Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > “Wikileaks”, Si e ka denoncuar “llumin” e qeverive të botës
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

“Wikileaks”, Si e ka denoncuar “llumin” e qeverive të botës

“Wikileaks”, organizata online që pritet të publikojë 400 mijë dosje që kanë të bëjnë me luftën në Irak, një publikim që pritet të eklipsojë atë të dokumenteve për Afganistanin, të pak muajve më parë, ka disa vjet që shpalos anët e panjohura të çështjeve të ndryshme me rëndësi lokale dhe ndërkombëtare. Ja cilat janë 9 publikimet më të famshme të bëra deri më tani nga kjo organizatë.

Irak, sulmi i një helikopteri “Apash”
Ishte një video e tmerrshme, rreth 15 minuta e gjatë në të cilin shfaqej dhe goditja me armë që iu bë dy gazetarëve të agjencisë “Reuters” nga një person i armatosur brenda një helikopteri “Apash” të forcave amerikane në Irak. Pamjet filmike ishin bërë nga dikush që ndodhej brenda helikopterit dhe ishin pamje që tronditën botën mbarë për një ngjarje që si shumë të tjera mbahej e fshehtë. Më i rëndë është fakti se në helikopter gjatë kohës kur njerëzit qëlloheshin dhe vriteshin dëgjoheshin të qeshurat e amerikanëve që hapnin zjarr dhe madje edhe shkëmbime batutash të tilla për të vdekurit si: “Bastardët”, apo “vazhdo qëllo, vazhdo qëllo”. Ushtria amerikane ka refuzuar që të marrë masa ndëshkimore ndaj grupit të ushtarëve që ndodhej në helikopter duke e justifikuar sjelljen e tyre me faktin se zona ishte e mbushur me terroristë dhe për sa u përket gazetarëve patën dyshime nëse ata mbanin kamera, apo armë në dorë. Ndërkohë, vëllai i njërit prej kameramanëve të “Reuters”, të vrarë, deklaroi se ishte skeptik në lidhje me faktin se si ishte e mundur që ata pilotë shumë të kualifikuar amerikanë me një teknologji të lartë nuk arritën dot që të bënin një dallim shumë të thjeshtë mes një kamere dhe një raketëhedhësi.

Procedurat e punës në Guantanamo
Procedurat standarde të operimit në Camp Delta që janë pjesë e manualit të ushtrisë amerikane për mënyrën e trajtimit të të burgosurve nga ana e ushtarëve amerikanë u publikuan në “Wikileaks” në vitin 2007. Grupe të shumta të të drejtave të njeriut ishin të shqetësuara për shumë mungesa në këtë kod si ajo e ndalimit të ndërhyrjes së Kryqit të Kuq për 4 javë, apo e fitimit të shpërblimeve për sjellje të mirë dhe bashkëpunim, shpërblime që ishin shumë qesharake dhe ofenduese duke qenë se bëhej fjalë për fitimin e një letre tualeti.

Sajentologjia
Në vitin 2008, “Wikileaks” publikon “përmbledhjen e biblave sekrete të sajentologjisë” përfshi edhe disa praktika të brendshme të çuditshme që zhvillohen brenda kishës në fjalë. Në to tregohej për tetë nivelet e operimit brenda strukturës së kishës, ku niveli i tetë ishte më i larti dhe maksimumi i synuar nga ithtarët e sajentologjisë. Në këto materiale kishte shumë gjëra që vinin në pozitë të vështirë liderët e kishës, të cilët u përpoqën që të bindnin “Wikileaks” për të mos botuar materialet, por sajti e refuzoi një gjë të tillë.

E-mail-et e grupit që merret me çështjen e klimës
Mbi 1000 e-mail-e të dërguara përgjatë një harku kohor prej 10 vitesh nga stafi i Universitetit të Anglisë Lindore, njësia e shkencëtarëve që merren me çështjet e klimës. Këto e-mail-e janë publikuar tek “Wikileaks”, pasi u shtinë në duar nga një hakers. Në këto e-mail-e dilte se shkencëtarët e ngarkuar me studimin e ndryshimeve klimatike kishin shpikur “rrengje” me anë të të cilave kërkonin të argumentonin hipotezën se ndryshimet klimatike janë shkaktuar nga njeriu. Këto e-mail-e që tregojnë të vërtetën e errët të punës së këtyre shkencëtarëve që falsifikojnë faktet dhe teoritë janë cilësuar si faktet më skandaloze dhe të turpshme të publikuara ndonjëherë për shkencëtarët.

Australi, lista e zezë e internetit
Vitin e kaluar në fshehtësi, qeveria australiane po përpiqej që të ndalonte përdoruesit e internetit të shihnin disa sajte interneti që sipas qeverisë ishin “të dëmshme”. “Wikileaks” i ra në dorë lista e sajteve të propozuara për t’u ndaluar dhe e publikoi këtë listë, pavarësisht paralajmërimeve për të mos e bërë një gjë të tillë.

Raporti “Minton”
Në vitin 2009, interneti “u çmend” nga tentativat e shumta dhe të dëshpëruara të kompanisë “Trafigura”, për të ndaluar publikimin në internet të një studimi të brendshëm të kompanisë në lidhje me efektet shëndetësore te njerëzit e plehrave dhe mbetjeve teknologjike që janë hedhur për vite me radhë në brigjet e Afrikës. Dokumenti ishte shkruar nga një konsulent shkencor i kompanisë dhe në të thuhej se proceset kimike të përdorura nga kompania për të pastruar benzinën ishin amatoreske dhe në fakt linin shumë elemente të dëmshme pa pastruar mes të cilëve edhe sulfurin. Kjo shkaktonte djegie të rënda të lëkurës dhe të mushkërive, ulcerë të përhershme, dëmtime të zemrës, diarre humbje të koshiencës dhe madje edhe vdekje për njerëzit që binin në kontakt me të.

BNP
Emrat, adresat dhe punët e 13500 anëtarëve të partisë britanike të ekstremit të djathtë, Partia Nacionaliste, u publikuan në vitin 2008 nga “Wikileaks”. Lista përfshinte edhe emrat e disa politikanëve dhe anëtarëve të lartë të ushtrisë, mjekëve dhe profesionistëve e profesorëve.

E-mail-i i Palin
Para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008, një hakers i ishte futur në e-mail Sarah Palin. Në fakt, bëhet fjalë për një hakers të një grupi me emrin Anonymous, i njohur për një betejë të hapur që ka me kishën e Sajentologjisë. Nga e-mail-et e Sarës u publikuan 2 e-mail-e të saj, lista e kontakteve dhe adresave dhe disa foto të ndryshme të familjes. Mbështetësit e Sarës e cilësuan një gjë të tillë si një ndërhyrje të turpshme në çështjet private. Nga publikimi i e-mail-eve doli se Palin e kishte përdorur e-mail-in e saj privat për çështje zyrtare në mënyrë që të shmangte rreziqet.

11/9
Mbi 500 mijë mesazhe me pejxher të dërguara ditën e sulmeve të 11 shatorit në Shtetet e Bashkuara janë publikuar nëntorin e kaluar tek “Wikileaks”. Disa kanë qenë mesazhe të bëra nga zyrtarët federalë dhe disa nga njerëz të zakonshëm, mes tyre edhe mesazhe personale. Sipas “Wikileaks”, një gjë e tillë shërbente për të krijuar një ide më shumë në lidhje me atë që ndodhi.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Nëntor 2010 22:08
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:52 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > “Wikileaks”, Si e ka denoncuar “llumin” e qeverive të botës

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.