj. Shumë i njohur u bë edhe Murat Kyçyku (Cami), përkthyes i ndonjë vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve të gjata në vargje. Nga këto përmendim poemën "Erveheja„ , me temë nga letërsitë orientale e me natyrë moralizuese. Me këto vepra Kyçyku i çeli rrugën poezisë me subjekt.
Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshën e saj në jetën kulturore qysh nga fillimi i shekullit të XIX, por në disa mjedise, si në Kosovë, kjo traditë vijoi edhe më tej nga autorë të tillë si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Gusht 2005 05:22
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Fitorja e Osmaneve mbi Serbet ne fushe Kosove me 28 Qershor
1389, coi hegjemonine Serbe ne vdekje ne Ballkan. Si
rrjedhoje e renies se hegjemonise Serbe ne ballkan, viset
Shqiptare pas kesaj date kaluan nga influenca Serbe nen
pushtetin Osman. Keshtu qe ne 1415 Kruja, dhe ne 1417
Vlora, Kanina dhe Berati u bashkuan ne federaten Osmane. Ne
1431, e gjithe Shqiperia Jugore u perfshi ne federaten
Osmane, dhe qyteti i Gjirokastres u kthye ne kryeqytetin
dhe qender e Sanxhakut te Shqiperise Jugore. Ndersa
Shqiperia Jugore u bashkangjit totalisht ne federaten
Osmane, Shqiperia veriore edhe pse u bashkangjit ne kete
shtet ruajti autonomi te theksuar ne vetvete.


Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete
kulturen e tij te larmishme, qe me vone do te behej edhe
pjese integrale e identitetit Shqiptar. Nje fe e re,
Islami, u perhap ne Shqiperi, ndermjet jugut ortodoks dhe
veriut katolik, fe qe u kthye ne fene dominante te
Shqiptareve. Edhe pse ne dekadat e para te shtetit Osman ne
Shqiperi shume pak Shqiptare ishin Musliman, gjate
shekullit te 17, rreth 50% e popullsise se Shqiperise
veriore kaloi ne Islam. Katolicizmi Roman dhe Ortodoksia
sllavo-helene tek e fundit ishin mbajtese te influencave te
huaja ne Shqiperi, te mbushura nga gjuhe te huaja, dhe
Shqiptaret ne krahasim me komshinjte e tyre Helen, Bullgar
dhe Serb ishin ndjekes superfaqesor te ketyre feve.



Hasan Kaleshi[1] (1922 - 1976) ne menyre bindese ka
sygjeruar se nje nga te mirat kryesore qe pushteti Osman ka
sjelle ne Ballkan, ishte ai i ruajtjes se rraces Shqiptare
nga asimilimi sllav, ne te njejten menyre sic pushtimi
sllav i shekullit te 6te ne Ballkan i pati dhene fund
procesit te Latinizimit, qe kercenonte te asimilonte
para-ardhesit e Shqiptareve 1000 vjet me pare. Edhe pse
Shqiptaret nuk u njohen nga Osmanet si minoritet ethnik
(pasiqe ata i ndanin njerezit sipas fese dhe jo kombesise),
Shqiptaret munden qe te mbijetojne si rrace dhe ne te
vertete te zgjerojne veten e tyre nen pushtetin turk. Ne
kete periudhe, Shkodra dhe qytetet e tjera bregdetare
Shqiptare morren totalisht formen e qyteteve Shqiptare me
popullsi shqiptare.



Ndersa shteti Osman, me organizimin e tij te centralizuar u
fokusua ne Stamboll, ai i la Shqiperise kulturen osmane, qe
arriti zenitin e saj ne shekullin e 18te. Shqiperia jugore
dhe qendrore me qytetet e riperterira te Elbasanit dhe
Beratit, me xhamite dhe medresete, u kthyen ne qendra te
mesimit oriental dhe ne te vertet perjetuan nje rilindje
kulturore nen Islam, ne te njejten menyre sic perjtoi
Shkodra dhe Gjakova ne veri. Poete udhetare, artiste dhe
shkollare filluan qe te gezojne mbeshtetjen e pashallareve
dhe guvernatoreve vendas, ashtu si ne Azine qendrore.



Ne te njejten menyre sic shkrimtaret Shqiptare te shekullit
te 16 dhe 17te perdoren latinishten per shkrimet e tyre,
shkruesit e pare te Shqiperise Muslimane perdoren menyren
Osmane te literatures; shkrimin Turqisht dhe Persisht, per
veprat e tyre qe paten nje sukses te theksuar.




- Shkrimtaret Osman me Origjine Shqiptare


Nje nga shkrimtaret me te hershem Shqiptare qe shkroi mes
Osmaneve ka qene Mesihi nga Prishtina[2] (1470 - 1512), qe
u njoh ne turqisht si Pristineli Mesihi. Mendohet qe Mesihi
te kete qene Shqiptare nga Prishtina, por qe ka jetuar ne
Stamboll qe nga mosha e vogel. Mesihi nuk ishte vetem nje
poet i rralle, por ne te njejten kohe ishte edhe nje
kaligraf i talentuar, qe mbajti postin e sekretarit tek
Hadim Ali Pasha gjate pushtetit te sulltan Bajazidit II
(1482 - 1512). Njeri i dhene pas kenaqesive sehr oglani
(djal qyteti), sic biografi Ashik Celebi e therriri ate,
Mesihi me shume gjendej ne taverna, neper parqe me shoket e
tij sesa ne pune. Edhe pse stili hedonist ne jete mund qe
te kete penguar karrieren e tij, Mesihi krijoi nga poezite
me te mira Osmane te kohes. Nga veprat e tija me te
permenduara eshte Murabba-i bahar[3] (poezite e pranveres)
te cilat pas publikimi me perkthim latin ne 1774 nga
orientalisti Sir William Xhon (1746 - 1794), do te
ktheheshin ne poemat me te njohura Osmane ne Evrope, per
nje kohe te gjate. Poema fillon sic vijon:


Dinle bulbul kissasin kim geldi eyyam-i bahar

Kurdi her bir bagda hengame hengam-i bahar

Oldi sim efsan ana ezhar-i badam-i bahar

Ays u nus et kim gecer kalmaz bu eyyam-i bahar



Degjoni oshetimat e nates, ditet e pranveres kane
ardhur

te gjithe kopshtet kane ardhur ne jete nga pranvera

Bumi i saj ka hapur dritat e argjendta

Pini dhe kenaquni sepse pranvera do te shkoje shpejt



Me teper origjinale sesa 'Poezite e pranveres' eshte poezia
e Mesihit Sehr-engiz (terrori i qytetit), qe u kthye ne
prototipin e nje vale te re poetike ne poezine Osmane. Ne
186 verse ai pershkruan bukurite e 46 te rinjve nga
Edirneja (Adrianopoja). Kjo poezi eshte nje poezi unike e
poezise Osmane te shek te 16te, e cila me talljet dhe
ironine humoristike eshte paksa e ndryshme nga poezite
mistike dhe tradicionale. Mesihi e pranon qe poezia e tij
eshte gjynah ne vetvete, por ai eshte konfident se Zoti do
ta fale ate duke thene: " Zemra ime udhetare eshte thyer ne
aq pjese, qe cdo pjese e thyer eshte e lidhur me nje nga
ato bukuri".



