Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Historia e Boterorit
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Historia e Boterorit

2002 ne Japoni / Korea E Jugut

Per here te pare Kupa e Botes zhvillohet ne Azi, ku ekipe te medhaja si France, Argjentina dhe Portugalia eleminohen qe ne grup.
Suksesin me te madh e arriti Koreja e Jugut e cila arriti te shkoje deri ne gjysem finale duke mundur edhe Italine edhe Spanjen ne rrugen e saj per ne gjysem finale.

1998 in France

Ne kete Boteror moren pjese nje numer rekord vendesh, gjithesej 32 ekipe.
Franca e dominoj komplet finalen e kupes kundrejt Brazilit, duke fituar ndaj tij me rezultatin 3-0, dy nga te cilet shenuar nga Zinedine Zidane.

1994 ne USA

Ky boteror u zhvillua ne Amerike edhe pse futbolli nuk ishte shume i zhvilluar atje, megjithate u karakterizua nga shume surpriza, dy nga te cilat ishin Bulgaria edhe Suedia te cilet shkuan deri ne gjysem finale te boterorit.
Ishte e pafate per Roberto Baxhion qe humbi nje penalti decizive duke bere qe Brazili te fitoje Kupen e katert

1990 ne Italy

Ne kete Boteror shanset me te medhaja i pati vendi organizues Italia, e cila pati ne ekipin e saj edhe golashenuesin me te mire te boterorit Salvatore "Toto" Schillaci i cili shenoi 6 gola duke mare edhe Kepucen e Arte.
Por ky boteror u fitua nga Gjermania e Perendimit, e cila mori "haken" kunder Argjentines duke fituar me nje gol me penallti.

1986 ne Meksike

Fillimisht ky boteror do te luhej ne Columbi, te cilet hoqen dore pasi nuk e perballonin dot, keshtu qe Boterori u zhvendos ne Meksike
Ishte e dhimbshme per Gjermanin e Perendimit te cilet humbisnin per here te dyte radhazi ne finale. Megjithate ky do te mbahet mend per lojen e te madhit DIEGO ARMANDO MARADONA dhe "Doren e Zotit" qe u quajt goli i tij me dore kundrejt Anglise ne cerekfinale.

1982 ne Spain

Ne kete boteror moren pjese per here te pare 24 ekipe, 8 me shume se heret e tjera, dhe pati disa nga ndeshjet me te perfolura.
Italia mundi Polonin ne nje nga gjysem finalet, ndersa ne tjetren gjysemfinale Franca kunder Gjermanise Perendimore ku u zhvillua nje "lufte" e vertete, qe u fitua nga GJermania me penallti 5-4. Kjo pasi Franca udhehiqte me rezultatin 3-1 ne kohen shtese me te madhin Platini, qe megjithate nuk mundi te fitonte

1978 ne Argentina

Kjo vertetoi edhe nje here fitoren e vendit organizues, ku Argjentina fitoi kupen e saj te pare. Ky boteror pati disa probleme, ne te cilin ekipet diskutoheshin te bojkotonin boterorin, ne proteste kundrejt tiranise se Gjeneralit argjentinas Videla kundrejt popullit te tij.

1974 ne Gjermannine Perendimore

Hollandezet paten nje Boteror fantastik duke mundur Argjentine 4-0, Gjermanine e Lindjes 2-0, edhe te madhin Brazil 2-0, por nuk munden te mundnin Gjermanine e Perendimit ne finale, te udhehequr nga "Kaiser", Franz Beckenbauer.
Ne kete Boteror kupa e botes e quajtur Jules Rimet ju dhurua Brazilit qe e kishte fituar Boterotin tre here ne 1958, 1962, dhe 1970. Ajo u zevendesua me nje statuje te re prej ari, e cila eshte akoma edhe sot, dhe njifet thjesht si "Kupa Boterore e FIFA's"

1970 ne Mexico

Per cudi asnje lojtar nuk u denua me karton te kuq ne Boterorin e '70.
Brazili fitoi kupen e tij te trete, me Pelen edhe nje here luajti nje rol kruesor ne pjesmarrjen e tij te katert ne boteror.
Ne kete boteror u luajt nje nga ndeshjet me te medhaje midis Italise edhe Gjermanise, ku rezultati ishte 1-1 pas 90 minutash loje. Ne kete ndeshje Franc Beckenbauer qendroi ne fushen e lojes edhe pse me shpatull te dale, te cilen ia fashuan rreht trupit. Ne fund Italianet fituan 4-3 pas 120 minutash futbolli te ashper

