robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
I shkruar shpejt e shpejt, post scriptumi im (subjektiv) eshte me teper post i post scriptumit te Lories, qe po si ata fetaret e dikurshem e shikonin ndalimin e krimeve tek ndikimi i frikes se njeriut ndaj Zotit ne qiell, ne nje kohe qe shume krime kryheshin nga njeriu ne emer te ketij Zoti! Pra, keta njerez te asaj kohe ishin hileqare; si te rrjedhur nga majmuni me pak te evoluar nga njeriu i sotem.
Debate qiellore
(Vazhdime debatesh)
… Engjëjt e tjerë na presin…
Duke iu afruar ëngjëjve të tjerë, Gabrielit nuk iu durua edhe një herë. -Të pranoni Zot një vendim gjyqsor, i cili nuk merr parasysh fjalën Tuaj mbi ndalimin e prekjes së mollës së ndaluar, kjo më duket… më duket diçka jashtë llogjikës time!...
Nga fytyra rrezatuese e Zotit Gabrieli pa vetëm një nënqeshje të lehtë, një lloj nënqeshje që i afrohej asaj buzëqeshje përmbledhëse kohrash të tëra qëniesh njerëzore, një lloj aprovimi për habinë e tij, e njëhkohësisht edhe kundërshtimi gjindej aty, në atë lloj mimike të qetë universale.
-Gabriel, -iu drejtua Zoti, duke i hedhur edhe sytë përshkues, një vështrim ky nën të cilin Gabrieli ndjeu paksa ngushtësi, -a ke menduar ndonjëherë mbi emrin tënd? Kush ta ka vënë? Pse ke këtë emër njerëzor?.. Ç’kuptim ka emri yt?
Ndodhja tashmë pranë edhe ëngjëjve të tjerë e hutoi ca më shumë Gabrielin. Për një moment të shkurtër mallkoi veten pse kish insistuar akoma në protestën e tij, tek po i afroheshin grumbullit të qënieve të tjera të larta qiellore.
-Gabriel! -mundi si fillim vetëm të lëshojë, pa ditur as vetë nëse kish pyetur apo kish shprehur habi për diçka të pamenduar më parë. -Pse? -vazhdoi, duke u kujtuar në moment se ai kish menduar vërtet për emrin e tij, një emër aq i përdorur nga njeriu tokësor, e ndoshta më parë edhe mund ta kishin quajtur Hermes, apo diku tjetër Xhibril, e ç’rëndësi kish kjo përpara asaj pune për të cilën ishte caktuar, tu shpinte njerëzve të tokës mesazhet qiellore, mundësisht të kthyera në fjalë.
-A nuk ma keni vënë Ju këtë emër, Zot?!.. Dhe, me një vështrim kërkues nga Qënia universale pranë, Gabrieli ndaloi hapat.
-Unë?... Ç’ne unë me këtë emrin tënd! -i erdhi përgjigjia ëngjëllit Gabriel. Mirpo vështrim i tij ëngjëllor kërkues, biles akoma më kërkues dhe i habitur nga më parë, kish nxitur edhe ngjalljen e interesit të disa ëngjëjve të tjerë aty pranë, të cilët kishin heshtur në moment e po prisnin ç’mistere fshiheshin pas emrit të kolegut të tyre.
-Hëm, -lëshoi Zoti, pa e ndarë një buzëqeshje kënaqsie për interesin e shfaqur. Dhe, duke e afruar edhe ca pranë vetes Gabrielin, vazhdoi: -Nga të gjithë këta ëngjëj këtu e të tjerë që nuk janë këtu, askush nuk ka këtë emër njerzish tokësorë!.. Ëngjëjt nuk kanë nevojë për emra njerzish!.. E shikon sa pak di, biri im!?. Dhe e shikon sa kureshtar u bëre!?.. Mendo tani sikur unë të të thoja: ti nuk ke pse të dish mbi emrin tënd! A nuk do të të ngelte ty tani një kureshtje e ngjallur dhe e ndezur si ai prushi i zjarrit njerëzor atje poshtë!?..
Gabrieli lëvizi paksa supet, por nuk i lejojë vetes guximin të fliste menjëherë pa u menduar. E dinte se përgjigjia e tij duhej të ish sa më konçize dhe e paparashikuar nga mëndja universale e Krijuesit. Duke ngrejtur me ngadalë kokën, si të kujdesej mos edhe përgjigjia e tij do të përplasej diku, foli po aq me ngadalë: -Mua mund të më ngelte kureshtja e pashuar si ai zjarri njerëzor atje poshtë, por mendoj se zbatimi i fjalës Tuaj do të kishte dhe do t‘ ketë për mua një favor më universal nga mosshuarja e asaj kureshtjeje të .. të babëzitur. E biles jo vetëm për mua, -nxitoi shpejt në fjalinë e fundit Gabrieli, -por edhe për cilëndo qënie dhe krijesë në Tokë dhe në Univers.