Nje autor tjeter Shqiptar i shekullit te 16te eshte Jahja
Bej Dukagjini[4] (vd. 1575), qe njihet ne Turqisht si
Dukagjin Zade Jahja Bej apo Tashkali Jahja. Ai ishte me
origjine nga fisi I Dukagjineve ne Veri te Shqiperise, nga
zona e Pljevjase ne Malin e Zi te sotshem, qe ishte derguar
ne Stamboll per te sherbyer si Jenicere. Jahja Dukagjini
ishte krenar per rracen e tij Shqiptare. Ne nje nga poemat
e tij ai shkruan:



Rraca Shqiptare eshte rraca ime,

E gjithe shtepia ime rronte me shpate.

Tamam si zemer luani,

Si shqiponjat bejne shtepite e tyre mes
guresh.

Ky eshte virtyti ne ate qe eshte Shqiptar.

Ai eshte si margaritar, i fshehur mes guresh[5]



Jahja Beu ishte ushtar trim dhe shkrues kurajoz. Ai nuk
kishte frike nga opinioni publik apo nga zyrtaret e kohes
qe mund tu mos kenaqnin nga poezite e tij. Njehere i
akuzuar nga Veziri qe Jahjai kishte shkruar nje elegji per
Princ Mustafen e ekzekutuar ne Konje nga i jati i tij
Sulltan Sulejman Kanuni ne 1533, Jahja Beu me zgjuarsi iu
pergjigje: "Ne e denuam ate me Padishahun, por ne e qame
ate me njerezine." Pasiqe ia kishte krijuar shume armiq
rreth vetes, ai e pa te arsyeshme qe tu kthente ne cifligun
e tij ne Bosnje . Ai vdiq ne te 80-at i zene duke kompozuar
divanin e tij ne 1757 (983 A.H.). Nga pese mesnevi-te e tij
me e famshmja eshte Shah u geda (Mbreti dhe lypesi), te
cilen Jahja tregon se e ka shkruar per nje jave. Kjo
romance metrike idealizon dashurine e paster per nje te ri
nga Stambolli qe shquhet per nje bukuri te rralle (i
stilizuar si mbret pasiqe ai sundon zemrat e njerezve) nga
nje besimtar dashamire (i stilizuar si lypes). Nje autor
tjeter me reputacion i kesaj kohe ishte vellai i Jahjase,
Ahmed Bej Dukagjini, i njohur ne turqisht si Dukagjinzade
Ahmed Beu.



Te pakten tre shkrues proze nga shkrimtaret e heret Osman
duket qe te kene qene me origjine Shqiptare. Ata i perkasin
fillimit te shekullit te 16te, qe kompiluan kroniken e
papublikuar: Veziri i Madh, Lutfi Pasha (vd. 1564), autor i
marreveshjes ne detyrimet e shtetit; dhe Koci Beu nga
Korca, keshilltar i Sulltan Muratit IV (1623 - 1640),
diskutimi politik i te cilit 'ne semundjet e perandorise
dhe menyra sesi me i kuruar ato', bene qe orientalisti
Austriak Baron Von-Hammer-Purgstall (1774-1856) ta
titulloje ate "Monteskjeu Ottoman".



Gjate pese shekujve te bashke – ekzistences me shtetin
Osman, Shqiperia mundi qe te prodhoje shume njerez te
medhenje, impakti i te cileve ne kulturen turke ishte mjaft
i madh. Ndermjet atyre kishte teologe dhe shkencetare si
Hoxha Hasan Tahsini (1812 - 1881), rektori i pare i
Universitetit te Stambollit, leksikografi dhe
enciklopedisti Sami Frasheri (1850-1904), qe njihet ne
turqisht si Shemsedin Sami; poeti pan-Islamist Mehmet Akif
(1873-1936), autori i himnit turk me 1921, dhe Riza Tefiku,
nje nga filozofet me te medhenje te Turqise gjate periodes
se tij. Fatmiresisht gjate shekullit te 18te energjia
kreative Shqiptaro-Ottomaneve nuk u limitua vetem kulturen
turke, por filloi te rrjedhe edhe per permiresimin e
kultures Shqiptare, ne gjuhe dhe ne kulturen e rilindur.






- Literatura e Bejtexhijve


Tranzicioni nga Turqisht, Persisht dhe Arabisht ne Shqip si
menyre te shprehuri mes letrareve shqiptare rezultoi ne
krijimin e literatures Alxhamiado, nje term spanjoll per
letersine Andaluziane, te shkruar me germa Arabe dhe te
influencuar nga kultura Islame. Literatura Alxhamiado u
zhvillua dukshem gjate kohes Islame ne Portugali dhe
Spanje, dhe ne Bosnje dhe Shqiperi gjate periudhes Osmane.
Perpjekjet e para te Shqiptareve gjate shekullit te 18te qe
te shprehen ne gjuhen e tyre ne vend te gjuheve te
orientit, ishin momente decizive tranzicioni te Shqipes,
ashtu si edhe tranzicioni nga Latinishtja ne Shqip pati
ndodhur ne shekullin e 16 dhe 17te.



Literatura e Bejtexhijve[6] sic kjo periode quhet ne shqip,
konsiston nga verse te kompozuar me germa Arabe. Shkrimi
Arab qe ishte adoptuar nga Osmanet, tashme u adoptua edhe
nga Shqiptaret per tu pershtatur ne sistemin fonetik te
shqipes, apo me sakte te dialekteve shqipe. Ky adoptim
provoi qe te jete i pamjaftueshem per shqipen, aq sa ishte
edhe per turqishten. Por jo vetem skripti ishte oriental.
Gjuha e bejtexhive ishte shqipe e miksur me persisht,
arabisht dhe turqisht, saqe per shqiptaret e sotshem shpesh
eshte e veshtire te kuptohet. Vala e fjaleve dhe shprehjeve
te huaja qe hyne ne gjuhen shqipe te kesaj kohe qe u
perdoren per te treguar atributed e kultures dhe fese se
re, ishin te panjohura deri ne ate kohe. Futja e shprehjeve
orientale ne kete gjuhe e beri edhe kompozimin ne shqip
mjaft te kollajte sipas stileve dhe ritmeve qe Osmanet
kishin ne poezine e tyre.



Poezia e Bejtexhive u influencua fuqishem nga Turqishtja,
Persishtja dhe Arabishtja me modelet e tyre literale qe ne
ate kohe ishin ne mode ne Stamboll dhe ne Lindjen e Mesme.
Shumica e formave dhe rimave Persiane dhe Turke zune vend
edhe ne literaturen Shqipe. Kete ne e gjejme ne poezi apo
neper divane si : murabba, (versete), ilahite (kenge
fetare), kasidet (poezi ne stil arab) dhe ne gazale (poezi
te shkurtra zakonisht lirika dashurie te pelqyeshme mes
turqve dhe persianeve). Sistemi ritmik i pozise bejtexhie
ishte pothuajse i rrjedhshem edhe pse perpjekje u bene per
te sjelle sisteme kuantitative poezishe[7]. Subjekti ne
pergjithesi ishte religjioz, qofte meditues apo haptazi
edukues, ne sherbim te hapjes se fese. Karakteri spekullues
i mjaft prej ketyre verseve e kishte burimin ne mesimet e
Islamit; nga burimet autoritative Sunnite deri ne burimet
intense Shiite Sufiste dhe me vone, ne burimet me liberale
por po aq mistke te panteizmit Bektashian. Disa versete
sekulare gjenden gjithashtu; si lirika dashurie, poezi per
natyren, per fenomene historike dhe filozofike dhe here pas
here prezenca e mendimit ironik ndaj botes.



