Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Zbulohet “Grimca e Zotit”
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Po nuk e kane zbuluar akoma o shkodrani.
Dhe duke degjuar nje koment te nje shkencetari amerikan (jane dhe xheloze per Europen keta jankit) me beri pershtypje qe ai nuk para besonte se mund te ekzistoje nje grimce e tille. Dhe nese ai ka te drejte, gjithshka duhet te ndryshoje ne menyres se si shkencetaret e kane pare deri tani kozmosin dhe mjaft koncepte baze te fizikes jo vetem kuantike



ne fakt lajmi i 2-3 diteve me pare : vete shkenctaret e ketij eksperimenti pohojne qe ka patur gabime ne matjen e shpejtesise se neuroneve shkaktuar nga defekt i makinerive qe kane perdorur.
Einstein mund te fleje rahat .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Shkurt 2012 16:39
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të al74 Kliko këtu për të kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: al74 Shto al74 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto al74 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha al74


ne fakt lajmi i 2-3 diteve me pare : vete shkenctaret e ketij eksperimenti pohojne qe ka patur gabime ne matjen e shpejtesise se neuroneve shkaktuar nga defekt i makinerive qe kane perdorur.
Einstein mund te fleje rahat .


cfare jane neuronet dhe me cfare aparaturash (jo makineri) matet levizja e tyre?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Shkurt 2012 22:42
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

cfare jane neuronet dhe me cfare aparaturash (jo makineri) matet levizja e tyre?



neutrini kam desht me thone apo "grimcat e zotit" sic na i ka sjell autori i temes por ne fakt nuk ishte thelbi besoj .
kjo eshte e bukura e shkences sepse verteteson vazhdimisht korrektesine e saj me prova te bera me makineri , aparate apo thjesht me laps e leter.
meqe temes i jane dhene disi ngjyra fetare per mua duket mjaft interesant fakti qe prania e nje fuqie te mbinatyrshme apo e Zotit ne gjuhe popullore nuk eshte provuar as me ekperimente dhe as me kundraeksperimente.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shkurt 2012 03:16
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të al74 Kliko këtu për të kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: al74 Shto al74 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto al74 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Në fillim quhej “neutron” dhe mund të gjendet në tre “shije” të ndryshme: Historia e grimcës protagoniste e eksperimentit të CERN-Gran Sasso.

Neutrino u shfaq në mendjen e fizikantëve teorik në vitin 1930, i pari që e hipotizoi ishte Austriaku Wolfgang Pauli. Një eksperiment shpërbërje radioaktive: regjistroi “zhdukjen” e një pjese të energjisë në produktet finale të procesit, në kundërshtim me ligjet e ruajtjes së energjisë. Për të shpëtuar ato ligje, ai propozoi ekzistencën e një grimce neutrale dhe shumë të lehtë, të padukshme në aparaturat e asaj kohe dhe që mbarte energjinë e humbur.

Në fillim e quajti “neutron”: Grimca më pak ekzotike që sot mban këtë emër u zbulua dhe u quajt me të njëjtin emër vetëm dy vjet më vonë, në vitin 1932, nga fizikanti Sir Chadwick. Ishte Enrico Fermi, ai që zgjidhi problemin në vitin 1934 dhe e quajti grimcën më të lehët, neutrino.

Shpërbërja beta, që u studiua nga Fermi, është një proces themelor i fizikës dhe ndodh vazhdimisht, si brenda diellit ashtu edhe në reaktorët bërthamor. Në këtë proces, një neutron kthehet në një proton dhe prodhohet një elektron dhe një neutrino. Vëzhgimi i drejtpërdrejtë i neutrinos ndodhi në vitin 1954, fal eksperimentit të Cowan dhe Reines (cimi Nobel në vitin 1995), në të cilin neutrinot e prodhuara në një reaktor bërthamor bashkëvepruan me protonet e ujit të gjendur në një serbator.

Neutrino ka qenë gjithmonë një grimcë e vështirë për tu kapur: Arsyeja fizike është se grimca nuk u nënshtrohet forcës elektromagnetike dhe as asaj bërthamore të fortë, por vetëm forcës bërthamore të dobët (dhe asaj gravitacionale, por që nuk influencon eksperimentet). Kjo forcë është e karakterizuar nga një rreze veprimi shumë e limituar dhe për këta arsye, probabiliteti i ndërveprimit midis dy grimcave është shumë i ulët (një fizikant do thoshte se seksioni i përplasjes është tepër i vogël). Cdo eksperiment me neutrinot, për të pasur sukses, kërkon pranin e një sasie të madhe materiali “shënjestër” ose një fluks të madh neutrinosh (ky është rasti i CERN).

