Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Dossier : Konfliktet Ndërkombëtare ndër vite > 50 Vjet Më Pas Kujtohet Fjalimi Anti- Stalinist I Hrushovit
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

50 Vjet Më Pas Kujtohet Fjalimi Anti- Stalinist I Hrushovit

Claire Bigg, RFE/RL

Gjysmë shekulli më parë, udhëheqësi komunist sovjetik Nikita Hrushov dënoi krimet e regjimit të Stalinit dhe deklaroi se do të shkatërronte kultin e tij.
Ky fjalim ngjalli pakënaqësinë e partive komuniste të kohës në Evropën Perëndimore, derisa rriti shpresat në mesin e vendeve komuniste për ndryshime demokratike. Por megjithë anën pozitive të fjalimit, Hrushovi shpejt dëshmoi se ishte një udhëheqës komunist, veçanërisht kur tanket sovjetike përgjakën Hungarinë.

Hapi i parë drejt asaj që në histori njihet se periudhë e destalinizimit në Bashkimin Sovjetik u bë 50 vjet më parë në atë që njihet si kongresi i XX-të i Partisë Komuniste sovjetike.
Në fjalimin e shkurtit të vitit 1956 udhëheqësi sovjetik i kohës Hrushovi fajësoi Stalinin për krijimin e një regjimi që bazohej në "dyshimin, frikën dhe terrorin". Hrushovi premtoi thyerjen e mitit të Stalinit, i cili kishte vdekur tre vjet më parë.
Ai dënoi shtypjen në shkallë të gjerë të Stalinit veçanërisht mes viteve 1936 – 38, derisa e akuzoi si nacionaliste dhe anti-semite politikën staliniste të ndjekur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Hrushovi ishte i pari zyrtar që denoncoi publikisht politikat e Stalinit dhe fjalimi i tij i asaj kohe la pa fjalë pjesëmarrësit në kongres.
Denoncimi i Hrushovit ndaj politikave staliniste në histori u fut me emrin "fjalimi sekret", përderisa u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk u bë publik deri vonë në vitin 1956.
Roi Medvedev, historian i njohur, i cili atë botë ishte drejtor shkolle në një qytet provincial të Rusisë, e kujton momentin kur për herë të parë e mësoi përmbajtjen e fjalimit.
"Ata mblodhën aktivistë, anëtarë partie, komsomolas, drejtor kolkozësh, derisa instruktori nga Komiteti i Partisë Komuniste erdhi me një libër të kuq dhe iu drejtua pjesëmarrësve se do t'u lexonte "fjalimin sekret" të Nikita Hrushovit e për katër orë e dëgjuam fjalimin. Në sallë kishte luftëtarë të Luftës së Dytë Botërore, që i kishin ndjekur nga pas politikat staliniste, ashtu siç kishte dhe të tjerë si puna ime, që i njihnin kampet dhe torturat, pasi im atë kishte vdekur në burg", kujton historiani Medvedev.
Pas atij fjalimi mijëra njerëz u liruan nga burgjet. por fjalimi i Hrushovit pati ndikime në gjithë bllokun komunist të Evropës Lindore, pasi nxiti shpresat për ndryshime politike. Kjo ishte veçanërisht e dukshme në Poloni dhe Hungari.
Por ndjesia e sekretit dhe fshehtësisë e ndoqën këtë fjalim për shumë kohë. Fjalimi u botua në Rusi në vitin 1988, 32 vjet pas mbajtjes së tij.
Historiani Medvedev thotë se atij personalisht iu desh një kohë e gjatë për të kuptuar ndikimin e plotë të atij fjalimi.
"Shtypi nuk raportonte për asgjë. Nuk ka pasur televizone në atë kohë. U krijua një proces i tërë ku ne duhet të hiqeshim sikur nuk dinim asgjë. Dy ditë pas kongresit, partitë komuniste perëndimore e kundërshtuan fjalimin. Ata pyesnin përse duhej e gjithë kjo? Një letërkëmbim i dendur filloi me Partinë Komuniste kineze, e cila e dënoi kongresin e 20. Ka qenë ngjarje e një rëndësie historike kolosale", vlerëson historiani Medvedev.
Sot rusët janë të ndarë lidhur me rëndësinë e "fjalimit sekret".
Gorbaçov ka vlerësuar se Hrushovi hodhi bazat e perestrojkës, duke krijuar mundësi për reforma demokratike në vend.
Megjithatë ndonëse vlerësohej si reformator liberal, Hrushovi shpejt tregoi se nuk qe i tillë me gjithë fjalimin kundër Stalinit. Vetëm 9 muaj pas këtij fjalimi, në nëtor të vitit 1956, tanket sovjetike përgjakën Hungrinë duke vrarë mijëra protestues.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Shkurt 2006 23:35
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
peshtimi
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339

Fjalimi i famshem kunder Kultit te Individit u mbeshtet per sy e faqe edhe nga Enver Hoxha.Ne Kongresin e III-te u shpreh zyrtarisht kunder atij Kulti!!!
Fakti ,qe ne Shqiperi levizja disidente ishte shume e dobet,beri qe Konferenca e Tiranes(ngjarja qe reflektoi kete fjalim)te deshtonte.

Nje Diktator me nje pushtet te konsoliduar,ne nje vend te varfer dhe te prapambetur,beri qe endrra e mijra te persekutuarve,por dhe qindra komunistesh idealiste,te shuhej shpejt.

Per fat te keq,ende ne Shqiperi mungon fryma e nje emancipimi,i cili nuk krijon kushte per regjime diktatoriale apo edhe vetem autokratike.

JEMI ENDE LARG PERENDIMIT!

__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Shkurt 2006 19:01
peshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të peshtimi Kliko këtu për të kontaktuar me peshtimi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: peshtimi Shto peshtimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto peshtimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:21 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Dossier : Konfliktet Ndërkombëtare ndër vite > 50 Vjet Më Pas Kujtohet Fjalimi Anti- Stalinist I Hrushovit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.