1966 ne Angli

Ne kete Boteror Anglia fitoi kupen e pare dhe te vemte deri tani me nje gol te dyshimte te Geoff Hurst ne finale qe i coi ata drejt fitores. Topi u perplas ne traverse dhe pastaj ne toke. Albitri u consultua me anesorin dhe vendosen qe ishte gol, megjithate me mbrapa u quajt si goli me i diskutuar i shenuar ndonjeher.
Ne kete Boteror u vodh edhe kupa e botes, e cila u gjet disa dite me mbrapa nje kopesht ne jug te Londres

1962 ne Kili

Brazili ne kete kohe ishte pretendenti kryesor per te fituar boterorin dhe kupen e dyte rradhasi, edhe pse humben Pelen nga nje demtim ne nje nga ndeshjet e tyre te para.
Ne kete boteror eshte zhvilluar edhe ndeshja me e eger midis Kilit edhe Italise, ne te cilen dy lojtar italian u nxorren nga loja, nje nga te cilet kishte thyer hunden nga nje grusht i nje futbollisti Kilen

1958 Ne Suedi

I madhi Brazil fitoi kupen e tij te pare inspiruar nga nje 17-vjecar i quajtur Edson Arantes Do Nascimento, ose "Pele" per miqte e tij. Ai shenoi dy gola ne finale megjithate "Kepuca e Arte" ju dha francezit Just Fontaine i cili shenoi 13 gola ne gjashte ndeshje, nje rekord i cili eshte ne fuqi edhe sot.

1954 ne Zvicer

Ky boteror do te mbahet mend si boterori me me shume gola, si per shembull Austri-Zvicer 7-5 ne cerekfinale, dhe Hungari-Gjermani 8-3 ne grup. Megjithate Gjermania do ta marri "haken" ne finale duke mundur Hungarine 3-2

1950 ne Brazil

Lufta e dyte boterore beri qe Kupa mos te zhvillohej deri ne kete vit. Raundi kualifikues ishte nje kaos i vertete, ekipe qe terhiqeshin ne momentet e fundit, dhe ekipeve qe ishin eleminuar, po u beheshine oferta qe te merrnin pjese ne boteror. India nuk luajti, pasi FIFA nuk i lejoi te luaj kembe zbathur

1938 ne France

Ne prag te luftes ne Evrope, per here te dyte radhazi Italia triumfonte ndaj vendeve te Evropes lindore. Ndeshja me e rendesishme ishte ajo e brazilit kunder Polonise me rezultatun 6-5 ne kohe shtese fale 4 golave te Leonidas, i cili luajti per nje kohe te shkurte zbathur.

1934 ne Itali

Italia organizoi Kupen e dyte te botes, ku edhe nje here provoi qe vendi organizues eshte pretendenti kryesor per te fituar kupen. Kete here moren pjese 16 ekipe, ku per here te pare ekipet duhet te kalonin ndeshjet kualifikuese

1930 ne Uruguay

Kupa e pare e botes u zhvillua ne Amerike e Jugut, edhe pse me mospelqimin e ekipeve Evropiane, te cilet duhet te benin nje udhetim te gjate me anije per ne Uruguaj. Per kete arsye vetem 13 vende moren pjese, ku ekipi organizues fitoi kupen e pare.

__________________
un-Retired

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Shtator 2003 21:05
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BUCS Kliko këtu për të kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BUCS Shto BUCS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BUCS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Golazhenuesit me te mire per cdo kampiont

1930 Guillermo Stábile (ARG)- 8
1934 Oldrich Nejedly (CZE)- 5
1938 Leonidas (BRA)- 8
1950 Ademir (BRA)- 9
1954 Sandor Kocsis (HUN)- 11
1958 Juste Fontaine (FRA)- 13
1962 Garrincha (BRA)- 4
"" Valentin Ivanov (SOV)- 4
"" Leonel Sanchez (CHI)- 4
"" Florian Albert (HUN)- 4
"" Vava (BRA)- 4
"" Drazan Jerkovic (YUG)- 4
1966 Eusebio (POR)- 9
1970 Gerd Müller (GER)- 10
1974 Grzegorz Lato (POL)- 7
1978 Mario Kempes (ARG)- 6
1982 Paolo Rossi (ITA)- 6
1986 Gary Lineker (ENG)- 6
1990 Salvatore Schillaci (ITA)- 6
1994 Oleg Salenko (RUS)-6
"" Hristo Stoitchkov (BUL)- 6
1998 Davor Suker (CRO)- 6
2002 Ronaldo (BRA)- 8

__________________
un-Retired

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Shtator 2003 21:34
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BUCS Kliko këtu për të kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BUCS Shto BUCS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BUCS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Me shume gola ne nje ndshje nga nje lojtar

