Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Mbreteria Dardane
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Mbreteria Dardane

Mbreteria Dardane

1. Krijimi i Mbretërisë Dardane

Në shek.IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri t qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun. Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohin galabrët dhe thunatët. Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjera e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtore. I Njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan. Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin sklavvopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin kaq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte sklleverit merrnin pjesë në ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre. Mbretëria Dardane kishte krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjtihë së bashku në sulm dhe po kështu së bashku tërhiqëshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në sheshin e luftës as të plgosurit e tyre. Forca e kësaj ushtrie u tregua sidomos në shek.III p.K., kur dardanët qenë në gjendje të mbroheshin nga dynjet e fuqishme të keltëve, të cilët zbritën nga Evropa Qendrore. Madje dardanët treguan gatishmërinë të ndihmonin edhe Maqedoninë, që të përballonte këto sulme. Siç dëshmojnë shkrimtarët e lashtë, historia e Mbretërisë Dardane është mbushur me luftëra të pandërprera kundër Maqedonisë dhe më vonë kundër romakëve. Me Mbretërinë Ardiane, dardanët mbajtën marrëdhënie miqësore, por patën edhe konflikte, të shtyrë nga aristokracia skllavpopronare, që luftonte për interesa të ngushta, dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike e politike si për ardianët, ashtu edhe për dardanët. Në mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritë dardane u përpoqën të shtrinin kufijtë e tyre deri në brigjet e Adriatikut, duke shfrytëzuar faktin që ushtritë ardiane të mbretëreshës Teuta ndodheshin në Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat e pushtuara e të ktheheshin në kifijtë e mëparshëm. Pas kësaj Longari i drejtoi uishtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione, që ndodheshin në veri të kufijv të Maqedonisë.

2. Luftërat e dardanëve kundër maqedonasve

Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën përmasa të gjera, aq sa mbeti i vrarë në betejë edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në ;aqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi të largoheshin nga mbretëria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej në luftë me grekët, në vitin 219 p.K., dardanët vërshuan përsëri kundër Maqedonisë. Ishtritë maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhe për të përforcuar kufijtë veriorë pushtuan qytetin më të madh të Paionisë, Bylazorën (Velesi). Në vitin 216 p.K. ushtritë dardane ndërmorën një operacion të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20 000 robër. Ata zbritën deri në fushën e Argos, në brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga kundërsulme të reja që bëri Filipi V kundër dardanëve, duke u shkaktuar atyre humbje të rënda në ushtri. Në vitin 200 p.K. mbretërit dardanë Longar e Bato, së bashku me ardianët e mbretër të tjerë, lidhën aleancë me romakët kundër Maqedonisë. Kjo i shtyu dardanët të ndërmerrnin sulme të rrreja në jug të kufirit të tyre. Dardanët nuk i pushuan luftërat për të çliruar tokat që ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin Mbretërisë Paione dhe që i mbante të pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kështu atyre rrugët tregtare që i lidhnin me krahinat jugore të Ballkanit. Duke mos qenë në gjendje të ndërprisnin sulmet dardane, maqedonasit bënë marrëveshje me fiset klte të bastarnëve dhe të vendoseshin vetë në tokat e tyre. Kjo gjë nuk u arrit. Dardanët i thyen ushtritë klte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë. Dardania vazhdoi të ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me romakët dardanët nuk arritën përfitimet e dëshiruara. Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por vetëm të drejtën për të tregtuar kripë.

3. Luftërat e dardanëve kundër romakëve

Luftërat e dardanëvekundër romakëve për shumë vjet me ashpërsi shumë të madhe, në rrethanat kur senati romak synonte të shtrinte pushtimet e tij në të gjitha tokat ilire dhe të arrinte deri në Danud. Edhe pas shqetësimeve që u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanët i vazhduan inkursionet e tyre kundër Maqedonisë, cila ishte kthyer tashmë në provincë romake. Dardania u bë pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtritë pushtuese romake, të cilat nuk hiqnin dorë nga synimet e tyre. Megjithkëtë në vitin 97 p.K. romakët arritën të vinin nën varësi të përkohshme dardanët dhe fise të tjera fqinje, të cilat më vonë i ripërtrinë forcat dhe u shkaktuan humbje të rënda romakëve. Aq të vështira ishin këto luftëra për romakët, sa kur konsulli romak Kurioni përgaditej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë, njëri nga këto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit të vet të shkonte në këtë luftë që ushtarët e quanin të rrezikshme. Romakët i krahasonin dardanët me kuçedrën e Lernës, e cila, edhe kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i ringjallte përsëri. Me këtë krahasim ata shprehnin qëndrueshmërinë e madhe të dardanëve ndaj kundërshtarit. Pas luftërave të gjata me romakët, nga fundi i shek.I p.K dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës.



Shënim: Ky material është marrë nga libri i hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë!
Miratuar nga Këshilli Kombëtar i Historisë pranë Ministrisë së Arsimit!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Mars 2005 22:35
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – DARDANIA

Erdhën me zjarr barbarët dhe na quajtën barbarë!
Erdhën pushtuesit e egjër barbarë nga të gjitha anët e horizontit në trojet dardhane illire, që as nuk dinin t’I spjegonin kultët e kulturës illire-pellgaze, formuan gjuhë e kultura të tyre nga gjeo-historia dardhane illire dhe pushtuan, barbarizuan, copëtuan ndanë e përçanë barbarisht, deformuan Historiografinë e Vërtetë, në mënyrat më të egra dhe çuditërisht, shkruajtën dhe I quajtën vendasit autoktonë – barbarë dhe gjuhën shqipe illire, Gjuhën e Perëndive të antikuitetit e quajtën gjuhë barbare!
Erdhën barbarët egërsisht dhe na quajtën barbarë!
authori


(NJË VËSHTRIM HISTORIK GJEO-LINGUISTIK)


SOT KUR THUA EMRIN – KOSOVA
– KE THËNE EMRIN - DARDHANIA

KOSOVA
ZEMRA E DARDHANISË

DARDHANIA
GJAKU I ILLIRISË

ILLIRIA

DOMETHËNIA E BALLKANIT

RRJEDHA PELLGAZGJIKE


Emërtimi – dardhan, dardhanët është emri I paraardhësve më të afërt të shqiptarëve të Kosovës së sotme dhe vet Kosova njihet zemra e Dardhanisë illire, që më së bukuri e plotëson toponomi stërgjyshor historiografik – Dardhania!