Duke ndalur në lëvizjen e Tij, Zoti ia ktheu: -Dhe mendon se ky zbatim i çfardo fjale time, ka të njëjtin efekt për të gjitha kohrat që kjo krijesë dykëmbsore jeton?
-Pa diskutim! -u përgjigj menjëherë Gabrieli, i sigurtë se përgjigjia e tij e thatë e pa fantazi ishte pranë qëndrimit zbatues të atyre ligjeve dhe neneve të çfardoshëm, qofshin të qiellit apo juridikë të njeriut. Le ta akuzonin për ëngjëll from e pa fantazi, le ta akuzonin për ëngjëll shabllon e monoton, le ta akuzonin për mospërkrahës së demokracisë dhe mendimit të lirë, por të paktën t’ia argumentonin pozicionin e tij bindës ndaj ligjit qiellor apo njerëzor.
Duke u bërë shenjë ëngjëjve të uleshin e të dëgjonin, Zoti vazhdoi në drejtim të Gabrielit. -Le ta illustrojmë me shembujt e kaluar të njeriut… Dhe, duke u kthyer nga Gabrieli, Ai vazhdoi: -Ndërmjet ëngjëjve ti u caktove të çosh tek njeriu mesazhin tonë qiellor, këtë të përkthyer në fjalët e tyre njerëzore. Këtë ti e çove disa herë tek ‘ta. Dhe çdo herë që ti e çove këtë, ata nuk të dëgjuan të gjithë, por vetëm disa prej tyre. E disa komentonin ndryshe e të tjerë ndryshe.
Ndërkohë që pa se Krijuesi kish hyrë për një moment në heshtjen e tij, donte të fliste. Mirpo zëri universal nuk e la. –Ke pyetur ndonjëherë veten se pse këta njerëz nuk e dëgjonin fjalën tonë qiellore?
Ah, i ndriti për një moment fytyra ëngjëllit Gabriel, tek dalloi se Zoti i doli në atë shteg që ai donte. Mirpo menjëherë u zbeh, tek në mëndje i vajti mendimi, se duhet të ishte Zoti ai që e kish çuar në atë shteg. Ndaj ndenji njëherë pa folur dhe vetëm me vështrim të humbur tej Gjithësisë.
-Sepse ju i Përjetshëm u keni hedhur njerzve edhe pak nga fara djallëzore. -u përgjigj me zë të ulët Gabrieli dhe me një farë pasigurie, për çfarë do pasonte më tej në fjalën e Zotit.
-Hëm, -lëshoi ky i fundit dhe bëri sikur po mendohej. -Edhe fort mirë nuk e kuptoj unë këtë përgjigjen tënde i dashur! Mendo se njeriu e ka këtë moskuptësi mbi farën e Djallit edhe më shumë, pasi ai nuk ka parë as Djall e as neve me sy.
-Nuk ju kuptoj dhe aq mirë! -foli shpejt Gabrieli, pa ia ndarë sytë të përjetshmit pranë.
-Po ja, -vazhdoi me zë të qetë Zoti, tek i hidhte herë-herë nga një vështrim neutral ëngjëllit të pasqaruar. -Po themi se, një pasues i imi dhe yti atje poshtë në tokë na quan të djallosur një njeri tjetër, apo një grup tjetër njerzish, i cili ose të cilët thonë të tjera gjëra nga ato që thotë ky pretendues i zbatimit të fjalës tonë qiellore. Mirpo pas shumë e shumë kohësh, si fjalët e njërës palë ashtu dhe të palës tjetër nuk kanë më vlerë për brezat pasardhës, apo më keq akoma, fjalët ose qëndrimi i atij të djallosurit janë tashmë pas kaq kohësh fjalë dhe qëndrime të këtyre njerzve që pretendojnë se përhapin fjalën tonë.
-Mund të më sillni një shembull konkret, që unë t’ju ndjek më me lehtësi? -i ndërhyri me mirsjellje Gabrieli.
-Posi, me qindra mijra? Unë po ju sjell vetëm një fakt të përmbledhur të këtyre njerzve.
