Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Peticion i hapur kundër Fatmir Mediut në qeveri !
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Peticion i hapur kundër Fatmir Mediut në qeveri !

PETICION I HAPUR

Kundër Fatmir Mediut në qeveri!



Ne një grup gazetarësh dhe analistësh të medias, shohim me shqetësim qytetar mundësinë e përfshirjes së ish- ministrit të mbrojtjes dhe kryetarit të partisë republikane Fatmir Mediu në kabinetin e ri Berisha. Siç është e mirënjëhur për publikun e gjerë, zoti Mediu është në një proces gjyqësor lidhur me tragjedinë e Gerdecit, e cila mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, pa llogaritur këtu shkatërrimet materiale. Drejtësia shqiptare po heton dhe gjykon mbi përgjegjësinë e ish- ministrit të mbrojtjes.

Edhe pse në demokraci parimi i prezumimit të pafajësisë është e drejtë e çdo qyetari, përfshi këtu kjo dhe për zotin Mediu, duke gjykuar natyrën thellësisht politike të institucionit të qeverisë së të gjithë shqiptarëve, ne gjykojmë që prania në kabinetin Berisha e zotit Mediu, paraqet një problem të rëndë moral dhe politik.

Deri në përfundim të procesit gjyqësor, që po heton mbi përgjegjësinë e zotit Mediu, në tragjedinë e Gerdecit dhe zyrtarëve të tjerë, ne gjykojmë se qëndrimi jashtë kabinetit ministror i tij është minimumi i mundshëm që shoqëria shqiptare të jetë e qetë se kemi të bëjmë me një një qeveri të përgjegjshme dhe me një sens normal moraliteti.

Duke mbajtur jashtë kabinetit zotin Mediu, përtej përfaqësimit të tij politik apo mandatit që i ka dhënë partia e e vet, për ta përfaqësuar në qeveri, kryeministri Sali Berisha do të demonstronte një përgjegjësi politike dhe publike kundrejt kësaj ngjarjeje, në përputhje me angazhimet që ai ka marrë publikisht për t’i shkuar kësaj tragjedie deri në fund lidhur me përgjegjësitë e gjithsecilit, kushdo qofshin ata.



Nismëtarët


Blendi Kajsiu

Henri Cili

Mentor Nazarko

Mustafa Nano

Skender Mixhozi

Andi Bushati

Lorenc Vangjeli


* Ky peticion është i hapur për nënshkrime të tjera.

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Shtator 2009 04:28
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Roi Kliko këtu për të kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Roi Shto Roi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Roi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorenis08
Anetar i ri

Regjistruar: 03/07/2009
Vendbanimi: LONDON
Mesazhe: 22

SA BUKUR QE E HAPET KETE TEME.UNE SOT DUKE E BISEDUAR ME SHOKET E MI RA FJALA PER POLITIKEN DHE I THASHE SI KA MUNDESI QE FATMIR MEDIU MARKA NJE MINISTRI ATE TE MJEDISIT.. KUR MINISTRI I TRANSPORTEVE NE MAQEDONI PER MBYTJEN E TURISTVE BULLGARE DHA DOREHEQJE..DHE ESHTE PARADHOKS NE KETE VEND KU BERISHA THOT SE DO LUFTOJ KRIMIN E ORGANIZUAR KU BISNESMENI TREBICKA MOS GABOJ EMRIN ME KORIGJONI KISHTE DESHMI.. DHE SA E HAPI GOJEN EKZEKUTUAN NDERSA PERSONI I CILI MBULONTE MINISTRINE E MBROJTIES QE E DINTE SE CFARE BEHEJ NE GERDEC NUK MBAN ASNJE PERGJEGJESI DHE BEN PJESE NE KABINETIN E RI TE BERISHES.DICKA TJETER ME BERI PER TE MENDUAR SI KA MUNDESI NJE RRUGE QE INAGUROJ BERISHA NE SARANDE NE KRAUN E TIJ ISHTE BOLLANO KY I FUNDIT KA BERE KRIMIN ME TE MADH QE SE PRANON ASNJE KOMB TE MOHOSH VETEVETEN ...ATEHERE MBASE DOLA NGA TEMA POR SI KONKLUZION NUK KA NE KETE VEND DEMOKRACI ME VJEN KEQ PER KETE VEND SEPSE NATYRA I KA DHENE CDO GJE TE BUKUR POR NJEREZIT QE E UDHEHEQIN HISTORIKISHT KANE QENE TE GABUAR DHE KJO E KA NJE CMIME QE PO E PAGUAJM NE DHE FEMIJET TANE.PRA JAM KUNDER FATMIRE MEDIUT NE QEVERI.

__________________
Cdo gje thyhet per shkak te hollesise,njeriu thyhet per shkak te trashesise?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Shtator 2009 05:23
lorenis08 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorenis08 Kliko këtu për të kontaktuar me lorenis08 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lorenis08 Shto lorenis08 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorenis08 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Kjo ceshtje eshte shume me e gjere dhe implikon jo vetem individe por edhe departamente dhe qeveri. Gerdeci kishte para te madhe dhe mistere qe ndoshta fliten vetem ne rrethe te ngushta. Arme qe prisheshin apo qe shkonin diku dhe ne Gerdec nuk behej gje tjeter vecse mbulohej cdo gje me bekimin e Zotit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Shtator 2009 22:09
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Peticion i hapur kundër Fatmir Mediut në qeveri !

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.