Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Filatelia, pjesë e identitetit kombëtar shqiptar
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Pullat, grafia e paster e jetes se shtetit shqiptar

Ne 5 Maj 2003, ishte 90 vjetori i pare i pulles modeste shqiptare, dhe kjo do te thote shume edhe per vete ekzistencen e shtetit shqiptar.

Nje veshtrim historik nga Ben Andoni (gazetar i njohur shqiptar)

Ishte e kuptueshme dhe e justifikueshme, që në ditët e para të ekzistencës së shtetit, emëtimi i pullës shqiptare të postës, të ishte elementi i fundit, ku mund të shkonte mëndja e patriotëve vendas. Toka shqiptare ishte parcelizuar deri në ngastra nga fqinjët lakmitarë dhe ndërkohë priste operacione të mëtejshme më të stërholluara mbi kurrizin e saj. Duke iu kthyer elementit të postës, fillimisht, ajo llogaritej si një element, ku mjaftonte thjesht ekzistenca e saj grafike. Dhe, në të vërtetë, kështu do të ndodhte. Edhe për gjashtë muaj të tjerë pas Shpalljes së Pavarësisë, veprohesh me pullat dhe vulat turke. Deri në 5 maj të vitit 1913 kur Shqipëria emëtoi pullën e saj të parë e cila sot, nuk ka sesi të mos bëjë përshtypje për thjeshtësinë deri në pafundësi të saj. Ka të brendashkruar stemën kombëtare me dy koka dhe anash saj emërtimin e Dikasterit të Postave, me emrin e asaj kohe: Ministria e Post-Telegrafeve.
Po të bësh një analogji, me historinë kombëtare është pikërisht kjo kohë, kur shteti i brishtë shqiptar u njoh nga homologët e tij perëndimorë. Dhe, duke kuptuar këtë rëndësi, shteti shqiptar, të paktën nga ana vizive, bëri përpjekjet e tij të para serioze për emëtimin e disa emisioneve të pullave. Dhe ishte kjo vulë, e cila u nxorr në shitje në rreth 11 qytete, ku ekzistonin në atë kohë zyrat postare, që ishin të ngritura në kohën e pushtimit osman. Sepse, atëhere, ende bëhej prerja e vulës nga zarfet origjinale, për tu vendosur mbi zarfe të tjerë. Një praktikë shumë e njohur për kohën. Për ata, që e shikonin nga ana dokumentare Shqipërinë, nuk ka asnjë dyshim, që pullat, në një farë mënyre kanë treguar një fytyrë të vërtetë të shtetit shqiptar. Një shembull tjetër është zhvillimi i emisioneve, sipas dëshirave të fuqive ndërluftuese në Shqipëri, nga viti 1914 deri në 1919. Apo, pak përpara tyre, një histori më vete është pulla që është nxjerrë nga Esat Pasha i cili e bëri këtë për të mbushur boshllëkun e krijuar të kohës, me emisionet shqiptare. Por, duke marrë parasysh kronikën e brishtë të zhvillimit të shtetit shqiptar, kjo situatë ka vazhduar edhe pas viteve 1920. Duhet shtuar, se ka një veçanti, që ka vite, që në kronikat e kohës, nuk ka të dokumentuar, pothuajse asnjë emision të pullave shqiptare. Dhe, historia e Filatelisë sonë, e ka të përshkruar mirë këtë situatë. Ndërsa, do të vijojë që të shfaqet kudo pak më vonë, imazhi i Lartmadhërisë së tij Ahmet Zogu, në kohën e ekzistencës së Monarkisë. Dhe, si për ironi do të ketë një ngjashmëri historike të kaosit të luftës civile me emisionin e shumëpërfolur të emëtuar në “14 shtator 1943”.
Bollëkun “sasior” për koleksionet e filatelistëve do ta kenë emisionet e pullave pas viteve të Luftës së dytë Botërore. Do të ndihmojë fryma e re dhe ajo që po lindte nga rregjimi komunist. Pra, edhe përshkrimi kryesor i kësaj jete, që e zinin inagurimet dhe jeta socialiste, në të gjitha aspektet e saj. U arrit, që të emëtoheshin mesatarisht deri në 10 emisione në vit, të cilat nga specialistët thuhet se kanë pasur një tematikë të pasur. Kuptohet se ekzistonte gjerësisht politizimi, por nga ana tjetër u lihej vend i gjerë edhe evenimenteve të njohura ndërkombëtare, ku spikasnin ato sportive, kulturore dhe shkencore .
Ndërsa, pas viteve 1990, si në të gjithë jetën shqiptare vitet e para kanë prezantuar ndryshimet e befta, me të cilat është përballur e gjithë jeta shqiptare. Ku përpjekja kryesore, si në të gjithë jetën e vendit, ka qenë eliminimi i politizimit të skajshëm dhe botimi i tyre prestigjioz. Kjo është arsyeja, që ato do të shtypen tani në shtëpitë e specializuara në Perëndim. E thënë më shkurt, kjo është një rritje e prezantimit të tyre, që shkon gati njësoj me rritjen graduale të shtetit shqiptar në ditët tona. Ngjarjet e të cilit i ka pasqyruar me shumë kujdes, përgjatë historisë së saj, Filatelia shqiptare.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Korrik 2003 19:31
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Filatelia, pjesë e identitetit kombëtar shqiptar

