sami
Anetar i ri
Regjistruar: 21/07/2004
Vendbanimi: Washington
Mesazhe: 20
|
Gabimet tona historike si komb
Sami Gjoka
Në përgjigje të disa sugjerimeve për të Përkrhur Kerrin në kurriz të Bushit
Shqiptaret si nënshtetas dhe shqiptarët si komunitet, gjendur përballë alternativash të veshtira, dhe nisur ndër udhë të gabuara shpesh herë, ndodhen serish të hutuar në udhëkryqin e politikës Amerikane.
Është menyra fatkeqe e jetës që në boten shtazore të njeriut i dobeti e i vogëli duhet t’i nënshtrohet instikteve të veta, dhe në bazë të këtij instikti të zgjedh atë që përceptohet të jetë më i fortë e pikërisht atij t’ia lyej qerren, me shpresë që me vonë të marrë rrahje supesh e shpërblim buzëqeshjesh (nga sunduasit në ardhëje e sipër të shoqërisë) dhe të ndjehet kështu më i sigurtë edhe për pak kohë.
Si të dobët e të vegjël, (në fakt më të dobetit e më të vegjelit në botë, po të kihen parasysh rrethanat tona gjeo-politike) kombi ynë që njeh veçse mpak-zhdukjen e vet të llahtarishme, shtrirë dikurë që nga deti Egje e deri në veri të Danubit, e tashme shtrydhur nën darën sllavo-greke, më këmbet në varr, dhe ndërsa tretet fizikisht e njolloset moralisht, jo nga bota katile që aq na pëlqenë ta fajësojmë por nga bëmat tona që nuk çbëhen më, sytë e tanë janë drejtuar për ndihme, larg, larg në Perendim, ku Amerika e madhërishme rrinë.
Shqipëtarët janë një komb pa miq. Askush nuk mundtë përfitoj ndonje gjë prej nesh. Nëse dikush zgjedh të miqësohet me ne, pa dyshim do të behemi barrë e tyre e panevojeshme. Asnjë llojë përfitimi reciproke që mund të mendohet. Çfarë mund të offrojmë ne përveç dorë-shtrirjes sonë të zbrazët që kërkon ndihmë?
Si të tillë, ne s’mund të rrezikojmë të shkatërrojmë çka po përpiqemi të sigurojmë me kaq veshtirësi. Nuk mundemi ne të dëgjojmë të tilla këshilla individuale që gjithsaherë kanë patur pasoja të pakthyeshme shkatërruese për qenësine tonë kombetare.
Nuk mundemi ne të shkojmë tek një familje që duam e na pëlqen, e mbi të gjitha ku kemi turp të trokasim, se zhelat tona ndotin luks e salltanet e kur sherri, zenka e shamate atje zjen, të zgjedhim krah siç sugjerojnë ca mendje tona të “ndritura” të përkrahin Kerrin në kurriz të Bushit, thjeshtë vetem sepse Kerry ka pohuar një fakt të vertetë, që shqiptarët jane kombi më pro-amerikan në botë.
Ne si shqipëtarë jemi prekur të mësojmë deklaratën e senatorit Kerri, që "Populli i Kosovës të përcaktoj të ardhmen e vetë, përfshirë menyrën e qeverisjes. "
Uroj dhe shpresoj që kjo deklaratë nuk është bërë thjesht para ndonje grup(imi) shqiptarësh, apo edhe më keq akoma shprësoj që këto fjalë nuk janë nxjerrë me grep nga Zoti Kerri prej ca intervistuesish shqipfolës, se në qentë kështu, është thjeshtë një fjalë-pazar pa vlerë, një orvatje politikanesh për të blerë pak më shumë vota nga komunitete jo të vogla shqiptaresh në fare pak qytete të mëdhenj të Amerikës.
Përderisa shumë shqipëtarë po e jehonë-përcjellin këtë qëndrim momental të kandidatit për president, besoj që Kerri e bëri këtë deklaratë, përballë ndonjë turme njerëzish kryesisht jo-shqiptarë, ndoshta në një nga fjalimet e tij rreth politikes se jashteme, pamvarësisht se unë nuk e kam dëgjuar, e as nuk dëgjova madje një fjalë mbi Ballkanin në tërësi e jo më për Shqipërinë, kur mbajti atë fjalimin e tij të shkëlqyer në Kongresin e Bostonit.
