AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
Lejlaja!!!!
Rikthehet fuqishëm edhe këtë vit. Me një të veçantë. Pasi ka pushtuar frymëzimin e stilistëve nëpër skica veshjesh, tani bëhet tendencë edhe e trukut të mbrëmjes. Sepse ngjyrës lejla nuk i thua dot jo..
E kemi parë mbi pasarela: lejlaja është përfundimisht një nga ngjyrat e forta të stinës. Është bërë protagoniste edhe e trukut të syve. Jo më e sfumuar në tone, si në vitet e shkuara.
Si?
Tani ngjyra lelja përdoret në të gjithë qepallën, bashkë me penelin, për të ngopur ngjyrën, dhe krijon një efekt smokey. U shkon të gjitha atyre që kanë sy të kaltër ose të gjelbër. Kombinohet me rimel të zi.
Detaje
Pasi të kesh vendosur mbi qerpikë rimelin e zi, kalo vetëm tek majat e sipërme një furçë rimeli ngjyrë lejla.
Efekt surprizues
Vështrimi bëhet magjik, misterioz.
Po mbi buzë?
Ke vetëm dy alternativa: një buzëkuq kafe në neutral ose një shkëlqyes në nuancë roze, për një total look të përshtatshëm për në mbrëmje.
Revista Jeta
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|