Kjo është një histori e përmbledhur e rrugës së Filatelisë shqiptare, përgjatë 90 viteve të ekzistencës së saj. Dhe, në periudha të ndryshme, që përkojnë me evenimentet kryesore të historisë kombëtare, ajo ka treguar një rrugë interesante sëbashku me vështirësitë, që shoqërojnë rrugën e sektorëve të tillë.

Filatelia kombëtare i ka fillimet e saj 90 vjet më parë. Ajo përkon gati vit më vit me ekzistencën e vetë shtetit modern shqiptar. Kjo nuk ishte ndonjë çudi, kur mendon se një nga dikasteret e para të qeverisë së Ismail Qemalit ishte dhe Ministria e Post-Telegrafeve, që drejtohej nga Lef Nosi. Por, në kushtet primitive, me të cilat hasej fillimisht shteti shqiptar, nuk mund të flitej për një postë të mirëfilltë. Kështuqë u vijua, që të operohej me nënpunësit e admininistratës turke. Suksesi i parë kombëtar ishte emëtimi i pullës dhe vulës së parë shqiptare në 5 maj të vitit 1913, që nuk do të reshte këtu. Duke ditur rëndësinë e madhe, që paraqiste emëtimi i pullave, atëhere qeveria e përkohshme e Vlorës kërkoi që të aderonte në Bashkimin Postar të Përbotshëm, dëshirë, që u arrit vetëm tetë vjet më vonë në vitin 1922, ku Shqipëria u bë anëtare e këtyre institucioneve.
Gjatë pak muajve, të vitit 1913 u emëtuan gjashtë emisione pullash. Emisioni i parë daton si kohë plot gjashtë muaj pas Shpalljes së Pavarësisë.
Përmbajtja e emisioneve
“Ajo (Pulla e parë) nuk ishte e zakonshme, sic janë pullat aktualisht, por kishte formën e një vule në ngjyrë të zezë, me të cilën u shtypën gjithsej 2232 zarfa. Kjo pullë-vulë në zarfa me ngjyra të ndryshme kushtonte 1 grosh dhe u nxorr në shitje në 11 qytete, ku funksiononin zyrat postare të ngritura gjatë pushtimit osman. Ajo u vu në qarkullim më 5 maj 1913. Karakteristikë ishte edhe prerja e vulës nga zarfet origjinale dhe vendosja e qarkullimit mbi zarfe të tjerë, praktikë e njohur dhe e përligjur nga Ministria e Postave.
I ngjashëm me të parin është edhe emisioni i dytë, ndonëse disi më i përsosur. Përsëri kemi të bëjmë me një pullë-vulë të vetme, me formë të rrumbullaktë, me dy rrathë koncentrikë brenda të cilëve është shkruar: "Postat e Qeverries së Përkohëshme të Shqipënies". Çmimi i saj nuk shkruhet në pullë, por dihet që ka qënë gjithashtu 1 grosh. Ky emision qarkulloi në periudhën maj-nëntor 1913. Përveç se e shtypur mbi zarf (2442 copë), kjo pullë u shtyp edhe në fletë të bardha (800 copë). Ajo qarkulloi e prerë me makinë qepëse dhe e ngjitur rishtas mbi zarf. Vula e dytë në disa raste u falsifikua nga spekulantë të ndryshëm.
Tejet interesant, madje si një nga më të larmishmit në historinë e filatelisë sonë është emisioni i tretë. Jo rastësisht ai është ndër më të kërkuarit nga filatelistët dhe më i kontuari në vlerë. Ky emision u përdor në zyrat e postës nga 16 qershori deri më 20 tetor 1913. Për të Posta Shqiptare shfrytëzoi një sasi të konsiderueshme pullash të administratës pushtuese osmane të viteve 1909-1910 (gjithsej 39800 pulla), të cilat kishin mbetur pa u përdorur. Mbi to, nëpërmjet një vule dore prej bakri, u vendos mbishtypja: një shqiponjë dykrerëshe dhe nën të fjala "Shqipënia". Vlerat e tyre variojnë nga 2 para deri në 50 piastra, kurse tirazhet nga 16 copë (50 piastër) deri në 11607 copë (tirazhi më i lartë i vlerës 20 para) .