Literatura e Bejtexhijve u rregjistrua neper manuskripte,
shumica e te cilave sot jane te humbura, apo ne rastin me
te mire, jane te pamundura qe te gjenden. Disa kopje te
vonshme (por jo origjinale) te manuskripteve ruhen ne
Arkivat Qendrore te Shtetit ne Tirane, por shumica e
materialeve mbijetuse jane akoma neper duar private,
sidomos ne Kosove dhe Maqedoni. Nga manuskriptet qe kane
mbijetuar shume pak jane bptuar. Si rrjedhoje, shkrimet e
Bejtexhijve jnae nga kapitujt me pak te njohur te
literatures Shqiptare.



Poezia me e vjeter Shqiptare ne germa Arabe i kushtohet
kafese dhe daton me 1725 (1337 p.h.), dhe eshte shkruar nga
Muci Zade, i biri i Mucit, qe ne mesojme qe te kete qene
plak ne kohen e shkrimit te poezise. Refreni i poezise
eshte: “O Zot, mos me le pa kafe”, qe padyshim nga nje
familjaritet mjaft te madh per adiktet e kafese. E zbuluar
ne nje manuscript ne Korce, qe tashme ruhet ne Tirane, kjo
poeme konsiston prej shtatembedhjete strofash me nje ritme
AAAB. Njekohesisht kjo eshte poezia me e vjeter qe dihet te
jete shkruar ne dialektin jugor (toske).



Poeti i pare kryesor ndermjet Bejtexhijve ishte Nezim
Frakulla (1680 – 1760), qe njihet ndryshe si Nezim Berati
apo Ibrahim Nezimi. Ai u lind ne fshatin Frakull prane
Fierit dhe kaloi pjesen me te mire te jetes se tij ne
Berat, qe ishte nje qender bumi per kulturen Islame te
kohes. Frakulla studioi ne Stamboll ku ai edhe shkroi
poezite e tij te para ne Turqisht, Persisht dhe ndoshta ne
Arabisht, ndermjet te cilave dy divane. Rreth viteve 1731
ai u kthye ne Berat ku dihet qe ai te jete zene ne nje
rivalitet letrar me poetet e tjere te periudhes se tij, dhe
ne vecanti me Mulla Aliun, myftiun e Beratit. Ndermjet 1731
dhe 1735 ai kompozoi nje divan dhe nje sere poezishe ne
Shqip, sebashku me nje fjalor Shqip – Turqisht qe kishte
forme versesh. Edhe pse ne nuk posedojme te gjithe divanin
origjinal ne kemi kopje te rreth 110 poemash nga ai. Disa
nga verset e tij u bene kenge dhe mbijetuan neper shekuj ne
forme orale. Nezim Frakulla na tregon ne se ai ishte i pari
person qe te kompozoje divan ne Shqip:



Divan kush pat folure shqip?

Ajan e beri Nezimi, [Ajan – te njohur]

Bejan kush pat folure shqip? [Bejan – oratori]

Insan e beri Nezimi. [Insan – Nobel]



Ky lisan qe bere harab [Lisan – gjuhe, harab – lemsh]

Ne gussa me shume hixhab [gussa – dhimje, hixhab –
mbeshtjelle]

Shahid mjaft eshte ky kitab [Shahid – deshmues]

Handan e beri Nezimi [Handan – te mundur]




Versetet e Nezim Frakulles iu bene te njohur
Albanologjistit Gjerman Johann Georg von Hahn (1811 – 1869)
qe publikoi tete nga poezite e Frakulles[8] ne 1854.
Poezite e tij gjithashtu u publikuan ne antologjine e pare
substanciale te letersise Shqiptare[9] me 1941, te edituara
nga Namik Resuli (1912 – 1985), qe posedonte 62 cope
manuskriptesh te divanit.



Divanet e Frakulles permbajne verse qe variojne nga levdata
per pashate local dhe fushata ushtarake, te poezi per miq
dhe mbeshtetes, poema ndarjeje dhe deshirash for miqte e
tij dhe te dashurit, pershkrime te natyres ne pranvere,
versete religjioze dhe ne vecanti lirika dashurie.
Imagjinata e ghazaleve te fundit, disa prej te cilave i
dedikohen niperve te tij, jane ato te poezise Turke, Arabe
dhe Persiane me shume nga temat e tyre klasike, metaforat
dhe iluzionet ku dashuria shprehet si nje semundje qe
shkakton poetin te largohet larg, nje dashuri ku dashnori i
keq me shikimin e tij mund te shkaktoje plage
vdekjeprurese, apo peisazhe ku sherbetorja me bukurine e
saj mundet qe te skllaveroje pronarin e saj ne nenshtrim.



Nezim Frakulla gezonte patronazhin dhe mbrojtjen e Sulejman
Pashes nga Elbasani dhe te Ismail Pashe Velebishtit, i
fundit ishte poet per vete. Ne nje kohe pas 1747, pasiqe u
kthye nga Stambolli ne kerkim per pune, ai u dergua ne
Khotin ne Besarabi (kesaj dite eshte nen Ukraine), ndoshta
per emigrim. Ketu ai kompozoi mjaft kaside , njera prej te
cilave festoon fermanin qe autorizonte kthimin e tij ne
shtepi dhe nje tjeter per udhetimin e tij ne Berat
nepermjet Shkupit dhe Elbasanit. Per mberritjen e tij ne
qytetin e fundme, verse qe duket te kete qene popullor
mjaft vite pas tij, Frakulla shpall:



Ne Elbasan hym me gzim

Posi sheqer o Nezim



Ndoshta pre intrigave politike apo ndoshta nga polemikat e
shpeshta letrare, Frakulla u be i padashur dhe u detyrua qe
te largohet nga Berati edhe njehere, dhe te qendroje ne
Elbasan per disa vite. Ne rikthimin e tij ne Berat, ai
besohet qe te jete burgosur. Ai vdiq ne moshe te vjeter si
i burgosur ne Stamboll me 1760 [1173 P. H.].



Frakulla jo vetem qe e konsideronte veten e tij si poeti i
pare qe pati shkruar ne Shqip, por ai e konsideronte veten
e tij te barabarte me Sadiun dhe Hafizin e kohes se tij.
Kasideja e tij ne Shqip, na tregon ai, jane te krahasueshme
me ato te ‘Urfi ne Persisht dhe Nef’i ne Turqisht. Por
shumica e eksperteve do ti konsiderojne keto krahasime
paksa te ekzagjeruara. Ndersa Nezim Frakulla pa dyshim
kishte iniciative dhe talent, verset e tija Shqipe nuk
arriten qe te marrin perfeksionimin letrar te klasikes
Perse, pse miksja e Shqipes, Persishtes, dhe Turqishtes qe
ai perdori nuk ishin te mjaftueshme qe ta lejonin ate qe te
arrinte kete shkalle. Cfare ai arriti te krijoje ishte
themelimi i bazes se nje tradite te re letrare ne Shqiperi,
qe do te zgjaste per dy shekuj.



