F_xhunior
Anëtar Aktiv
Regjistruar: 15/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523
|
Re: Fjalët e duhura për t’u shpjeguar erosin fëmijëve
Citim: Po citoj ato që tha SHKODRA4001
Erosi mbetet një tabu në shtëpi. Të bërit dashuri mësohet nga interneti, edhe pse 44% e fëmijëve pohojnë se duan të flasin me prindërit për këtë problem. Fëmijëve u duhen shpjeguar që në vegjëli këto gjëra. ...
Në moshën 5-vjeçare duhen shmangur monologët mbi pjesët intime, ndërkohë që kur mbush 8 vjeç, fëmija duhet paralajmëruar për ndryshimet që do të ndodhin në trupin e tij gjatë pubertetit. Akademia e pediatërve amerikanë jep disa këshilla për prindërit.Gjithmonë duket sikur është shumë shpejt, ose shumë vonë. Në fakt janë prindërit ata që mendojnë se fëmijët e tyre nuk kanë moshë, që janë të vegjël, ose të rritur për të folur rreth këtyre gjërave. Pavarësisht se kohët kanë ndryshuar, çështja e seksit mbetet tabu për prindërit. Për këtë arsye fëmijët janë të detyruar të mësojnë vetë, si atëherë, ashtu edhe tani, vetëm se sot ekziston interneti dhe kjo i ndryshon shumë gjërat nëse flasim për seksin, seksualitetin, e pse jo edhe për dashurinë. Në epokën e erosit virtual, seksi është një lëndë shumë e vështirë, ku 12-vjeçarët, të cilët ndoshta nuk kanë dhënë apo nuk kanë marrë kurrë një puthje, janë shumë kureshtarë dhe postojnë çdo ditë në internet fotografi çiftesh duke u puthur. Pikëpyetja më e madhe për ta është nëse këto puthje janë apo jo të vërteta... Cila është mosha e duhur e fëmijëve për të folur për seksin? Cilët janë termat, fjalët dhe shembujt e duhur për të folur mbi temën e seksit me këtë brez fëmijësh dhe adoleshentësh, të cilët që nga fëmijëria rrezikojnë të përballen me çdo lloj skene “të nxehtë”, apo çdo lloj imagjinate erotike?
Keshilla amerikane...metej nuk lexova pfffff...
__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|