Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Ekonomia dhe Biznesi > Infrastruktura > Fullani: Rënie drastike në ndërtim, viti 2007, 19 % më pak
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
kunder19
Anetar i ri

Regjistruar: 12/02/2008
Vendbanimi: shqiperi
Mesazhe: 27

Fullani: Rënie drastike në ndërtim, viti 2007, 19 % më pak

Fullani: Rënie drastike në ndërtim, viti 2007, 19 % më pak
ndërtime

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u shpreh dje se, sektori i ndërtimit ka pasur një rënie të ndjeshme gjatë vitit 2007. Sipas tij, sektori i ndërtimit ka rënë me 19 për qind në krahasim me një vit më parë dhe kjo rënie ka qenë në nivele të larta, megjithëse kërkesa për investime në pasuri të paluajtshme ka qenë e lartë. Niveli i lartë i kërkesës për investime në këtë sektor dëshmon që rënia nuk ka ardhur nga shkaqe natyrore të tregut. Në fakt, shoqatat e ndërtuesve kanë reaguar ndaj kufizimit të madh të lejeve të ndërtimit, sidomos në kryeqytet. Sipas një raporti të firmave të ndërtimit, ky vit ka patur rënie drastike të lejeve të dhëna për sheshe ndërtimi, gjë që ka sjellë rënie të ndjeshme, të cilat janë reflektuar edhe në tregues të tjerë që lidhen me ndërtimin.



Rënia e numrit të lejeve të ndërtimit



Sipas të dhënave, numri i lejeve të dhëna në kryeqytet ka rënë me rreth 8 herë më pak, ndërsa në krahasim me vitin 2005 numri i këtyre lejeve ka rënë me mbi 13 herë. Në këtë mënyrë, përveç rënies së volumit të ndërtimit ka patur një rënie edhe të prodhimit të industrisë së matarialeve të ndërtimit, gjë që ka ndikuar ndjeshëm në rënien e kontributit të këtij sektori në PBB, si dhe në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Të dhënat nga shoqata e ndërtuesve bëjnë të ditur se, numri i lejeve të dhëna nga KRT-ja e Tiranës ishte 149 leje gjatë vitit 2005. Ky numër ra në 66 leje gjatë vitit 2006, ndërkohë që gjatë vitit që kaloi numri i tyre nuk e ka kaluar dot numrin e 8 lejeve të ndërtimit. Ndërkohë që, numri i lejeve të ndërtimit për rrethet ka rënë 5 herë. Nga rreth 2100 leje të dhëna në rrethe në vitin 2006, vitin e kaluar ky numër ra në rreth 400 leje.

Në raportin vjetor të Shoqatës së Ndërtuesve, shkaqet kryesore të rënies së volumit të ndërtimit shikohen në problemet politike midis Bashkisë së Tiranës dhe pushtetit qendror. Këto probleme kanë sjellë uljen e volumit të ndërtimeve. Mosfunksionimi i KRT-së për një periudhë mjaft të gjatë uli numrin e lejeve të ndërtimit e për rrjedhojë frenoi dukshëm ritmet si dhe ndikoi negativisht në politikën e çmimeve të shitjes.



Rritja e sektorëve të tjerë ka mbuluar rënien e ndërtimit



Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e ndjeshme në sektorin e ndërtimit, i cili ka qenë edhe një ndër sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik në vend, nuk ka sjellë ngadalësim të rritjes ekonomike. Guvernatori Fullani, theksoi në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, se ekonomia shqiptare vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe sipas parashikimeve. Rritja ekonomike reale gjatë vitit 2007 vlerësohet të ketë qenë rreth 6 për qind, ose e njëjtë me rritjen e një viti më parë. Sipas tij, kjo ka ardhur për arsye të një rritjeje të ndjeshme në disa sektorë të tjerë të rëndësishëm. Fullani tha se kontribuesit kryesorë në këtë rritje kanë qenë veçanërisht sektorët e transportit dhe telekomunikacionit, tregtisë, hotelerisë dhe restoranteve, si dhe ai i industrisë. Sipas tij, rritja e aktivitetit në këta sektorë ka balancuar ngadalësimin e aktivitetit në sektorin e ndërtimit.

Artikull i marre:
http://albaniaonline.it.gg/Home.htm

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Mars 2008 21:50
kunder19 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kunder19 Kliko këtu për të kontaktuar me kunder19 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kunder19't! Kërko mesazhe të tjera nga: kunder19 Shto kunder19 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kunder19 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:24 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Ekonomia dhe Biznesi > Infrastruktura > Fullani: Rënie drastike në ndërtim, viti 2007, 19 % më pak

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.