Nje bashkekohes i talentuar i Nezim Frakulles ishte
Sulejman Naibi[10], qe u njoh gjithashtu si Sulejman
Ramazani. Ai u lind ne Berat ku ai kaloi shumicen e jetes
se tij dhe vdiq me 1771 [1185 P.H.]. Shume pak tjeter dihet
rreth ekzistences se tij , pervecse ai u martua ne Elbasan
dhe mendohet qe te kete kaluar disa kohe ne Lindjen e
Mesme. Naibi eshte autor i nje divani ne Shqip, ne nje
manuscript qe mbijetoi deri me 1944 ne Fier. Ndoshta ky
eshte i njejti manuscript qe eshte thene te kete ekzistuar
ne Berat ne 1913. Fatkeqesisht manuskriptit nuk iu be
ndonje kopje perpara se te zhdukej gjate Luftes se Dyte
Boterore, dhe si rrezultat, ne dime per verset e Sulejman
Nebiut vetem nga pak poema qe jane shkruar ne manuskripte
te tjera, apo qe kane mbijetuar gojarisht ne kenget
popullore Shqiptare, sic eshte Mahmudeja e stolisure.
Ndermjet ketyre tete apo dymbedhjete versesh rrjedhese qe
jane publikuar, ne gjejme nje lirike delikate te rrefinuar
ne nje varg njezesh, qe shpjegon gezimin e dashurise dhe
bukurine e grave. Shqipja e tij eshte me e paster nga
fjalet e huaja ne krahasim me Nezim Frakullen. Ne fakt ne
nje nga poezite e tij Naibi akuzon Frakullen per perdorim
te shume fjalesh turke.





Hasan Zyko Kamberi[11] u lind ne gjysmen e dyte te shekulli
te tetembedhjete ne Starje te Kolonjes, fshat Jugor ne
Shqiper, ne rreze te malit Gramoz. Per jeten e tij ne dime
vetem se ai morri pjese ne luften Osmane-Austriake, ne
betejen e Smederevos, ne lindje te Beogradit prane Danubit,
me 1789 [1203 P.H.] ne nje ushtri nen komanden e Ali Pashe
Tepelenes. Ai vdiq si dervish, padyshim i sektit
Bektashian, ne fshatin e tij te lindjes ne fillim te
shekullit te nentembedhjete. Varri i tij ne Starje te
Kolonjes u kthye ne teqe qe njihet si tyrbeja e Baba
Hasanit.



Kamberi eshte nje nga perfaqesuesit me origjinal te
tradites Muslimane ne literaturen Shqiptare, nepermjet
punimit te tij kryesor, nje mexhmua (permbledhje) prej 200
faqesh qe nuk ekziston me. Nje manuskript i kesaj
permbledhje thuhet te jete derguar ne Manastir ne 1908 –
1910 per tu publikuar, por qe atehere ai ka humbur[12]. Ne
te vertet shume pak nga shkrimet e tij kane mbijetuar dhe
shume me pak jane botuar. Nder punimet e tij ne posedojme:
nje mevlud te shkurter qe eshte nje poezi fetare per
lindjen e Profetit Muhamed a.s., rreth dhjete ilahi, himne
fetare; dhe mbi pesedhjete poezi sekulare.



Mevludi i Hasanit, i biri i Zyko Kamberit, sic ai e therret
vetveten, eshte ndoshta nje nga te paret qe te kompozohet
ne Shqip dhe eshte influencuar padyshim nga mevludi i
poetit Turk, Sulejman Celebi (vd 1422). Nje kopje e
mevludit te Kamberit, qe konsiston prej 51 kater-rrjeshtash
tetefjalesh me nje rime ABAB ekziston sot e kesaj dite ne
Arshivat e Shtetit ne Tirane. Ne kete pune dhe ne poemat e
tij ate tjera, njera prej te cilave i kushtohet histories
se Ibrahimit a.s., Sares dhe Haxherit nga Egjipti, ne veme
re nje poet te talentuar, qe kishte me shume se nje dije
superfaqesore te dijes teologjike Islame dhe Bektashiane.



Verseti sekularist i Kamberit mbulon shume tema. Ne
tetefjaleshin e tij Sefer-i Humayun (Fushata e Mbretit) ne
tridhjete e tre kater-strofesh, ai pershkruan pjesemarrjen
e tij ne betejen e siperpermendur te Smedereves duke sjelle
nje pershkrim realist te vuajtjeve qe ajo shkaktoi. Ne
Bahti im (fati im) dhe Vasijetnameja (testamenti) Kamberi
krijon nje shikim ironic, te ashper ne kohe per ne
poshte-e-lartet e fatit, dhe ne vecanti ne fatkeqesite e
jetes se tij. Gjerdeku (gjerdani) portretizon veshtiresite
dhe problemet e grave te reja qe u martonin sipas zakonit
pa qene te afta qe te zgjidhnin burrat per veten e tyre. Ne
lirikat e dashurise Kamberi shpreh pakenaqesine e tij me
realitetet sociale qe shkaterrojne pasionet. Poema me e
famshme e tij eshte Paraja, qe ben nje denim sarkastik ndaj
korrupsionit feudal, dhe ne te njejten kohe kjo poezi
ndoshta eshte poezia e pare satirike Shqiptare perpara
shekullit te njezete. Ajo fillon si me poshte:



Mbreri q’urdheron dynjane
Qe ka vene taraphane

E i presne parane,

Ja di kimene parase



Dhe veziri, q’eshte veqil,

Ze sikur te benet’ adil

E mos thote dot kaly-kil

Ja di kimene parase



Sheh Islami, q’ep fetfane,

Qe di qitapete c’thane

Nuke kacirdis parane

Ja di kimene parase



Myfti dhe myderize

Edhe kyrra e vaize

Kane ujdisur’ iblize

Ja di kimene parase



Dhe kadiu i mehqmese

Qe rri siper sixhadese

Edhe shehu i teqese

Ja di kimene parase



Dhe pashallare, bejlere

Edhe avame te tjere

Per para apene krere

Ja di kimene parase



Kadiut ti rrefesh parane

Ters a vertit sheriane

Per para se c’e shet t’ane

Ja di kimene parase





Poezite e Kamberit ishin mjaft popullore ne shekullin e
nentembedhjete dhe u hapen mes njerezish gojarisht. Ne
hyrjen e perkthimit ne Shqip te Iliades se Homerit
(Bukuresht 1896), poeti Naim Frasheri (1846 – 1900)
tregonte: “Nder poetet Shqiptare, Hasan Zyko Kamberi eshte
me i famshmi”. Gjuha e tij eshte shume here me e thjeshte
dhe natyrale sesa e Frakulles dhe Naibit qe jetuan gjysem
shekulli perpara tij, dhe per me teper eshte me pak e
ngarkuar me terma orientale.



Shkrimi i Hasan Zyko Kamberit dhe i Nezim Frakulles nuk
ishin te pakte ne kritike ndaj shoqerise, sic ne kemi pare,
por i perket poetit Bektashian Zenel Bastari[13] qe ne
duhet ti kthehemi per shprehjet e para ideologjike te
vetedijes shoqerore ne literaturen Bejtexhie. Si shkak i
dergradimit te shtetit Osman pashallaret dhe bejleret
Shqiptare po luftonin per superioritet ne Shqiperi gjate
kesaj kohe. Familja e Bushatllinjve kishte krijuar nje
principalitet pothuajse te pavarur ne veri te Shqiperise ne
fund te shekullit te tetembedhjete, dhe pashalleku i Ali
Pashe Tepelenes (1741-1822) ne Jug te Shqiperise dhe veri
te Greqise arriti zenitin pushtetit te tij ne 1811. Ne
zonen e Tiranes, familjet Xhelaj dhe Toptani po luftonin
per pushtet, lufte qe Bastari e perjetoi ne ate kohe. Me
gjendjen ekonomike qe po kthehej e paqendrueshme dhe
kryengritjet nje ndodhi ditore, viktimat kryesore te
konfliktit social ishin padyshim klasa e ulet e shoqerise
ky Bastari, ne ndryshim me shumicen e Bejtexhijve te tjere,
duket qe te perkiste.



