Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Moda dhe Estetika > Pushteti i takave te larta
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Thumbs up

Pushteti i takave te larta

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 1307367063-pushteti_takave_telarta.jpg
Ky file është shkarkuar 17 herë.

Nga viti 1869, kur nisën të mblidheshin në kongresin e përvitshëm për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve në atdheun e revolucionit industrial, sindikatat britanike kanë marrë pjesë dhe kanë fituar shumë beteja: moshën minimale për të punuar në një fabrikë, orarin prej 8 orësh, asistencën mjekësore, pagesën e orëve shtesë, pushime të siguruara, barazinë e rrogës për burrin dhe gruan. Tani duan të fitojnë edhe një tjetër: betejën për barazinë e këpucëve. Domethënë për të nxjerrë jashtë përdorimit këpucët me taka në vendin e punës. “Përse burrat veshin këpucë të rehatshme dhe të sigurta kur shkojnë në punë, ndërsa gratë duhet të qëndrojnë në ekuilibër mbi taka shumë të larta, që përveç të tjerave mund të shkaktojnë edhe shumë dëme shëndetësore?”, thuhet në një mocion të aprovuar unanimisht nga “Trade Union Congress”, Kongresi i Konfederatave Sindikale të Mbretërisë së Bashkuar.

“Takat e larta i japin shkëlqim dhe bukuri vajzave mbi pasarelat e modës ose në Hollivud, por janë tërësisht të papërshtatshme në ambientin e punës”. Çështja përfundoi në të gjitha gazetat, duke shkaktuar protesta dhe polemika pa fund. Jo nga ana e burrave, por nga ajo e grave, për të cilat takat e larta janë të përshtatshme për çdo situatë, si në një mbrëmje dhe për një ditë pune. “Më mirë heq dorë nga kompjuteri im se sa nga takat e larta”, deklaroi për shembull Karren Brady, drejtoresha e “Birmingham City Football Club”. “Jam e gjatë 1 metër e 54 centimetra dhe kam nevojë për çdo centimetër të takave për të parë në sy kolegët e mi dhe për të mos kaluar pa lënë gjurmë në Parlamentin Westminster”, deklaroi Nadine Dorries, deputete e Partisë Konservatore. “Nuk duam të krijojmë një polici për të parë se si vishen njerëzit apo për të parë se në çfarë madhësie duhet të jenë takat që veshin njerëzit”, komentoi Carola Long, opinioniste e së përditshmes “Indipendent”.

“Për më tepër, nëse ky rregull hyn në fuqi, duhet të zbatohet edhe nga meshkujt. Ka disa prej tyre që veshin këpucë me pak taka”. Delegatet që folën në favor të këtij rregulli deshën të argumentonin se takat e larta i provokojnë shumë dëme shëndetit. “Nuk është çështje e rëndomtë”, ka thënë Lorraine Jones, presidente e Organizatës së Punëtorëve Britanikë. “Ato janë shkaku i 2 milionë ditëve të humbura pune në 12 muaj, që i kushtojnë ekonomisë kombëtare 300 milionë sterlina në vit”. Këmbët, gjunjët apo kockat e legenit janë disa nga pjesët e trupit që paguajnë pasojat e një përdorimi të tejzgjatur të takave të larta, ka shpjeguar Jones, duke nënvizuar se në veçanti në disa ambiente pune, si për shembull për shitëset dhe stjuardesat, takat e larta shpesh janë të detyruara, të konsideruara si pjesë e uniformës. Në këtë rast, nuk ka liri zgjedhjeje.

Mocioni me siguri ka vetëm vlerën e një paralajmërimi për kompanitë që ta marrin në konsideratë këtë problem. Por nëse të parat që e kundërshtojnë janë gratë, është vështirë që të zbatohet. “Takat e larta të japin më shumë autoritet në vendin e punës”, përfundon opinionistja e “Indipendent”, duke harruar që zgjasin edhe këmbët apo femrat e shkurtra. Mesa duket beteja e ortopedëve është e vështirë, sepse ata që e bëjnë ligjin nuk janë mjekët, por vetë femrat. Nëse do të ishte e kundërta, takat e larta do të ishin zhdukur me kohë.