Nuk ka si mos të ndihet krenar historiani, kur shkruan për Historinë e Ballkanit illirik, kushdoqoftë ai – por, krenaria më e madhe është e shqiparit, kur shkruan me lot në sy e me plagë në zemër - Historinë e vet të drejtë dhe reale!

Por, nuk ka si mos të ndihet I zhgënjyer dhe I nevrikosur secili historian, e sidomos shqiptari vet, kur shkruan për Ballkanin Nyjen europiane, që I lidhë Dy Anët e Udhës Diellore, I shkatërruar në aqë përmasa historiografike katastrofale! Nuk ka si mos të ndihet I prekur dhe I lënduar, I plagosur shpirtërisht, sidomos shqiptari, me një Historiografi aqë të deformuar ballkanike! Pse mos të dihet Historia e Vërtetë?Përgjegjësinë, për politizimin ballkanik e mbanë më së shumëti Historiografia E Deformuar me deformuesit e saj!
Është koha të shkruhet Historiografia Reale!

Pse Ballkanit I kullojnë plagët gjak luftërash?

“Nganjë fije nëpër dhëmbë ” –

E Popullit.


ETHYMOLOGJIA E EMRIT - KOSOVA

Të marrim si fillim, prej të afërmes kah e largëta, vet emrin – Kosova, I cili emër është deformuar, politizuar, përshtatur sllavizimit, I cili emër pretendon të shqyrtohet nga dy anë ethymologjike: një anë studimi, prejardhja e emrit nga fjala – koso, që ka domethënie – sorra të zeza, me sufiksin thrrak – va , si emërtimi I përshtatur gjatë periudhave historike pushtuese mbi dardhanët illirian.

Ky emërtim – Kosova, më tepër është bërë për shkaqe politike, për ta zhdukur nga historiografia ballkanike vet emrin real – Dardhania, pas përhapjeve pushtuese – invazioneve sllave në Ballkan, për tu vendosur krejtësisht mbi tokat dardhane-illire. Emri Dardhania fuqizon prezencën shqiptare dhe lëkundë prezencën e ardhësve në Ballkan, sepse, kjo shëmangie e këtij emri, iu lejon toponome të reja deformuese në hapsirën gjeo-politike, duke e ndryshuar hartografinë ballkanike. Kjo çvendosje apo zhdukje e emërtimit real kur dihet ekzistenca e shtetit dardhan me fakte të pakontesueshme, është edhe çrregullim historiografik, ku pushtuesit formuan një hartografi fallse, duke iu shëmangur fakteve historike për etnogjenezën e vërtetë të Ballkanit.
Deformimi onomasiologjik i Ballkanit është përgjegjësi e pushtuesve mbi territoret shqiptare me harta të dhunshme topografike, me politizime të antroponomeve, toponomeve, hidronomeve dhe vet etnonomeve të vërteta dardhane arbërore illire. Pushtuesit, jovetëm që lanë gjurmë kulturore e fetare, të emërtimeve të njerëzve, që nuk janë me spjegim shqip, por e zhduken topografinë reale ballkanike, që mos të dijnë brezat e rinj ethymologjinë e vërtetë ballkanke!

Me zhvedosjen politike të termit – Dardhania, - sllavëve iu dha mundësia nga fuqitë e kohës, të shtrihen me pushtime barbare mbi tokat shqiptare dardhane. Duke mos u përmendë Dardhania, në gjuhën politike të sotme, u bë deformimi e falsifikimi më I tmerrshëm në hartografinë ballkanike dhe në historiografinë e këtij Djepi të diturisë e kulturës botërore përgjithësisht!

Deri në shek.XVII-XVIII, dihen vendasit dardhan të këtyre territoreve autoktone shqiptare me një sipërfaqe prej 110.000 km. katrore, nga këto vende shqiptare: Naissa (Nishi), Piroti, Përkupi (Prokupla), Leskoviku (Leskovci), Zharra (Pozharevci), Dardha (Krushevci), Gurshumi (Korshumlia), Tauruna (Zemuni), Singiduna (Beogradi), Samaranda (Smedereva), të rretheve të Kreshtabardhës (Kopaoniku), Albaniku (Jabllanica), Topliku (Toplica), Lugina e Margës (Morava), Bujana (Bujanovci), Pllaja (Plava), Ngucia (Gucia), Nikçi (Nikshiqi), Podguri (Podgorica), Berana (Ivangradi), Treguri (Novipazari), Skupi (Shkupi), Linkestidi-Manastiri (Bitoli), Bylazora (Velesi), Lihnidi (Ohri), Astibi (Shtipi), Korkyra (Korfuzi), që u përmenden vetëm disa toponome ndër më kryesoret…

Nga shkëputja e dhunshme e mbi 81.000 km.katrore nga atdheu arbëror (shih: Enciklopedia, Zagreb, 1973). vetëm nga shek.XVII e deri në vitët 20 të shek.XX. të gjitha këto territore, ishin të Dardhanisë illire më të vonëshme, si vetëm disa nga shumë vendbanime tjera shqiptare të shfarosura me masakra massive e spastrime etnike, siç dihen territore shqiptare (arbanase)…

Tash, - athua, emërtimi I Dardhanisë, paska mbetur të zëvendësohet me një emër – sorrash të zeza – apo të një fushe, si fushëbetejë fusha e kosave, fushë e shtruar në kosa (shpata), gjatë Luftës së Kosovës (1389)?
Ky emër aqë I dashur për rashët (lexo: sërbët), emër aqë I dhëmbshëm luftërash, paska mbetur vërtet, nga fjala – sorra e zezë, me ato epitete krenarie – vajza kosovare – kosovarja, duke ia fshirë plagët e luftës dëshmorit të vet në fushëbetejë? Ky emër aqë I dashur paska mbetur si idol artistik e symbol arti lutarak edhe historiografie, me prejardhje linguistike nga – sorra e zezë?! A Kosovarja e bukur në fushë lufte me kokën e luftëtarit në prehër, ajo kosovare qenka një sorrë e zezë?!