Zenel Bastari, qe eshte therritur gjithashtu edhe Zenel
Hyka, u lind ne fshatin e Bastarit prane Tiranes, ku ai
punoi si rrobaqepes dhe punetor krahu ne fillim te
shekullit te nentembedhjete. Data e lindje se tij nuk
dihet. E vetmja reference qe na ndihmon ne per te gjetur
ditelindjen e tij eshte nje poem qe u shkruajt per vrasjen
e Shemsedin Shemimiut ne Fushe Kruje ne 1831. Bastari ishte
autor i rreth 200 vargjeve te temave sociale, religjioze,
humoristike dhe erotike. Ne Tirana jone si mesoi ai haptazi
denoncon shtypjen e njerezve te thjeshte nga pronaret e
paskrupullt, me kete teme standarte te literatures
Shqiptare te shekullit te njezete. Meti Mulla Rexhepi
(Meti, cuni i Rexhepit) eshte nje portretizim humoristik i
zyrtareve te korruptuar dhe imoral, nje stereotipizim qe do
te gjente gjithnje e me shume vend ne literaturen e
mevonshme Shqiptare.



Nje komponent tjeter ne punen poetike te Zenel Bastarit ze
panteizmi mistik Bektashian. Edhe pse Bektashizmi ishte
prezantuar ne Shqiperi qe ne shekullin e 15 nga Jeniceret,
ishte shekulli i 19te ai qe e hapi Bektashizmin ne masat e
gjera te popullates Shqiptare ne Shqiperine Jugore dhe te
Mesme. Teqet Bektashiane, ne vecanti ato te Krujes,
Frasherit, Korces, Konices dhe Gjakoves shpejt do tu
shnderronin ne qendra te nacionalizmit, mesimit, tolerances
dhe rrezistences ndaj rregjimit Osman. Talenti kreativ i
Bastarit u zhvillua nen mbikqyrjen dhe influencen e Haxhi
Yncarit, liderit spiritual te Bektashive qe ne ate kohe i
atribohej mjaft autoritet intelektual. Ai e shihte dhuraten
e poezise si hidayet-i hak (inspirim te shenjte) qe
mundesonte ate qe te arrinte sublimen, nurin (driten e
besimit hyjnore). Bastari tregon per fene e tij ne poemen
me rrjeshta Mbi Bektashizmin qe fillon si me poshte:



Ashku i perverdigjarit
[ Dashuria e Zotit ]
Me ka bamun mu shahir
[ Me beri mua poet]
Nuri i Haxhi Yncarit
S’e di punen ti zahir



Lirika e dashurise se Bastarit, si ato te Nezim Frakulles,
permbajne shume nga metaforat dhe dhe figurat standarte te
gazaleve orientale, per shembull poeti qe vuan nga zemra e
thyer, nje semundje qe nuk ka sherim etj. Per dashurine ai
shkruan: Kjo hazine asht xhemal, hem gjynah e hem sevap (Ky
thesar eshte bukuri…).



Bashkekohesi i Bastarit, Muhamet Kyçyku[14] (1784 – 1844)
sherben si pike tranzitive ndermjet versetit klasik te
Bejtexhijve dhe poezise se Rilindjes se gjysmes se dyte te
shekullit te nentembedhjete. Kyçyku, qe njihet gjithashtu
si Muhamet Cami, sihte nga Konispoli ne Jug te Shqiperise
se sotme. Ai studioi teologjine Islame per njembedhjete
vjet ne Kairo, ku nje komunitet i madh Shqiptar ekzistonte.
Gjate kthimit ne fshatin e tij te lindjes ai sherbeu si
hoxhe dhe vdiq me 1844 (1260 P.H.).



Kyçyku ishte relativisht nje autor profilik qe shkroi ne
dialektin Cam, dhe sic duket eshte poeti i pare Shqiptar qe
te kete shkruar peome te gjate. Puna per te cilen ai morri
edhe fame eshte perralla romantike Erveheja, qe fillimisht
u quajt Ravda (kopeshti), shkruar rreth 1820-es. Kjo
perralle poetike flet per aventuren e Ervehese se drejte qe
arrin te ruaj nderin e saj perpara shume sprovash dhe
problemesh. Burri i Ervehese shkon larg dhe e le ate nen
kujdesin e vellait te tij, i cili edhe pse i premton te
vellait per miresjellje, mundohet qe ta terheqe ate.
Erveheja i rreziston perpjekjeve dhe kercenimeve me vdekje
qe kunati i saj i ben asaj. Vellai i terbuar nga inati,
hakmerret ndaj Ervehese duke shpifur dhe akuzuar ate per
prostitucion, gje qe e con ate te denohet me vdekje me gure
nen ligjin e kohes. Erveheja mrekullisht i shpeton
ndershkimit te saj me gure, dhe merret e gjalle nga guret
nga nje aristokrat qe kalon aty, i cili pasiqe degjon fatin
e saj e con ate ne shtepi tek gruaja e tij. Erveheja pasiqe
sherohet nga lendimet e saj, bie serisht viktime e
aristokratit qe bie ne dashuri me ate. Ajo rrefuzon serisht
dhe i tregon atij se ajo eshte e martuar, gje qe e con
aristokratin qe te terhiqet. Me vone nje sherbetor ne
shtepine e te pasurit mundohet qe ti afrohet Ervehese, por
edhe ai largohet me pas. Sherbetori merr hak kunder
Ervehese duke vrare djalin e pronarit te tij dhe duke
akuzuar Ervehen si vrasese te tij. Ceshtja me vone
qartesohet dhe pasaniku bindet qe Erveheja eshte e pafaj,
por ai eshte i detyruar qe ta largoje Ervehene nga shtepia
e tij, duke i dhene asaj 400 copa flori si rroge per
largimin e saj. Por hallet e Ervehese nuk mbarojne ketu.
Derisa ajo eshte duke hecur ne brigje te nje lumi ajo sheh
nje hajdut qe eshte gati qe te vritet per arsye se ai
kishte vjedhur 400 copa flori nga pasuria e mbretit.
Ervehese i vjen keq per hajdutin dhe e shpeton jeten e tij
duke dhene te gjithe parate qe ajo kishte me vete. Hajduti
me pas e ndjek ate dhe i lutet asaj qe ajo te behet gruaja
e tij, por ajo rrefuzon, dhe hajduti nga inati e shet ate
si skllave te kapiteni i nje anije qe mundohet qe ta marre
ate gjithashtu. Nje furtune e ze ne kete kohe anijen dhe
mbyt gjithke ne anije pervec Ervehese qe del ne breg te nje
qyteti te panjohur. Nje besimtar i devotshem i jep asaj
rrobat e tij, dhe ne rroba burri ajo shkon tek mbreti i
vendit qe e pret ate me rrespekt dhe nderton nje shtepi per
ate. Ketu ajo kujdeset per te semuret dhe te verberit dhe
kthehet ne nje grua te dashur dhe rrespektuar per veprat e
saja te mira. Ne vendin ku Erveheja jeton, mbreti i vendit
vdes, dhe ajo zgjidhet si mbretereshe. Nje dite pese te
huaj vine ne pallatin e saj: burri i saj dhe vellai i tij,
pasaniku, sherbetori dhe hajduti, tre te fundit tashme te
verber. Erveheja iu premton atyre sherim nese ata pendohet
dhe tregojne gjynahet e tyre. Padrejtesia bere kunder
Ervehese nepermjet tregimit te tyre behet e ditur, dhe
keshtu ajo mundet qe ta tregoj vetveten e saj tek i shoqi
si grua e nderit dhe e virtytshme qe ajo gjithnje ka qene.



