Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerëzimi > Kuriozitete mbi trupin e njeriut
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Kuriozitete mbi trupin e njeriut

Eshtrat e njeriut janë katër herë më të qëndrueshme se celiku.

Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79 veçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Reth 2,5 miliardë herë.

Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, d.m.th. 100 m².

Enët e gjakut të njeriut (të kapura njëra pas tjetrës) janë 2,5 herë më të gjata se ekuatori.

Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë esht i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtrihen rregullisht

Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000, ndërsa bjondinet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 përqind e bjondinave e mbajnë këtë shifër të flokëve.

__________________
un-Retired

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2003 23:06
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BUCS Kliko këtu për të kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BUCS Shto BUCS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BUCS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Truri

1. Impulset nga nervat ne drejtim te trurit dhe anasjelltas udhetojne me nje shpejtesi prej 380 km/h.

2. Truri jone gjate funksionimit zhvillon nje energji te barabarte me ate te nje llampe 10 watt.

3. Truri njerezor eshte ne gjendje te memorizoje 5 here me shume se informacionet qe ndodhen ne Enciklopedine Britanike, ose cfaredo lloj enciklopedie tjeter. Llogaritet ne terma elektronike se truri yne ka nje kapacitet prej 3 deri ne 1000 Terabyte.

4. Vetem truri, perdor 20% te oksigjenit qe hyn ne trupin tone dhe qe transportohet ne gjak. Masa cerebrale eshte e barabarte me 2% te trupit tone, por konsumon me shume oksigjen se cdo pjese tjeter e trupit.

5. Aktiviteti cerebral eshte me i madh gjate nates, sesa gjate dites. Kjo ndodh sepse, ne te kundert te asaj qe mund te besohet, ndodh qe truri vihet ne aksion, pikerisht kur ne fleme. Nuk dihet mire akoma perse, por ne qofte se shihni enderra te bukura gjate gjumit duhet te falenderoni trurin dhe punen e tij gjate nates.

6. Shkencetaret konfirmojne se sa me i madh te jete koeficenti juaj intelektiv (QI), me shume enderroni. Kjo nuk duhet t’ju beje te mendoni se ne qofte se nuk kujtoni enderrat tuaja nuk jeni inteligjent sepse pjesa me e madhe e enderrave ka nje gjatesi shume te shkurter.

7. Neuronet gjate jetes sone rriten. Deri pak kohe me pare besohej se qelizat e trurit nuk zhvilloheshin apo rigjeneroheshin, kurse sot dihet se edhe meqenese kjo rritje nuk eshte si ne pjeset e tjera te trupit, ajo ekziston.

8. Informacionet levizin me shpejtesi te ndryshme ne baze te tipit te neuroneve. Jo te gjithe neuronet jane njelloj: ekzistojne disa ne gjendje te transportojne informacione me shpejtesi 0,5 meter ne sekonde kurse te tjere arrijne edhe deri ne 120 meter ne sekonde.

9. Truri nuk ndjen dhembje. Kjo thjeshte sepse ne te nuk ka receptore te dhembjes.

10. 80% e trurit tone eshte e ndertuar nga uje.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2009 00:31
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Smile

interesante

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2009 00:34
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Organet

Organi me i madh i organizmit tone eshte zorra e vogel (intestinum tenue). Edhe pse quhet nga anglezet “small intestine” eshte 4 here me e gjate se gjatesia mesatare e nje njeriu te rritur.

Zemra e njeriut prodhon gjak me nje presion per ta pompuar ate deri ne 9 metra lartesi. Keshtu qe mos u preokuponi ne qofte se arrini te degjoni rrahjet e zemres tuaj. Per te pompuar gjak ne te gjithe trupin tone ne nje kohe kaq te shkurter duhet nje presion i mire nga kontraktimi i zemres.

Lengjet gastrike jane ne gjendje te tresin edhe nje flete brisku.

Mendohet se trupi njerezore ka me shume se 96 000 kilometra ene gjaku. Duke bere nje llogari te thjeshte me enet tona mund te behen me pak fjale 2 xhiro rreth botes.

Cdo 3 apo 4 dite ne stomakun tone krijohet nje membrane mukoze e re. Kjo per shkak te forces se madhe te acideve prezente ne stomak dhe kush vuan nga ulcera mund ta kuptoj shume mire sa te dhimbshme jane keto acide sidomos kur sulmojne muret e stomakut.

Siperfaqja e mushkrive tona eshte e barabarete me ate te nje fushe tenisi; ne fakt per te derguar sa me lehte oksigjenin ne gjak, mushkrite jane te pajisura me qindra bronke dhe hojeza. Keto jane te lidhura me kapilaret qe cojne oksigjenin ne gjak duke marre dioksidi i karbonit (CO2). Siperfaqja gjigande e mushkrive ndihmon keto veprime dhe na siguron nje shkembim te denje oksigjeni dhe dioksidit te karbonit ne cdo moment.

Zemra e femrave rreh me shpejte se ajo e meshkujve. Shkaku duhet kerkuar ne masen trupore, megjithese eshte zbuluar qe zemra femerore punon ndryshe nga ajo mashkullore.

Shkencetaret kane arritur te numerojne me shume se 500 funksione te melcise. Me shume mundesi kur dalim te shtunave dhe dehemi nuk mendojme per melcine tone, por ne qofte se doni ta dini melcia eshte organi qe punon me shume ne brendesi te trupit tone.

Aorta, arteria kryesore qe nis nga zemra jone ka diametrin e nje tubi normal. Kjo arterie eshte kaq e gjere sepse duhet te trasportoje ne brendesi te saj pjesen me te madhe te gjakut qe do te qarkulloje ne sistemin tone.

Mushkria e majte eshte me e vogel se mushkria e djathte per ti lene hapsire zemres.

Nje njeri mund te jetoje pa pjesen me te madhe te organeve te tij. Trupi yne mund te duket i dobet, por mund te mbijetoje pa stomak, pa 75% te melcise, 80% te zorres,dhe pa nje veshke. Me siguri s’do te ndiheshit shume mire, por organet e munguara nuk do t’ju sillnin vdekjen.

Gjendrat mbiveshkore e nderrojne madhesine gjate jetes. Perpara lindjes keto jane te medha sa nje veshke, ndersa me kalimin e kohes behen gjithnje e me te vogla, deri behen veshtiresishte te dukshme ne moshe te madhe.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2009 00:34
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:31 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerëzimi > Kuriozitete mbi trupin e njeriut

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.