Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Moda dhe Estetika > Veshja dhe Opinioni
Gjithsej 11 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth


Je zhvesh ene merresh akoma me forumin?????????

kur zhvieshet nje femer pertej oqeanit turlli e nuhat me i pari.
zagar gjoje i persosur- ne kuptiminn e mire te fjales

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Qershor 2010 04:54
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth


Je zhvesh ene merresh akoma me forumin?????????



Sa kisha ardh nga puna

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Qershor 2010 11:26
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

cecila vishu se krejt meshkujt e forumit kam fillu me lepi hahah
per temen ca me shtu koha me ndryshu pak stilin e veshjeve

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Qershor 2010 23:53
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Ne dhe F..TV !

Fashion TV dhe njeriu i Neandertalit

Në vitin 1997, në Francë themelohej Fashion TV, televizioni më i madh i modës që njohim ne, këtej, në periferinë e botës.
Në të njëjtin vit që u themeluar FTV ne ishim të zënë duke u kthyer te shpellat, për të vërtetuar para botës teorinë e evolucionit të Darvinit.
Kanë kaluar 13 vjet. Ne po përpiqemi të harrojmë 97-ën tonë, ndërsa FTV e kujtoi me pompozitet 13 vjetorin e vet.
Pas 13 vjetësh, Perëndimi na ka imponuar ne të shohim FTV, ndërsa ne nuk arritëm ta bindnim Perëndimin të rrëmbente kallashët. Pra, perëndimi, e ka fituar luftën.
Nuk e di a ka një vend në botë ku në lokale të mbahet kaq shumë ekrani i zënë me FTV. Në palestër, në bar, në club, madje dhe në byrektore do të shohësh FTV. Dhe ti që mendoje se ai kanal është armiku i ushqimit.
"Ky kanali të hiqka oreksin" i thashë shitësit të byrekëve. Ai ktheu kokën nga ekrani i FTV dhe me gojën hapur u fiksua duke parë sfilatën aq sa harroi të më merrte dhe kusurin.

Altamoda në Koplik

Pasioni i shqiptarëve për FTV është versioni modern i pasionit të hershëm për Electric Blue, apo i pasionit pak më të vonshëm i baballarëve të marrosur pas Ambra Angiolinit.
Midnight Hot, është një program erotik i FTV që tek ne i bie të transmetohet në mes të ditës, në vende më se publike, dhe askush nuk duket i shqetësuar.
Shqiptarët, që vrasin vajzat pse kthehen vonë natën nuk kanë asnjë kundërshtim që të shohin femra të zhveshura non-stop, në prani të tërë familjes, duke ngrënë akullore. FTV çan malet. FTV mbërrin edhe atje ku nuk ka mbërritur akoma dushi me korrent.
FTV, në të vërtetë është një ekran pornografik. Soft-porn nuk ka asgjë më pak sesa ajo që shfaqet non-stop FTV. I vetmi ndryshim është që për pornon ka një kod në platfromën satelitore, ndërsa FTV është e lirë. FTV e shohin edhe adoleshentet 12 vjeçare dhe fëmijët 5 vjeçarë.
Dhe pastaj habitemi pse minorenet tona sajohen si prosituta që në 10 paradite, me veshje që në perëndim do ishin të sikletshme dhe të shtunën mbrëma. Dhe pastaj qeshim, kur shohim në Pukë një grua të re të veshur me fustan mbrëmjeje atllasi të kuq në 1 të drekës.
Janë vajzat tona, që imitojnë FTV me bekimin tonë.
Ndërsa në shtëpitë tona uji vjen me orar, paratë nuk dalin në fund të muajit, dhëndri i ardhur nga Belgjika nuk e dimë kurrë se ku do na e çojë gocën. Po ne nuk e kemi mendjen. Jemi shumë të zënë duke parë TV. Duke parë MODË në TV.

F*** TV

Në Fashion TV mund të shohësh vazhdimisht imazhe nga anija ku zhvillohen Party-t luksoze të MishelAdamsit. Ajo që bie në sy në imazhe është një numër i pafund femrash që zhvillojnë festa non-stop, dhe ti pyet veten, po ku janë meshkujt? Ç'janë këto festa ku ka vetëm modele?
Në fakt, aty nuk ka meshkuj. Ka vetëm blerës. Partyt e FTV janë marka e një prostitucioni të legalizuar si "festa mode". Aty nuk ka modele, por vetëm prostituta high class.

FTV është ndaluar në disa vende, herë pas here, për përmbajtje të papërshtatshme për mosha të caktuara në orë të caktuara. Në perëndim përgjithësisht e injorojnë. Në lindjen e varfër, e adhurojnë. Herë pas here, e kanë ndaluar në vende të caktuara për pamje lakuriqësie në orë të papërshtatshme, për thyerje të kodeve të etikës e të kulturës së popujve të ndryshëm, etj.
FTV është një kanal që në Angli kishte 0.0 share të audiencës (të dhënat e 2008), në Amerikën e Veriut nuk ka arritur akoma të bëhet pjesë e platformave kabllore serioze, por që ka një shtrirje të gjerë e shikueshmëri në vendet më të varfëra të globit: në Amerikën Latine(ku përdhunimi i femrave është një nga fenomenet më të shpeshta sociale), në Indi (ku femrat vriten me gurë, pse dashurojnë një djalë të një kaste tjetër), në Indonezi (ku ekziston akoma Policia e Moralit), në Ballkan (ku.... - këtu vini vetë ç'të doni).