Motivi mbrapa ketij tregimi te ‘virtytit femeror’ gjendet
shpesh ne literaturen orientale dhe perendimore. Burimi me
i mire per poezine Kyçykut duket qe te jete perralla
Persiane Tuti-name (Perralla e zogut) nga Zijaudin
Nakshabi, qe u inspirua nga shkrimi Sanskrit, Shukasaptati.
Teksti ne Shqip prej shtatembedhjet faqesh, konsiston prej
856 rrjeshtash dhe ruhet si manuskript ne librarine
kombetare ne Tirane. Puna e Kyçykut eshte gjithashtu nje
nga punimet e rralla te Bejtexhijve qe te publikohet ne
shekullin e 19te, edhe pse ne nje version te ndryshuar.
Publicisti Jani Vreto (1822 – 1900) jo vetem qe e perktheu
Ervehene ne Bukuresht me 1888, por e adoptoi ate si
perralle te shekullit te 19te dhe e pa te arsyeshme qe te
largoje nga ajo te gjithe termat Arabisht, Persisht dhe
Turqisht. Versioni origjinal i poemes eshte me i qarte dhe
ka karakterin poetic te nje fabule, kurse edicioni i Vretos
e tregin ate me epike.



Erveheja nuk eshte puna e vetme qe mbijetoi nga shkrimet e
Kyçykut, edhe pse eshte e vetmja qe u njoh prej tij me vite
me rradhe. Shkrim tjeter me fame nga Kyçyku eshte punimi
Jusufi dhe Zelihaja , nje histori morale e bazuar ne suren
e dymbedhjete te Kuranit, ku historia tregon per perpjekjet
e gruas se padronit te Jusufit, Potiferit qe kerkonte te
merrte dashurine e Jusufit. Kjo qe eshte nga me ‘te bukurat
e historive’ sic Kurani e therret kete histori sherben si
motiv i perbashket ne literaturen Arabe, Perse dhe Turke.
Ky motiv u adoptua ne ne menyre te vecante nga epiku
Persian Firdeusi (935 – 1020) dhe me vone nga mistiku
Xh’ami (1414 – 1492) ne Yusufi dhe Zulaykha. Historia
Kuranore e Jusufit eshte ne njefare menyre versioni
mashkullor i Ervehese. Ai gjithashtu vuan shume ne duar te
familjes se tij and armiqve dhe serisht me kembengulje
reziston avancen e gruas se pronarit te tij ne menyre qe te
qendroje njeri i paster ne virtytet fetare. Jusufi dhe
Zelihaja e Kyçykut perkon ne nje nivel me te sofisistikuar
letrar ne krahasim me Ervehene. Gjuha ne ate eshte me
shpjeguese dhe perkon ne shume pasazhe shpjeguese, qe
kalojne narrativen e thjeshte. Gjithashtu analizat e
karaktereve si menyre e tregimit te vuajtjeve dramatike
jane me te gjalla, sidomos ne pershkrimet e pasioneve te
Zelihase.



Muhamet Kyçyku eshte autor i mjaft poemave te tjera, nje
prej tyre qe perbehet prej 348 rrjeshtash ne te cilen
denohet prija e alkolit dhe rakise, quhet Bekriu. Ne kete
poeme te datuar me 1824 [1239 P.H.] ne gjejme reference per
autorin emri i te cilit shfaqet ne poezi, keshtuqe e ben
ate poezine me te vjeter te njohur nga Kyçyku. Nje poeme
historike qe daton me 1826 [1241 P.H.], eshte nje perpjekje
e Kyçykut ne nje shkalle me epike ky ai glorifikon fushatat
e Ibrahim Pashes (1789 – 1848), nipit (djalit o.j.) te
Muhamed Aliut mbretit te Egjiptit, kunder rrebeleve Greke.
Ajo permban nje shpjegim te vecante te betejave te Athines
dhe Missolongise (1822). Nje poezi prej 100 rrjeshtash
njohur si Gurbetlite merret me hallet e Shqiptareve qe
detyroheshin te braktisnin shtepite per pune dhe jete me te
mire jashte vendit, nje teme qe me vone u morr nga shume
autore te tjere Shqiptare. Kyçyku qe sic e shpjeguam jetoi
dhe studjoi per njembedhjete vjet ne Egjipt, i kushtoi nje
devocion te vecante edhe perkthimit te literatures Islame
nga Arabishtja dhe Turqishtja. Nje prej ketyre punimeve qe
ne posedojme ne Shqip eshte Kasidatu’l Burda (mevlud) nga
poeti Arab me origjine Berbere, al-Busiri (vd. 1296), qe
eshte nje himn klasik kushtuar Profetit Muhamed a.s.



Tahir Boshnjaku[15], therritur ndryshe edhe Tahir Efendi
Gjakova apo Efendiu i Madh ishte nje tjeter shkrues nga
Gjakova ne pjesen e pare te shekullit te nentembedhjete. Ai
studioi teologji ne Stamboll dhe u kthye ne Kosove per te
dhene mesim ne ‘Shkollen e Vogel’ te Gjakoves. Mbiemri i
tij Boshnjaku indikon se ai ishte me origjine nga Bosnia,
apo ndoshta nga zona e Plave dhe Gucise, ne ate kohe pjese
te Bosnies, apo ndoshta ai ka pat udhetuar shume ne ato
zona. Megjithate ai eshte autor i nje pune prej 328
rrjeshtash te titulluar Vehbije (dhuratat) apo Emni Vehbije
qe daton me 1835 [1251 P.H.], dhe qe eshte nje permbledhje
poetike e miksur ne proze, per probleme filozofike dhe
fetare si psh. ceshtja e ekzistences njerezore, xheneti dhe
xhehenemi, detyrimet e njeriut dhe vendi i dijes ne Islam.
Kjo pune eshte keqtransliteruar nga Ismail Haxhi Tahiri i
Gjakoves duke perdorur alfabetin e Stambollit te Sami
Frasherit, dhe publikuar ne Sofje me 1907.



