Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
E kthyem temen per pune tjeter, po puna atij qe vrau ciftin cek eshte kollaj per tu kuptuar. Pse mos vjedhi e vrasi ai kur ligjin aty e ben kanuni, gjakmarrja, dhe arma me shume se shteti? Kane kaluar disa vjet qekur u vrane ceket e tjere ne veri dhe autori nuk u gjet kurre.
Disa (piktori mes tyre) kane qejf te iluzionohen se krimi eshte individual. Ne fakt kjo eshte teori pa vlere ne Shqiperi. Ky krimineli kishte vrare qe 15 vjec per here te pare, tani vrau prape duke qene 20 vjec. Nje njeri i tille nuk bie nga qielli por prodhohet nga familja, nga fisi, dhe nga ambjenti qe e rrethon. Po ta edukosh tjetrin me pushke, me dhune, dhe me gjakmarrje, dihet qe ate gjuhe do perdore.
Nuk jeni bindur akoma? Ju jap rast tjeter. Ata qe vrane policin ne Lazarat mos ishin gje rastesi? Ata kerkoheshin prej vite nga policia, dhe jane nga 18-20 vjec. Nje shoku tyre 17 vjec doli ne televizor dhe rrinte gjithe pordhe, gati krenar qe po ia fusin policise. Ne fund fare edhe Sajmir Tahiri, qe ne fillim thoshte populli i Lazaratit s'ka lidhje me kriminelet, e pranoi se kriminelet e Lazaratit vijne nga nje kulture e pergjithshme kriminale. Ata 18 vjecaret kane prindet qe i kane edukuar me droge, pare, dhe plumba.
Kshu qe nuk ben shume sens te flasim per krime individuale kur perpara kemi krime te organizuara. Une akoma s'e kuptoj si nuk ka ligj antimafia ne shqiperi qe cdo lloj bashkepunimi kriminal me 2+ veta (pra 90% e krimeve) ta denoje shumefish. Dhe akoma nuk kuptoj pse nuk i ngrene ata 2000 plerat e Lazaratit e ti internojne te gjithe ne ndonje mocal, t'ua marrin tokat e te ri-popullojne zonen me njerez te tjere.
Drejtesia nuk behet duke bere nje sy qorr ketej per boshelleqet ligjore, nje sy qorr andej per aplikimet ligjore. Drejtesi behet kur toka ti merret kriminelit dhe ti jepet te ndershmit. Ne SHBA paska nje ligj qe nese mban droge ne shtepi apo makine mund te te sekuestrojne shtepine. Nuk them se ky eshte ligj i mire, madje John Oliver (humorist) tallej rendshem me te. Por ne Shqiperi tjetri mbjell droge ne ate toke, dhe token nuk ia merr njeri, e lene te mbjelle prape, prape, prape, prape, derisa drogaxhiu ben vile dhe rrit kalamajt ne lluks, kurse i ndershmi kontrollon kazanat e plerave per kanoce.
Ahh, dhe dicka per kurtin. Nuk eshte vetem veriu i atille. Cdo shqiptar qe njoh une, nga cdo qytet i Shqiperise, e thote troc se qejfi behet vetem ne Tirane. Te gjitha qytetet e tjera jane si fshatra. Vlora eshte qytet mizerabel, me njerez pordhace e dembele ne cdo cep. Tjetri shkon per turizem, vlonjati ore e minut mundohet te tregoje se eshte zona e tij. Kane 25 vjet qe nuk bejne dot turizem per te qene, duhet te lusesh kamarierin te vije. Hotel Paradise ku isha kohet e fundit mbahej si me i miri, por ishte skandal i vertete. Nga hotelet prane vinin njerez qe tregonin se te tjeret ishin akoma me keq, miza dhe buburreca ne restorant, sherbim fshataresk, carcafe te piset. Klubet e Vlores jane si klube lagjesh, me njerez qe te shikojne sikur po i hyn ne shtepi, me pronare qe nuk duan punen por krenarine e te qenit pronar. Edhe Durresi qe i ka pas gjithe mundesite te beje hajer, prape nuk ka asnje jete, po te duash te dalesh ne darke me mire shko ne Tirane...
Jo se Tirana eshte e mire, por ky dualiteti mes Tiranes dhe qyteteve te tjera ne fakt eshte dualitet kulturor qe mundon Shqiperine. Nga nje ane e kaluara me prinder qe nuk lene femijet te dalin dhe me meshkuj qe dominojne dhe diktojne jeten e femres. Nga ana tjeter deshira per te qene askushi dhe per te njohur njerez e per te njohur jeten ne cdo cep. Ty ne klub nuk te fusin jo thjesht se s'ke femer, por sepse nuk te njohin, dhe probabiliteti qe i panjohuri te jete njeri i keq eshte i larte. Ti e kupton kete prandaj te vjen keq qe vendi yt ka me shume probabilitet te jete mbushur me njerez te panjohur te keqinj, sesa me njerez te panjohur te mire...
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Modifikuar nga Fajtori datë 09/07/2015 ora 10:21
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|