Kjo ethymologji deformuese u bë vetëm për shkak të injorimit indirekt, si mjet psikoze, duke e nënvleftësuar emërtimin, që në fund të fundit të të gjithave atyre përpjekjeve histerike, të mbetet, përsëri tokë sllave, si ato tjerat të lartëpërmendura... Këtu është në pyetje nënvleftësimi si mjeshtri politike: nënvleftëso e merrja vlerën me nga krejt qëllimet në prapavijë kohore.
Vet spjegimi sllav për emrin gjeografik – Kosova, bie ndesh në kundërshtim me vet veprimin çlirimtar dhe me vet etikën historiografike të asaj lufte çlirimtare nga turqit, që fatkeqësisht kjo hipothezë përkrahet edhe nga studjues të mirëfilltë…

Emri – Kosova – si emër gjeo-historik si një emërtim I ngushtë topografik, që përkufizohet në mënyrë të thjeshtë linguistike, rreth emrit të një fushe, të cilën fushë e emërtoi lufta, respektivisht realiteti historik I një fushe të shtruar në kosa, në shpata, kosa a shpata të ngrehura në fushëbetejë, ndërmjet ballkanasve dhe turqve më 28. Qërshor, 1389. Ajo luftë u thirrë Lufta e Kosovës, si luftë e përbashkët me të gjitha mjetët e luftës edhe me kosa, në vend shpatash, që ka kuptimin e shprehjes – ballkanasit në kosa me turqit, të ngritur kosaz, kosaz mbi turqit. Shprehja shqipe – kosaz është jo e rëndomtë, kur dy veta apo dy grupe njerëzish janë në kryengritje, në konflikt ndërmjet vetit, thohet shqip – po shkojnë kosaz, çka po shkoni kosaz – me kuptimin kundër njeritjetrit në hasmëri…

Fjala shqipe-illire – kosa është fjalë skipe-illire parasllave, që e morën dhe e përehtësuan si huazim linguistik vet gjuhët sllave, me të njejtin kuptim, çka është një veprim I ndërsjelltë I të gjitha gjuhëve të afërta e të largëta. Vlen të theksohet se pikërisht sërbët në Luftën e Kosovës (1389), nuk ishin as të njohur si komb e popull – sërb, por emri I tyre ishte – rashë (rus), qe nga shteti I parë sërb – Rashka, si banorë të principatës së Stefan Nemanjës të Rashkës (një princ shqiptar I sllavizuar përmes martese – Stefani I Nemuni).
Në Luftën e Kosovës, morën pjesë disa popuj ballkanik: shqiptarë, sërb, bullgarë, boshnjakë, rumunë, hungarez, kroat etj. edhe me ndihmën e vet rusëve.


HEROI I LUFTËS SË KOSOVËS – SHQIPTARI MILLESH KOPLIKU


Heroi I Luftës së Kosovës ishte shqiptari – Millesh Kopliku, princi ushtarak gjeneral, I cili e therri në thembër me shpatë a kosë të helmet, mbretin e suprfuqisë së kohës – sultan Muratin në çadër ushtarake, kur ai ia dha këmbën në shënjë përshëndetjeje, mu në sy të shtabit suprem të ushtrisë turke - kur Milleshi shkoi në bisedë me atë gjatë luftës, për të kërkuar armëpushim! Ai hero ballkanik, ishte Millesh Kopliku, sipas të dhënave historiografike shqiptare edhe nga vet gojëdhënat, këngët lirike popullore, të përciellura brezpasbrezi, që sot populli shqiptar dokumenton - shqiptari, të cilin e përvehtësuan sërbët, gjoja si Millosh Obiliqi, sërb!
Vet kënga “Lufta e Kosovës” (1389), e cila u këndua derisot me lahutë nga shqiptarët, jep spjegime interesante qe nga bestytnia e deri tek faktet reale historike. Ëndrra e Muratit, se do ta pushtonte Ballkanin, por “Hana e Dielli n’det ishin ra”, që difton vdekjen e tij në Kosovë, para nisjes për luftë – difton drojen e e pushtuesit, se pikërisht Kosova ishte gjithmonë fund I perandorive pushtuese:

Sulltan Murati andërr kish pa:
“Dy orrla mue n’krahë m’kanë ra,
Tanë yjzit pej qielli n’tokë janë ra
Tanë me tokën na ishin bashkue –
Hana e Dielli n’deti ishin ra !”
………………………………….
E Milleshi te mreti asht shkue –
Çojke kamën mreti me ia dhanë,
Ky hanxhar mretin e kish shpue
Dekun mretin e kish pa lanë!
Qaty Milleshi ish konë dalë –
Mirë atkisë n’shpinë I ka ra
Po munohen turqit m’I pre
………………………………
Ni shkinë plakë e kishin gjetë
Qaty shkina turqve u ka thanë:
Ju tha shpatat për me I shtrue

E atkisë n’guj për me I mshue

“Lufta e Kosovës” këngë “Përparimi” Prishtinë, 2/1978

Kënga rrëfen, sesi vet: “Qaty shkina turqve u ka thanë / Kurr Milleshin ju s’mundi m’I pre / Se I veshun në hekur pancir asht / Edhe atkinë e ka veshun n’hekur / Ju si n’mujshi Milleshin m’I nxanë / Kqyrni çilsat ai n’musteqe I ka….” Dhe vet vdekjën e Millesh Koplikut ua tregon ajo shkina plakë, që merret në këngë si spijune turke, për ta pre, me e vra heroin e Luftës së Kosovës!

