briseide
Shtrige
Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388
|
Berisha: Central bërthamor në Shqipëri
Berisha njihet me një projekt që synon prodhimin e energjisë bërthamore në Shqipëri
Përfaqësues të kompanive amerikane “Westinghouse” dhe “Camozzi Holding s.p.a” kanë paraqitur projektin para qeverisë
Pasi i kanë raportuar për ecurinë e investimit të tyre në ngritjen e një fabrike për prodhimin e pjesëve të këmbimit për industrinë bërthamore në Durrës, përfaqësuesit e “Camossi Holdin s.p.a” i kanë prezantuar kryeministrit Berisha interesin e kompanisë së tyre dhe “Westinghouse” (një kompani e njohur kjo në Amerikë për prodhimin e reaktorëve bërthamorë) për të prodhuar edhe në Shqipëri energji bërthamore. Berisha pasi ka prezantuar situatën energjetike në Shqipëri, me programin dhe hreformat që ka ndërmarrë qeveria në këtë drejtim, u ka bërë me dije përfaqësuesve të këtyre dy kompanive, se qeveria që ai drejton është e hapur për futjen e energjisë bërthamore në Shqipëri. Pasi të vlerësohet dhe të studiohet në mënyrë të gjithanshme problemi, në kuadrin e përfshirjes së të gjitha alternativave për të siguruar energjinë elektrike në vend, do të konsiderohet edhe ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri. Në këtë kuadër, ka sqaruar më tej Berisha, qeveria do të përgatisë ligjin atomik sipas standardeve ndërkombëtare, do të ngrejë strukturat e kërkuara dhe procedurat e duhura. Për këtë qëllim, qeveria do të konsultohet dhe bashkëpunojë ngushtë me Agjencinë Bërthamore të Vjenës.
Më tej, Berisha u ka bërë me dije përfaqësuesve se, Shqipëria do të vazhdojë të nënshkruajë të gjitha traktatet dhe konventat ekzistuese të panënshkruara akoma; se Shqipëria do të krijojë të gjitha instancat rregullatore sipas standardeve të Komisionit të Energjisë Atomike të Sigurisë Nukleare, të sistemit të kontrollit dhe inspektorateve të sigurisë. “Qeveria shqiptare e konsideron energjinë bërthamore si pjesë të diversifikimit të burimeve energjetike të saj. Ajo synon që në të ardhmen ta kthejë Shqipërinë, në një qendër prodhuese dhe eksportuese të energjisë në rajon”,- ka bërë të ditur Berisha. Energjia bërthamore është vlerësuar si një nga burimet e reja të lëvizjes në botë, por nga ana tjetër, Bashkimi Europian ka të vendosura rregulla strikte për vendet që përdorin këtë teknologji.
Gazeta Shekulli 08-11-2007
__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|