Deb*
different
Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515
|
Masterat, vetëm me certifikatë ndërkombëtare anglishteje
Masterat, vetëm me certifikatë ndërkombëtare anglishteje
Nga Lorena Mixha
Marrë nga Gazeta Shqip
Ndryshimet e ligjit: S’ka më Master të Nivelit të Dytë, ata që po e vazhdojnë përfitojnë për ciklet më lart
Kush është në proces masteri apo kush ka në plan të nisë një kualifikim pasuniversitar, specializim afatgjatë në ciklin e dytë të studimeve duhet të mendojë seriozisht për anglishten. Kjo do të thotë se veç ndryshimeve për titujt e cikleve të studimit, ka edhe ndryshime kriteresh. Dje, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka shpjeguar nga “A” në “Zh” të gjitha ndryshimet, duke përfshirë edhe kriterin e anglishtes. Të gjithë duhet të kenë të certifikuar dijet e tyre në një nga programet që ofrojnë testim të nivelit ndërkombëtar. Të gjithë studentët që do të vazhdojnë masterin shkencor ose atë profesional, do të japin provimin e gjuhës angleze përpara mbrojtjes së tezës ose provimit përfundimtar, me një test internacional. Në ligjin për arsimin e lartë do të jetë e përcaktuar që zotërimi i anglishtes në një nivel të certifikuar me testet ndërkombëtare është një parakusht. “Ne jemi një vend i vogël me popullsi shumë të re dhe kemi një numër të madh studentësh, të diplomuarish, jemi të vetëdijshëm që duhet të shkollojmë në një nivel të tillë cilësor, që të jenë të aftë të konkurrojnë për t’u punësuar në tregun e brendshëm dhe atë rajonal”, tha dje ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.
Në ciklin e dytë të studimeve, ndryshimi që ndodh është se do të përdoret përsëri emërtimi master, por jo më Master i Nivelit të Parë, por thjesht master dhe në vend të Diplomë e Nivelit të Dytë, master i shkencave. Në këtë cikël kemi edhe ndryshimin e dytë thelbësor dhe cilësor.
Diploma e Nivelit të Dytë
Diploma e Nivelit të Dytë do të quhet master i shkencave dhe ligji e përcakton që ky master është një program studimi i orientuar në kërkim dhe i drejtohet kryesisht grupit të studentëve që janë të interesuar të vazhdojnë edhe studimet e doktoratës. Masteri i shkencave zgjat 2 vjet dhe mbyllet me një projekt kërkimor dhe me një tezë të shkruar të masterit. 30-40 kredite, nga 120 kredite gjithsej do të shfrytëzohen për kërkim shkencor dhe për të shkruar tezën e masterit. Kjo tezë do të mbrohet përpara një komisioni, pasi është dhënë provimi i gjuhës angleze. Masteri i shkencave është diploma që të çon në studimet e doktoratës. Krahas masterit të shkencave është edhe diploma master, e cila përfshin studime universitare të ciklit të dytë, të orientuara në një drejtim profesional. Kjo diplomë realizohet për një vit e gjysmë dhe përmban 90 kredite. Edhe në këtë master studentët do të japin provimin e gjuhës angleze.
Në të gjitha vendet që kanë aderuar në Procesin e Bolonjës dhe që kanë zbatuar Bachelor me 180 kredite, masterat zgjasin 1.5 ose 2 vjet. Ne u garantojmë me këtë standard të rinjve që të kenë një diplomë që përmban 270 kredite dhe që plotëson të gjitha kushtet për t’u njohur në çdo vend europian.
Përjashtimet
Në shkenca të tilla si Mjekësi dhe Arkitekturë do të vazhdojnë studimet e integruara të ciklit të dytë që zgjasin 5 vjet dhe kanë së paku 300 kredite. Këto studime përfundojnë me diplomën master i shkencave. Edhe për këto fusha studimi, kushti i gjuhës angleze është i njëjtë. Në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve nuk figuron Masteri i Nivelit të Dytë.
Ai është hequr, për shkak se nuk kishte ekuivalent të tij as në vendet e tjera. Ishte një diplomë që zgjaste vetëm një vit me 60 kredite dhe nuk përcaktonte qartë nëse ishte orientuar në shkencë apo në drejtim profesional.
Me beri pershtypje qe ata qe duan te mbrojne master profesional ne Shqiperi duhet sesben te dine Anglisht qe te arrijne te marrin nje master.
A ju duket e drejte kjo?
__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.
Modifikuar nga Deb* datë 24/08/2010 ora 22:33
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|