Taka më e përshtatshme për këmbët tona është 3-4 centimetra. “Kjo lartësi ndihmon që pesha e trupit të mos peshojë vetëm në një vend, por të shpërndahet mes shputës dhe thembrës. Takat e larta dhe shumë të holla e shtyjnë këmbën përpara dhe e gjithë pesha bie mbi shputë, duke u shkaktuar dëme të mëdha muskujve të këmbës dhe shpinës. Për shkak të takave të larta, edhe ecja është më e çekuilibruar, sepse pas çdo hapi trupi sforcohet për të gjetur stabilitet në një pozicion që nuk është natyror”. Dhembja e shpinës, që mund të shfaqet kur mbahen takat e larta, i detyrohet faktit që trupi duhet të përshtatet me një ekuilibër të ri. Nëse kjo dhembje zhduket pas disa orësh, nuk është ndonjë sinjal alarmi. Gjithsesi, takat e larta mund të shkaktojnë probleme edhe në shtyllën kurrizore. Kjo lloj këpuce duhet të vishet vetëm me raste të veçanta dhe për disa orë, duke mos e bërë një zakon të përhershëm. Edhe balerinët me këpucët e tyre të sheshta nuk duhet t’i përdorin për një periudhë të gjatë, apo të ecin me to gjatë gjithë ditës, sepse lodhin thembrat dhe mund të shkaktojnë ënjtjen e këmbëve. Këpucët e larta nuk e lejojnë këmbën të eci në mënyrë natyrore.

Shpesh të gjitha vajzat janë të prira të veshin këpucët e gabuara: me këpucë të mira e të rehatshme shmangen kallot dhe për më tepër këmbët janë të mbrojtura nga gërvishtjet dhe incidentet e vogla që ndodhin gjatë ditës. “Të ecësh zbathur mbi rërë, apo mbi gurë të vegjël është një ushtrim i mirë, sepse vihen në lëvizje të gjithë muskujt e këmbëve”, thekson një mjek ortoped. Veshja e këpucëve me taka të larta sjell probleme dhe komplikime të ndryshme. Ndaj specialistët këshillojnë se edhe këpucët e sheshta nuk janë të këshillueshme për t’u veshur. Këpucët me taka normale ortopedike janë shumë të mira për këmbët, në këtë mënyrë kryhet normalisht qarkullimi i gjakut. Veshja e takave të larta mund të sjellë probleme me gjunjët dhe me shpinën.

Shumë femra pranojnë se takat e larta i lodhin shumë, por ato e tolerojnë këtë për t’u dukur më të gjata, moderne dhe me stil. Sipas një studimi, 37 për qind e femrave tregojnë se do të vazhdojnë të veshin taka të larta, edhe pse nuk ndihen aspak rehat me to. Edhe pse shkaktojnë kaq shumë dëme, stilistët vazhdojnë t’i propozojnë këto modele, sepse me to veshjet duken më tërheqëse dhe femra duket më elegante. Sot takat gjithmonë e më të larta janë të gjindshme në gardërobën e çdo femre. Edhe pse është vështirë të ecësh me to, nuk ka artiste që nuk ka provuar ndonjëherë modelet e fundit që ofrohen nga Christian Louboutin ose YSL. Në botën e shoubizit, këngëtaret dhe artistet përpiqen të zgjedhin një model të ndryshëm, të veçantë dhe të limituar, për të mos pasur të njëjtin fat me koleget e tyre. Megjithatë, sfida e takave shumë të larta vazhdon.

Femrat preferojnë gjatësinë 12 centimetra e lart (kur arrin kjo lartësi është e këshillueshme të vishen sandale ortopedike, me të cilat mban lehtësisht ekuilibrin). Nga ana tjetër, nuk ka mashkull mbi këtë tokë të mos pranojë se femrat që veshin taka të larta iu duken me të vërtetë shumë seksi.

Shqiperia.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Qershor 2011 22:21
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

kaq shume me pelqejne dhe mu taket sa nje kohe mendoja qe sjam ne gjendje te ec me kepuc te sheshta et atlete dhe kur ecja me dukej vetja sikur ec shtremt betohem

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Qershor 2011 04:14
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:36 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Moda dhe Estetika > Pushteti i takave te larta

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.