agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Bota Ndryshe
Po kështu mund të quhet bota e kthyer mbrapsht
E gjitha bota e rruzullit (- e kundërta),
Qingji është qingj, por barinjtë mund të jenë
Ata që s’duan që ta ruajnë, (- e kundërta),
Ujku lakmitar i rrëmben, i shqyen, (- e kundërta),
I sëmuri kërkon të fuqizohet tek i shëndoshi,
I marri e quan të çmendurin të ditur, (- e kundërta),
Njeriu shihet veç si kundërshtar i pabesë,
I mohohet falja dhe mëshira e denjë,
Kur kryen hakmarrje pa kuptim gjoja ka të drejtë?
Ai pra që mpiks aftësitë e njerëzve,
Çdo lloj krimi kryen dhe u quajtka i mirë?
Nuk e kaloka jetën pa lavdi? (- e kundërta).
Ai që shet gruan, bijtë dhe bijat e tij,
Burri që e ndan gruan e vet të ndershme
Dhe për çdo lloj shpagimi mizor krenohet,
Ai që gjoja e ndrydh seksin si asket me kast,
Lirinë dhe skllavin i bën hallka të djajve,
Dhe këtë e shpall si paqe… dhe si virgjëreshat turke
Që humbin dyfish në harem dhe trupin dhe shpirtin
I gëzohet madhështisë, siç gëzon i pasuri fodull
Që duke kapërcyer varfërinë e sheh të pëlqyer
Të qenurin në dukje i varfër, dhe e kërkon këtë
Si mëndjemadhi gjoja përkorjen dhe përulësinë.
Po kështu gjoja futet në çetën e të fortëve,
Ai që për të ngacmuar forcat
E një populli të dobët dhe pa shpresë
I jep fitimtarit një palmë pleshtash.
Kjo është bota e kthyer mbrapsht, (- e kundërta).
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|