Amstel
me kerkoi kush????
Regjistruar: 22/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736
|
Shumë të dhëna që tregohen në Bibël, Kur’an dhe vepra tjera të lashta religjioze se, njerëzit në një kohë kanë qenë më shtatlartë nga konstruksioni dhe kanë jetuar edhe deri në 900 vjet, kohët e fundit sikur po gjejnë mbështetjen e vet racionale të dëshmimit mbi ekzistimin e një mundësie të tillë.
Ndikimi i gravitetit të tokës tek njeriu?
Shekulli i XXI-të, krahasuar me lëmenj tjerë të shkencës, pa dyshim, do të karakterizohet me zhvillimin e një dege tejet të rëndësishme të mikrobiologjisë e quajtur GJENETIKA.
Në mes tjerash, falë zbulimeve të mëdha teknologjike, e posaçërisht të asaj digjitale mikroelektronike, është arritur, jo vetëm në përcaktimin e hollësishëm të kodit gjenetik, si qendër e memories në të cilën paraprakisht është gravuar dukja dhe përbërja e konstruksionit tonë fizik, por kjo njohuri ka shkuar aq larg, saqë, ka arritur ta bëjë edhe klonimin (dublimin) e gjallesave tjera, si dhe të vetë njeriut.
Bazuar në këto të dhëna të gjenetikës, tashmë fare nuk është i dyshimtë fakti se, trupgjatësia si dhe elementet tjera të konstruksionit tonë fizik, janë të definuar në kodin e gjeneve si informatë programore, përmes së cilës trashëgohen tek të gjitha lindjet tjera.
Më konkretisht me këtë nënkptohet se, ashtu sikur dukemi tani nga pamja, aq jemi të gjatë, ashtu si e kemi ngjyrën e syve, floikëve… së bashku edhe me disa karakteristika tjera fizike-trupore, të gjitha këto më parë kanë qenë të parapërcaktuara në kodin tonë gjenetik si informatë.
Kjo teori, edhe pse e dëshmuar saktë, kohën e fundit, nën hijen e disa fakteve të reja, sikur fillon të luhatet duke u pasuruar edhe me një rrethanë të re që ndikon në përcaktimin e shkaktarit të trupgjatësisë dhe jetëgjatësisë te ne.
Pas kthimit, tek shumë astronautë që kanë udhëtuar në hapësirën kozzmike pa peshë, hapësirë kjo ku nuk vepron forca e gravitetit të tokës, është regjistruar një rritje e tyre trupore për disa centimetra.
Fillimisht na duket se këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, sikur mosha mesatare e tyre astronautëve, të mos ishte ndërmjet të dyzatave dhe të pesëdhjetave, periudhë kjo e jetës së njeriut, e cila nuk konsiderohet si fazë optimale për një rritje natyrore.
Ku mbështetet kjo teori?
Nëse merren si të pakontestueshme zbulimet gjenetike se konstruksioni dhe elementet tjera të pamjes tonë fizike, paraprakisht janë të gravuar në kodin gjenetik si informatë, atëherë, kjo informatë e koduar si fuqi e brendshme ekzistenciale, ka tendenca që me çdo kusht të veprojë kah përmbushja.
Ndërsa, në anën tjetër, edhe fravitacioni si forcë reale vepron në bazë të principeve të veta të natyrshme.
Gërshetimi i këtyre dy forcave, shkakton një gjendje të re: të veprimit të vazhdueshëm të të kundërtave dhe reagimin e pashmangshëm të trupit në këto veprime të pandërprera antagoniste. Çfarë ndodhë më tej në këtë proces? Si reagim do të kemi “tretjen e trupit” ose amortizimin e saj gradual, që ne e cilësojmë si plakje.
Bazuar në këtë konstantim, në hapësira të caktuara gjeografike ku graviteti i tokës është më i vogël, dëshmohet ekzistimi i një kategorie të popullatës më të shprehur trupgjatë, ose e kundërta.
Një gjë e njëjtë na shfaqet edhe tek plakja dhe jetëgjatësia. Në Kauzak të Rusisë, ta zëmë, është evidentuar një dukuri e jetëgjatësisë së popullatës edhe mbi 100-150 vite.
Nëse përfundimisht pranohet kjo hipotezë si reale, patjetër do të na shpinte kah rikthimi i sërishëm në kohët biblike ku tregohet se, atëbotë, njerëzit kanë jetuar me qindra vite dhe kanë qenë shumë më trupgjatë se ne sot.
Kuptohet! Sipas të gjitha ligjeve natyrore, një jetëgjatësi është e pamundur, andaj edhe do të ishte e arsyeshme pse këto tregime nga veprat religjioze, deri më sot janë konsideruar si mitologjike.
Por, sot, me udhëtimet e njeriut në kozmos dhe vërtetimit të një rrehane të re se, kozmonautët gjatë qëndrimeve të tyre jashtë veprimit të forcës së gravitetit arrijnë një rritje trupore dhe për disa centimetra, më bindshëm e pasurojnë hipotezën e ndikimit të gravitetit në rritje dhe plakje të organizmit si reagim ndaj këtij ndikimi.
Pse jo, edhe të dëshmimit të mundshëm të tregimeve biblike se njerëzit dikur kanë qenë trupgjatë dhe kanë jetuar edhe disa qindra vjet?!!
__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|