Epo sjam unë ai që dinë gjithshka rreth si-ve e ku-ve e çfarë është thënë. Por prap unë pranoj habinë për mua ndërsa përpiqem të imagjinoj votuesit amerikane që qenkan kaq të shqetësuar dhe se mund tu influencokan nga çfarë presidenti i ardhëshem do të bëka për Shqipërinë a Greqinë a Bullgarinë apo Maqedoninë!!!
Thënë a mos thënë, pa a me gjithmend, tashmë vetem shpresoj e dëshiroj që ca individë shqiptarë nuk do ta keqpërdorin këtë deklaratë të ndershme (uroj) për të imponuar opinionin dhe agjenden e tyre politike tek komuniteti shqipatro-amerikan në emër të interesit të së ardhmes sonë kombetare.
Ndërsa shumë kombe presin nga udhëheqesit e tyre t’i prijnë drejtë begatisë, për Shqipërinë është koha e luftës për existencë.
Ndërsa vrapoi të radhitesh ndër të parët aleatë të Amerikës në luftë kundër terrorzmit, Shqipëria tashmë besohet t’i dorëzojë të vetmin aeroport internacional që ka kontrollit grek, nga frika se policia e ushtria shqiptare nuk qenka aq e aftë sa të ushtrojë një stop-arrest-komand mbi terrosristet me konfidencen që grekët mund. (Për turp të shqipëtarëve Greqia nuk është madje në listen e vendeve qe i përkushtohet luftës kundra terrorizmit me zellin e Shqipërisë dhe aleances së re) e për më keq akoma nën zjarrin që qeveria e Moisi Nanos i dha krenarisë shqiptare le t’i kujtojmë Tiranës së shitur kaq lirë se Shqipëria kurrë nuk ka ndërmarrë akte terroriste ndaj vendeve të tjerë por krejt në të kunderten është Greqia ajo që vazhdimisht ka manifestuar akte të tilla kundra interesave perendimore.
E prap se prap ne vazhdojme udhën tona mes zgjedhjeve të gabuara si kjo që po therritkami një vend me viruse terrorizmi ne damarë si Greqia të na siguroj mos-infektimin po nga ky virus; është ky një zgjedh-vendim i vetë shqipëtarëve që fton dhelpërat greke të vijnë e na ruajn kotecët me pula Shqipëtare.
Kjo - është vazhdim i gjatë i historisë sonë kombëtare në përzgjedhjen e gabuar të vendimeve tona ndërkombetare shpësh herë në kohra shumë të vështira; histori gabimesh që zënë fill që kur zë fill historia e shkruar dhe vazhdon deri me sot e ditë më ditë.
Bazuar në vendime jo reale shpesh herë ne zgjodhem të trajtojmë si miq vende që na konsideruan me pas si armiq. A s’qe kështu me Marko Boçaret e revolucionit grek vetem pak dekada me parë? Ja kështu pra ndodhi koh e më kohë.
A sqe aleanca me greket gjatë luftës Greko-Persiane, vendim i gabuar i sterghysherve tanë ilirë që çoi ushtrinë e mbretit Dar në Veri kunder fiseve ilire të Panonjes në territoret e Maqedonisë së sotme? Atje Perset hasen me të vetmen rezistence serioze deri sa të arrinin fiset Skithe në veri të Danubit; luftë që i gjeti Ilirët pa ndihmen grekeeve edhe pse që pikerisht ndihma qe u dhane grekeve ajo që vuri perballë ilireve gjithë arseanilin luftërak Pers të asja kohë. Qe pikërisht llogari e gabuar për të ndihmuar ushtarikisht komshinjtë të cilët as që deshen të dinë për ndihmë kur e njejta gjë kërkohej prej tyre, qe shkaktoi tragjedinë e parë më të madhe të stergjysherve tane. Mijra mijra Ilirë u dynden me force drejtë lindjes deri ne brigjet e Kaspikut ku akoma mbeten gjurma të pa asimiluara shqipfolës.
