Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Zbulohet një bllok me vizatime të Kolë Idromenos
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Zbulohet një bllok me vizatime të Kolë Idromenos

Një zbulim nga arkivat personale të piktorit të madh Kolë Idromeno. Para pak ditësh, në një familje shkodrane, është zbuluar një katalog me skica dhe portrete të panjohura më parë nga Piktori i Popullit Kolë Idromeno. Në fakt, bëhet fjalë për një fletore ku ai i ka hedhur këto skica në vitet e paraluftës. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Moikom Zeqo, konfirmoi se “bëhet fjalë për një fletore që përmban skicime arkitektonike dhe portrete të ndryshme”. “Fatkeqësisht, tha ai, fletorja nuk është e plotë dhe disi e dëmtuar por, sidoqoftë, ky zbulim mbetet unik”. Katalogu përmban 12 vizatime, portrete dhe skicime me motive nga mitologjia, feja, portrete malësorësh dhe femra shkodrane. Në një nga faqet të katalogut gjendet portreti i perandorit Leoni VI, si dhe koka e Sfinksit të Egjiptit, të cilat janë të stilit klasik rilindas. “Pikturat u përkasin viteve ’20 – ‘30 kur Idromenoja arriti edhe kulmin e vet si piktor”, tha Zeqo, “ndërsa vërtetojnë faktin, që Idromenoja frymëzohej për krijimet e tij nga natyra dhe jo nga fotografitë, gjë për të cilën ishin hedhur dyshime. Kolë Idromeno është piktori më i madh i Rilindjes shqiptare. Kryeveprat e tij janë dy: e para është tabloja e kompozuar më 1902-shin, “Motra Tone” ose Monaliza shqiptare dhe e dyta “Dasma shkodrane”. Ai ka qenë projektues dhe ixhinier ndërtimi. Godina më e njohur që ai ka projektuar është “Kafja e madhe” në Shkodër. Ai lindi në vitin 1868 dhe vdiq më 1939.


Panorama 11-07-2004

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Korrik 2004 14:13
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Post

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re garuci1.gif
Ky file është shkarkuar 82 herë.

"Motra Tone", pas një lëngimi të gjatë, po përjeton ringjalljen e saj në qytetin ku mbahen tablotë më të famshme të botës. Tonia shfaqet e bukur dhe e re, 24-vjeçare, si në vitin 1883, kur Kol Idromeno, e përjetësoi me penelin e tij mbi kanavacë. Specialistët e restaurimit në Luvër, e vlerësojnë lart tablonë e famshme shqiptare, ndërsa vërejnë në çdo milimetër të tablosë detajet e arritura artistike.

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Gusht 2005 20:56
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Post

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 250px-kole_idromeno.jpg
Ky file është shkarkuar 82 herë.

Kolë Idromeno, född 1860 i Shkodër, Albanien, död 1939, albansk målare, skulptör, fotograf, arkitekt och ingenjör.

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Gusht 2005 20:59
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:09 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Zbulohet një bllok me vizatime të Kolë Idromenos

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.