lule
at this moment in time...
Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269
|
Kate, vajza që kërkon të marrë kurorën
Ka vendosur të martohet me princin William, në verën e vitit 2011. Ja se si po përgatitet për jetën e re në fron, 28-vjeçarja e cila vjen nga një familje e thjeshtë
Është një “zanat” që vetëm dy gra e kanë bërë në shekullin e fundit. Një e tretë dështoi tragjikisht, madje para se ta niste mirë. Është një “punë”, nga e cila nuk del në pension, zgjat për të gjithë jetën. Nuk ka shkolla apo universitete për ta mësuar apo për t’u përgatitur. Atëherë si mësohet? Si mund të bëhesh mbretëreshë, sovrane që mbretëron, me fjalë të tjera, gruaja e mbretit, titulli zyrtar i së cilës është “Queen Consort”? Pyetje me shumë vend që kur janë shtuar zërat e fejesës zyrtare dhe martesës në vitin 2011 të princit William, i dyti në radhë për fronin mbretëror, dhe Kate Middleton, prej nëntë vjetësh e dashura e tij. Në familjen mbretërore, asgjë nuk të pasionon më shumë se martesat që zakonisht zhvillohen në stilin e përrallave. Surpriza mund të ketë edhe për faktin se kush mund ta mbajë kurorën, por ky është një rregull që vendoset brenda dinastisë. Të vendosësh se kush do të martohet me mbretin është zgjedhja e vetme e lirë në kreun e pushtetit monarkik. Natyrisht është e lirë edhe për atë që martohet me një mbretëreshë, por me një ndryshim: Filipi, burri i Elisabetës II, nuk e mban titullin “bashkëshorti mbret”, por “bashkëshorti princ”. Gruaja e sovranit bëhet automatikisht mbretëreshë. Jeta e gjatë e Elisabetës II, rreth 100 vjet, ka bërë që precedentët të ishin të rrallë. Princesha Victoria Mary di Teck, ose ndryshe May, u fejua në vitin 1891 me Albert Victor, djalin e madh të mbretit. Gjashtë javë më vonë, Albert-i vdiq nga një sëmundje në mushkri. Trashëgimtar i fronit u bë djali i dytë dhe familja mendoi se kjo do të ishte gjë e mirë edhe për May-n. Ata binin kushërinj të dytë, sepse ajo e kishte prejardhjen nga një familje mbretërore. Të dy jetuan të lumtur. Edhe më mirë i eci bashkëshortes tjetër të mbretit. Elizabeth Margaret Bowles-Lyon, vajza e një lordi dhe një dukeshe, e cila i refuzoi dy herë propozimet për martesë të mbretit të ardhshëm George VI. “Kam frikë se nuk do të mund të flas dhe veproj si dua”, tregonte ajo. Në përpjekjen e tretë pranoi, duke u bërë mbretëresha më popullore e historisë. Ajo, jo vetëm e ndihmoi sovranin të fitonte shumë beteja personale, por vazhdoi të thoshte gjithmonë atë që mendonte. “Më pëlqen Partia Laburiste”, u shpreh një herë. “I adhuroj komunistët”, tha një herë tjetër. Një deputeti konservator, i cili kritikonte numrin e madh të shërbëtorëve homoseksualë në oborrin mbretëror, iu përgjigj: “Pa ta, do t’i bënim vetë të gjitha”. Vdiq në moshën 101 vjeçe, në vitin 2002, e dashur dhe e adhuruar nga të gjithë. Më pas erdhën telashet. Kontesha e vogël 19-vjeçare, Diana Spencer, e cilësuar si gruaja e përkryer (fisnike, besnike, e virgjër) për Charls-in, shkaktoi shumë tronditje me bëmat e saj: tradhtitë, divorcin, famën, vdekjen, teoritë e komplotit. Një mbretëreshë e munguar u bë një akt akuzash kundër mbretëreshës së vërtetë (dhe pjesës më të madhe të familjes mbretërore). Në teori, kur Charles të ngjitet në fron, (nëse do të ngjitet, sepse shumë mendojnë se do të abdikojë në favor të të birit) titulli i mbretëreshës do t’i takonte Camilla Parker Bowles. Po Camilla, si gruaja e dytë e Charles, edhe ajo me një divorc mbi shpinë, në mendjen e shumë njerëzve si “uzurpatore” e Diana-s do të kënaqet vetëm me titullin “bashkëshortja princeshë”. Atëherë radha i takon Catherine Elisabeth “Kate” Middleton. Me të njëjtën elegancë si Diana, sipas medias dhe paparacëve, por edhe më e rrezikshme se ajo. Kate është e para vajzë e thjeshtë që mund të bëhet gruaja e një mbreti nga viti 1600 e deri më sot.
