robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Ketu tek singulariteti dhe vrimat e zeza qenka humorizuar fare muhabeti. Me naivitetin tim po e kthej serish ne seriozisht, duke dhene ato gjera te shkurtera mbi temen ne fjale.
(Kuptimi metaf. dhe dial. i levizjes -fizika metafizike-)
E duke dashur ti bashkojnë teoritë ajnshtajniane me vrojtimet në botën mikroskopike të grimcave, me të cilën merret ajo që quhet mekanika kuantike, nxjerrin teori akoma më fantastike, si ato të strinxheve, etj., apo shpjegime të pakuptueshme, si ajo e singularitetit, me të cilat, ja, pa dashur, po hyjmë edhe ne në këtë pjesë („të pakuptueshme“) të fizikës.
Duhet ta sqaroj lexuesin, se si koncepti fizikal i singularitetit, ashtu dhe shumë koncepte dhe teori të tjera në këtë pjesë të fizikës, kanë ndryshuar nga koha në kohë. Me singularitet kuptohej fillimisht sjellje e pavarur e grimcave, pra veti të tyre të veçanta, të pavarura nga ambienti apo rrethanat e tjera, si të thuash ato vetë me vetit e tyre kondiciononin edhe ambientin.
Ky kuptim rridhte nga kuptimi morfollogjik i kësaj fjale, e prejardhjes latine, singular, pra i vetëm, i veçantë, një si i tillë.
Duke dashur ta bëjnë TPR ajnshtajniane të besueshme, pra edhe hapsirën e tij gjeometrike dy-dimensionale të hapsirës, kopeja e „shkencarëve“ e zgjeroi më tej këtë koncept, duke e vendosur tek vrimat e zeza, dhe pikërisht tek ajo maja e kësaj hapsire të përkulur, shiko fig. 12.
Fig. 12
Kjo majë e kësaj hapsire të përkulur nuk dihet sa e madhe apo e vogël është. Ca thonë ashtu e ca kështu. Tendenca ka shkuar drejt pafundësisë së vogëlsisë, pra në drejtim të përmasave shumë-shumë më të vogla nga ato të elektronit, duke futur kështu aty kollaj singularitetin, pra gjëndjen singulare, pasi vetë singulariteti nuk përbën objekt, por përbën sjellje të caktuar të grimcave të caktuara. Disa e çojnë singularitetin deri tek momenti para Big Bengut të Universit, duke ndryshuar kështu edhe vetë këtë lloj fillimi Universi.
Mirpo dhe ky kuptim ka ecur më tej në lidhje me singularitetin, duke shkuar në kuptimin e një gjendje të papërcaktuar, pra jemi gati po si tek koncepti i 100 vjetve më parë me entropinë Klauzesiano-Bolcmane, e cila ndryshoi kuptimin. Vetvetiu që këto gjëndje teorike dhe hipotetike të materies na japin të tillë koncepte të ndryshueshëm, diçka skandaloze kjo në shkencë, kur shkenca në vend që të shpjegojë fenomenet e ndryshme të natyrës nëpërmjet koncepteve dhe terminollogjisë së caktuar, ajo përkundrazi ndryshon konceptet nga kuptimi tyre fillestar!
Kështu ky koncept (singulariteti) lidhet tashmë edhe me gjëndje të caktuara shoqërore, që hyjnë në lidhje me një limit të caktuar dhe një papërcaktueshmëri të caktuar, kështu bëhet fjalë se nuk dihet ku do na çojë zhvillimi i robotikës dhe, edhe ky fenomen dhe kjo mosdije, na u lidhkan me singuralitetin! Budadallëku nuk ka fund, thotë fjala e urt popullore; biles, fizikës metafizike i shkon edhe proverbi tjetër shqiptar: një budalla hedh një gur në lumë, njëzet shkencarë vrasin mëndjen, përse e hodhi budallai gurin në lumë!
Pra, nga vetë kuptimi që na jep kjo fjalë latine dhe –si e tillë– edhe internacionale, singular=njëjës, i vetëm, tashmë ky kuptim ka ndryshuar në këtë fjalë (!!!), duke kaluar në ato të pafundësisë, të shumë-shumë të vogël, të mosdifinicionit të diçkaje, të papërcaktueshmërisë, etj. kuptime, përfshirë edhe ato fetare dhe gjysëm-fetare, si të Zotit, të energjisë së kulluar, të mos-funksionit të ligjeve të natyrës, etj., gjithë kjo nga vetë fakti, se kopeja e „shkencarëve“ bën arnime pas arnimesh të teorive, tezave dhe hipotezave të ndryshme.
Pasi ne të mbarojmë punë me fizikën metafizike dhe do vazhdojmë edhe pak me punimin tonë të nisur, do të kuptojmë se sa pa vlerë janë të gjitha teoritë, tezat, ekuacionet, vektorët, etj., që kanë lidhje me singularitetin. Ndaj do ti thoja lexuesit, se ai nuk bën aspak gabim, nëse në studimin e natyrës dhe ligjeve të saj, ai nuk përzihet fare me të ashtuquajturin singularitet. Ky term, ky koncept ka kuptim vetëm në gjuhësi, si dhe pak në shkenca dhe fenomene shoqërore.
(Figura me lart nr.12 me duket se nuk ka dale ketu!?)
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|