Pas vrasjes së Sulltan Muratit, u thye ushtria turke përkohësisht, me aktin heroik të shqiptarit – Millesh Koplikut, që e falsifikuan sipas historiografisë sërbe, si gjoja Millosh Obiliqi. Sipas falsifikatorëve sërb e para tyre – atyreve grek: të gjithë trimat e heronjtë ballkanik të luftërave çlirimtare, të gjithë strategët e dijetarët na qenkan vetëm të tyre! Ashtu ndodhi me Konstantinin e Madh, me Lekën e Madh (Aleksandrin e Madh të Makedhonisë illire), gati edhe me vet Skendërbeun, që nuk e falsifikuan, po mos të ishin dokumentet historigrafike, letrare e shkencore perëndimore të kohës…


EMRI KOSOVA NGA FJALA – KOSA


Emërtimi – Kosova – origjinën e vet linguistike e ka në emrin – kosë, kosa, që është vegël pune për kositjen e barit, apo premjen e barit, kosa që kositë barin. Kosa është fjalë që përcakton një cope të gjatë e të tëholluar metalike, me përbërje çeliku e hekuri, me gjatësi thuaja sa e shpatës, e tëhholuar me maje pak të kthyer harkore, me një teh shumë të mprehtë – teh anze, si anza që të sosë, pret si anza si rrfeja synonome këto të shprehjeve shqipe. Gjërësia e kosës është pothuaj sa e shuplakës së dorës, ngjitet për një bisht druri të gjatë përmes çykës së kosës e me dorëz, si mjet kositjeje.

Kosa është përdorë edhe si mjet lufte, në mbrojtje e në sulme, duke e lidhur tehun tek çyka e kosës me një rub, harrën, për ta përdorë si dorëz shpate, dorëz kose. Çka do të thotë se kosa është përdorë edhe si mjet kositjeje të barit edhe si mjet lufte në raste eventuale…

Në Luftën e Kosovës (1389), si luftë e përbashkët e ballkanasve kundër turqve, shumica e ballkanasve, luftëtarë në atë fushëbetejë – Fusha e Kosovës – as nuk kishin armë të duhura lufte dhe në mbrojtje të Ballkanit, ata përdorën edhe kosët, kosat, si armë në vend të shpatave. Dhe si luftë gjithballkanike, ajo fushë lufte u shtrua në kosa, fushë e shtruar në kosa si emërtim me kuptimin me të gjitha mjetet e luftës së përgjithshme gjithpopullore ballkanike – kosa – kosava – kosavë dhe nga aty I mbeti edhe vet emërtimi – Kosova.

Rrënja kryesore e fjalës është rrokja – k o s – si deminutiv morfologjik e fonetiko-historik – që formoi shumë emërtime e kompozita i.e. dhe PIE. Rrënja kos kuptohet në shqip, sipas mendimit tim mund të zbërthehet në një analizë fono-morfologjike – kështu:


K=ecja, veprimi I njeriut,

O=dielli,

S=onomatopeja e lëvizjes, fishkëllima e kosës gjatë premjes së barit, si premje harkore sss, në kuptimin e emrit – kos (kosë, kosa) – premja gjarpërore, harkore, si fuqizim I dyfishtë fonetik e morfologjik – onomatopeja e veprimit të premjes, apo lëvizjes së trupit në hark, në sferë, në rreth, për tu krijuar energjia fizike apo edhe ajo energjia shpirtërore.

Rrënja e fjalës – k o s – ka kuptimin e lëvizjes harkore, lëvizjes së trupave në natyrë e deri tek lëvizja e trupave qiellorë, që formoi emrin – kosmos. Kjo rrënjë k o s – formoi kompozitat i.e. koseria, kosmetik-ë, kosmik, kosmodrom, kosmografi-a, kosmonaut-I, kosmopolit, kosmopolit-izëm, kosmovizion, etj.

Fjalëformimet i.e. e ballkanike: kosavë, kosava, kosavina, kosmaj, Kosturi, Kosmaqi, kosto-ja, kanë spjegim shqip në fjalën – premje, premje në lëvizje, diçka që prehet si me teh në lëvizje, e deri tek premja e çmimit – kos- kosto-kushtim, kusht, që duhet prerë, caktuar, çmuar sipas vlerës materiale apo shpirtërore, kur njeriu prehet në vend nga befasia, çudia, tmerri, frika, gëzimi I madh I papritur etj.
Kuptimi I emrit – Kosovë, Kosova është vend premjeje, fushë premjeje, kositje trupash, sikur kositë barin në livadh, vendpremjeje me shpata e kosa. Shprehja artistike popullore shqiptare ka ra kali me not n’gjak është shprehja më e fuqishme shpirtërore, e cila difton fushë gjaku, premje trupash si pret kosa barin…fushë e mbushur me gjak – Fushë-Gjaku – Fushë-Kosova – Kosova!
Armiku në Kosovë është pritë e pree edhe me teha kosash e shpatash në mbrojtje!


DARDHANIA

Origjina lingustike e emrit – Dardania – lidhet etnogjenetikisht, me paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës, deri me shkatërrimin e Illirisë së Vonë, me rënien e Mbretërisë Dardane të Gencit, më 168 p.e.r. kur u lind kalendari I ri, me ditën e muajit të parë kalendor me fillin e epokës e cila quhet sot epoka e re. Ndërsa ethymologjikisht emri - Dardania solli dhe formoi emërtimin shkencor – botanomin – dardhë, dardha (Pyrrus communis L.) dru frytor gjetherënës, I gjinisë së dardhës I familjes së trëndafilorëve (Rosacea). Vet emri shkencor botanik, lidhet me fjalën skipe-illire të stërlashtë, nga Botanika illire edhe para kohës së Dardhanusit e Theucerit.

Ethymologjia e vet emrit botanik – Pyrrus – lidhet me emrin e dardhanëve të shumëhershëm paraballkanik, paragrek e paraeuropian – para emërtimit të Grykës së Dardhanelleve dardhane, para emërtimit të Dardhanisë afër Hillionit e Abidhosit, atëbotë, kur shkenca shqipe- illire (skenca skipe) ishte në kulmin e lulëzimit të saj – që ne sot e quajmë – Antikuiteti botëror, në rrafshin trekontinental azio-afriko-europian historiografik dhe në përmasa shkencore gjenerale.

