Lord_Of_The_Strings
Veterinary Psychiatrist
Regjistruar: 27/08/2004
Vendbanimi: Asgard
Mesazhe: 1568
|
AlbWiFi
AlbWiFi http://www.albtelecom.al/android eshte aplikacion i ndertuar nga Albtelecom per perdoruesit Android (mbase dhe per iPhone por nuk kam info per kete) per tu lehtesuar atyre lidhjen me WiFi me pikat HotSpot qe ofron Albtelecom neper Shqiperi.
Parimisht, supozohet se celulari juaj do te lidhet automatikisht me HotSpotet perkatese por mua nuk me ka rene ende rasti ta perjetoj. Ajo qe me intereson eshte menyra se si funksionon ky aplikacion... Ka ndonjeri ndonje ide?
Me perpara, nese shikoje nje hotspot me emrin Albtelecom, duhej te dergoje nje SMS ne nje numer 5-shifror dhe per pak sekonda te kthehej nje SMS me nje PIN. Me pas, lidheshe me hostpotin dhe te dilte nje dritare ku duhej te vendosje PIN. Deri ketu, gjithcka ok. Si ne cdo aeroport apo qender tregtare. Po tani? Si e ben aplikacioni verifikimin dhe lidhjen pa nderhyrjen tone? Mos ndoshta dergon te dhenat e kartes SIM per te vertetuar qe perdoruesi eshte klient Albtelecom/Eagle? Apo ka nje kod/pasword te paracaktuar?
Si mund ta "manipulojme" situaten per te lidhur dhe perdorues te tjere nga rrjetet e tjera? Apo te lidhemi nga laptopi? Qellimi eshte te ushtrojme trurin dhe te mesojme dicka te re ne proces e siper.
Sugjerimet tuaja jane te hapura. Nderkohe, APK mund ta shkarkoni ketu. https://www.dropbox.com/s/ceyx8hvvx.../12345.apk?dl=0
Mund ti beni decompile me Dex2Jar https://code.google.com/p/dex2jar/dhe me pas te shikoni detajet me JD GUI nga http://jd.benow.ca/
__________________
I'm a Creationist, I believe man created God.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|