Cilësia
Kuptohet se pullat e para kishin një tirazh shumë të ulët, sidomos për disa nga vlerat. Ndërsa, rrallësia e këtyre pullave lidhet edhe me ngjyrat e ndryshme të mbishtypjes: e zeza (ngjyrë dominuese), e kaltërta, e kuqja, tulla dhe vjollca. Ky emision, i pari i gomuar, për vetë kushtet e kohës, kur u vu në qarkullim, ka edhe mjaft gabime, sidomos rastet e mbishtypjes mbapsht, të cilat kërkohen shumë nga filatelistë të vendit e të huaj.
Si në të gjitha shtetet e tjera edhe në Shqipëri filatelia ka qënë pjesë e kulturës dhe e lidhur ngushtësisht me historinë. Këtë e dëshmon më së miri edhe periudha midis dy luftrave botërore. Kjo periudhë pasqyrohet në filateli me vecoritë e saj specifike. Ndër to mund të përmendim p.sh., numrin e paktë të emisioneve të emetuara në vitet 1914-1919, pra gjatë Luftës së Parë Botërore.
Pullat e Esat Pashës
Emisionet e botuara kanë qënë kryesisht emisione pullash lokale si në Shkodër, Korcë, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Himarë, Elbasan etj. Larmi emisionesh emetuan edhe fuqitë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore, që pushtuan Shqipërinë. Këto emisione qarkulluan së bashku me vulat datare, që mbajnë shkrime në gjuhët e këtyre fuqive pushtuese. Jo rastësisht, por nisur nga kuriozitetet e shumta, po veçojmë nga kjo periudhë historinë postare dhe emetimin e pullave nga Qeveria e Përkohshme e Durrësit, e kryesuar nga Esat Pashë Toptani. Pas largimit të Princ Vidit, duke filluar nga 2 tetori 1914, Esat Pasha formoi Qeverinë e Përkohshme të Durrësit. Në këtë kohë, zyrat postare ishin të mbyllura; shërbimin postar e kryenin postat e Levantit austriak dhe atij italian. Kjo situatë e detyroi Esat Pashën, që më 9 janar 1915, të çeli zyrat postare në Durrës, Elbasan, Shijak, Lezhë dhe Kavajë. Fillimisht u përdorën pullat me portretin e Skënderbeut, me vlefta në qindar dhe në para e grosh, të cilat u gjetën në postën e Durrësit. Ato u mbishtypën me myhyrin e Esat Pashës. Emisioni përbëhej nga 9 vlefta si pulla postare, 5 vlefta si pulla taksë, me një mbishtypje “T” dhe dy kartëpostare të thjeshta 5 dhe 10 para.
Sigurisht, kjo sasi pullash nuk i plotësonte kërkesat për një kohë të gjatë. Prandaj Qeveria e Esat Pashës vendosi të vinte në qarkullim dy emisionet “Tarabosh”, të porositur qysh në vitin 1913 nga Pleqësia e Shqipërisë së Mesme. Ishin gjithsej 12 vlefta, nga të cilat 7 të formatit 27x30 mm dhe 5 të formatit 27x34 mm. Këto pulla, që gjithashtu kanë si mbishtypje një myhyr të rrumbullakët me gërma arabe, u përdorën, duke filluar nga 10 shkurti 1915 në Shqipërinë e Mesme, madje edhe në Berat e Skrapar.
Pas këtyre emisioneve, do të duhej të vinte viti 1919, që të dilnin në dritë disa emisione të tjera interesante: Zarfi me “Zyra e Financavet n’Elbasan”, me tirazh 500 kopje, që u vu në qarkullim gjatë muajit janar 1919; emisionet lokale të Shkodrës me mbishtypje të pullave fiskale të administratës austro-hungareze, që ishin gjendje në zyrat e financës në Shkodër, si dhe pulla 1 grosh e emisionit të vitit 1919 me mbishtypjen “SHKODER 1919” në formë ovale.

Vijon...

