NoThInG
AltruisT
Regjistruar: 20/03/2008
Vendbanimi: Ballkan
Mesazhe: 70
|
Mercedes paraqet ML-klasën e ridizajnuar
Bashkangjitje: asdasddn1.jpg
Ky file është shkarkuar 26 herë.
Mercedes ka paraqitur formën e ridizajnuar të modelit të tij të popullarizuar sportiv ML. ML-i i ri ka përjetuar ndryshime të dukshme në dizajnin e jashtëm dhe të brendshëm, dhe tani është më i pajisur dhe më i sigurt.
Dallimet më të mëdha në dizajnin e jashtëm janë të theksuara në formën e pjesës së përparme, me drita të reja dhe rrjet të ftohësit. Aty gjendet edhe mbrojtësi i ridizajnuar si dhe retrovizorët e rinj. Nga pjesa e përparme dritat janë “errësuar”, është ndryshuar pamja e mbrojtësit si dhe gypat oval të ventilatorit - që heq ajrin jashtë - janë ndryshuar me ata katrorë.
Nër brendinë e tij, automjeti është pajisur me timon të ri dhe dizajn dyngjyrësh i mbulesave. Risi janë edhe sistemet e sigurimit të frenimit PRE-SAFE dhe mbrojtja nga dridhjet lëvizëse të dyerve NECK-PRO si dhe sistemi digjital, i cili tash e tutje ofron qasjet bluetooth, hands-free dhe për iPod.
Modeli më i fuqishëm në ofertë mbetet 6.3-litërshi V8 AMG i cili zhvillon 510 KF dhe moment të rrotullimit prej 630 Nm. Me anë të marshin prej shtatë shpejtësish, G-Tronic, ML arrin shpejtësinë deri në 100 km/h për pesë sekonda dhe shpejtësinë maksimale deri në 250 km/h.
__________________
Nga Pema e Heshtjes Varet Fruti i Qetesise
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|