Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionatet Kryesore Evropiane > Kampionati Italian > Lajme Per Interin Dhe Nga Interi
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Lajme Per Interin Dhe Nga Interi

Kanavaro: Morati? Të mendojë atë që bëri



Pas akuzës së Galianit ndaj Interit, për fajin që e përforcoi Juventusin duke i shitur Fabio Kanavaron, ka qenë vetë lojtari i bardhezinjve që ka shpjeguar arsyet e largimit të tij nga klubi zikaltër: "Kuperi më bëri të nënkuptoj menjëherë se nuk më donte në skuadër, - ka rrëfyer mbrojtësi napoletan për të përditshmen sportive italiane "Corriere dello Sport". - Morati bëri një zgjedhje bilanci, duke pranuar këmbimin tim me *****in. Nëse sot ai ndien ndonjë brengë, duhet të mendojë atë që ka bërë dhe përse e ka bërë."

(Sporti - Online)

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Janar 2006 13:56
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Interi, i kënaqur me barazimin ndaj Lacios

"E dinim se kjo do të kishte qenë një ndeshje e vështirë, sepse Lacio është një skuadër e fortë dhe këtë e tregoi duke luajtur një ndeshje të mirë. Megjithatë ishte një ndeshje e kushtëzuar nga dy kartonët e kuq të fillimit. Nëse do të kishim luajtur 11 kundër 11, mund të kishte qenë një ndeshje më e bukur për sa i takon spektaklit në fushë. Megjithatë, djemtë u përkushtuan dhe në fund ishim të kënaqur se si shkuan gjërat", - ka qenë ky komenti i Roberto Mançinit, pas barazimit me Lacion në takimin e parë çerekfinal të Kupës së Italisë.

"Interi luajti duke ardhur në rritje, - vijoi trajneri zikaltër, - në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Nëse pata emocione që u përballa me Lacion në "Olimpiko"? Kur luan në këtë stadium, ke gjithnjë emocione sepse është i madh, kjo është arsyeja e vetme. Në fakt, nuk është hera e parë që vij në Romë si kundërshtar".

Një pyetje lidhur me lojtarët që kishin pasur më pak mundësi të aktivizoheshin: "U paraqitën të gjithë mirë, më bëhet qejfi për ta. Solari? M'u duk shumë më mirë se herë të tjera dhe kjo më gëzon".
Më pas e ka pasur radhën David Pizarro të komentojë barazimin e zikaltërve ndaj Lacios: "Besoj se barazimi ka qenë një rezultat i drejtë, - ka thënë kiliani, - edhe pse ndoshta do të kishim merituar diçka më shumë, sepse në pjesën e dytë e bëmë ne lojën dhe na mungoi vetëm goli. Të dyja skuadrat s'e patën të lehtë të luanin me dhjetë veta, vijoi Pizarro, por me siguri kartoni i kuq i Burdisos dhe Di Kanios pas pak minutash lojë e kushtëzoi takimin. Për mendimin tim, u dëmtuam më shumë ne nga dalja e Burdisos. Megjithatë, 1-1-shi është një rezultat i mirë në kuadër të ndeshjes së kthimit, sepse shënuam një gol në transfertë." Edhe Kristiano Zaneti ka qenë i të njëjtit mendim: "Pas kartonëve të kuq që e ndryshuan ndeshjen, ne vendosëm tre lojtarë në mesfushë, por s'ishte e lehtë të orientoheshim menjëherë, - tha ai. - Fusha ishte e fortë dhe e ngrirë, - vijoi mesfushori zikaltër, - nuk ishte e lehtë të luaje në të. Megjithatë ishte një ndeshje shumë e luftuar nga ana e të dyja skuadrave. Barazimi ishte një rezultat i drejtë, pasi si ne, ashtu edhe Lacio, i patëm rastet për ta shënuar golin e dytë." Deklaratat e kampit interist i ka mbyllur Dejan Stankoviç, autori i një goli tepër të bukur ndaj Lacios:

"Ndihem i kënaqur për golin, por të dielën dua të kthehem në kampionat pa menduar se shënova një gol të rëndësishëm pas një periudhe shterpësie. Tani mendojmë për ndeshjen ndaj Leçes dhe për të fituar duhet të jemi të përqendruar në maksimum. Duhet të ecim përpara ndeshje pas ndeshjeje. Barazimi ndaj Lacios është i rëndësishëm në kuadër të kualifikimit dhe pas takimit me Leçen do të mendojmë për sfidën e kthimit."



Sokol Kondi

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Janar 2006 14:30
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:27 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionatet Kryesore Evropiane > Kampionati Italian > Lajme Per Interin Dhe Nga Interi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.