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Korrik 2003 19:34
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Vijon historia e Filatelise shqiptare

Periudhat pa emëtime
Në periudhën që vijon ka vite të tëra si ato 1921, 1926, 1932, 1935, 1936, kur nuk u emetua asnjë emision. Gjithashtu, krahas numrit të paktë të emisioneve, karakteristikë është edhe ngushtësia tematike. Zotëruese mbetet tema politike. Në vijim të një tradite edhe të vendeve të tjera, në pulla filloi të dukej përherë e më shumë portreti i mbretit, Ahmet Zogut, (në periudhën deri në 1939 shumica e pullave janë me fytyrën e tij), ndërsa gjatë pushtimit italian spikat shpesh fytyra e Viktor Emanuelit III. Me interes të vecantë dhe që e kapërcenin disi këtë ngushtësi tematike, ishin pullat ajrore. Duke patur të fiksuar figurën e avionit, ato tregonin se i shërbenin postës ajrore, cka përligjte edhe tarifën e lartë që kishin.
Pra filatelia shqiptare e periudhës 1913-1944, sic e theksuam edhe më sipër, është mjaft interesante. Këtu mund të përmenden jo pak emisione që janë bërë tejet të rrallë: zarfat me vulë ari të pullave me fytyrën e Skënderbeut, zarfi me vulën e Zyrës së Financave të Elbasanit, zarfi me vulën e Tepelenës, zarfi me vulën e Beratit, emisioni gotik me mbishtypjen "Mbr . Shqiptare", pullat e Komisionit të Kontrollit Provizor të Korçës, emisioni i 19 marsit 1915 kushtuar ngritjes së flamurit në fortesën e Shkodrës, ato të pushtimit grek, italian dhe gjerman, sidomos emisioni i 14 shtatorit 1943, që spikat veçanërisht për shumëllojshmërinë e gabimeve etj .
Emisioni i “14 shtatorit 1943”
Për emisionin e “14 shtatorit 1943” ia vlen të ndalemi pak më gjatë. Ai përkon me datën e mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë Kushtetuese, që përligji shtetin kuisling shqiptar. Seria përbëhet nga 14 pulla të viteve 1939-1940, nga të cilat 13 vlefta ordinere dhe 1 ekspres, të mbishtypura me “14 shtator 1943”. Ajo u vu në qarkullim më 18 shtator 1943 në postën e Tiranës, por pa kaluar dy ditë u urdhërua bllokimi i saj, pasi ishin konstatuar rreth 23 gabime në mbishtypje në 153 vlefta. Në disa raste, viti 1943 ishte bërë 1643, 1948 ose 1944. Këto gabime, siç del nga dokumentacioni i kohës, u bënë qëllimisht. Korregjimi i tyre nuk u bë i plotë, kësisoj të tilla pulla me gabim kanë në koleksionet e tyre jo pak filatelistë. Revista “Koleksionisti”, në Nr.1 të vitit 1998, thekson se për këtë emision “ nga të dhënat zyrtare tirazhi ishte 23 000 seri komplete. Nga këto u shtypën me gabime 11 000 seri, nga të cilat vetëm 6 000 u pastruan nga gabimet e vitit “1943”. Katalogët e mirënjohur Michel dhe Sassone njohin 12 prej këtyre gabimeve. Për emisionin e “14 shtatorit 1943” janë bërë jo pak studime. Në to një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe konfirmimit të ditës së parë të përdorimit në postë. Si e tillë është pranuar data 23 tetor 1943, e miratuar kjo edhe nga UPU-ja, që është njëherësh edhe dita kur në sportelin e postës së Tiranës emisioni ridoli në shitje.
Në qytetet e tjera të Shqipërisë ky emision u vu qarkullim gjatë muajit nëntor 1943, gjë që dëshmohet edhe nga zarfat, që filatelistë të ndryshëm kanë në koleksionet e tyre.
Periudha pas Luftës së Dytë
Një tablo tërheqëse paraqet për filatelinë edhe periudha pas Çlirimit të Shqipërisë dhe deri në vitet '90 te shekullit XX. Ajo shquhet sidomos për bollëk emisionesh (mesatarisht 10 emisione në vit), për tematikë më të larmishme se më parë, për një raport deri diku të drejtë midis tematikës kombëtare e asaj të huaj, për pamje të shumta në çdo emision etj. Përgjithësisht, pullat janë të politizuara e të ideologjizuara. Ka emisione të përsëritur, në çdo pesë vjet për ngjarje të caktuara përkujtimore historike , siç ka dhe tirazhe shumë të mëdha. Një sy i vëmendshëm nuk e ka të vështirë të dalloj se në këtë periudhë është pasuruar tematika me emisione nga flora dhe fauna, nga sporti, nga arti (pulla me pamje veprash arti në pikturë e skulpturë), nga arkeologjia etj. Por gjithashtu është fakt se ka fare pak Zarfa FDC dhe Kartëpostale zyrtare.
Pas mbishtypjeve të bëra në fund të vitit 1944 dhe në fillim e në vazhdim të vitit 1945, më 28 nëntor 1945 administrata e Postës hodhi në qarkullim një emision me tri pamje e gjashtë vlefta, me ngjyra të ndryshme me mbishkrimin “Qeveria Demokratike e Shqipërisë”. Më vonë këtij emisioni iu bënë katër mbishtypje radhazi. Mbishtypja e parë mban datën 10 janar 1946, e dyta 1 korrik 1946, e treta 26 korrik 1946 dhe e katërta 22 shkurt 1948. Këto emisione do të pasoheshin nga mjaft të tjerë që do t’i kushtoheshin ngjarjeve të caktuara të historisë së popullit tonë apo përvjetorëve të figurave të shquara , ndërtimit të hekurudhave të para, fluturimeve në kozmos, lojërave olimpike etj.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Korrik 2003 19:35
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Post