Poloja, shkollat private, kështjellat, ishin pozitive për këtë vajzë që vinte nga një familje e shtresës së mesme. Së dyti është 28 vjeçe, njëlloj sa William (madje 6 muaj më e madhe se ai). Është një vajzë e pjekur, e rritur, që di të sillet mirë në çdo situatë. Në fakt, ajo dhe William u ndanë në vitin 2007, pasi sipas saj, princi nuk tregonte vëmendjen që duhej për të. William i kërkoi një këshillë mbretëreshës, dhe Elisabeta i tregoi se bëri mirë që e prishi lidhjen. “Nëse do të qëndrojnë bashkë do të përfundojnë keq”, pati thënë sovrania. Domethënë do të përfundojë me divorc, si lidhjet e tre prej katër fëmijëve të saj. Por çifti u lidh sërish. “Nuk do të martohem para se të mbush 28 vjeç”, pra nuk do të martohem shumë i ri, tha William kur ishte 21 vjeç. Për disa, ka pritur shumë, jo vetëm se tashmë kanë nisur t’i bien flokët, por edhe sepse historia e tij me Kate zgjat prej 9 vjetësh. Një lidhje shumë e gjatë e pakurorëzuar në altar, jo gjithmonë shkon mirë. Për të tjerët ka bërë mirë. Ata janë dy të rinj modernë dhe e dinë se sapo të përhapet lajmi i martesës do të humbin lirinë për të bërë atë që duan. Si për shembull të hyjnë në një supermarket, të blejnë pica të ngrira apo të darkojnë në ndonjë motel siç bënë vitin e kaluar. Deri tani Kate nuk ka bërë asnjë gabim: asnjë foto apo deklaratë e sikletshme. Gjithmonë në lartësinë e duhur në publik, gjithmonë e duruar me William. Sipas kritikëve të saj, nuk gabon sepse nuk bën asgjë. Kate nuk punon. Është diplomuar për art dhe u largua pas një viti nga vendi i punës në një dyqan me artikuj mode. Thoshte se donte të bëhej fotografe, por deri tani nuk ka bërë asgjë nga ato që ka thënë. Dita e saj përfshin pak palestër në “Clarence Hill” në apartamentin e William-it (është e para në histori që bashkëjeton me trashëgimtarin e fronit pa qenë e fejuar apo e martuar), shopping, drekë me shoqet, parukeri dhe diskoteka nëse William ndodhet në Londër (i preferuari i tyre është Boujis në South Kingston). “Të paktën mund të merret me aktivitete bamirëse. Ka hijen e Dianës, por nuk dihet nëse është aq bujare sa ajo”, thotë Sandra Parsons, editorialiste e “Daily Mail”. Nga ana tjetër James Whitaker, i cili është marrë prej vitesh me çështjet e familjes mbretërore angleze, mendon se “Kate nuk ka aftësitë e duhura për të qenë mbretëreshë”. Biografia e saj, Claudia Jooseph, ka replikuar duke thënë: “Në këto kohë është avantazh fakti që nuk vjen nga familje aristokrate. William drejton shpesh helikopterët e RAF-it dhe asaj i duhet t’i shkojë nga pas, nga një bazë te tjetra”. Në momentin e duhur, administratorët e pallatit mbretëror do t’i mësojnë asaj rregullat e protokollit, por për t’ia dalë mbanë, duhet të mësojë gjithçka me kujdes nga përvoja e tri grave. E para është Diana. Është e sigurt se për gjithë jetën, Kate do të krahasohet me të, ndaj i leverdis të studiojë me kujdes gjithçka për “princeshën e popullit”, nëse kërkon që njerëzit e thjeshtë ta duan dhe ta respektojnë. Gruaja e dytë është e ëma e saj, Carol. Një ish-stjuardesë që u martua me një pilot avioni. Edhe pse deri tani, e bija nuk ka bërë asnjë gabim, këshillat e nënës janë gjithmonë të vlefshme. E treta është gjyshja Elisabeta II. Askush nuk ka më shumë eksperiencë se ajo në këtë “fushë”. Dihet që një ditë do ta ftojë Kate për një bisedë kokë më kokë, duke i shpjeguar detyrat dhe të drejtat e një bashkëshorteje mbretëreshë. Ndoshta do t’i thotë të bëjë edhe sikur nuk ka ndodhur gjë, nëse bashkëshorti do të zërë një të dashur, duke ndjekur gjurmët e të atit? Kësaj nuk i dihet. Edhe një mashkull mund t’i mësojë asaj diçka të vlefshme. Bëhet fjalë për Charles. Babai i William-it ndjen dashuri për Kate, por i trembet kësaj gjëje. Risheh tek ajo fantazmën e Dianës dhe ka frikë se martesa me William nuk do të shkojë ashtu siç duhet. Ka frikë për të ardhmen e kësaj lidhjeje, sepse gjithçka i kujton martesën me Dianën. Udhëtimet e fundit të Charles dhe Camilla-s jashtë shtetit, nuk i ndoqi askush. Është e lehtë ta imagjinosh se shtypi dëshiron të merret me veprimet e çiftit të ardhshëm, William dhe Kate. Sfida mes babait dhe të birit, e padeklaruar, por e pashmangshme për të vendosur se kush do të jetë pasuesi i gjyshes, varet edhe nga bashkëshortja e ardhshme mbretëreshë.