Në skemën e sotme të fizikës teorike, neutrinot gjenden midis grimcave elementare, brenda familjes së leptoneve dhe kanë tre “shije” të ndryshme (quhen pikërisht kështu, nga “flavors”): Elektronik, tautonik, myonik, sipas grimcave të përfshirë në proceset nga ku kanë origjinën. Brenda diellit neutrinot e prodhuar janë të gjithë elektronik, duke qenë si vinë nga shpërbërja e një neutroni në një proton dhe një elektron.

Eksperimenti i CERN kishte për synim studimin e oshilacionit të neutinove midis shijeve të ndryshme. Pra është e mundur që një neutrino elektronik i prodhuar në diell, të regjistrohet në tokë si një neutrino myonik. Pra, neutrino ka ndryshuar gjendjen gjatë rrugës. Fizikantët dinë që ky oshilacion është tregues i masës jo zero të grimcës, që implikon modifikime në modelin e sotëm standard, i cili shpjegon karakteristikat e grimcave subatomike. Për të njohur më mirë fenomenin dhe të mbledhin më shumë të dhëna, studiuesit e besuan të nevojshëm një eksperiment si ai i Gran Sasso-s.

Mundësia për të vëzhguar neutrino superluminal (më të shpejt se drita) nuk ishte marrë fare në konsideratë: Objektivi fillestar ishte vëzhgimi i ndonjë prej këtyre oshilacioneve. Në CERN u prodhua një sasi neutrinosh myonik, i drejtuar në laboratorët e Gran Sasso. Falë aftësisë së tyre të udhëtojnë përmes lëndës pa hasur pengesë, ata udhëtuan nën tokë pa u penguar (dhe pa nevojën e ndërtimit të tuneleve të kushtueshme). Një rezultat i rëndësishëm i CNGS u arrit vitin e shkuar, si pasoj e vëzhgimit të një neutrino tautonike.

Një rezultat i rëndësishëm u prodhua në vitin 1987, falë vëzhgimit të një supernove, e quajtur SN1987A.

SN1987A shpërtheu në nebulozën e Magelanit, një galaksi satelite e rrugës së qumështit, distante 170 mijë vite dritë. Tre orë para shfaqjes së rreze të dritës, vëzhguesit tokësorë regjistruan një stuhi të vogël neutrinosh (u regjistruan gjithsej 24) nga tre aparate të ndryshëm. Kjo eksperiencë shënoi lindjen e astronomisë së neutrinove, që prodhohen në sasi të mëdha nga supernovat (99% nga e gjithë energjia e tyre përfundon në neutrino).

Sot ai vëzhgim i rëndësishëm influencon rezultatet e eksperimentit të CNGS: Nëse neutriont do të udhëtonin me shpejtësinë e matur nga CERN, ato të prodhuara nga SN1987A do të mbërrinin në tokë vite para dritës së krijuar dhe jo vetëm tre orë para (si u regjistrua). Nga ana tjetër edhe ai vëzhgim nuk duhet të gënjej studiuesit, duke qenë se tregon vetëm faktin, se shpërthimi i neutrinove mund të ket ndodhur para krijimit të fotoneve, që formojnë valët e dukshme. Pra neutrinot mund të kenë udhëtuar me një shpejtësi të afërt me atë të dritës.

Rezultatet astrofizike dhe ato të CNGS nuk përjashtojnë njeri-tjetrin: Shpejtësia e neutrinove nuk është konstante dhe mund të varet nga sistemi fizik në të cilin krijohen. Nëse zbulimi i CNGS konfirmohet edhe nga eksperimente të tjera, do të nevojiten teori fizike të reja.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Shkurt 2012 18:43
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

kisha bindjen qe eshte nje grimce qe edhe pse e padukshme ka nje peshe specifike.

e cuditshme se si ka mundesi qe ne shekullin qe po jetojme e me kete teknologji qe kane neper duar shkencetaret i lejojne vetes keto gabime ne matje . ndoshta ju besojne me teper makinerive se sa neuroneve .
boh..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Shkurt 2012 01:46
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të al74 Kliko këtu për të kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: al74 Shto al74 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto al74 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Shenjat e pjesezes Higgs po zbulohen gjithnje e me teper.
Fermilab ne Amerike dhe CERN po arrijne ne te njejtat konkluzione.
Askush nuk po hidhet perpjete nga gezimi, por rezultatet e deritanishme jane inkurajuese.

__________________
mir..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Mars 2012 02:55
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të raid Kërko mesazhe të tjera nga: raid Shto raid në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto raid në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:29 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Zbulohet “Grimca e Zotit”

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.