Trenda per poema te gjate dhe epike qe ne vejme re tek
Muhamet Kyçyku u zhvilluan me tej nga dy vellezer nga Jugu
i Shqiperise ne fshatin e Frasherit. Dalip Frasheri[16]
ishte dervish Bektashian qe morri mesimet e tija ne teqen e
Frasherit, themeluar me 1824 nga Tahir Nasibiu (vd. 1835).
Nasibiu e dergoi dishepullin e tij Dalipin, ne Konice ku
Dalip Frasheri kryesoi teqen e fshatit dhe shkruajti nje
epike letrare ne Shqip. Epika 65.000 rrjeshtat e quajtur
Hadikaja (kopeshti), shkruar nen pseudonimin Hyxhretiu
(emigranti), u mbaru me 1842 [1258 P.H.]. Epika eshte
bazuar ne nje punim tjeter me te njejtin titull nga poeti
Azerbajxhanas Fuzuliu (1494 – 1556), qe eshte perfaqesuesi
me i famshem i divaneve lirike Turq. Hadikaja Shqiptare qe
ndahet ne dhjete kapituj plus nje hyrje dhe nje konkluzion,
eshte dy here me e gjate sesa versioni Turko-Azer dhe
perben epiken e pare te vertete Shqiptare. Manuskripit i
saj ruhet ne Arshivat Qendrore te Shtetit ne Tirane[17].
Hadikaja nuk merret vetem historine e Bektashizmit ne
Shqiperi, por si Hadika as-su’ada e Fuzliut, merret me
ngjarjet e Historise Shi’ite, ne vecanti me ngjarjet ne
Qerbela ne Irak ne 680 ne te cilen Huseini, nipi i Profetit
Muhamed s.a.s. u vra. Vellai me i ri i Dalipit Shahin Be
Frasheri gjithashtu shkroi per epiken Bektashiane.
Myhtarnameja (tregimi i Myftarit) 12.000 rrjeshteshe e tij
qe eshte akoma e papublikuar gjithashtu merret me historine
Shi’ite dhe betejen e Qerbelase, ne te cilen Myftari ishte
nje nga protagonistet. Epika, qe shume kopje te saja jane
te njohura u mbarua me 1868 dhe duket qe te jete bazuar ne
origjinalin Persian dhe influencuar nga nje version turk i
historise. Poeti i Rilindjes Naim Frasheri (1846 – 1900) i
qe ishte nga i njejti fshat por jo kusheri i vellezerve ne
fjale, duket qe te jete inspiruar nga Hadikeja dhe
Myhtarnameja ne kompozimin e epikes se tij Bektashiane,
Qerbelaja, ne Bukuresht me 1898.





- Shkrues te tjere te kesaj periudhe



Njihen mjaft poet Musliman Shqiptar punet e te cileve kane
mbijetuar pjeserisht apo nuk kane mbijetuar aspak. Dervish
Hasani nga Krusha e Vogel ne Rahovec ne Kosove qe jetoi ne
fund te shekullit te 17te, eshte autori i verseve me te
vjetra te shkruara ne Shqip me germa Arabe ne Kosove. Ai
ishte dervish i nje teqeje te madhe Halvetjane ne Rahovec
qe u themelua nga Sheh Sulejman Ejup Dede nga Potocani ne
1680. Pak ka mbijetuar nga poezite e tija mistike. Sulejman
Temani, poet dhe Sheh Halveti nga Berati eshte gjithashtu
autor i disa poezive fetare. Haxhi Ymer Mustafa Kashari nga
Tirana, lindur ne fillim te shekullit te 18te shkroi poezi
fetare ne Shqip dhe Turqisht. Versetet e tija edhe pse te
ngarkuara me terminologji orientale perben dokumentin me te
vjeter ne dialektin Tiranas. Nje poeme e mesit te shekullit
te 18te nga Mulla Beqiri , myfti i medresese se Vuciternit
ne Kosove dhe dy poezi nga Omer effendi Sadedini nga Jugu i
Shqiperise kane mbijetuar. Nga qendrat e begate Islame te
Elbasanit dhe Beratit ne posedojme pak rekorde nga
bashkekohesit e Nezim Frakulles. Ismail Pashe Velebishti,
miku i siperpermndur i Frakulles, qe u vra ne 3 Gusht te
1764 ne Vlore, ka lene pas vetes nje poeme te cilen ai e
shkroi kur ishte komandant i forcave Osmane ne betejen e
Lepantos (gjiri i Korintit), ku ai shpreh mall per atdheun.
Nga Elbasani ne kemi poezi nga Ibrahim Elbasani dhe
Sulejman Pashe Verlaci, qe njihet edhe si Sulejman Pashe
Elbasani. Nga Shkodra ne dime per Mulla Salih Pata qe ishte
poet i shquar ne sarajet e Bushatllinjeve. Ai eshte autori
i beiteve satirike dy prej te cilave i kushtohen Kara
Mahmud Pashes. Gjithashtu ne te njejtin pallat bashkekohesi
i tij Mulla Hysen Dobraci qe ndoshta eshte i njejti person
me poetin Hysen Effendi Shkodra shkroi per rezistencen
Shqiptare kunder rregjimit Osman. Publikuesi Zef Jubani
(1818 – 1880) qe qe botoi poezite e Dobracit ne Raccilta di
canti popolari e rapsodie di poemi albanesi, ne Trieste me
1881, e therriti ate “Anakreoni Shqiptar”. Poema me e
njohur e Dobracit celebron fitoren e Kara Mahmut Pashes
kunder forcave Osmane te udhehequra nga Ahmed Pasha nga
Berati ne 1785. Nje shkrues anonim nga Gjirokastra[18]
gjithashtu ka lene nje poeme qe pershkruan sulmimin e
qytetit nga Ali Pashe Tepelena rreth vitit 1793.



Ne fillim te shekullit te nentembedhjete shume verse fetare
dhe historike u shkruan nga shkrimtaret Musliman Shqiptare,
por qe ne kemi pak informacion mbi ta. Elmaz Gjirokastriti
ishte autori i poemes me 92 rrjeshta qe mbante titull ne
turqisht Evvel hastalik (semundja e pare), qe trajton
epidemi qe ra ne Gjirokaster me 1817. Poezia u shkruajt me
1820 dhe ruhet ne nje manuscript nga Gjirokastra. Haxhi
Et’hem Be Tirana (1783 – 1846), qe njihet gjithashtu si
Mulla Et’hem Beu, ishte autor poezish mistike Bektashiane
dhe i nje divani ne Shqip qe nuk ekziston me, sebashku me
kater divane ne Turqisht. Ai vdiq ne Tirane dhe u varros ne
xhamine qe mban emrin e tij. Nje poet tjeter me inspirime
Bektashiane ishte Baba Abdullah Melcani (vd. 1852), nga
Melcani i Korces qe u shqua ne levizjen nacionaliste
Shqiptare. Nga verset e tija mistike ne Shqip, vetem nje
poeme kushtuar legjendarit Baba Sari Salltekut ka
mbijetuar. Mulla Dervish Peja qe njihet edhe si Dervish
Effendi i Pejes ishte nje figure e rrespektuar fetare e
fillimit te shekullit te nentembedhjete qe njihet ne
traditen gojore si per dijen dhe mencurine qe ai tregonte
ne shprehje dhe theniet e tija. Vetem nje nga poezite e
tija nga mbijetuar. Asgje nuk eshte mundur qe te gjendet
nga versetet fetare te Ahmet Elbasanit qe ishte Sheh ne
Elbasan. Hysen Bitri, poet nga qendra e Bektashizmit ne
Kruje eshte autori i tre poezive fetare shkruar ne Shqip,
qe u shkruan perpara vrasjes se liderit shpirteror
Shemsedin Shemimiu nga Fushe Kruja ne 1831. Poeti Asllan
Bej Puce (1807 – 1830) ishte i biri i Ago Myhyrdarit qe
ishte sekretar i Ali Pashe Tepelenes. Ai vdiq ne masakren e
Manastirit ne 30 Gusht 1830 ne moshen 23 sebashku me shume
aristokrate Shqiptare. Asgje nuk ka mbijetuar nga punimet e
tij. Gjithashtu nga Shqiperia Jugore, Abdullah Sulejman
Konispoli , ishte autor i nje mevludi ne dialektin Çam qe u
shkrua rreth vitit 1831 dhe qe ruhet ne Arshivat e Shtetit
ne Tirane, sebashku me shume poezi ne Turqisht dhe
Arabisht. Pak dihet rreth, Ismail Floqit nga Korca qe eshte
perkthyes i nje mevludi, dhe per poetin Jonuz effendi
Sabriu. Tahir Nasibiu (vd. 1835) ishte themeluesi i teqes
Bektashiane ne Frasher me 1825 dhe thuhet qe te kete
shkruar poezi ne Shqip, Persisht dhe Turqisht, por asnje
prej tyre nuk eshte gjetur. Versete me interes historik
jane sjelle nga Mulla Fejzo Abdalli nga Gjirokastra, autor
i nje poeme qe daton me 1841 [1257 P.H.] qe trajton temen e
nje beteje kunder nje Pashai Turk gjate sundimit te Sulltan
Mahmudit II (sllt. 1808 – 1839), dhe nga Demir Vlonjati
(vd. 1845), qe njihet ndryshe edhe si Demir Aga Vlonjakasi,
qe ka lene nje poeme me nentembedhjete strofa qe daton me
1845 [1261], ne te cilen ai pershkruan nje masaker ne Vlore
dhe vuajtjet e shkaktuara ne Shqiperi nga ligjet e reformes
se Tanzimatit.



