Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Mendimet e deshmia shume interesante e nje ish sigurimsi
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Mendimet e deshmia shume interesante e nje ish sigurimsi

Hasan Kamberi, Veteran i Sigurimit të Shtetit Shqiptar

Lidhur me shkrimin në gazetën tuaj "Hetim i ri për vrasjen e M. Shehut", që po vazhdon prej pothuajse dy javësh, më lejoni të paraqes disa mendime që ndofta mund t'i merrni në konsideratë.

1. Pavarësisht nga zgjatja e tejskajshme e shkrimit, pothuajse asgjë e re nuk po del lidhur me vrasjen e Kryeministrit më jetëgjatë dhe më të suksesshëm në historinë e Shqipërisë. Të gjitha sa janë paraqitur deri tani në faqet e shtypit shqiptar, janë të njohura për shumicën dërrmuese të lexuesve. A ka mundësi të dalin në dukje fakte të reja? Për mendimin tim, është shumë e vështirë, sepse nuk ka as dëshmitarë dhe as dokumenta autentike nëpër arkiva. Përsa i përket dëshmitarëve themelorë dhe organizimit të skenës, asnjeri nuk guxon edhe sot e kësaj dite t'u afrohet e pastaj t'u marri të dhëna dhe intervista. Këtë e dinë shumë mirë gazetarët.

2. Policia personale e Enver Hoxhës ka ekzistuar dhe është krijuar qysh në vitet e Luftës Nacional-Çlirimtare. Policira të tilla personale kanë të gjithë diktatorët dhe prej homologëve të kohës është kopjuar. Ajo ka qënë një organizëm elite, e ngushtë dhe e panjohur as nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të E. Hoxhës. U organizua si një njësi elite pas eliminimit të Koçi Xoxes. Detyra e kësaj organizme ishte survejimi i pandërprerë i të gjithë funksionarëve partiakë e shtetërorë pa përjashtim, si të anëtarëve të Byrosë Politike, të Komitetit Qëndror, Ministrave dhe figurave të veçanta të rëndësishme që shikoheshin si rrezik potencial; kontrollonte veçanërisht udhheqjen e lartë të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrotjes, Shtabit të Përgjithshëm, Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme. Ka qënë një rreth tepër i ngushtë, pa lidhje me njëri-tjetrin, merrnin detyrat dhe raportonin drejtpërdrejt tek E. Hoxha. Gjatë gjithë kohës nuk kanë qënë më shumë se 8-10 veta dhe për ta nuk mund të krijohet as ideja më e përciptë, se cilët ishin dhe si vepronin, por që padyshim militonin në rangjet e larta të partisë. Në bazë të survejimeve dhe përgjimeve të tyre, E. Hoxha përpilonte skemat dhe terrenet për eliminimet e kundërshtarëve dhe figurave që nuk i pëlqenin. Natyrisht, shumë nga këta agjentë janë eliminuar pas kryerjes së detyrave në forma nga më të ndryshmet. Udhëheqësit kryesorë të partisë dhe të shtetit e nuhasnin, se këtë sy të përhershëm vrojtues e kishim nga pas kudo, por nuk dinin asgjë konkrete. Në rrethe tepër intime, ata kanë përdorur termin "Sigurimi i Partisë" ose "Zbulimi i Partisë", term i cili është pëshpëritur në vitet '80 deri edhe midis veteranëve të Sigurimit të Shtetit.

Në fillim të viteve '70, pas problemeve shendetësore të E. Hoxhës, udhëheqja e "Sigurimit të Partisë" iu kalua Nexhmije Hoxhës dhe është ajo arkitektja e shumë skenave që dominuan jetën politike shqiptare që prej viteve '70 e deri më sot. Në shtator 1980, filloi zyrtarisht survejimi i Mehmet Shehut. Ramiz Alia në fillim ka pasur një rol sekondar në organizimin e "Sigurimit të Partisë" dhe gradualisht sipas llogaritjeve të bëra në kohën e duhur dhe kryesisht jashtë Shqipërisë, doli në plan të parë me 1982 pas eliminimit të Kadri Hazbiut, eliminim i cili u llogarit duke shfrytëzuar zbuluesit e Sigurimit, që vepronin jashtë Shqipërisë, të cilët pa dijeninë e tyre u organizuan në bandën e ish agjentit të zbulimit Xh. Mustafa. Duke eliminuar shkallë-shkallë njerëzit patriotë, zbulimi jugosllav hapi rrugën për R. Alinë dhe të tjerët, që do të dilnin në skenë gjatë viteve '90 dhe që dominojnë sot politikën shqiptare.