Në Zyrat e UNHCR, ditët e para pas cunamit të Indonezisë televizori rrinte tërë ditën te FTV, më tregonte një miku im, vullnetar i organizatave ndërkombëtare. Ndërsa jashtë kalbeshin pirgjet e kufomave, e vetmja mënyrë për të hequr mendjen ishte kanali me femra të zhveshura që ekspozohen tërë kohën.
Por, e vërteta është që FTV u ofron shoqërive të pazhvilluara një imazh të rrejshëm për botën e për femrën.
Në fakt, lufta mes civilizimeve nuk zhvillohet në Irak apo Afganistan. Lufta e vërtetë është mes FTV dhe shoqërive të pazhvilluara, dhe këtë luftë kanali pornografik i modës po e fiton.

First we take Manhattan, than we take Berlin

Një nga të paktat gjëra që gjuha ime më bën krenar, është që nuk ka një fjalë për "pasarelë". As për "sfilatë". Shqipja nuk e ka pasur kurrë të nevojshme, sepse kultura e FTV është thellësisht jo shqiptare, sikurse, është thellësisht jo njerëzore.
Femrat anoreksike, anijet ku zhvillohen party-t e prostitucionit, haute couture-a, nuk kanë asgjë për të ofruar për ne. Përveçse të joshin vajzat tona të vogla, drejt një bote ku bëhet pazari i gjësë së gjallë. Zinxhirë prej floriri ty kanë për të ofruar..., etj.


Tirana Fashion Week

Nuk dua të gjykoj modën, sepse nuk kam asgjë më shumë për të thënë se sa Oscar Wilde, "Moda duhet të jetë një gjë shumë e shëmtuar, përderisa detyrohemi ta ndërrojmë kaq shpesh."
Ajo çfarë më shqetëson është kompleksi i majmunit brenda nesh. Mënyra sesi ne, edhe sot, pas 13 vitesh i vërtetojmë botës teorinë e evolucionit të Darvinit.
Shoqëria jonë, nga më të kompleksuarat e më inferioret në dizajn, tekstile e shërbime, tenton të shesë tangërllëk në modë. Në rrugë, në Bllok, në plazh por dhe në TV. Ne kemi "stilistë" pa fund. Ne kemi "Tirana Fashion Week" që janë diçka e tipit TVSH-ja në 91-shin: një këngë, një valle, një.. sfilatë.

Ne nuk kemi industri mode, nuk kemi elitë që sheh një sfilatë (edhe këtë fjalë, shqipja e injoron) dhe vendos të blejë një fustan ekstra të shtrenjtë. Ama, 9 në 10 adoleshente ëndërron të bëhet topmodele (jo modele e thjeshtë, po top-), ndërsa çdo person që mendon se ka gusto për të zgjedhur pllakat e banjës, e quan veten stilist.
Ideja e "Tirana Fashion Week" është një absurditet që mbijeton vetëm falë një publiciteti fals. Moda në Tiranë as ekziston as ka për të ekzistuar. Industria që e mbështet modën nuk ekziston as ka për të ekzistuar. "Stilistët" që të ndikojnë në shijet e veshjet e sezonit që vjen, nuk ekzistojnë e as kanë për të ekzistuar.
Vetë FTV nuk është një kanal mode për ne, por thjesht një kanal femrash të zhveshura.
E vetmja pasarelë e vërtetë mode janë rrobat Te Çamët. Pardon! Made In Çamët.


-Shekulli online-
nga:Koloreto Cukali

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Gusht 2010 13:42
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Do ishte artikull perfekt sikur mos fuste kete fjaline.

Citim:

Një nga të paktat gjëra që gjuha ime më bën krenar, është që nuk ka një fjalë për "pasarelë". As për "sfilatë". Shqipja nuk e ka pasur kurrë të nevojshme, sepse kultura e FTV është thellësisht jo shqiptare, sikurse, është thellësisht jo njerëzore.



Duhet te jesh goxha i padale per te reduktuar njerezimin tek kultura simil-shqiptare. Dhe goxha arrogant per te pretenduar se gjithçka ekziston ne FTV eshte jo-njerezore. Jo per gje, por nese shqiptaret shikojne nga tere diten diçka jo-njerezore, i bie te jene race jo njerezore. Dhe ketu Koloretua bie ne kontradikte me veten.

Kusuri eshte tentative e mire per te bere njerezit te mendojne. Veçse i fton te anojne nga shpella e 97-es ne vend te FTV-se se 2010-es.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Gusht 2010 14:40
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:30 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 11 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Moda dhe Estetika > Veshja dhe Opinioni

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.