A s’qe Pazar i pallogaritur mirë për Ilirët, vendimi individual i Aleksandrit të Parë, at i Filipit dhe gjysh i Aleksandrit të madh, që thjeshtë për të marrë pjesë në garat olimpike, rezervuar në atë kohë vetëm për grekët, pretendoi publikisht se ai nuk ishte vertetë Iliro-Maqedonas por qe me origjinë greke, se, sipas një legjende të hershme që ai vetë sajoi, paraardhësit e tij patën emigruar në Pale, nga territoret Hellene në Jug të Maqedonisë. Po, ky vendim-pretendim (stërgjysh i një peshëngritësi të sotëm që ai që pështyjnë vlerat kombetare për ca lavdi përsonale) e bëri vertëtë të mudnur Aleksandrin të mirrte pjesë në garat olimpike, por ama, në kurriz të shpejtimit të asaj që Herodoti do ta quante pak shekuj më vonë, zgjerim-shtrirje e vazhdueshme e familjes greke në veri, në saj të asimilimit të fiseve jo-greke dhe përvetesimit të trojeve të tyre jo greke.
Shqiptarët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të bëjnë të njejtën zgjedhje, t’u shtojnë Fat-it një os pas bythe the Fatet na shëndërrohen pastaj në Fatosë, thjeshtë për të djersitur vullnetarisht nëpër tokat greke e për të lenë djerr tokat e veta, dhe gratë e tyre të plaken jav-për-javë në pritje ne sa e sa shtretër gjysëm të zbrazët.
A s’qenë sulmet piratike të herë-pas-herëshme mbi flotën romake, vendim i gabuar i stërgjyshreve tanë, kur Ballkani po shihej me syrin e lakmi-pushtimit, si hap i parë i marshit të perandorisë në lindje, që i detyroi romakët të shkatërronin çdo gjë Illire në revanzhin e tyre, ndërsa ruajtën me fanatizëm çdo gjë greke, prej të cileve nuk patën asnjë llojë reziastence serioze?
Si rezultat i këtij guximi të tepruar në fakt guzim që tejkalonte fuqinë ilire të cunguar, në saj të mos koperimit e rivalitetit midis fiseve si sot (kujto rival-mëritë e pahijeshme Jug-veri, Gehg-Toskë, Kosovë-Shqipëri), Ilirët pësuan shpërnguljen e dytë masive me forcë ketë radhë jo më në lindje por në Perendim. Mijra Ilirë kryesisht të rrafsheve të ulëta të bregdtit të Shqipërise së sotme u debuan në italinë qendrore dhe atë të jugut, ndërsa Ilirët e Dadardnisë dhe Keltet u dërguan kryesisht në veri të italisë së sotme.
Ishte si gjithmonë përzgjedhja jonë e keqe për të sulmuar kur nuk qe koha për sulm dhe për të rezistuar kur nuk patëm shance rezistimi, që na nisi nëpër tatpjetën e shkatrrimit dhe zhdukjes sonë kombetare për shekuj me rradhë, nga ku vashdojme të shaksim në humbje ditë për ditë.
E, prap, kur më në fund shqiptarët e herëshem vendosen të bënin paqe me Perandorine Romake, kjo zgjedhje e gabuar shkaktoi dhënjën paqësore të territorit Dardan si fushë rekrutimi për armatën Romake. Ndërsa Shqiptaro-Ilirët u shëndërruan në miq të pushtuesve thjeshtë për trajtim më butësorë nga romakët, rinia Illire në vend të pushonte gjak-derdhjen e kotë për mbrojtjen e asaj që se mbrojti dot, nisi të derdh gjakun për tej-zgjerimin e perandorisë në lindje, në kurriz të mpakjes së tokë-kombit të vet.
Qe kjo vuajtje e gjatë shekullore e Ilireve, fakti që bëri shqiptarët të nxitonin ne gabim-zgjedhejen tjeter tragjike në mesjetë. Më saktësisht në shekullin e 11të, kur fiset serbo-slave kapercyen Danubin drejt jugut, në territoret Ilire, në kohen kur vetem pakësoheshim në numër, do të mirëpriteshin nga popullsia vendase si mjet balancim kundrejt pushtuesve.
Historia do të deshmonte edhe njehërë sa shumë dëmë i shkaktuam vetes me këtë vendim të pamatur të mirpritjes serbe kryesisht në Fushën e Kosovës. Sot Serbët pretendojnë se Kosova është djepi i tyre historik, që është me të vertetë, por ajo që fshihet ne pohime të tilla përverse është fakti se ky djep civilizimi, qe strehuar e u përkund paqësisht në mes të njerzeve tanë në tokën tonë të lashtë.