Dardhania – njihet historikisht nga babai I Historisë Herodoti dhe nga tjerët authorë antik – Dardhania – si emër gjeografik dhe mbretëri e lashtë prej Mijvjeçarit të VI p.e.r. që do të thotë, tash e mbi tetëmijë vjet më parë, që ruan dëshmi e monumente arkeologjike nga Koha e Gurit, Bronxit dhe nga fillimet e neolitit. Prej atëbotë Dardhania (para)historike ishte e banuar nga dardhanët illirian të cilët bëjnë pjesë në dyndjet egjeane disa here në histori, nga Azia në Europë, nga Europa në Azi dhe anasjelltas.
Gryka e Dardhanelleve, Dardhania afër Hillionit e Abidhosit, e deri tek mbretëria dardhane e Hillit, Bardhillit, Agronit, Theutes e Gencit edhe deri tek shqiptarët e sotëm të Kosovës – janë hallka të këputura historike të cilat I përkasin një tërësie gjeo-historike e historiografike illire-pellgazgjike.

Herodoti, shkroi mjaftë për jetën e dardhanëve në Ballkan edhe tej e këndej Egjeut, por, edhepse ai ishte analizuesi I Homerit në veprën e parë europiane “Hilliadha e Odhisea” edhepse aqë shumë shkroi për heronjtë dardhanë të Hilliadhës (Iliada) – shkrimet për dardhanët u deformuan nga politizimet e shumëta të pushteteve gjatë periudhave historike mbi trojet trojane dardhane edhe vet nga authorët antik, si historianë anti-illirian të korruptuar oborresh mbretërore të mëvonshme greko-bizantine e romake.

Sipas shumë rezultateve arkeologjike “të cilat në Egjee dhe në Azi të Vogël, supozojnë praninë e një elementi para-indoeuropian dhe paragrek, duke përcaktuar me një lashtësi të hershme në Mijëvjeçarin e III-të p.e.r.” Të dhënat historiografike edhepse me disa ndryshime për shkaqe të politizimeve kohore, përsëri janë hallka hartografike të shkëputura, të cilat mund të lidhen, por me një mjeshtëri të forte, duke I gjetur të shtrëmbëruara tek disa authorë antik dhe më reale tek disa linguistë e historian të kohës së re.

R. Malteni thekson “lëvizjet dardhane, I provojnë edhe ngjashmëritë e emrave Trojan me ata illir. Ky fakt nuk dëshmon vetëm lëvizjet prej Azisë për në Europë, por edhe anasjelltas. Shtegëtimet nga Azia në Europë, do të spjegonin me një anë bredhjet e Eneut dhe të heronjve tjerë Trojan, siç janë: Paridi, Hektori, Priami, Anhisi, Asaraku etj. të cilët kishin prejardhje ballkanike dhe dardhane”, si heronj të Hilliadhës homerike.

Emri – Dardania që ka origjinë linguistike nga botanomi – dardhë, dardha – dhe që duhet të thohet drejtë shqip – Dardhania - është dirigjuar nga sllavistika, që nuk ua qet goja disonin dh, në mungesë të këtij dytingullorit – dh – është një deformim fonetik edhe vet në Shqipen e sotme, poashtu edhe në Linguistikën Shqiptare, në Albanistikë – kurse në Shqipen e Vjetër, si botanom, është ruajtur edhe si antroponom, zoonom dhe toponom – Dardhan, Dardhanë, Dardhana – Dardhania.

Toponomi – Dardhania – shtrihet në rrafshin gjeo-historik dhe historiko-linguistik aqë të madh euro-aziatik, saqë vetëm duke përkujtuar realtetin kohor një histori illire të humbur në toponomet – Dradhania e Trojës (Dardania e Troades, në jug të Hellespontit), që edhe sipas Apollodorit “dihet se në territorin e Trojes (Troades) shtrihej një krahinë me emrin Dardhania”, duke vazhduar Straboni “Dardhania, quhej sipas emrit të qytetit dardhan, që shtrihej afër Hillionit e Abidhosit”. Poashtu toponomi i sotëm - Dardhanellet lidhet direkt me emrin dardhan Gryka e Dardhanelleve (Gryka e Dardaneleve), e deri në veri të Ballkanit, me shtrimje në onomastikën ballkanike, deri mbi trevat e Delmatisë e të Dakisë, respektivisht, edhe deri tek kulti i kulturës mythologjike – Dardhanusi i Biri i Zeusit (Dadhanusi Biri i Zojsit) – Të gjitha këto të dhëna onomasiologjike antike, na japin një pasqyrë reale, por në hallka të këputura historike, të cilat dikur ishin të lidhura në një zinxhir gjeo-linguistik epokal.

Dardhanët – fisi illirian nga mbretëria e Hillit të Hillionit, si trojan nga Hillioni (Hilli Jonë – Hilli joni) formuar si mbretëri në vete, kishin bërë lëvizje në dy drejtime: në Ballkan dhe në Apenine. Historikisht për lëvizjën dardhane në Veri e në Jug , flasin me fakte historiografike sjegimet e toponomeve të ngjajshme në Azi të Vogël, në Illiri dhe në Apenine, në Pelloponez e në Sicilii.
Straboni shkruan se në Dardhani janë dy fise dardhane: galabrët e thunakët analogjia e të cilëve gjindet në Jugun e Italisë – galabrët (Galabria – galanët, të zeshktit, zeshkanët, sipas fjalës shqipe galë, gala, Galani, galanët, galabrët – galabrezët (kalabrezët e Kalabrisë), ku sipas tyre sot quhet edhe vet krahina – Kalabria, kalabrezët e Italisë së sotme. Me lëvizjen e galabrëve kah Veriu Apenin u formua edhe etnonomi - Galia, galët – Frankët – Franca e sotme.
“Galabrët dhe Daunët në Apulli, që nuk është vështirë të spjegohet kjo analogji, jo e rastësishme, kur dihet se territoret e Kalabrisë ishin të banuara nga fiset illire: mesapët e japygët që ishin vendosur atje nga Ballkani. Në këtë dyndje egjeane të elementit kulturor në siujdhesën Apenine – sigurisht kjo është pjesa e elementit etnokulturor të dardhanëve. Historiani Plini Plak shkruan për fisin dardhan, të cilin e ka shkatërruar Diomedi në Apenine.