Shtypja më shtypshkronjat tona
Deri në vitin 1957, pullat shtypeshin jashtë Shqipërisë. Pas këtij viti, ato u shtypën në shtypshkronjat tona. Eshtë rasti këtu, që të kujtojmë me respekt dhe t’u shprehim mirënjohjen tipografëve të parë të pullave shqiptare të specializuar në Gjermani, Sadik Dinga dhe Sulejman Maçi.
Pas viteve ‘90
Në dhjetëvjeçarin e fundit, duke filluar pas vitit 1990, pra me proçeset demokratike, krahas oshilacioneve të kuptueshme të viteve të para të tranzicionit '91, '92, '93, janë bërë përpjekje serioze nga Komisioni Shtetëror i Pullës dhe Drejtoria e Postës Shqiptare për mënjanimin e politizimit të pullave; cilësia e botimit të tyre është më e mirë, pasi janë shtypur në Zvicër e Greqi, kurse tash e tutje do të shtypen në Angli. Po kështu, përgjithësisht janë mbajtur tregues optimalë për tirazhet e pullave, nisur nga nevojat e afrankimit dhe të koleksionimit të tyre. Karakteristikë e kësaj periudhe është edhe fakti se thuajse çdo emision i emëtuar shoqërohet me Zarfin FDC, të vulosur me vulë speciale. Kjo ka bërë, që tek filatelistët, vendas e të huaj, të rritet interesi për koleksionimin e këtyre zarfeve. Aktualisht katalogu i pullave shqiptare numëron mbi 3000 pamje të ndryshme pullash .
Retrospektiva
90 - vjetori i pullës na jep rastin të kujtojmë edhe subjektet, që janë marrë dhe merren me filatelinë, filatelistët. Filatelistët e parë shqiptarë i përkasin periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare. Ndër ta, do të veçonim rilindasit Thimi Mitko, Sami Frashëri, Ndoc Xhuxha e Murat Toptani. Më vonë ishte Luigj Gurakuqin dhe sidomos të mirënjohurin Lef Nosi, Ministrin e parë të Postave të shtetit shqiptar, që ka merita të veçanta në konceptimin dhe emetimin e pullave të para shqiptare. Në nderim të tij, filatelia shqiptare ka një emision me portretin e Lef Nosit.
Një zhvillim më të madh, filatelia në Shqipëri, mori në vitet midis dy luftrave botërore. Nga qëmtimi i dokumentacionit të kohës, del se në këtë periudhë u çelën dyqanet e parë për shitjen e pullave si në Shkodër, Korçë dhe Tiranë. Në shtypin e kohës, ndesh raste të shumta reklamash për shitblerje pullash, ku ndër tregtarët më të spikatur mund të përmendim Zef Prenushin në Shkodër, i cili u shqua si tregtar dhe njohës i talentuar i pullave postare, si profesionist kompetent. Po kështu mund të përmendim edhe filatelistin e tregtarin shqiptar në Torino të Italisë, Aurel Ballamaçin, që mbajti për 40 vjet me radhë një dyqan filatelik në qendër të këtij qyteti .
Natyrisht numri i filatelistëve në Shqipëri ka qënë dhe është i kufizuar dhe përpjekjet e tyre për të kontaktuar me kolegë në vende të ndryshme të botës përgjithësisht kanë qënë spontane. Kjo diktohej edhe nga mungesa e të ardhurave, rrjedhojë e gjendjes ekonomike të vendit.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Korrik 2003 19:36
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Post

