Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kombetarja Shqiptare > South Africa 2010 , u ndane grupet kualifikuese !
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

South Africa 2010 , u ndane grupet kualifikuese !

Group 1
Portugal,
Sweden,
Denmark,
Hungary,
Albania,
Malta

Group 2 Greece, Israel, Switzerland, Moldova, Latvia, Luxembourg


Group 3 Czech Republic, Poland, NORTHERN IRELAND, Slovakia, Slovenia, San Marino


Group 4 Germany, Russia, Finland, WALES, Azerbaijan, Liechtenstein


Group 5 Spain, Turkey, Belgium, Bosnia-Herzegovina, Armenia, Estonia


Group 6 Croatia, ENGLAND, Ukraine, Belarus, Kazakhstan, Andorra


Group 7 France, Romania, Serbia, Lithuania, Austria, Faroe Islands


Group 8 Italy, Bulgaria, Republic of Ireland, Cyprus, Georgia, Montenegro


Group 9 Holland, SCOTLAND, Norway, FYR Macedonia, Iceland



Cfare mendoni per grupin ku eshte vendosur dhe kombetarja jone !?

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Nëntor 2007 21:28
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

ato danimarka etc sjan gje.. keq e kemi me malten :p se keta tanet hiqen zvarre neper fushe te shkretet

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Nëntor 2007 00:39
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vlonjati99Tave Kliko këtu për të kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vlonjati99Tave't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vlonjati99Tave në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

Re: South Africa 2010 , u ndane grupet kualifikuese !

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari
Group 1
Portugal,
Sweden,
Denmark,
Hungary,
Albania,
Malta

Cfare mendoni per grupin ku eshte vendosur dhe kombetarja jone !?



une ja kam friken "grupit 1"...ata jan gjalmezez..

ue..po pse jemi7skuadra???

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Nëntor 2007 00:50
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ari. Kliko këtu për të kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ari.'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ari. Shto Ari. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ari. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Shqipëria në grupin e hekurt te zones europiane ne Boterorin 2010

Të gjithë e konsiderojnë “grupi i hekurt” e nëntë grupeve të zonës europiane për eliminatoret e Kampionatit Botëror, pasi në Grupin 1 takohen tre gjigantë: Portugalia, Suedia, Danimarka, që do të luftojnë midis tyre për dy vendet e para, por dhe përfaqësuese ambicioze si Hungaria, Shqipëria e Malta, që do të synojnë nga ana e tyre për një performancë sa më të mirë. Shqipëria është e 38-ta në Europë, dhjetë vende më lart se Malta, e 48-ta, ndaj së cilës duket se do të luftojmë edhe për të ndarë vendet 5-6.

PORTUGALIA - Nënkampionia në fuqi e Europës e ka mundur Shqipërinë në tri ballafaqimet e deritanishme: 2 zyrtare (3-0, 2-0) dhe një miqësore (5-3). Në kujtesë ka mbetur një fakt i hidhur: Neptun Bajko dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare pikërisht pas humbjes 3-0 në “Qemal Stafa”, më 9 tetor 2006, ku ish-trajneri i Partizanit, e ndjeu veten të tradhëtuar nga lojtarët e tij. Edhe Astrit Hafizi dështoi në ballafaqimitn e dytë duke humbur 2-0 në Lisbonë. Ballafaqimi i tretë prodhoi 8 gola në miqësore, kur në bankinë ishte Brigeli. Adrian Aliaj shkëlqeu për dy golat e tij, ndërsa portieri Strakosha “shkëlqeu” për gafat e tij, aq sa u përfol se dhe ndeshja kishte një rezultat të parafiksuar. Portugalia ka disa emra të mëdhenj në radhët e saj si Kristiano Ronaldo, i cili aktivizohet te Mançester Junaitid, por kombëtarja luzitatane drejtohet edhe nga një trajner kampion bote, siç është “Fili i madh”, braziliani Luis Felipe Skolari. Renditja aktuale në Europë: 6 (1241 pikë)

SUEDIA – Emri i Zlatan Ibrahimoviç, lojtarit më të paguar në kampionatin italian dhe së shpejti edhe në botë, me 11 milionë euro pagë sezonale është e vetmja kënaqësi që mund të kemi ën “Qemal Stafa” nga skuadra suedeze, duke i shtuar edhe një dozë të lehtë “shurupi” nga fitorja 2-1 në miqësoren 18 shkurtit 2004, kur nën drejtmin e bankinës kuqezi ishte Hans Peter Brigeli. Në eliminatoret e fundit për Euro 2008, Suedia siguroi një vend për në finalet e Austrisë e Zvicrës pasi zuri vendin e dytë në grupin F, pas Spanjës, por duke lënë pas Danimarkën, një tjetër skuadër e grupit 1 në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010. Kjo ishte hera e pestë rresht që Suedia merr pjesë në finalet e dy turneve të mëdha: Europian dhe Botëror. Trajneri Lars Lagerbak. Renditja aktuale në Europë: 17 (853 pikë)