Dhe duke zënë vend më mirë, Zoti vazhdoi: -Sa e sa rite fetare kanë ndrruar njerzit gjatë mijra vjetëve? Sa e sa thënie dhe tekste fetare kanë shkruar ata gjatë tre apo katër mijë vjetëve të fundit? Dhe këtu Unë nuk kam parasysh vetëm besimet dhe fetë e ndryshme, që janë po aq të ndryshme sa këmishat e natës së grave, por kam parasysh edhe qëndrimet e një feje të caktuar, po themi atë shamane, atë myslimane, atë jehudo-kristiane, apo po themi atë jehudo-mysliman-kristiane, po të duash. Në të njëjtin tekst fetar, merr po të duash Biblën, Ungjillin, Kuranin, e të tjera më të vjetra, gjen fjali të kundërta, të cilat nuk kanë si të vinë nga Mua! Apo gjen evolime të tilla ritesh, që më nxjerrin Mua si një mësues të dobët. Ndaj dhe shumë filozofë të shekullit të nëntëmbëdhjetë thonin me plot të drejtë, se dëmin më të madh fesë ia kanë dhënë fetarët!...
Në fytyrën e ëngjëllit Gabriel u ravijëzua një i kuq i lehtë, sepse në fund të fundit, ishtë ai që u kish çuar njerëzve fjalët qiellore. Ky problem duhej sqaruar njëherë e mirë. Kjo dreq demokracie kish hapur tej e tej kutinë e Pandorës, dhe ajd ta dije ku do i vinte fundi të këqijave të shumta!..
-Do t’më mjaftonte ndonjë fakt konkret nga kjo përmbledhje, apo ky gjykim që po shfaqni! -foli me ton të qetë Gabrieli.
Nga qënia Absolute duket sikur doli një si pshehrëtimë. -Ah, Gabriel-Gabriel, gjithë jetën mbete një postjer i paditur, e për shkak të kësaj paditurie nuk arrite të dallosh gabimet që bëre gjatë rrugës.
Dhe me një lëvizje dore, Zoti i nxorri para syve libra të ndryshëm fetarë. -Këto gjoja i kam thënë Unë e i ke dërguar ti tek njerzit!.. Unë paskam kërkuar më parë kurbanë me fëmijë, e pastaj e paskam ndaluar këtë rit! Ë, si mendon ti?.. Unë u kujtova një ditë, dhe i thashë asaj figurës fetare njerzore me emrin Abram, më vonë gjoja Abraham, që këtej e tutje nuk do bënte më djalin kurban, por një kokë bagëti?.. Apo këtu, kur na jepen këto formula magjike, gjoja nga Unë, që gjoja na zbulokan nëse një grua e tradhëton apo jo burrin e vet? Se nuk po flas për tradhëtitë e burrave, pasi këto janë legjitime në librat e mi!!! Biles në këtë Kuranin më paska mbetur mëndja tek koqet e Muhametit dhe jepkam udhëzime për gratë dhe dashnoret e tij!!! Apo ato këshillat mbi skllavërinë aq të çmuar, që mbushin këto libra fetarë, Unë i paskam dhënë?!? Ë Gabriel, pse nuk flet?.. Apo këto shifra të gabuara mbretërimesh!.. Apo këto përsëritje të pafundme!.. Apo këto thënie herë paqësore e herë të ashpra, si të jem Unë ndonjë nga ata dy-këmbësorët koqemëdhenj atje poshtë, po aq emocionalë sa dhe kokrrizat e mornicave të shalve të grave nga të ftohtit!?! Jo Gabriel! Mesazhi yn ishte hyjnor dhe ai mbeti për fat mbi tokë tek njerzit pa fjalë shumë. Ndërsa dallkaukët materialistë e përnderosën emrin tim, si të isha Unë ai shërbëtori që u rri gati-tu prapa dere! Ë Gabriel! E ke pyetur veten pse janë bërë më shumë krime në emër të Zotit gjatë historisë njerzore? Ë? Ja, po ta jap Unë një përgjigje të shpejtë përmbledhëse: sepse dallkaukët më të mëdhenj të farës njerzore e kanë përdorur emrin tonë vend e pa vend! Dhe, e ke pyetur veten përse unë i lashë me shëkuj këta dallkaukë?.. Sepse, siç e di dhe e ke vënë re, ne nuk u ndërhyjmë njerzve në të gjitha hallet dhe problemet e tyre; dhe edhe po ndërhymë nëpërmjet ëngjëjve të ndryshëm, këtë e bëjmë pa u kuptuar nga ‘ta, ndryshe njeriu do të rrinte e do të mbante kokën vetëm në drejtim të qiellit, duke na detyruar së fundi neve të bëhemi shërbëtorët e tij. Kështu, ky njeri pa dhe vazhdon të shikojë me sytë e tij dallkaukët e gjirit të tij. Kështu ai arrin të përmisojë jetën e tij dita me ditë e viti me vit. Kështu kryhet dhe plotësohet edhe misioni ynë qiellor.