E gjitha kjo history analitike, e parë kalimthi me shpejtësinë e këtij shkrimi, dëshmon se në ç’fardo lloj këndveshtrimi, i përngjanë gjithësahere fabulës së ujkut me qengjin.
Ja kështu qe vendimi për të luftuar fillikat Perandorine Osmane, tradhëtuar nga fise-kombesite e tjera baklkanase, që braktisen Kosoven drejt male-luginave të Bosnjes fill pas vrasjes së Princit Serb Lazar.
Kjo rezistence e vetmuar Ballkanase ndaj otomaneve kur të tjerët kuptuan se nuk ishte koha për humbje jetësh të çmuara, ndërsa fuqia e ushtrisë pushtuese që në ngritje-shpërthimin e saj, i shkatoi Shqipërisë fill me vdekjen e Skenderbeut dëbimin masivë të tretë, në Jug të Italisë ku Ilirët e 12 shekujve më parë qënë thuajse tërësisht asimiluar.
Kur shqiptarët kuptuan se nuk mund të mateshin për nga numri i popullsisë dhe fuqia e armeve me pushtuesit që patën nën këmbe tër Evropen, dhe nisen nxitimthi të ndërronin fenë, që më së fundi të miqesoheshin me sunduesit, kjo përzgjidhje që prap një shpresë e kot, e rremë; që koha kur shkelqimi i Perandorisë po venitej, karvani ottoman i rraskapitur po bëhej pre tashmë i pa zot për vetëmbrojtje nga revoltat që gjatë-gjum-dremitësit zun fill, se kombet që flinin tash kokën e ngrinin, kombe që dinin e njihnin më mirë, kur ishte koha të struktërhiqeshin me butësi kërmilli e kur koha qe për sulm mbi të tjerë.
Ky vendim i dëmshem në serinë e gjithe vendim-gabimeve që janë bërë në kohrat më të papërshtateshme për tu bërë do ta portretizonte më pas Shqipërinë përpara Evropës si bashkëpunëtore e sunduesve të së njejtës fe dhe me terhqejen turke i vetmi vend qe luftoi pushtuesit kur të tjërët e braktisen fushbetejen që ne shekullin e 13të, ose akoma dhe më keq që masakruan popujt fqinjë siç bëri Greqia ndaj Bullgarise, nën mbrojtjen e “Gjysëm Hënës”, po paguante tani për krimet e pushtuesit. Kjo do të shkaktonte debimet masive të më shume se nje milion banorve nga trevat e Sandxhakut e të Nishit në Turqi e të mijra çameve nga krahinat e Shqiprisë së poshtëme rreth e qark Janinës.
Sa e sa herë ne s’ditem çfarë bëmë? Pse çdo gjë na shkon neve kaq terrs?
Kur ne qemë i vetmi vend gjatë luftës se dytë botërore ku nje çifut i vetëm nuk e humbi jeten në saj të tradive të pakrahasueshme të kombit tonë, por krejt ne të kundertën komuniteti çifut u rrit e u zmadhua, Grekët e Serbët do ta akuzonin Shqipërinë si bashkëpunëtore me gjermanët për faktin se shqipëria përfitoj gjatë luftës ribashkimin e trojeve të saja, dhëne kryesisht jugosllavise, 20-30 vjet më parë.
E prap ndërsa luftuam okupatorin fashist ne ndërmorrem nje tjetër gabim trashenik atë të përqafimit të ideologjise komuniste jo se e urrejmë komunizmin si ideologji por nga thjeshtë fakti se komunizmi që shëndërruar në një çeshtje sllave, e sllavët vetm një intëres kanë për Shqipërinë, interesin e zhdukjes së saj për të siguruar njeherë e përgjithmone mesdheun veri-lindore races sllavo-orthodokse.
E kush është një vendim i drejtë që morrem ne? Në u kujtuam të përqafojmë vlerat perendimore në kohën kur e gjithë bota komuniste po trokiste në dyert e Evropës, e askush bile nuk na vuri re që po qanim lënë në shi për të hyrë rishatzi në familjen Evropiane ku kurrë në fakt ne s’paskëshim qenë.
E prap udhëheqesit tanë me shpresa debile e ide të pahijeshme na shtynë deri atje sa të shkatërronim ç’do gjë qëpatëm ndërtuar në emer të gjoja flakjës tutje të komunizmit.