Fjala mesap është krejtësisht fjalë shqipe-illire, e cila ka spjegimin si dyshim i njeriut dhe shprehet përmes ndafoljes ndoshta, (Ndashta, ndashti) mesapë, mesapit = me dukët, ndoshta mund të jetë... kur njeriu është dyshues në diçka, e që nuk është i sigurtë në veprimet që e rrethojnë gjatë ekzistencës së tij – mesapë – mesapit (po, jo), mesapët – Mesapia.
Lidhja gjenetike e mesapëve dhe e japygëve me illirët ballkanik – spjegohet me emrat illirë, në mbishkrimet e epitafet – issase e filalet e tyre: emri Drossus në mbishkrimet – issa e Tragurioni (gur troje) është edhe në mbishkrimet mesape në trajtë – drossihi , Blatios (Isa) – emri i një princi ushtarak nga Apullia. Në mbishkrimet mesape u dëshmua emri Blatves – Blaves (Bllatva), emri Sallas tek Issa e Tragurioni, si edhe tek katundi Lumbarda.

Emri Lumbarda, që në shqipen spjegohet – Lumbardha, lumi i bardhë, spjegon edhe vet ethymologjinë e emrit – Lombardia, krahina e Lombardisë, me kuptimin – Lumbardhia, nga dy fjalët: lum + bardh, Lumi i Bardhë, që shtrihet në luginën e lumit Po në Italinë veriore – Lombardia.

Në Korçulla që tek mesapët njihet – Salaihi, Salahiai, Sallonas, Sallontum etj, Tremeri, thekson: “një pjesë e këtyre fiseve dardhane është ndarë edhe ka kaluar në Azi të Vogël tek Frigët”. Dyndjet e dorikëve si dyndje egjeane (dorikët – dor ik, ik dorë, largohu me spjegim shqip) sipas disa historianëve, këtë lëvizje dardhane e lidhin me dorikët që u bënë në fund të shek. XIII p.e.r. dhe në fillim të shek. XII p.e.r. sipas Dabinoviqit. Kurse sipas B. Çoviqit dhe A. Benacit, (AR IV-V – JAZU 329) “lëvizjet dadhane i janë shëmangur pjesës qendrore të Illirisë (Shqipërisë Veriore, Malit të Zi, Dalmatisë(Delmatia) jugore e qendrore, Hercegovinës, Bosnjës Jugore, Rrafshit të Dukagjinit e Sanxhakut, atëherë do të thotë se, drejtimi i këtyre lëvizjeve dardhane, u bë nëpër pjesët lindore të Ballkanit”. Në kundërshtim me këtë mendim, M.V.Grashanini, thotë se: “lëvizjet e dardhanëve, si lëvizje egjeo-dorike kanë shkuar kah pjesa Perëndimore e Dardhanisë, ose në territorin e sotëm të Kosovës” duke mos e përmendë pjesën tjetër jasht Kosove, në gjithë Sërbinë, Malin e Zi, Bosnjen Lindore, Maqedoninë Veriore, vetëm për shkaqe politizimi të territoreve të pushtuara shqiptare-dardhane, anipse deridikund thejnë theorinë e Dabinoviqit, përsëri shihen lojërat politike në vend të fakteve historike.

Në dyndjet e mëdha egjeane në pjesën e saj të drejtuar kah Jugu, rol vendimtar kishte Ballkani Perëndimor dhe treva e sotme e Kosovës. Nxirren konkludime të shumëta jo vetëm në forma hipothetike, se një pjesë e madhe e formave tipike të punimeve nga guri e qeramika, që janë karakteristike më vonë për paijonët sëbashku me trajtat e caktuara metalike si forma të nxierrjës së fakteve nga punimet me dorë manifakturale – kjo formë ka depërtuar nëpër Kosovën e sotme kah Jugu, por sipas Grashaninit: “duke e lënë me siguri anash rrugën e Moravës” që ishte Marga dardhane, lumi më jetëdhënës i dardhanëve për ekzistencën e tyre deri në shek. XVIII, kur pas spastrimeve etnike mbi dardhanët, u bë vendosja barbare e sllavëve në Dardhani. Mu për këtë shkak edhe heziton Grashanini ta vëjë “rrugën e Moravës” në kontekstin dardhan.
Nga ky spjegim faktesh perifrastike duket edhe mendimi hipothetik, që këto hipotheza i forcon materiali arkeologjik i periudhës kalimtare nga bronzi, në periudhën e hekurit, që vie nga Kosova – nga territori qendror i Dardhanisë.

G. Novaku thekson: “...dadhanët ishin popull në vete, që kishin qendruar (me të njejtin emërtim etnonomi e toponomi) deri në kohën e Justinianit I (527-565 e.r.) kur në atdheun e tyre – vet Justiniani ishte edhe i lindur aty, themelon qytetin – Justiniana Prima” duke i lidhur dardhanët e Trojes (Troadës) me dardhanët ballkanik, pasi edhe kanë të njejtën etnogjenezë trashigmie të rodit të tyre apologjetik ndaj lëvizjeve të madha në të tri drejtimet e tyre veriore, lindore e perëndiore të Ballanit dhe në Apenine.

Hapësira linguistike dardhane shtrihej në gjithë territorin ballkanik, si hapsirë linguistike illire. Madje edhe nga kjo hapësirë elementi gjuhësor illirian, shtrihet në këtë territor të gjërë gjeo-linguistik, siç provon B. Hronzy, duke i dëshifruar tabelat e argjillit nga Knosusi. Këtë konstatim të Hronzy-t “...e provon edhe prania e toponomisë identike në territorin anatolo-ballkano-egjean. Ky substrat paragrek është i karakterit para-indoeuropian, e tregon edhe fakti se koha e formimit dhe e diferencimit illirian, i cili është vendosur në gjithë Ballkanin, bie shumë para vitit 3.000 p.e.r. këtu edhe jetojnë illirët me fatin e tyre historik”.