DANIMARKA – Legjenda e madhe e trajningut shqiptar, Loro Boriçi, është tekniku i parë shqiptar që është përballur me Danimarkën, por dhe dëshmimtar i humbjes së thellë 4-0, më 29 qershor 1963. Ndeshja e kthimit, katër muaj më pas, rezultoi një kryevepër e jo e tij, por e Zuber Konçit, i cili ka regjistruar edhe fitoren e vetem kundër danezëve (1-0) me golin e legjendës shqiptare Panajot Pano. Në katër të tjerat kemi pësuar humbje. Për eliminatoret e Kupës së Botës 1994: 4-0 Shqipëri 4-0 dhe 1-0 në stolin kuqezi ka qenë, Bejkush Birçe. Ndëra për eliminatoret e Kupës së Botës 2006: 2-0 dhe 3-1, ku golin e nderit me anë të Erion Bogdanit. Në drejtimin e përfaqësueses shqiptae ishte Hans Peter Brigel. Përfaqësuesje daneze vazhdon të mbetet në duart e trajnerit Morten Olsen. Ka një grup lojtaresh që e njohin mirë lojën e njeri-tjetrit si Tomason, Helveg, Kroldrup, Poulsen, Jorgensen dhe Romedahl, danezet jane nje prej pretendenteve per te fituar kualifikimin ne Boterorin 2010. Trajner Morten Olsen. Renditja aktuale në Europë: 22 (797 pikë)

HUNGARIA – Takimi i parë kundër tyre është zhvilluar 50 vjet më parë, më 20 gusht 1947, ku pësuam një humbje të pastër 3-0 për Kampionatin e Europës Qëndrore, kur përfaqësuesja jonë drejtohej nga Ljubosha Broçiç. Ndeshja e kthimit (23.05.1948) prodhoi një barazim 0-0. Në bankinën kuqezi ishte trajneri Adem Karapici. Ballafaqimi i tretë dhe i fundit regjistroi edhe humbjen më të thellë të Shqipërisë në një ndeshje ndërkombëtare: 12-0, më 24 shtator 1950. Një ndeshje katastrofike që nuk ka nevojë për koment, nga ana jonë, teksa nga pala hungareze konsiderohet ende një kulm. Finalistja e Kampionatit Botëror 1954 është shumë larg emrit të saj të dikurshëm. Në eliminatoret e fundit të Euro 2008 ndodhej në grupin C dhe së bashku edhe Maltën ndanë vendet e parafundit dhe të fundit. Hungaria grumbulloi në 12 takime 12 pikë (Shqipëra 11 në 12 takime). Trajner Peter Varhidi.Renditja aktuale në Europë: 30 (581 pikë)

MALTA - Kundër kësaj skuadre kemi dhe statitistikat që peshojnë nga ana jonë: 3 fitore në pesë ballafaqime. Katër trajnerë shqiptarë: Bajko, Hafizi, Zhega (2 herë) dhe i fundit Bariç janë ndeshur kundër skuadrës ishullore. Teorikisht ekipi më i dobët i grupit tonë, ndaj të cilit kemi fituar edhe në miqësoren e fundit: 3-0, më 22 gusht 2007. Malta bëri një paraqitje modeste në grupin C, duke u renditur e fundit (me 5 pikë). Skuadra malteze e drejtuar nga çeku Dushan Ficel ka në radhët e saj shumë pak futbollistë që luajnë në kampionate profesioniste, më i njohuri është sulmuesi Mifsud, që luan me Koventrin në kategorine e dytë angleze. Trajner Dushan Ficel. Renditja aktuale në Europë: 48 (183 pikë)

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Nëntor 2007 04:52
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

dashka te na shkele,ne stadiumet tona,kristian ronaldo ,me zlatan ibrahimovicin..

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Nëntor 2007 05:07
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ari. Kliko këtu për të kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ari.'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ari. Shto Ari. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ari. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:52 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kombetarja Shqiptare > South Africa 2010 , u ndane grupet kualifikuese !

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.