Nje tradite kurioze literale nga Orienti eshte ajo e
fjaloreve ne forme poeme. Fjalori i pare i ketij lloji
eshte ai i Nezim Frakulles Shqipo-Turqisht qe u permend me
lart. Ne vitin 1835 [1251 P.H], Shemimi Shkodra apo
Shemimiu i Shkodres kompletoi nje fjalor Shqip-Turqisht[19]
me rreth 1000 fjalesh, qe e quajti Nytke (fjalim). Sipas
autorit fjalori ishte per ti sherbyer ushtareve Turq ne
Shqiperi dhe per Shqiptaret qe nuk dinin Turqisht. Dialekti
Shqip i perdor ne fjalor eshte Shkodran i miksur me ate
Beratas, gje qe na le te besojme se autori do te kete
jetuar per disa kohe ne Berat. Ky interes ne leksikografi
vijon traditen e Myslym Hoxhes se shekullit te
tetembedhjete qe ishte nga fshati Levan i Fierit qe ishte
autor i nje versioni Shqip te Tuhfe-i Shahidi (dhurata e
Shahidit), qe ishte nje fjalor Perso – Turqisht i kompozuar
me 1514 [920 P.H.] nga Ibrahim Shahidi Dede, Dervish
Mevlevi nga Mugla qe vdiq me 1550 [957 P.H.]. Fjalori
permbante me mijera fjale.



Proza Shqipe ne skript Arab ka qene shume e rralle. Nje
shkrim i tille qe daton me 1840 [1256 P.H.] eshte perkthim
fetar nga Arabishtja nga Mehmet Iliaz Korca. Shkrimi
permbahet ne nje manuscript nga Korca qe u zbulua me 1953
dhe tanime eshte ne Arshivat Qendrore te Shtetit ne Tirane.






[1][1] Cf. Kaleshi 1975

[2][2] Cf. Gibb 1902, vol. 2, pp. 226 - 256

[3][3] Cf. Rossi 1954

[4][4] Cf. Gibb 1904, vol. 3, pp. 116 - 132

[5][5] Cf. Gibb 1904, vol. 3, pp. 117

[6][6] Bejtexhi, term i perdorur per te pershkruar poetet
popullor Musliman Shqiptar. Fjala Bejtexhi vjen nga
Turqishtja, ku termi ‘Bejt’ nenkupton 2 verse me te njejtin
rime. Terma te tjere qe iu jane dhene Bejtexhijve jane
‘ashik’ (i dashuruar) dhe ‘saz saileri’ – poet muzikante.

[7][7] Cf. Rossi 1946, p. 243

[8][8] Cf. Hahn 1854, vol. 2, pp. 142 - 146

[9][9] Shkrimtare Shqiptare, Tirane 1941, vol. 1, pp. 107 –
109

[10][10] Cf. Myderrizi 1957b.

[11][11] Cf. Myderrizi 1957a

[12][12] Shuteriqi 1976, p. 272

[13][13] Cf. Gjyli 1961 dhe Hysa 1987b.

[14][14] Cf. Myderrizi 1951a, Rossi 1948, Hetzer 1983b.

[15][15] Cf. Kaleshi 1956, dhe Ajeti 1960 & 62

[16][16] Cf. Myderrizi 1957b.

[17][17] Cf. Shuteriqi 1976, pp. 226 – 228

[18][18] Cf. Myderrizi 1959

[19][19] Cf. Myderrizi 1951b dhe Rossi 1951

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2005 04:07
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Një dorëshkrim i Nezim Frakullës..

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re jani vreto1.jpg
Ky file është shkarkuar 110 herë.

Në gjuhën arabe....

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2005 04:12
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
leopardi
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 220

 

 

Rryma e bejtexhinjeve ne letersine shqiptare nuk ka sjelle ndryshime te thella. Ndryshimet e thella ne kete aspekt kane ardhur ne familjet dhe ne vatret e te pareve tane, ku rryma e bejtexhinjeve u fut aq thelle ne mendjen e njerezeve. Me gjithe respektin per kte rryme me origjine Arabe, ne shqiptareve nuk na ka ndihmuar ne te kunderten kjo rryme ne shum zona te vendit tone ka rritur ndjeshem moskuptimet, dhe ka patur raste qe njerzit vriteshin per arsye te ktyre bejteve.

Personalisht kam qene kunder kesaj rryme qe kur e kam studjuar, kam kuptuar se cili ka qene konseguenca potenciale ne shqiptaret.

 

__________________
e harrova.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2007 04:15
leopardi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të leopardi Kliko këtu për të kontaktuar me leopardi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: leopardi Shto leopardi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto leopardi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Kjo rymë letrare, u paraqit në shekullin XVlll dhe është tipike në letërsinë shqiptare. U zhvillua si kundëreakcion i shtypjes së sunduesve të huaj për të mbjellur kulturën e vet dhe me këtë çkombtarizimin e popullatës vendase.

Qëllimet e bejtexhinjve ishin shkrimi i gjuhës shqipe dhe praktikimi i saj në praktikat fetare. Kjo rymë letrare u zhvillua në të gjitha trojet shqiptare deri në fund të shek XlX. Bejtexhijtë më të njohur janë Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Çami - Kyçyku ,Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari, e deri te bejtaxhijte e sotem si ne shkoder qe i kemi pa numerim tuj fillu prej t madhit gzim kruja,TEFA,nexhoja etj etj...nji bejt shpejt Kja asht oda... od per'smari
Bejtja ktu sdin me maru
Po ja nisi un i pari
Se dikush duhet me fillu.

Mirpo pak un jam ngatrru
E nji rresht dikun mka tret
Hajdeni pra me m'nimu
Se dikun kena mje gjet

Hajde pra thirrni talentit
E me bani mu shoqni
T'ja kalojm parlamentit
Se mos qesim nej ligj t'ri

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Nëntor 2011 05:04
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SHKODRA4001 Kliko këtu për të kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SHKODRA4001 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

me kuptu se cka asht bejta
nuk dan shkoll e nuk dan mend
po kur nisin me thur rrimen
bajn me qesh me to gjithkend

me sa shoh duhet perkthys
askerkush nuk kupton gja
bejta asht si vjerrsh humorit
pak levdata,ma shum me t'sha

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Nëntor 2011 05:06
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SHKODRA4001 Kliko këtu për të kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SHKODRA4001 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia e Bejtexhinjve > Nezim Frakulla > Letërsia e Bejtexhinjve

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.