Frika nga të zakonshmit
Të gjitha shoqëritë aristokratike duhet ta konsiderojnë martesën çështje parash, pushteti dhe statusi, më shumë se një çështje dashurie. Ndërkaq monarkitë e kanë të detyrueshme t’i trajtojnë martesat si një çështje shtetërore. Monarkët dhe aristokratët shpesh frikësohen dhe nuk kanë besim te “të zakonshmit”, d.m.th jofisnikët, ata që nuk lindin nga familje fisnike e që nuk kanë familjaritet me gjëra që mund të sjellë një prejardhje e tillë. Në Britaninë e Madhe, monarkia dhe fisnikëria kanë evoluar për më shumë se njëmijë vjet dhe vetëm një herë iu desh të përballonte një revoltë popullore që pati ndodhur: kjo ndodhi gjatë luftës civile, në mesin e shekullit XVII dhe u mbyll me ekzekutimin Charles I. Por monarkia britanike e mori shpejt veten dhe titujt fisnikë nuk rrezikuan më që të zhdukeshin të gjithë. Titujt dhe tokat, edhe pse të reduktuara në krahasim me të kaluarën, deri tani janë të sigurta. Në rastin e monarkisë, ndjekja e këtyre rregullave, gëzon respektin dhe në disa raste edhe adhurimin e popullsisë. Ky evolucion është konkretizuar për më tepër përmes martesave brenda së njëjtës klasë sociale. Monarkët mund të martoheshin me të huaj, princi Filip, burri i mbretëreshës Elisabeta II është grek, burri i mbretëreshës Viktoria, Alberti ishte gjerman, edhe pse të një rangu. Para se të ngiteshin në fron, monarkët britanikë mund të kishin lidhje me gra jofisnike gjatë kohës që ishin beqarë, madje edhe kur ishin të martuar, por kurrsesi nuk mund të martoheshin me gra të tilla. Kjo bëhej për dy arsye: e para për lidhjet e gjakut. Një aristokrat, ose më tepër një mbret apo mbretëreshë, e ka për nder të tregojë gjakun që i rrjedh ndër vena nga një shekull te tjetri, nga një brez në tjetrin. E dyta lidhet me faktin se aristokratët dinë si të sillen mes tyre. Ata dinë si t’i klasifikojnë fisnikët e tjerë të rangut superior apo inferior, apo si t’i trajtojnë klasat e tjera, punëtorët, shërbëtorët. Në rastin e Harry-t dhe William-it, dy djemve të Diana-s dhe Charles-it gjërat kanë ndryshuar. Të dy janë shoqëruar me njerëz jofisnikë. Fakti që William ka një lidhje të qëndrueshme me Kate Middelton (vetë emri i saj tregon se i përket klasës së mesme) cilësohet sot më i rëndësishëm se fakti që ajo nuk rrjedh nga një familje aristokratësh. Ashtu siç ka ndodhur me monarki të tjera, në Suedi dhe Spanjë, edhe monarkia britanike po bën hyrjen e saj në shekullin XXI, edhe pse me dhjetë vjet vonesë.(Shqip)
__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|