Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

ZDF (TV), Gjermani: Politikanët kosovarë janë kriminelë

Jakup Krasniqi dhe delegacioni të cilit i ka prirë në vizitën në Bundestagun Gjerman, janë ndier keq në një moment, kur në konferencën për media, një gazetar e ka pyetur homologun e tij, presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert, një pyetje që i ka rënduar jo vetëm kosovarët, por edhe vetë nikoqirin.



Portali Indeksonline ka nxjerr tekstin e ZDF-së, dhe pyetje përgjigjet në këtë konferencë.

“A e keni problem të prisni politikanë, për të cilët Shërbimi i Fshehtë Gjerman thotë se janë kriminelë lufte. Pse i ftoni ju atëherë këta poitikanë”, ka pyetur një gazetar.

Norbert Lammert i është përgjigjur: Ne kemi në Kosovë një Parlament të lirë, të zgjedhur në mënyrë demokratike. Nëse kritika të tilla nga kushdo që shqiptohen, atëherë ky nuk është një objekt i marrëdhënieve midis dy parlamenteve.

Pyetja tjetër e gazetarit: ….Pse i ftoni atëherë ju kosovarët?

Norbert Lammert: Unë e kam ftuar presidentin e një vendi evropian, të cilin shtet e ka njohur Republika Federale e Gjermanisë, shumë më parë se që e kanë njohur shtete të tjera. Bëhet fjalë për një vend në të cilin zhvillohen zgjedhje të lira dhe njerëzit kanë mundësinë të përcaktojnë në mënyrë të lirë se prej kujt dëshirojnë të përfaqësohen. Dhe, meqenëse ne jemi të interesuar për realizimin e marrëdhënieve të tilla, është në interesin tonë që marrëdhëniet e tilla t’i vazhdojmë dhe të punojmë për to.

Gazetari: Gjermania është e përfshirë me EULEX-in në Kosovë, mirëpo në kohët e fundit ka pasur vrasje të dëshmitarëve në proceset për kriminelët e luftës së Kosovës. A besoni se Kosova është rrugës për një shtet juridik, apo atje sundon dhuna?

Norbert Lammert: Pikërisht pyejta e juaj e fundit tregon se sa e rëndësishme është që ne të zhvillojmë vizita e takime të tilla. Ne sigurisht kemi folur edhe sot për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian dhe mendojmë se është shumë e rëndësishme që partnerët tanë të bisedimeve të mund të diskutojnë në mënyrë kritike dhe të japin vlerësimet e tyre autentike se cfarë mendojnë për këto vërjetje të raportit.

Ndërsa gazetari pati pyetje edhe për Krasniqin.

Gazetari: A mendoni se Kosova sot është një shtet juridik?

Krasniqi: Kosova ka probleme me drejtësinë dhe sidomos ka probleme në pjesën veriore të saj, por sigurisht jo vetëm në pjesën veriore të saj. Kosova është në vitin e katërt të pavarësisë dhe nëse kemi parasysh kohën kur Kosova është bërë e pavarur, mund të themi se Kosova ka bërë hapa përpara më shumë se cdo vend tjetër i rajonit, apo më shumë. Besojmë se së shpejti Kosova do të bëhet një shtet ligjor dhe ligji do të sundojë në cdo pjesë të saj.

Televizioni gjerman ZDF ka raportuar se Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, ka pritur një delegacion nga Parlamenti i Kosovës, i përbërë edhe nga Xhavit Haliti. Sipas ZDF, në vitin 2004, BND dhe KFOR kanë akuzuar Halitin si të involvuar në prostitucion, kontrabandë me armë dhe drogë, si dhe për vrasje.


/Indeksonline/



p.s. Gazetari gjerman i ZDF-se eshte i emisionit “Frontal 21″. Ky emision eshte investigativ dhe shume kritik. Eshte “tmerri” i çdo politikani gjerman.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Dhjetor 2011 15:40
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:38 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.