5 -Oleg Salenko (RUS) me Cameronin ne 1994.
4 -Emilio Butragueño (SPA) me Denimarken ne 1986.
4 -Eusebio (POR) me Korene e Veriut ne 1966.
4 -Juste Fontaine (FRA) me Gjermanine e Perendimit ne 1958.
4 - andor Kocsis (HUN) me Gjermanine e Perendimit ne 1954.
4 -Ademir (BRA) me Suedine ne 1950.
4 -Juan Schiaffino (URU) me Bolivin ne 1950.
4 -Leonidas (BRA) me Polonin ne 1938.
4 -Ernst Willimowski (POL) me Brazil ne 1938.
4 -Gustav Wetterström (SWE) me Cuben ne 1938.

__________________
un-Retired

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Shtator 2003 21:41
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BUCS Kliko këtu për të kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BUCS Shto BUCS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BUCS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Fituesit e Kupave te Botes

1930-Uruguai - Uruguai 4-2 Argjentina
1934-Itali - Itali 2-1 Cekosllovakia
1938-France - Itali 4-2 Hungari
1950-Brazil - Uruguai 2-1 Brazil
1954-Zvicer - Gjermani 3-2 Hungari
1958-Suedi - Brazil 5-2 Suedi
1962-Kili - Brazil 3-1 Cekosllovakia
1966-Angli - Angli 4-2 Gjermani
1970-Meksike - Brazil 4-1 Itali
1974-Gjermani - Gjermani 2-1 Holland
1978-Argjentina - Argjentina 3-1 Holland
1982-Spanje - Itali 3-1 Germani
1986-Meksike - Argjentina 3-2 Germani
1990-Itali - Germani 1-0 Argjentina
1994-US - Brazil 3-2 Itali (me penallti)
1998-France - France 3-0 Brazil
2002-Japoni/Kore - Germani 0-2 Brazil

__________________
un-Retired

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Shtator 2003 17:24
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BUCS Kliko këtu për të kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BUCS Shto BUCS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BUCS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Rekorde te ndryshme

Goli me i shpejte i shenuar ne nje ndeshje ne Boteror eshte shenuar nga Vaclav Masek i Cekoslovakise mbas 16 sekondash kunder Meksikes ne 1962.

Goli me i vonshem i shenuar ne nje ndeshje boterori eshte shenuar nga David Platt i Anglise kunder Belgjikes ne minuten e 119 ne vitin 1990

Lojtari me i vjeter qe ka shenuar gol eshte Roger Milla i Camerunit, kunder Rusise ne 1994. Ai ishte 42 vjec e 39 dite.

Lojtari me i ri qe ka shenuar gol eshte Pele i Brazilit kunder Uellsit ne 1958. Ai ishte 17 vjec e 239 dite

Te vetmit lojtare qe kane shenuar ne cdo ndeshje qe kane luajtur se bashku me finalen kane qene Jairzinho i Brazilit, ne Boterorin e 1970, edhe Alcide Ghiggia i Uruguajit ne 1950. Ghiggia luajtu kater ndeshje, ndersa Jairzihno luajti gjashte ndeshje.

Goli me i shpejte i shenuar nga nje lojtar zevendesues eshte shenuar nga Ebbe Sand i Danimarkes kunder Nigerise ne 1998. Ai shenoi mbas 16 sekondash pasi ishte futur ne loje.

Te vetmit lojtare qe kane shenuar ne dy finale kane qene Vava i Brazilit ne 1958 dhe 1962, Pele i Brazilit ne 1958 dhe 1970 dhe Paul Breitner i Gjermanise Perendimore ne 1974 dhe 1982

I vetmi lojtar qe ka shenuar kater gola ne nje ndeshje edhe perseri ekipi i tij ka humbur eshte Ernst Willimowski i Polonise kunder Brazilit ne 1938. Gjithashtu Leonidas i Brazilit shenoi gjithashtu kater gola ne ate ndeshje megjithate ekipi i tij fitoi 6-5

I vetmi lojtar qe ka shenuar per dy vende te ndryshme ne Boteror eshte Robert Prosinecki i cili luajti per Jugosllavine ne 1990 shenoi kunder Arabise Saudite, dhe per Kroacine ne 1998 shenoi kunder Jamaikes

Goli i pare ne historine e Boterorit eshte shenuar nga Ramon Gonzales i Paraguajit ne ndeshjen e pare kunder USA ne 1930. USA e fitoi

__________________
un-Retired

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Shtator 2003 18:08
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BUCS Kliko këtu për të kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BUCS Shto BUCS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BUCS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:18 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Historia e Boterorit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.