Gjithë territori dardhan i përket zonës illire etnogjenetikisht, për nga karakteri linguistik dhe formula onomastike trepjesëshe të cilën Duje-Randiqi-Mioçeviqi, e konstatojnë në Dalmaci është dëshmuar edhe me materialin epigrafik të Dardhanisë (Studime Onomastike illire). Ndër tjera kjo lidhje e përgjithshme, jovetëm jugore illire, por edhe me vet materialin linguistik të Dalmacisë së mesme në territorin dardhan, shihet edhe në analogjinë e spjegimit të antroponomisë, të atyre mbretërve dardhan sikurse janë: Longarusi, Batoa dhe Monuniusi (Monuni) e Etuta*) përfundon studimi. F. Papazoglu, në veprën Onomastika dardhane ZFF VIII – 1, thotë: “i gjithë materiali i gjetur onomastik në territorin dardhan, mund të ndahet në dy grupe emrash: 1. grupi lindor në të cilin ekziston elementi onomastik thrrakas dhe i cili përfshinë pjesën lindore – territorin ndërmjet Skupit (Shkupit),Kumanovës e Naisses (Nishit) dhe 2. grupi perëndimor, në të cilin përfshihet territori i Kosovës dhe çka është më karakteristike – në Kosovë është dëshmuar onomastika e pastër dardhane, e rrjedhimisht ajo illire, ku nuk mund të mohohet përatësia illire e etnonomit dardhan që jeton në tokën e vet.
Dardhanët jetojnë në tokën e tyre. Edhe emrat specifik , analogjia e të cilëve nuk mund të provohet as të dëshmohet jasht territorit të Dardhanisë, tregojnë për praninë e elementit paraillir (pellgazgjik)- i cili është faktori më më rëndësi në ndikimin dhe në formimin etnik, e sidomos në formimi e Onomastikonit dardhan. Ky element kohëve të fundit po identifikohet si substrat pellgazo-anatolian, idiomat e të cilit, sipas Karl Oshtirit, janë ruajtura në të folmen e gjuhës paraballkanike – në Illirishten e stërlashtë.

Dardhania duhet të konsiderohet si zonë onomastike e veçantë. Fakti se emrat illirian gjinden në gjithë territorin e Dardhanisë dhe se numri i tyre është shumë i madh edhe të dëshmuar vetëm në Dardhani, tregon se Onomastika illire në Dardhani, ka qenë gjithmonë autoktone dhe jo e marrun nga jashtë” përfundon me të drejtë historike – Fanulla Papazoglu.

Logografi Hekateu nga Mileti, shek VI p.e.r. ekzakt shkruan kështu: “Këtë po e shkruaj siç mendoj se është e vërteta. Se çka e tregojnë grekët, e shumëta e tyre është qesharake. Madje – edhe atëherë kur grekët flasin për illirët, për fiset e tyre e sidomos përmarrëdhëniet e tyre me botën, - gjithmonë flitet në kontekstin e politikës maqedone, apo romake...” Ky mendim real i Hekateut është vetëm një nga shumë dëshmi të gjalla për falsifikatorët grek, sesa e kanë injoruar gjuhën e kulturën dhe shkencën illire duke e përvehtësuar tejmase dhe njëkohësisht, këtu shihet haptazi droja greke nga ringjallja illire!

Tëvona, Hekateu nuk ngurron të shkruaj edhe kështu: “Hekateios Milesios hode mynthetai tade grafo, hos moi dokei alethea eimai gar Hellenon logoi poloi to kai geloioi, hosemoi fainontai eisin”.


Kur Apiani i Aleksandrisë jep spjegimin e tij gjenealogjik mbi fiset illire: “Kai tode moi malista, polla mytheunton hetera pollon, areskei. Illyro de paidas Enhellea, kai Autarie, kai Dardanon, - kai Miadon, kai Thaullanta, kai Perraibon genesthai kai thugateras, Parthokai Daortho kai Dassaro, kai heteras. Hothen eisi Taulantioi te kai Peraiboi kai Enhellees, kai Autarieis kai Parthenoi, - kai Dassaretioi kai Darssoi”. (Apiani: Illyria IV).


Interesante është paraqitja e fiseve illire në gjuhët i.e. greke, sllave e romane. Krejt ashtu sikurse e kanë marrë tjerët kuptimin e etnonomeve të fiseve illire edhe ashtu ka mbetë edhe jasht kontekstit të gjuhëve të tyre, në disa variante gjoja gjenerale globalisht në pikëpamje linguistike. Si pikëpamje fonetike e morfologjike – fjalën – emër illire, me pamundësi theksimi në disa gjuhë të tyre edhe për shkak politizimesh edhe me vet shkencën linguistike derisot, iu kanë imponuar popullit, me pamundësi theksimi të tingujve dhëmbëzorë (th, dh), disa grykore qiellzore (kh*, g-j, gh, gl, kl, kh, hr) sidomos kur ka mungesa të theksimit të grupeve (nd, ng, o-shkurtzëshe) janë probleme të hapura për diskutim.

LATRONËT E DARDHANISË. – njihen në histori si kryengritësit dardhan kundër pushtimeve të huaja e robërisë, nga fuqitë e të dy anëve të udhës diellore – deri tek njohja historike e dardhanëve të sotëm të fundshekullit XX-të kundër masakrave masive e pastrimeve etnike sllavo-ruse mbi territorin e ngushtë dardhan të Kosovës. Në burimet antike të shkruara, dardhanët njihen si fis i fortë i përmendur, luftëtar të fortë e të qendrueshëm në çfarëdo ekstazash tmerri luftërash eventuale - që përballuan të gjitha rreziqet shkullore e mijëvjeçare prej të huajve. Njihen mbretëritë dardhane nga Bardhilli, Agroni, Theuta e Genci. Kështu nga shek.III p.e.r. dardhanët kishin një shtet të fortë e të fuqishëm politik, ushtarak e administratinv në Ballkanin illirik. Krijuan mbretërinë me dinastinë e Llongarit dhe si fuqi e madhe politike ballkanike. Në atë kohë të Illirisë së vonë pas shumë mbretërive para epokës së re, një nga qytetet me rëndësi e qendër e madhe tregëtare xehtare e Dardhanisë ishte Damastioni, i cili ka krijuar edhe monedha te veta origjinale të mbretërisë dardhane, si dhe qytetet tjera kryesore: Skupi, Municipi, Upiana, Justiniana Prima, Naissa, Ulkinioni, Skardi, Skodra.

