RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake
Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637
|
Le te bejme seks!
Bashkangjitje: ss.jpg
Ky file është shkarkuar 6 herë.
Në datën 22 dhjetor, ora 19:00, në Sallën e Re të Teatrit Kombëtar në Tiranë do të shfaqet komedia “Le të bëjmë seks” të regjisores së re Elma Dorezi. “Le të bëjmë seks” është një pjesë teatrale me dy akte e shkruar nga dramaturgu i njohur rus me banim në Izrael, Valentin Krasnogorov. Personazhet e pjesës janë burri, gruaja, një profesor, një vajzë dhe një motër. Të gjithë personazhet e kësaj komedie të çuditshme absurde flasin vetëm për një gjë: për seksin.
Por ndërsa të gjithë personazhet vihen në lëvizje nga elementet me parësore të emocioneve njerëzore vetmia, dëshira për dashuri, përpjekjet e tyre për të harruar problemet - ata me shumë lezet dhe humor nuk rrinë dot pa diskutuar dhe folur për subjektin e tyre të preferuar. Kjo komedi është e komplikuar dhe tragjike siç është edhe e këndshme dhe therëse.. Regjisorja e re Elma Dorezi është e vetmja konkurrente që merr pjese për herë të parë në këtë aktivitet. Ajo ka pasur mundësi të realizojë disa shfaqje në Teatrin Kombëtar dhe në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Së fundi Dorezi ka realizuar edhe shfaqjen Pinoku me fëmijë me aftësi te kufizuara.
Ps: Une do te shkoj per vete, cmimi eshte relativisht shume i lire, nuk e di se sa por do interesohem!
__________________
Si nuk u bera njehere moderator...
Modifikuar nga RIP Gibbs datë 17/01/2011 ora 18:44
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|