3. Sigurimi i Shtetit Shqiptar, pavarësisht nga epitetet e vëna me qëllime të caktuara, me punën e kryer ka evidentuar qartë veprimtarinë e agjenturës jugosllave dhe e ka përcaktuar atë si "rrezikun nr.1 permanent" për Shqipërinë. Në arkivat e Ministrisë së Brendshme dhe të Sigurimit ka ekzistuar një dokumentacion i plotë për UDB-në, ku gjënden dosje të kodifikuara edhe për personat VIP të kohës së monizmit dhe të demokracisë, që janë në shërbim të kësaj agjenture, paçka se kjo duket paradoksale. Në vitet 1995-96 ky arkiv u zhduk, duke lënë vetëm dokumente të parëndësishme. A mundet të hapet në shtyp një hetim se kush urdhëroi zhdukjen e arkivit me dokumentat për agjenturën jugosllave në Shqipëri? Pse? Kush e zbatoi direktivën?

4. Disa herë është folur e shkruar për paratë që ka harxhuar UDB-ja në Shqipëri që prej vitit 1991, shifra është më tepër se 20 milionë USD. Me këto fonde, UDB-ja krijoi pluralizmin në Shqipëri (si dikur paraardhësit - Partinë Komuniste), financoi politikën, bandat vandaliste, median etj. Për çudi në Shërbimin Informativ ka dokumenta për këto fonde. A mundet të hetohet për borderonë voluminoze të UDB-së në Shqipëri?

Interesat sllavo-jugore për Shqipërinë kanë qënë dhe mbeten shumë të thella, prandaj vepra e agjenturës së Beogradit vazhdon si një mallkim i përjetshëm të ngatërrojë punët në Shqipëri me qëllim që t'i drejtojë në kahun e interesuar për të.

Prandaj, si sot edhe në të ardhmen, çdo veprim në interes dhe të mirë të vendit tonë goditet me tërbim dhe do të goditet vazhdimisht nga e gjithë struktrua agjenturore serbe, që vepron këtu dhe që ushqen politikën dhe mekanizmat e saj ndihmës në shtet, ekonomi, media etj. Në kohën tonë agjentët serbë ishin nëpër burgje, ndërsa sot i kemi në krye të punëve. A do të ketë kush guximin të drejtojë gishtin mbi personat konkretë?

Ne e kemi bërë njëherë.

Ata që eliminuan Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, etj, etj, nuk do të ndalen edhe për të eliminuar figura të tjera që do të përpiqen t'i japin emër këtij vendi.

Me respekt

H.K.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 00:46
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

O Perëndi e gjith

fuqishme e qiellit

dhe e dheut! Pse gjithë çuditë e botës i paske mbledhur të ndodhin në këtë copë të vogël toke, që quhet Shqipëri?! Mirë kur të përzumë nga kishat e xhamitë, po tani që të lutemi e të përgjërohemi përditë, si s’na i ndave ndëshkimet?!

Gjithnjë ne më të veçantët, më të çudtshmit!... Vetëm duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit që lamë pas, ne me komunizmin më original të Enverit në Lindje. Ne i vetmi popull që u betuam të hamë bar në vend të bukës. Ne ishim i vetmi shtet që u vetëdënuam të mbyllur brenda guackës sonë, duke shpikur armiq perbindësha që gjoja na rrethonin, sa na u shfaq azma nga asfiksia. Me në krye dinakun Alia, s’ishim “as Lindje, as Perëndim”, sikur t’i përkisnim një galaktike tjetër. Ne e nisëm tranzicionin me urë zjarri në dorë dhe, më 1997, të parit ia vumë flakën shtetit tonë. Ne jemi zotuar të përjetojmë tranzicionin më të gjatë e më të telendisur, që ky vend të mos shohë një ditë të bardhë. Kur ja dhe çudia tjetër e radhës, që s’ka për të qenë e fundit: spiunët bëjnë thirrje të kapen dosjet e spiunëve!...

Ka 17 vjet që kjo mesele zien si grosha në vorbull, po këtë herë nuk i thonë shaka, e kërkojnë vetë spiunët, autorët e dosjeve. Spiunët shqiptarë na dalin kështu më të hapurit e më të sinqertët në botë dhe, si të tillë, duhet të shënohen në librin GINES. Dhe s’janë pak, kur dihet se në çdo tre shqiptarë, njeri ishte spiun. Shqipëria e vogël në diktaturën komuniste mbante rekordin për numrin më të madh të spiunëve në botë, një tjetër rekord për librin GINES. Si ka qenë siguruar për dosjet gjithë ajo letër, se si mall eksporti ekonomisë socialiste i ka përpirë gjithë valutën, po shqiptarët dinë ku nuk i kursejnë paratë!...

