Endri
Moderator
Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498
|
Para pasqyrës, si do të jemi pas 5 vjetësh
Para pasqyrës, si do të jemi pas 5 vjetësh
Olsi Kolami
Shkencëtarët francëze kanë arritur që të krijojnë një pasqyrë e cila mund të na tregojë imazhin tonë pas pesë vjetësh, pra si do të jemi pesë vjet më të plakur. Lajmi i publikuar në revstën prestigjioze “New Scientist’, tregon se pasqyra është e aftë që të krijojë imazhin tonë duke ecur përpara në kohë, duke na treguar se cilat nga pjesët e trupit do të jetë më e plakur pas pesë vitesh. Kjo shpikje e fundit bazohet në informacionet që merren nga trupi ynë me anë të një telekamere, e cila vendoset në shtëpinë e personit që kërkon të mësojë mbi të ardhmen e tij. Kjo kamer është e aftë që të fiksojë të gjitha sjelljet tona, të cilat pasi përpunohen në kompjuter, japin informacione mbi imazhin që ne do të kemi në vitin 2010. Megjithatë shkencëtarët pohojnë se në rastet kur individët i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, imazhi i tyre sigurisht që nuk do të jetë i njëjtë me atë që na tregon pasqyra pas këetij studimi.
Gazeta Shekulli
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|