-Ju kuptoj, -foli me zë të përulur Gabrieli, pa guxuar ti ngrinte sytë lart.
-Jo Gabriel! -iu përplas zëri i Zotit pranë, kësaj radhe një zë i sigurt dhe, duket, domethënës. -E harrove ç’the pak më parë!? Pas atij vendimi gjyqi që unë pranova, the se tashmë do të dalin edhe pedofilët e do të justifikohen me abuzimet e tyre tek fëmijët! The se tani do plasin gjenocidet dhe luftrat! U merakose me të drejtë për fatin e njerëzve! Po a e di ti Gabriel, se këto abuzime dhe krime njerëzore kanë ndodhur po aq dhe ca më shumë në kohën kur ky njerëzim na hiqej si besimtar i fjalës tonë?!. Biles ai i justifikonte përherë këto krime me drejtësinë qiellore! Të gjitha këto poshtërsi binin mbi mua, mbi ty dhe këdo tjetër ëngjëll. Biles edhe sot bëhen krime njerëzore nën emrin tim! Të vazhdojmë ti durojmë këto dhe shumë kohë?.. Jo, Gabriel! Por ne nuk mund të zbresim e të matemi si Hektori me Akilin në fushë të betejës me këta qindra mijra kriminelë dhe abuzues. Është ligji juridik i njeriut ai që do i dënojë këta kriminelë, siç edhe ka shekuj që po i dënon. Detyra jonë është ti japim inspirimin hyjnor kësaj qënie, atyre që e dëshirojnë dhe kërkojnë këtë. Kaq! Vetëm kaq! Nëpërmjet kësaj arrisim sado pak ta largojmë këtë njeri nga të zezat që përmende, duke e afruar drejt rehatisë shpirtërore, arritje kjo jo si ai finishi i vrapimit të atletëve, por një rrugë e gjatë dhe e pafund, me të panjohura të përjetshme, një rrugë në të cilën ndikojnë edhe shumë e shumë faktorë të tjerë tek ky njeri, si puna, familja, shëndeti, gëzimet dhe hidhërimet e ndryshme, pra nuk mjafton vetëm ai besimi idjotesk që predikojnë dhe pretendojnë shpesh fetarët, të ashtuquajturit barinj të kopesë.
Ndaj, Gabriel, ai gjyq dha drejtësinë e amshuar, teksa u bazua në fakte; dhe faktet nuk ishin ndalimi i mollës, jo, ky ishte një nga kufizimet e mia në rrugën e njeriut, kufizim jo absolut por relativ në rrugën e tij, përndryshe nuk do t‘kishim këtë zhvillim të njeriut, por do të kishim vetëm dy qënie njerëzore me emrin Eva dhe Adami, të cilët as do t’na adhuronin e as do të dinin kush jemi ne, sepse nuk do e njihnin fuqinë tonë.
Kështu Gabriel, padia e Evës nuk ishte mosnjohje karshi Zotit, por ishte një përpjekje për të vënë në vend dinjitetin e saj të mërpëkëmbur nga fetarët dallkaukë të kohrave të ndryshme, shumica e tyre gomerë dhe çakej, që vetëm kanë pëllitur dhe ulëritur në kupë të qiellit, duke ndërsyer njeriun kundra njeriut, dhe kanë përfolur e përlyer si të donin emrin tim, duke i vënë në gojë këtij Zoti gjithfarë broçkullash njerëzore. Ndaj ai gjyq qiellor dha një vendim mjaft të drejtë ndaj atyre librave gjoja fetarë. Ai vendim, Gabriel, i ka hapur njohjes qiellore nga ana e njeriut kanate të reja e më të mëdha. Qëllimi ynë nuk ka nxitim dhe as inat. Qëllimi ynë është skllav i të VËRTETËS.
Dhe tani më fal, i dashur Gabriel. Punë të tjera më presin. Ah, se për pak harrova, atë misterin -në thonjza- të emrit tënd, po e le të ta shpjegoj ndonjë nga ëngjëjt e tjerë këtu. E po të duash, ti apo kushdo tjetër nga ëngjëjt, vazhdojmë bisedën herë tjetër.
E pas kësaj Absolutja u largua pjesërisht në punë të vetat.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|