Organizimi i tyre
Niveli i organizimit të filatelistëve filloi të rritet veçanërisht pas çlirimit të vendit. Më 1947, në Shkodër formohet Klubi Filatelik; dy vjet me vonë, pra në vitin 1949, në Korçë ngrihet Rrethi i Filatelisë; më 1959, në Tiranë formohet Shoqata e Filatelistëve . Organizime të tilla u bënë më vonë edhe në Vlorë, Pukë etj. Fryt i këtyre organizimeve janë edhe ekspozitat filatelike të çelura në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Duke filluar nga viti 1991, ekziston Federata e Koleksionistëve Shqiptarë, e cila në vitin 1994 u pranua anëtare e FIP-it (Federata Ndërkombëtare e Filatelisë me qendër në Zurih të Zvicrës) dhe e FEPA-s (Federata Evropiane e Shoqatave Filatelike me qendër në Hagë të Holandës).
Federata e Koleksionistëve Shqiptarë ka organin e saj të shtypit, revistën "Koleksionisti", numri i parë i së cilës u botua në vitin 1998, kurse pas pak ditësh del numri 10-të.
Hobi i koleksionimit është i shoqëruar historikisht me ekspozimin. Por ekspozitat filatelike në Shqipëri kanë qënë "mysafire të rralla".Të tilla mbeten edhe në ditët e sotme. P.sh., gjatë dhjetëvjecarit të fundit është çelur vetëm një ekspozitë në shkallë kombëtare "KOLEKSPO 93". Ndryshe ka ndodhur me pjesëmarrjen e filatelistëve tanë në ekspozitat ndërkombëtare. Ata, jo vetëm kanë marre pjesë rregullisht, por dhe janë paraqitur me koleksione dinjitoze dhe janë nderuar me rreth 30 medalje të ndryshme, midis të cilave dhe 7 Vermeil (shkalla e parë e medaljes së artë).Vlen të përmenden këtu pjesëmarrjet në ekspozitat e Greqisë, Turqisë, Rumanisë, Norvegjisë, Izraelit, Rusisë, Luksemburgut, Gjermanisë, Italisë, Francës, Austrisë, Anglisë, Bullgarisë, Kinës, Spanjës, Belgjikës dhe Japonisë.
Sigurisht aktiviteti më i madh filatelik sot zhvillohet në Tiranë ku jetojnë e punojnë filatelistët tanë më të shquar. Midis tyre do të veçonim Robert Ballaurin, Ferik Ferrën, Shefik Osmanin, Niko Xharrën, Vasil Xhitomin, Thimi Nikën, Aleksandër Josifin, Sokrat Bozon etj.Por filatelistë të shquar ka edhe në disa rrethe të vendit si p.sh., në Korçë Thoma Pepo, Kristaq Jorgji e Igli Gjançi; në Shkodër Gjush Daragjati e Luigj Shabani, në Elbasan Argjir Panariti, në Vlorë Romeo Durolli etj.
Nëqoftëse do t'i hedhim një vështrim serioz udhës në të cilën ka ecur filatelia jonë, nuk është e vështirë të konstatosh se fusha e studimeve për të ka qënë dhe mbetet thuajse e virgjër. Më tepër, me studime për filatelinë tonë, janë marrë të huajt, ndërsa emrat e studiuesve shqiptarë numërohen me gishtat e dorës. Për të argumentuar këtë përfundim do t’i referohemi vetëm një fakti: Studiuesi i mirënjohur anglez John S. Fhipps, në librin e tij “Pullat dhe postat e Shqipërisë dhe Epirit 1987-1945”, libër i përkthyer kohët e fundit edhe në shqip, ka shfrytëzuar rreth 180 burime e autorë, nga të cilët vetëm tre janë shqiptarë.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Korrik 2003 19:37
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kujta1
Matematikan

Regjistruar: 04/01/2008
Vendbanimi: kumanov
Mesazhe: 182

interesant ?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Mars 2008 20:59
kujta1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kujta1 Kliko këtu për të kontaktuar me kujta1 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kujta1 Shto kujta1 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kujta1 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:47 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Filatelia, pjesë e identitetit kombëtar shqiptar

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.