Deb*
different
Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515
|
Citim: Po citoj ato që tha amor alucius
Pike se pari ne libra nuk shenohet. Shume-shume mund te nenvizohet. S'ka hapesire te mjaftueshme dhe ne sasira te medha lende s'ke sesi te konceptosh thelbin nese i ke gjitha rremuje. Une kur dua t'i shtoj diçka specifike librit, marr nje flete i shkruaj ne te pastaj e fus mes fleteve te librit.
Nese ai zoteria ju ka paralajmeruar, ka çdo te drejte te te vleresoje. Nese s'je prezente eshte detyra jote te marresh leksionin e humbur nga dikush tjeter. Nese se ke marre, pasojat jane te tuat.
Te shkosh ne leksion dhe te mos marresh shenime eshte humbje kohe pasi nderkohe perpunon lenden qe po te jep profesori. Shenimet gjate leksioneve jane-bashke me syllabus-materiali yt rudimentar nga i cili do nisesh per te studiuar. Zakonisht, une bej 3 permbledhje per lende qe duhet te studioj:
1-Permbledhje e detajuar (zakonisht sipas paragrafeve + shenimeve+ slides)
2-Sipas tematikave dytesore
3-Sipas tematikes paresore; shpesh thjeshte nga nje skeme per kapitull me disa fjale kyç. Bej mindmaps, vizatime, ngjyra,... Keshtu para provimit thjeshte perseris skemat.
Ai profesori paska qene burre i zgjuar sepse ne ate forme edhe ju kontrollon per mungesa, sesa jeni interesuar te merrni leksionet qe keni humbur, sa te organizuar jeni dhe sa degjoni gjate leksionit. Gjitha elemente kyçe gjate studimeve te larta.
Nuk merrte asnje shenime gjate leksioneve, dhe ai e dinte shume mire. E tille ishte lenda. Vleresoheshim vetem ne baze te fjalimeve. Nuk patem as provim perfundimtar per teorine. Nuk jepte te tjera pervec atyre qe kishte libri. Ai thjesht na jepte leksionet e librit te fotokopjuara. Po te mungoje ta jepte diten tjeter. Ato na kerkoi. Leksionet e fotokopjuara qe na dha vet. Shenimet qe mbaja per cdo leksion i kisha. ( Me nje fjale i beme ne shtepi, dhe i dorezuam ne fund.) Ty te duket e drejte? Mua aspak. Sa per mungesat i mbante shenim cdo dite qe kishim mesim. Ketu i marrin mungesat. Nuk jane leksionet fakultative.
Kush tha qe nuk nenvizohet ne libra? Une nenvizoj per vete.
__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.
Modifikuar nga Deb* datë 30/12/2009 ora 05:43
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|