Skupi-Skardi-Skodra përbëjnë tretoponomshin linguistik që tregon një tërësi territoriale kompakte dardhane, njësi e pandashme antroponomike, toponomike dhe si onomasiologji unikate e një populli ashtu sikur edhe është populli i sotëm shqiptar. Shihet gjeneza e njejtë e këtyre tre toponomeve në fjalë, linguistikisht si gjenezë e përbashkët e këtyre tre emërtimeve si emra gjeografik, të cilat përbëhen nga rrënja e njejtë e fjalës me dytingullorin – SK (SC) sku – ska – sko si një tërësi gjeo-historike dhe gjeo-politike, e cila nuk mund të ndahet arbitrarisht, ashtu sikundër nuk mund të mbetet e ndarë gjeo-politikisht për shkaqe politizimesh ballkanike.
Shkupi ishte kryeqyteti i dytë i Dardhanisë pas rrudhjes gjeo-politike nga invazionet sllavo-bizantine e romake, deri me rrudhjen gjeo-politike të fundit deri tek Shkodra e Theutës dardhane illire, buzë Adriatikut (Hadriatikut illirian) si qendresa jo e fundit e genit illirian dhe Gencit si mbreti i fundit i Dardhanisë (168 p.e.r) kur ra nën pushtimin romak.

Të gjitha fiset illire: dardhanët, makedhonët, epirotët, ardianët, skordistët, delmatët, liburnët, dakët, paijonët, e deri tek fiset e hershme Thaullantët dhe Henhellejtë (Enkellejtë), me formimin e mbretërive të tyre të veçanta, disa herë historikisht u rrënuan nga luftërat ndërmjet tyre e deri tek luftërat me pushtuesit e invazionet e huaja – u rrënuan dhe u ribashkuan disa herë në histori – popullëzuan Ballkanin dhe Europën e më gjërë, duke krijuar gjuhë e kultura europiane e botërore.

Onomasiologjia europiane fillon me illirët, e nuk mund të spjegohet as vet emërtimi i saj si shkencë linguistike, pa rrënjet e Shqipes së Vjetër, sepse të gjitha gjuhët i.e. e kanë si burim të përbashkët Illirishten e Lashtë e cila sot është gjuhë e gjallë, me bijën e saj të drejtpërdrejtë – Shqipen ballkanike.

marre nga arbitalia.net

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2005 09:54
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

----Te dya shkrimet mbi dardanine jane shume te sakta dhe serioze per mendimin tim.

-------Por une kam lexuar qe dardanet permenden edhe ne BIBLE TEK TESTAMENTI I VJETER ,KUR FLITET PER POPUJT ----------DHE PERFAQSOJNE ILIRET DHE NJEKOHESISHT EDHE NE.---------Nga kjo del se iliret kane ardhur shume shume heret ne keto troje ,sepse bibla ben fjale per nje kohe shume te larget .pas permbytjes dhe ndoshta duket sikur dardanet jane me te lashte edhe se iliret vet ,ose me mire jane nje perzjerje iliro -pellazge.Pasi jane i vetmi fis ilir qe permenden ne bible ,pas permbytjes .Ose ndoshta dardanet binin me shume ne sy se te tjeret fise ilire pasi ishin me aktive leviznin ne gjithe boten------------saqe tek ENEIDA VIRGJILI --------ME GOJEN E ANKISIT  THOT :---- QE ITALIA KA QENE DARDANI POR JU NDERUA EMRI NE ITALI ME VONE.---------

------  Appiani ka nje legjende QE THOTE SE NE SICILI KA JETUAR QIKLOPI POLIFEMI QE KISHTE FEMIJE :----ILIRIN ,KELTIN DHE GALIN-----------dmth kjo historia qe eshte aty tek AMOXIL perputhet edhe me legjenden qe thote APPIANI-------------

---------AQ ME TEPER QE APPIANI THOT EDHE NJE FAKT TJETER QE ASNJE ILIROLLOG SI KA KUSHTUAR RENDESI----------POR KJO KA SHUME RENDESI----

APPIAN THOT--------QE LATINET SHKRIMIN E MOREN NGA ILIRET---- 

----------DOMETHEN QE SHKRIMI YNE ORIGJINAL ESHT LATIN SEPSE ESHT ILIR

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Gusht 2007 01:39
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
alfeko sukaraku
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 14/07/2007
Vendbanimi: Tiranë
Mesazhe: 429

pikerishte...latinet e moren shkrimin nga etrusket...kurse greket nga jonet ...me adobtimin e alfabetit jonik nga athina me 402 p e s...Suida...fjala "saimon o damos".......si etrusket edhe jonet flisnin edhe shkruanin shqip...Jakove thomopulo 1912..Pellazgji.....mbishkrime pellazgo-shqipe.

__________________
Ca thon kam fe,ca thone kam din/njani thote jam turke e tjetri latin/do thone jam greke shka ca te tjere/POR JENA VLLAZEN MORE TE MJERE/Priftnit me Hoxhet ju kan hutue/me u demue me u shkatrrue ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Shtator 2007 18:12
alfeko sukaraku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të alfeko sukaraku Kliko këtu për të kontaktuar me alfeko sukaraku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të alfeko sukaraku't! Kërko mesazhe të tjera nga: alfeko sukaraku Shto alfeko sukaraku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto alfeko sukaraku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:45 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Mbreteria Dardane

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.