Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Frattini: Masa ndaj shteteve që nuk zbatojnë marrëveshjen për vizat
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Frattini: Masa ndaj shteteve që nuk zbatojnë marrëveshjen për vizat

Nga Armand Maho (gazeta Tema).
Zv/Presidenti i Komisionit Evropian, Franco Frattini, në fillim të muajit mars do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri, ku temë kryesore do të jetë fillimi i bisedimeve me Shqipërinë për liberalizimin e plotë të vizave me Shqipërinë. Kjo u deklarua gjatë takimit të zhvilluar mes Frattinit dhe tre ministrave shqiptarë, Bujar Nishani, Enkeled Alibeaj dhe Majlinda Bregu, gjatë qëndrimit të tyre në Bruksel. Zv/Presidenti i Komisionit Evropian, Frattini, u interesua në mënyrë të veçantë rreth zbatimit nga ambasadat e vendeve të BE në Tiranë rreth Marrëveshjes së Lehtësimit të regjimit të Vizave dhe u shpreh se do të merren masa ndaj vendeve që nuk e zbatojnë këtë.

“Me sinqeritet, ajo që unë s’mund ta pranoj, janë mospërputhjet dhe përplasjet e marrëveshjeve të bëra mes vendeve anëtare. Tani, në lidhje me atë specifike të Italisë, Greqisë dhe Belgjikës, ambasadori shqiptar që është këtu do të informojë kabinetin tim për raste specifike dhe të jeni të sigurt që unë do të ndërhyj. Unë sapo publikova udhëzimet e përbashkëta dhe nuk mund të pranoj për shembull që vetë Italia të mos i respektojë këto udhëzime të përbashkëta”, - tha Frattini.

Në takimin e zhvilluar në Bruksel me Frattinin, ministri Nishani paraqiti arritjet në luftën kundër kriminalitetit, ecurinë e procesit për dokumentet e reja të identitetit, forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje e ndërkohë vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Interpolin dhe Europolin. “Falë bashkëpunimit me Interpolin janë arrestuar 250 persona dhe 180 prej tyre janë ekstraduar”, - tha Nishani. Tre ministrat shqiptarë takuan në Bruksel dhe autoritete të tjera ndërkombëtare, ku folën rreth përpjekjeve për ecurinë e reformës zgjedhore, pjesë e së cilës janë regjistri i gjendje civile, sistemi i adresave dhe pajisja me kartat e identetit.

Ndërkohë, që prej datës një janar ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe vendeve të BE për liberalizimin e vizave për një kategori të caktuar personash, e cila përfshinte biznesmenë, studentë, drejtues të lartë të administratës, gazetarë etj.


ps: Shume shpejt pritet edhe liberalizimi total i vizave.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Shkurt 2008 00:44
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:33 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Frattini: Masa ndaj shteteve që nuk zbatojnë marrëveshjen për vizat

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.