Ç’ xhevahire do të lexojmë, kur të hapen dosjet? Gruaja spiunon burrin, vëllai vëllanë, shoku shokun, miku mikun. Thonë se kemi dhe një rekord tjetër për librin GINES: në Shqipëri spiunonte dhe spiuni spiunin. Do pyes dikush: Ç’u bë besa e shqiptarit, që s’të ka ngrënë kurrë prapa shpine? Kohë të reja, kanune të rinj, besa qe vetëm për partinë. Ja pse spiunët tanë kërkojnë të hapen dosjet, ta dijë gjithë bota se spiunë të tillë kaq të devotshëm ka pasur vetëm në Shqipëri. Ka dhe zëra që thonë, se e gjithë kjo është një lojë spiunësh, kur dihet që spiunët tanë kanë qënë të betuar me firmë e me vulë të ruajnë sekretin, duke e marrë me vete në gropë të varrit. Pengesa tjetër është ajo e ruajtjes, ku vigjëlon me xhelozi ministri Xhuveli, i njohur si i pakorruptueshmi, me aftë të veçanta, kandidati më i mundshëm që të zëvendësoj Kryeministrin. Të hapësh dosjet e spiunëve, është si t’i heqësh kapakun qenefit të kundërbosh dunjanë e të përhapësh epideminë e sëmundjes së kolerës. Ka dhe më keq. Të hapësh dosjet e spiunëve, do të thotë të tronditësh gjithë themelet e institucionet e shtetit të ngritura gjatë këtij tranzicioni me shumë mundim dhe me ndihmën e pakursyer të ndërkombëtarëve. Enveri, që të rronte sa më gjatë, nuk la qelizë të shoqërisë pa i injektuar spiunë për dje, për sot dhe për nesër. Filloje nga të duash, spiunët i ke në qoshe të vendit: në organizatat jo qeveritare, në partitë politike, në institucinet fetare, në institucionet shtetërore, që janë aq të vlefshëm e të domosdoshëm edhe sot. Nën mburojën e spiunëve, e kemi kthyer edhe njëherë Shqipërinë, gjatë këtij tranzicioni në shkëmb graniti buzë Adriatikut. E thënë më troç, ne sot kemi fatin të na udhëheqin parti spiunësh, qeveri spiunësh, kuvend spiunësh, që s’ka perëndi t’ua shtrojë uljet në rrogoz. Çelsat që ruajnë dosjet e spiunëve në bodrumet e errëta ku është verbuar drita, janë në duar të sigurta, të njerëzve në krye të piramidës së shtetit, të betuar t’i mbrojnë dhe me jetën tyre. Këtë të vërtetë e di çdo spiunë, ndaj s’i dridhet aspak dora dhe s’i trembet aspak syri të bëjë çdo deklaratë. Do thoni ju, si merren vesh spiunët me njëri-tjetrin? Ja, kjo nuk është zanat për të gjithë, duhet të bëhesh spiun, që të marrësh vesh. Ky është udhëzimi nga lërtë: mos kini frikë, bërtisni sa më shumë për hapjen e dosjeve, të jeni dhe më të sigurtë që s’do happen kurrë. Ata që duan vërtetë t’i hapin dosjet, të gjorët ata, kanë çelsat e kashtës në dorë.

Ka zëra të besuar që thonë se veç spiunëve të brendshëm, kemi pajtuar dhe spiunë të jashtëm tek fqinjët dhe miqtë e tanë. Dritëshkurtërit çirren e këlthasin se kështu qënkemi shitur me gjithçka tek të huajt. Nuk arrijnë të kuptojnë që jetojmë në epokën e globalizmit e, për rrjedhojë, kjo sjell dhe globalizim të spiunëve. Jetoni, të qetë, njerëz, shqipërinë na e ruajnë spiunët nga brenda dhe nga jashtë. Le të besojmë që me kaq informacion që dhamë, kur të dëgjoni në televizor apo kur të lexoni në gazeta, se spiunët bëjnë thirrje për të hapur dosje e spiunëve, nuk do të befasoheni. Është thjeshtë një shaka e radhës, që dhe kjo duhet të regjistrohet në librin GINES. E ndjej, aq më tepër, i nderuari lexues, se mbetet ende shumë për të thënë e për të shkruar për hallemadhen tonë Shqipëri. Ka mbetur ende pa përgjigje pyetja që bëjnë të gjithë:

Ku do mbarojnë këto kusuret tona?!

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2007 23:57
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:18 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Mendimet e deshmia shume interesante e nje ish sigurimsi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.