Social-Communistet me frikën në palcë se po humbnin pushtetin dhe duke dashur më tepër të shikonin deshtimin e demokrateve se sa begatine e vëndit qenë të interesuar vetëm për shkatërrim.
Democratët nga ana tjetër nga frika se socialistet mund te fitonin në zgjedhje serish, deshten çdo gjë të shkatërrohej se vetëm kështu do te falimentonin ata nëse fitonin, e tua linin vendin demokrateve si kopil në preher porse Demokratet do të gjenin ndihme anëkënd botës demokratike për aq kohës sa do të qene antikomunistë.
E prap na u desh ta mesonim vonë çfarë shkatërrimi tragjik e zgjedhje feminore pati qene ajo. Qe gabim të shkosh në perendim me një pjatë të zbrasur në një dorë e me një lug të ndryshkur në tjetrën, kur na pati ikur treni, vetm pak vite më parë, kur mundësia i qe dhënë Alisë.
Fatkeqësisht të tjerë patën mberritu atje para nesh, qe qene me më shum interes për Evropën, në kërkim lëmoshash. Edhe, bile, gabim tjetër qe vajtaj në vendet isalme për të siguruar ndihmen e mohuar, kur po përpiqeshim t’i sqaronim botës se ne nuk perkasim me qenë atje ku na lanë qëkurse na çuan.
E ja pra pse, pse mbetëm qyqe, në varfërinë dhe tru-mufepsjen tonë. Kjo është pasoja e llogarive tona që na sjell prap tek qendrimi ynë në zgjedhjet amerkane të dymijekatrës.
Nuk jam unë ai që ka mundësi të ndikojë në komitetin shqiptaro-amerikan- ndaj lutem mos, mos përseri të ndikojnë për keq ata që dëshirë e mundësi ndikimi mendojne të kenë ose dukët që kanë.
Besimi im pesimist është: një vend që nuk mund të ushqejë veten e tij as qe mund të mendohet të ketë aftësi të luftoj urinë e kombeve të tjera. Një vend që kurrë nuk ka demonstruar para botës ndonjë aftëse të votojë për njerzit e vetë me të denj, me zemer dhe llogjik por ne fakt voton me mendje të ngushtë e sy të lidhur, për të kenaqur djalin e halles apo vajzen e dajos, që mban nje punë të pakëpaguar qeveria dhe qe do atë punë të ruaj nëqoftëse zgjedjet e reja nuk sjellin ndryshime të dëmeshme; sipas besimit tim pesimist është qesherake që një vend a komb i tillë të cilit unë i përkasë të cilësojë për kë duhet votuar në vënde të tjera.
Thënë me kaq, unë mendoj se cilido ka të drejtë të votojë për cilindo kandidat që atij i pëlqen dhe nëse mndet të ndikojë tek të tjerët të votojnë për të, por kurrë përzgjedhje të tilla individesh për president të një vendi kaq të fuqishem dhe mik yni si Amerika nuk duhen shënderruar në çështje komuniteti sepse dashje pa dashje ajo bëhet çeshtje kombetare. E kësaj i thonë të luash bixhoz me fatet e atdheut tend, kur madje askush nuk të ka autorizuar për një gjë të tillë, e skush nuk duhet të gëzoj këtë të drejtë.
Ne shqiëptarët që për 40 vjet i quanim kinezet vellezer e Kosovarët miq nuk mund te jemi kurrë aq qartë parës që të dimë së paku kush po fiton.
Prandaj të bësh deklarata se shqiptarët duhet te votojnë për demokratet në Amerike është lajthitje mendore qe nënkupton- Shqiptarët kundra Republikaneve—që do të thotë më tej- kundër qeverise se sotme Amerikane.
Shqiptarët si nenshtetas amerikane mund të votojne për Ralf Najderin nëse duan—por jo si komunintet. Thirrja e hapur publike madje ne media e ketyre “intelektualeve” qe komuniteti shqiptarë të votojë për Kerrin, rrezikon ta ktheje Shqipërine në çshtje e vetem demokrateve, dhe si e tillë mbetet diçka e nxituar, që duhet me çdo kusht the po vonese të terhiqet pas, për më tepër kur është bërë nga njërëz që me gjith zemer i’a duan të mirën Shqipërise dhe luftojnë për një gjë të tillë.
Sami Gjoka
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|