Laciani
gdhendes
Regjistruar: 01/11/2008
Vendbanimi: europaliga.
Mesazhe: 2
|
Laci eshte qytet i Kurbinit. Kurbinasit e vjeter ruajne edhe sot disa zakone qe tregojne vlera te medhaja historike e kulturore. Kush ka marre pjese ne ndonje ceremoni festimesh ose hidherimesh familjare ngelet i mahnitur me zakonet e tyre. Laci i dikurshem ishte nje fshat i vogel. Sot eshte nje qytet i madh. Miloti ka qene dikur me i njohur dhe me i madh, sidomos i famshem per tregtine qe zhvillohej atje qe nga koha qe nuk e mban mend historia. Ndersa Laci u be i famshem me nje shpelle qe gjendej ne mal ku njerzit besojne akoma edhe sot ne mrekullite e saj. Me pas aty u ndertua nje Kishe qe edhe sot e kesaj dite vizitohet nga njerez te shumte qe vijne nga kater anet e botes. Pas çlirimit te Shqiperise Laci nga nje qender e vogel u be nje qytet i madh industrial i njohur ne prodhimin e superfosfatit, perpunimin e mineralit te bakrit dhe te drurit. Kjo solli edhe rritjen e numrit te popullsise se qytetit te Lacit nga ku vinin banore te te gjitha zonave te Shqiperise. Pogradeci, Saranda, Lezha, Mirdita, Burreli, Peshkopia, Tirana e te tjera.
__________________
Vlen i shkathti, i zgjuari dhe dinaku te drejtet dhe te miret s'duhen gje.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|